Thenie mbi shqiptaret

Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”

“Teuta vrau një nga ambasadorët e Romës, jo për shkak të ndalimit të piraterisë ilire por për shkak se ambasadori në fjalë kishte folur pa respekt ndaj saj”.


Vrasja se ambasadorit romak me urdher te Mbretereshes Teuta ne Shkoder

teuta_zpsqzywsvje.jpg
 

Attachments

  • teuta_zpsqzywsvje.jpg
    teuta_zpsqzywsvje.jpg
    131.8 KB · Shikime: 0
  • teuta_zpsqzywsvje.jpg
    teuta_zpsqzywsvje.jpg
    131.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Ne shqiptaret e javes kombetare, nuk kemi tjeter mendim pervec ta heqim Shqiperine nga balta. Kerkojme te jetoje kombi yne me gjuhe te tij, me mendime e me nder te tija. Sa shqiptare jane te ndershem, do te mbajne te gjithe me anen kombetare.
Ata qe jane zuzare, shpirtrober, e bij kurvash, le te mbajne me anet e tjera."

konica_zps2spkbw8s.jpg
 

Attachments

  • konica_zps2spkbw8s.jpg
    konica_zps2spkbw8s.jpg
    5.5 KB · Shikime: 0
  • konica_zps2spkbw8s.jpg
    konica_zps2spkbw8s.jpg
    5.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Ne shqiptaret e javes kombetare, nuk kemi tjeter mendim pervec ta heqim Shqiperine nga balta. Kerkojme te jetoje kombi yne me gjuhe te tij, me mendime e me nder te tija. Sa shqiptare jane te ndershem, do te mbajne te gjithe me anen kombetare.
Ata qe jane zuzare, shpirtrober, e bij kurvash, le te mbajne me anet e tjera."

konica_zps2spkbw8s.jpg

Sa i madh ka qene.
 

Attachments

  • konica_zps2spkbw8s.jpg
    konica_zps2spkbw8s.jpg
    5.5 KB · Shikime: 0
  • konica_zps2spkbw8s.jpg
    konica_zps2spkbw8s.jpg
    5.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare puth do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
puth nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.

pashko%20vasa_zps7xajwl4n.jpg
 

Attachments

  • pashko%20vasa_zps7xajwl4n.jpg
    pashko%20vasa_zps7xajwl4n.jpg
    62.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

tre_zpsivk1qk4l.png

Faik Bèj Konica, Mit’hat Bej Frashëri dhe Profesor Sami Repishti mbi pushtimin turk-osman.

1- Faik bèj Konica:

“E thashë edhe tjatër herë: për mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët”.… Ata edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë…. baltën e tyre përmbi mësallë! Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët...por i dërgojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!”

2- Mit’hat bèj Frashëri:

“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.”

3- Profesor Sami Repishti:

“… Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botës Perëndimore iu mbyll Shqiprisë pikërisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes europiane) dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të Rè me nji etje jashtëzakonisht te madhe per njohuni të reja, për hapsina dhe nji botë të rè me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kërkues e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atè të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europës, që po rilindte në Perëndim….“.
 

Attachments

  • tre_zpsivk1qk4l.png
    tre_zpsivk1qk4l.png
    242.9 KB · Shikime: 0
  • tre_zpsivk1qk4l.png
    tre_zpsivk1qk4l.png
    242.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Hamez Jashari.jpg

...........
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Krahas Italisë, sinqerisht e interesuar për krijimin e një shteti shqiptar ishte Austro-Hungaria për arsye gjeo-strategjike, historike dhe kulturore. Pavarësia shqiptare ishte vepër e politikës Austro-Hungareze të kohës e cila arriti të përdorë të gjitha mjetet, si diplomatike si ushtarake, për t’u imponuar fuqive të tjera krijimin e një shteti shqiptar dhe kjo tregohet nga të gjitha dokumentet diplomatike të arkivave europiane.
Ndërsa në anën tjetër, fanatikët islamikë, pashallarët dhe "dumbabistët" nxitën luftë civile kundër institucioneve shtetërore shqiptare për të rikthyer pushtetin turk në tokat shqiptare.

