“Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ka nxjerrë një anë të saj, që deklaratat e shtypit në selinë blu, nuk kishin mundur t’ia zbulonin per publikun. Pedagogia e re e juridikut, njëherësh imazhi i Partisë Demokratike, propozon që jabanxhinjtë, të ardhurit nga veriu dhe jugu, duhet të hyjnë me vizë në Tiranë. Me një logjikë kaotike, Vorpsi thotë më pas se nuk ka problem me të ardhurit dhe se “tironsit” janë mikpritës me ta. Vorpsi tregon se ka sugjestionuar veten për t’i pranuar jabanxhinjtë, pasi më parë edhe theksi më i vogël dialektor e bezdiste.

792371.jpg

“Po thosha që kam pasur gjithmonë probleme me paragjykimin e prejardhjes krahinore. Më mjaftonte vetëm aksenti i dikujt që kisha përballë për t’u stepur apo për të krijuar një vetëqëndrim që nuk e dija se nga më buronte… Nuk është se kam pasur ndonjëherë problematika kundrejt një personi. Që vjen nga Veriu apo që është nga Jugu. Për mua ishin të gjithë jabanxhinj. Tani kam filluar, sepse ka ndikuar njohja e studentëve të ndryshëm. Komunikimi me studentet më ka bërë që të jem më e afërt, ndërkohë që më parë, kur kaloja me automjet në një qytet tjetër, nuk do të doja të qëndroja as për një kafe. Kam ndryshuar për mirë, dhe njeriu vetërregullohet nëse e sugjestionon veten. Mendoj se tironsve do t’iu shkonte pjesa e ahengut e për e për raki, sepse ne tironist jemi shumë të gëzueshëm. Ne tironsit jemi shumë mikpritës”, theksoi ajo.

Pasi Vorpsi tha se tironsat janë mirëpritës, gazetari Blendi Fevziu ka ironizuar duke thënë se “edhe t’i paragjykosh dhe të jesh mikpritës me ta nuk ka kuptim”.

“Po mirë, ne kemi problemin të kjo pjesa që jabanxhiu duhet të vijë më vizë në Tiranë. Por me na ardh në shtëpi ne e presim dhe e mirëpresim si me qenë çuni i dajës. Pra nuk jam të pjesa që të paragjykojmë jabanxhinjtë, jabanxhiu të vijë, por të vijë me vizë”, tha zëdhënësja e PD.

Pjesë nga biseda në emision:

Blendi Fevziu: Po si jeni mikpritës kur nuk i doni jabanxhinjtë?!

Laura Vorpsi: Po mirë, ne kemi problemin te kjo pjesa që jabanxhiu duhet të vijë me vizë në Tiranë. Por me na ardh në shtëpi ne e presim dhe e mirëpresim si me qenë çuni dajës. Pra nuk jam te pjesa që të paragjykojmë jabanxhinjtë, jabanxhiu të vijë, por të vijë më vizë

Ferdinand Xhaferri: Tani... ta presësh dhe të vijë me vizë sikur nuk shkon...

Laura Vorpsi: Po po shkon shumë, secili në vendin e vet. Nëse do vish do vish, por mezi të pranojmë. Por nëse ti futesh një një familje tironse, kam bindjen që absolutisht janë mikpritës.
G.shqiptare
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Si tallet me fukarejte edhe kjooo
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

liberalizimi gjithandej.....kjo na permend vizat tani :p
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Si eshte ajo shprehja urte popullore.... U rrit fmia u dh* shpia :D
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Po mbrem ishte Luzim Basha te opinion nga doli Laura
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

ahahhahaha idiotja e vogel..:)) eh se ka nevoj per pak "boom",qe te terhiqet vemendja e mediave.
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Ishalla nuk e kanë bërë dhe me viza andej nga Durrsi lale, se na lanë pa kafen me miqtë :p..

