“Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ka nxjerrë një anë të saj, që deklaratat e shtypit në selinë blu, nuk kishin mundur t’ia zbulonin per publikun. Pedagogia e re e juridikut, njëherësh imazhi i Partisë Demokratike, propozon që jabanxhinjtë, të ardhurit nga veriu dhe jugu, duhet të hyjnë me vizë në Tiranë. Me një logjikë kaotike, Vorpsi thotë më pas se nuk ka problem me të ardhurit dhe se “tironsit” janë mikpritës me ta. Vorpsi tregon se ka sugjestionuar veten për t’i pranuar jabanxhinjtë, pasi më parë edhe theksi më i vogël dialektor e bezdiste.

792371.jpg


“Po thosha që kam pasur gjithmonë probleme me paragjykimin e prejardhjes krahinore. Më mjaftonte vetëm aksenti i dikujt që kisha përballë për t’u stepur apo për të krijuar një vetëqëndrim që nuk e dija se nga më buronte… Nuk është se kam pasur ndonjëherë problematika kundrejt një personi. Që vjen nga Veriu apo që është nga Jugu. Për mua ishin të gjithë jabanxhinj. Tani kam filluar, sepse ka ndikuar njohja e studentëve të ndryshëm. Komunikimi me studentet më ka bërë që të jem më e afërt, ndërkohë që më parë, kur kaloja me automjet në një qytet tjetër, nuk do të doja të qëndroja as për një kafe. Kam ndryshuar për mirë, dhe njeriu vetërregullohet nëse e sugjestionon veten. Mendoj se tironsve do t’iu shkonte pjesa e ahengut e për e për raki, sepse ne tironist jemi shumë të gëzueshëm. Ne tironsit jemi shumë mikpritës”, theksoi ajo.

Pasi Vorpsi tha se tironsat janë mirëpritës, gazetari Blendi Fevziu ka ironizuar duke thënë se “edhe t’i paragjykosh dhe të jesh mikpritës me ta nuk ka kuptim”.

“Po mirë, ne kemi problemin të kjo pjesa që jabanxhiu duhet të vijë më vizë në Tiranë. Por me na ardh në shtëpi ne e presim dhe e mirëpresim si me qenë çuni i dajës. Pra nuk jam të pjesa që të paragjykojmë jabanxhinjtë, jabanxhiu të vijë, por të vijë me vizë”, tha zëdhënësja e PD.

Pjesë nga biseda në emision:

Blendi Fevziu: Po si jeni mikpritës kur nuk i doni jabanxhinjtë?!

Laura Vorpsi: Po mirë, ne kemi problemin te kjo pjesa që jabanxhiu duhet të vijë me vizë në Tiranë. Por me na ardh në shtëpi ne e presim dhe e mirëpresim si me qenë çuni dajës. Pra nuk jam te pjesa që të paragjykojmë jabanxhinjtë, jabanxhiu të vijë, por të vijë më vizë

Ferdinand Xhaferri: Tani... ta presësh dhe të vijë me vizë sikur nuk shkon...

Laura Vorpsi: Po po shkon shumë, secili në vendin e vet. Nëse do vish do vish, por mezi të pranojmë. Por nëse ti futesh një një familje tironse, kam bindjen që absolutisht janë mikpritës.
G.shqiptare
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Cte keqe ka qe goca qenka treguar e sinqert.

Flet se kishte urrejtje, kur ish goce e re dhe pse akoma eshte jo e vjeter, dhe se eshte vetrregulluar me kuptimin e jetes dhe kalimin e viteve :hmm::hmm:

Nuk shof asnje gje te keqe ketu. Po pse kush nga ne, kur ishim te rinje apo edhe sot nuk kemi nje urrejtje per nje gje te caktuar???/
Apo kush nga ne qe kish nje me te voglen mundesi, si i ri, nuk beri nje foto me nje pisqolle ne dore, qofte kjo edhe loder, apo ndonje arme tjeter???? :hmm::hmm:
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Asnje te keqe ska, por ne momentin qe je figure publike duhet te jesh shume e kujdesshme ne ate qe ben dhe thua.
 
Titulli: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

Injoranca ben tveten ste ve faj e dashur:D
Jabanxhinjt ta popullun tiranen, edhe jabanxhinjt te vencin nje bomb posht makines Amin :)
Nzor per tiranen jemi ne, un se ndrroj(Burrelin) m londren e parisin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top