Sqarim për Britaninë: Britania dhe persona të ndryshëm britanikë gjithënjë interesoheshin për çeshtjën shqiptare. Britania poashtu ishte kritike ndaj zgjerimit të influencës ruse në Lindje. Në Luftën e Krimesë 1853-1856, Britania dhe Franca kishin luftuar Rusinë. Gjatë Luftës Ruso-Turke 1877/78, Britania dhe fuqitë tjera të mëdha kishin kërrcënuar Rusinë me intervenim ushtarak nese Rusia do pushtonte Konstantinopojën (Stambollin).
Në vitin 1904, Franca dhe Britania zgjidhën konflitin e tyre për kolonitë me anë të marrëveshjës "Entente Cordiale". Ndërsa, Rusia dhe Franca u përafruan politikisht përshkakë rrëzikut që shihnin në ngritjën e Gjermanisë si superfuqi europiane. Gjermania i përkeqësoj marrëdhenjët madje edhe me Britaninë përshkakë rivalitetit ushtarak mbi det dhe konkurrencës industriale. Kështu në vitin 1907 lindi aleanca "Triple Entente", ndonese Britania gjithëmonë mbeti kritike ndaj Rusisë dhe politikave pansllaviste; por ishin kalkulimet gjeo-politike dhe strategjike që imponuan aleancat edhe të padeshiruara.

«Aleatët tanë [Austro-Hungaria dhe Italia] dëshironin krijimin e një shteti të pavarur shqiptar, ku austriakët nuk donin që serbët të kishin qasje në Adriatik, dhe italianët nuk donin që grekët të merrnin Vlorën, madje nuk i dëshironin as në veri të Korfuzit. Në krahasim me këtë, Rusia, siç dihet, kishte mbështetur dëshirat e Serbisë dhe Franca ato të Greqisë".

/shkruan Karl Max von Lichnowsky, atëbotë ambasador gjerman në Londër (1912-1914)
"Die Denkschrift des Fürsten Lichnowsky», 1918, faqja 15.

/Rilindasit
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Kariakturë për gjendjen e Shqipërisë e të shqiptarëve më 1913 nga gazeta amerikane

karikature_zpsst4xmiqm.jpg

Një ilustrim i rrallë i një gazete amerikane nga viti 1913 kur përcaktoheshin kufijtë e shtetit shqiptar. Gazeta paraqet mbrojtësin më të madh të terrirorit etnik shqiptar Austro-Hungarisë e cila i kërcënohet Sërbisë të mbrojtur nga Rusia për të mos e prekur Durrësin dhe portin e saj sikurse insistonte Rusia për t’i mundësuar Sërbisë dalje në Detin Adriatik. Austro-Hungaria e vetme ju gjend Shqipërisë në ditë të vështira.( për më shumë harta e Shqipërisë etnike të cilën e propozoi Austria).
/the albanian
 

Attachments

  • karikature_zpsst4xmiqm.jpg
    karikature_zpsst4xmiqm.jpg
    105.7 KB · Shikime: 0
  • karikature_zpsst4xmiqm.jpg
    karikature_zpsst4xmiqm.jpg
    105.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

a8c2d298-305a-49aa-beeb-92d3c2b13ef4_zpshanjuu2p.jpg
32f50593-bbb8-4372-a99a-d92ce0250a65_zpshbhtml6l.jpg

P%20Doda1_zpsrrf6pbk0.jpg

Nga Eqrem bej Vlora
 

Attachments

  • P%20Doda1_zpsrrf6pbk0.jpg
    P%20Doda1_zpsrrf6pbk0.jpg
    169.6 KB · Shikime: 0
  • 32f50593-bbb8-4372-a99a-d92ce0250a65_zpshbhtml6l.jpg
    32f50593-bbb8-4372-a99a-d92ce0250a65_zpshbhtml6l.jpg
    97 KB · Shikime: 0
  • a8c2d298-305a-49aa-beeb-92d3c2b13ef4_zpshanjuu2p.jpg
    a8c2d298-305a-49aa-beeb-92d3c2b13ef4_zpshanjuu2p.jpg
    93.6 KB · Shikime: 0
  • P%20Doda1_zpsrrf6pbk0.jpg
    P%20Doda1_zpsrrf6pbk0.jpg
    169.6 KB · Shikime: 0
  • 32f50593-bbb8-4372-a99a-d92ce0250a65_zpshbhtml6l.jpg
    32f50593-bbb8-4372-a99a-d92ce0250a65_zpshbhtml6l.jpg
    97 KB · Shikime: 0
  • a8c2d298-305a-49aa-beeb-92d3c2b13ef4_zpshanjuu2p.jpg
    a8c2d298-305a-49aa-beeb-92d3c2b13ef4_zpshanjuu2p.jpg
    93.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Ata janë të shpërndarë me rrënojat e perandorive të vdekura- fuqive të vdekura – vetëm shqiptari “vazhdon përgjithmonë”.