Pse më duket mua sikur këta demokratët, sa vinë e më shumë e tregojnë injorancën :D..
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

hahahahahaha Love,se kan marre katunaret e tirones PD,,iku sala ne male te vet .lol :p E kan zbrit prej Dajti tjere katundar ..na myten ne te ARDHURVE...
Se tirana qyteti nga te ardhur eshte e perber shumica hahahahahaha..qe ne 50-ten e me pare..:p
 
Sinqerisht më duket se kjo zëdhëndësja nuk paska dalë nga pragu Shqipërisë, që të shikojë pak kryeqytetet e tjera të botës.. Të gjitha kryeqytetet në botë janë popullsuar dhe krijuar nga të ardhur, nga emigrantë, nga njëzëz që ikin nga fshati apo qyteti tyre studiojnë në kryeqytet dhe jetojnë e punojnë atje .. pikërisht këtë kryeqytet që ajo e shikon tashmë të përparuar nuk e kanë bërë tironsit por të ardhurit, biznesmenët e ardhur që krijojnë bizneset atje, studentët që japin pas shkollë dijet e tyre në punën që zënë në Tiranë etj etj ..
Një kryeqytet dihet që do jetë i tillë me shumëllojshmëri njërzish, rracat e krahinash .. sepse është qëndra e një vendi, është truri i një shteti .. dhe më thoni kush është ai që nuk e do trurin?! :)
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

hahahahahaha Love,se kan marre katunaret e tirones PD,,iku sala ne male te vet .lol :p E kan zbrit prej Dajti tjere katundar ..na myten ne te ARDHURVE...
Se tirana qyteti nga te ardhur eshte e perber shumica hahahahahaha..qe ne 50-ten e me pare..:p

Ktu e prishe fare...te jesh nga dajti nda tropoja apo nga ndonje qytet tjeter malor sdo te thot qe je katundar ;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Love,kjo deklarat eshte aq injorante sa qe nuk vlen te diskutohet seriozisht.
Niveli injorant tek nje njeri fillon,kur si parameter vlesimi, merr ne konsiderat te dhenat gjografike te nje individi.
Ne te tilla nivele eshte turp te humbesh kohen,duke replikuar apo reaguar,apo debatuar.
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Ktu e prishe fare...te jesh nga dajti nda tropoja apo nga ndonje qytet tjeter malor sdo te thot qe je katundar ;)

Master eshte krejt ne rolin e nje ironie me shaka...:)) komenti im ne kete rast.

Personalisht s"do me lejtonte kurre vetvetja te gjykoja asnjehere asnje Shqiptare,duke u nisur nga krahina apo zona gjografike ,nga e cila vjen.
C"do krahin Shqitare ne vetvete ku do qofte e shtrir ne territorin shqiptar,veri,jug apo shqiperi e mesme,kan vetit e tyre krenare ,kulturen dhe traditen e gjakut shqiptar.
Por ne fatkeqsisht si popull jemi nje popull i formuar pak mbrapsht,dhe si puna e laures budallaqe,kemi shembuj plot fatkeqsisht.
Por kesaj nuk i falet se te kesh nje post zyrtar e te shprehesh keshtu,e tejkalon injorancen njerzore,kalon ne degradim te plot.
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Po po por harroj kjo qe jan ber kta per te hyr ne shpin e tyre me viza ....
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Cere keni me ne teronsit mer daj??
Posht jabanxhit, na e keni prish tironen yttt
Laura osht sa e mira posht Sali ram berisha lol

Ps: kjo laura ka pashaport diplomatike..cere do ket vujt me e mor veç zoti e di lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

E kam pare neper facebook kete material. vertet qesharake dhe injorance...kjo Laura me mire te lexoj ndonje deklarate ate te bej, eshte dhe pedagoge...bah

Ku jepen vizat per tiran ta dime :p
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Kjo shyqyr qe nuk paska nje pale brire se do kishte vrare dynjane.
Paska edhe postin e zedhendeses se PD-se,qe me duket se paska mar me shale,se trut i paskan shkuar per shele me kohe.
Shyqyr qe kemi keto ne qe e quajne veten Tirons apo Tironse,se ne nga qytetet e tjere do na kish mar lumi me kohe.
Turp i madh per keto njerez qe perdorin diskriminime te tilla ne mediat Shqipetare.
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Ore ske cpret tjeter ne shqiperi ...Ska faj kjo kan fajin shalet e saj te bukura qe e ben me post zedhensje ne PD.... :D
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Kjo ndoshta ka pas pi pak mos ja vini re ... na turperoi pd :shkul: :p
Love Sali ... :hug::hug::hug:
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Dy pyetje ngrihen ketu:

1) Pse kjo nuk ju beri pershtypje kur u tha para 1 muaji e 3 javesh por tani?

2) Mos duan te mbulojne ndonje skandal te Rames dhe qeverise se tij? Te mos flasin per situaten e krimit?

Luara nuk po thoshte qe ka kete mendim tani, por po fliste kur ka qene e re ne moshe dhe pyetja ishte nese te ftuarit kishin pasur paragjykime.

Kjo u tregua e sinqerte dhe tha po sic bene edhe te tjeret, se dinte edhe te genjente per mos ta besuar njeri dhe te thoshte jo.

Nuk ka njeri, sidomos ne rini qe nuk ka pasur paragjykime.
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Hajduti,mos e jystifiko kot.
Une s"jam me asnje parti,por si bindje anoj nga PD.
S'ka injoranca duhet denuar.
Pershkrimi i saj pertej se idiot eshte fobik,pra kjo qenie vuan nga komplekse te se kaluares ,pra ka ne perberjen e saj psikollogjike brum diskriminues.
Kesaj nuk i falet te shprehet nga ai pozicion qe eshte me te tilla shabllone.
Pa le dhe Pedagoge Juridiku?!
Sinqeriteti i saj ne kete rast,eshte ofendues ,pervec se idiot.
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Kjo ka harruar qe edhe Saliu eshte jabanxhi ia paska fut Saliut padashje :thashe:
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

O Nev diplloma e ksaj u mor nga shalet e bukra
Sala kete gje beri, i paisi te gjith me pashaporta diplomatike dhe diploma:)
Kjo ska faj,se ati vendi ska si ja di vleren, me vjen keq per Grida dumen qe u bashku ne Pd!!
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

hahahaha Lover,e mire qenka boll dreqia,me qaf te merrka ,do i kete rreshtuar kryesin e PD, gati tu :p
duke u mbajt fjalime dipllomatike,specifike..
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Ore se nuk ju kuptoj, keq te jete i sinqerte tjetri, keq te mos jete.

Cdo familje e tironsve puro, ka pas nji pus , nji carac dhe nji budall ! Hence, Laura Vorpsi. :p

Por pyetja e vertete qe shtrohet eshte perse tani? Perse mbas nje muaji? Perse nevojtorja Baze e solli ne qarkullim?!

hajduti
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

O hajduto na shkrive lol nevojtorja Baze ahahaha
Ku e rremove ore:p baze ka hudh parangallin lol
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

“Po thosha që kam pasur gjithmonë probleme me paragjykimin e prejardhjes krahinore. Më mjaftonte vetëm aksenti i dikujt që kisha përballë për t’u stepur apo për të krijuar një vetëqëndrim që nuk e dija se nga më buronte… Nuk është se kam pasur ndonjëherë problematika kundrejt një personi. Që vjen nga Veriu apo që është nga Jugu. Për mua ishin të gjithë jabanxhinj. Tani kam filluar, sepse ka ndikuar njohja e studentëve të ndryshëm. Komunikimi me studentet më ka bërë që të jem më e afërt, ndërkohë që më parë, kur kaloja me automjet në një qytet tjetër, nuk do të doja të qëndroja as për një kafe. Kam ndryshuar për mirë, dhe njeriu vetërregullohet nëse e sugjestionon veten. Mendoj se tironsve do t’iu shkonte pjesa e ahengut e për e për raki, sepse ne tironist jemi shumë të gëzueshëm. Ne tironsit jemi shumë mikpritës”, theksoi ajo.

G.shqiptare

Me sa po kuptoj une kjo Vorpsi ka fol per te shkuaren, sikur po keqinterpretohet.
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Ka harru kjo se Tiranen e banen maloket :p se Tiransit si gabelt vec muzik e raki ohoooooo
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Hedh njeri gurin dhe mbyten te tjeret... Dhe une e kuptova qe kjo e ka pas ket paragjykim sh kohe me pare, dhe paragjykimet i ka cdo njeri kush me pak e kush me shume.Njeri per prejardhjen tjetri per paraqitjen etj etj... Si shume ne zemer e moret ket deklarate, pale pale quku qe i paska vene vulen... pfff....

Une normal sdo u prononcoja ashtu, per me teper shoqerine me se shumti e kam o nga veriu o nga jugu, por dhe ajo se ka pas fjalen per ato. Une per ate punen e vizes do thoja: Le te vijne te gjitha qytetet dhe tiransit te shperngulen ne vende tjera, por te behet me kulture, jo erdh veriu e zaptoi gjysmen e tokave ne tirane. Ngriti vilat pa paguar asnje lek, dhe kur i kerkoje token se ishte e jotja te nxirrte pushken... e kur u bene kto? tgjitha ne kohen kur e mori Saliu...O Zot vec te hipesh ne atobuzat e linjes, e vec mos pat ndonje sherr ne atobuz se fillojne e shajne e ulerasin me familje me emeer pa pike turpi... rrini aman... Une e kam akoma te fresket kohen kur shkoja ne shkolle ne tetvjecare dhe te mesme. kete fjali mund ta kuptoj vetem dikush qe ka patur probleme serioze me ate dyndje masive qe u be dikur. Laura fatkeqesisht ka qene sh e sinqerte dhe ka harruar qe mbart nje pozicion ne syte e vendit, ama si qytetare e ktij qyteti une per vete e kuptoj shume mire, madje madje e kuptojne dhe disa te tjere qe kemi komshinj (qytetet rreth tiranes) ;)

Me keqe qe thash nuk gjykoj veriun & jugun dhe tmos me replikoj njeri ju lutem shume, por fatkeqesiht ne shoqerine tone kemi njerez qe sdine te zbatojne rregullat si jetohet ne komunitet. Pikerisht keto prototipa shkaktojne dhe tek ne "tironsit e urte dhe qe shofim punen tone" te ngrejme aludime dhe paragjykime ne rrafsh te pergjithshem.... problematike e njgashme haset dhe ne shtete te tjera nuk jemi te vetmit jo...

p.s. asgje personale ne kete mendim, sidomos kur ktu ne forum tgjithe shoqerine e ngushte e kam o nga veriu o nga maqedonia e kosova,(madje dhe ne real mbizoteron shkodra e kuksi)Lol

ah se harrova: per me teper jam martu me jabanxhi, Looool
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Repliken tani Soul..:) :p
E para Laura te shkoj ti bej muhabetet ne kafe,(me shoqerin e saj) kur don me shpreh mendimet e saj personale, dhe askush s"ka pune me te,se s"po i behet njeriu von,se cfare mendimesh ka ajo ne rrafsh personal.
Laura ka shprehur qartesisht mendime diskriminuese,ndaj dy degve te vendit,siq jan Veriu,Jugu.duke qen perfaqsuese ne nivel zyrtar,ju thoni qe ka folur per te kaluaren.
Pse Laura nga ndonje semundje fobike vuante,qe e kapercej tashme dhe pohon sherimin?
Kafsh ishin keto qenie fobike qe kesaj i paskan zgjuar frik!?
Si perfundim gjerat sociale,apo pershtatshmeria apo kultura eshte relative,pyll pa derra nuk ka,por c"do gje zgjidhet me bashkpunim,me mirqenie sociale,me dhenie mundesie,me kontribut te te gjithe komuniteti social,ne tersi .
Individet qe jan te gatshem te pargjykojn perpara se te ndihmojn,te pakten te heshtin ose me vogla ti mbajn mendimet ofenduese dhe diskriminuese per veten e tyre dhe ti ndajn ne forme personale e privatisht ,po te duan e publikisht,mjafton keta persona mos te ken pozicion zyrtar e perfaqsues te nje komuniteti apo rryme politike,jo per gje po perben krim njerzor e deri dhe tek kushtetues.
Kaq,kisha ne kete pik,sa per mendimet personale te gjithesecilit,as nuk marre mundimin ti komentoj,apo replikoj,pasi me len krejtesisht indiferente.
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Te gjithe shqiptaret kane mendime paragjykuese krahinore, perjashtim bejne vetem ata qe kane jetuar jashte.

Mgjes Nev
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top