(Edith Durham, High Albania (1909))
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

noli_zpsmmizw3tj.jpg

Fan Noli paska pasur të drejtë edhe për atë pjesë shqiptare që i qepet kolltukut pushtetar, kur shkroi:

"Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e se lëshonte, gjersa ja prenë e atëherë e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atëherë e kapi me dhëmbë e s'e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikurse të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t'i shqisës këta tanët nga kolltuku duhet t'i presësh jo vetëm duart e kokën, por edhe këmbët dhe trupin".
 

Attachments

  • noli_zpsmmizw3tj.jpg
    noli_zpsmmizw3tj.jpg
    3 KB · Shikime: 0
  • noli_zpsmmizw3tj.jpg
    noli_zpsmmizw3tj.jpg
    3 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“E kam takuar Faik Konica-n për herë të parë më 1909. Ishte diçka që nuk kam për ta harruar kurrë. Më kishte shkruar nga Londra se do të vinte në Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte që të dilte fotografia e tij në gazeta dhe të shfrytëzohej rasti për të propaganduar çështjen kombëtare shqiptare, e cila ka qenë pasioni i gjithë jetës së tij. Unë mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i modës së vjetër, në atë kohë unë vetë mbaja një mjekër të gjatë e të zezë, për të cilën më duhet të pranoj se nuk u pëlqente djemve të Bostonit. E merrja me mend se sa do të dëfreheshin ata djem, po të më shihnin duke ecur rrugës me një burrë të veshur me fustanellë shqiptare. Ndonëse nuk kisha parë kurrë ndonjë fustanellë shqiptare, e përfytyroja se do ngjasonte me fustanellën greke, një lloj fundi balerinash. Unë isha i shkurtër e i bëshëm. Konica ishte i gjatë e i thatë, kështuqë të dy do të dukeshim si Don Kishoti me Sanço Pançën të arratisur nga ndonjë cirk. Sa u habita këtë herë, kur pashë se djemtë e Bostonit e harruan gjithçka lidhur me mjekrën time dhe thjesht zunë të shihnin Konicën me adhurim. Atëhere e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanella qesharake greke, por diçka që i ngjante kiltit të skocezëve dhe se i përshtatej shumë një burri të pashëm si Konica.”

/Fan Noli

noli2_zpsegf7gkpk.jpg
 

Attachments

  • noli2_zpsegf7gkpk.jpg
    noli2_zpsegf7gkpk.jpg
    65.7 KB · Shikime: 0
  • noli2_zpsegf7gkpk.jpg
    noli2_zpsegf7gkpk.jpg
    65.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Beteja e Durrësit.
Kjo beteje ndodhi ne vitet me te veshtira te historise se shtetit te ri Shqiptar..nga njera ane kishte kryengritje qe donin rikthimin e sundimit Otoman ne Shqiperi,nga njera ane ishin forcat e Esad pashait qe nuk njihnin shtetin e ri shqiptar dhe nga ana tjeter ishin Austro-Hungarezet qe se bashku me Italianet donin mbijetesen e shtetit shqiptar.
/Perparim Hoxha

dr2_zpsvculzlgk.jpg

dr1_zps97yspm30.jpg
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Gezuar festen e Flamurit shqipe..;)

Pra, shqyptarë çdo fès puth t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trima n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

fishta1_zpsbu6qroyh.jpg
 

Attachments

  • fishta1_zpsbu6qroyh.jpg
    fishta1_zpsbu6qroyh.jpg
    57.3 KB · Shikime: 0
  • fishta1_zpsbu6qroyh.jpg
    fishta1_zpsbu6qroyh.jpg
    57.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!

Për të qar' e për të sharë,
Për të shar' e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

Sa u lodhn' e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s'ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan' as pakë nderë
Q'e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s'kini
Unji kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë t'Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.

Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!

O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr' e këmbëzbathur

Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,

Mprehni kordh' e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,

Ti frikësoni zuzarët
ا'i shuan shqipëtarët,

E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!

F.Konica. - 1901
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Me rastin e vdekjes se Skenderbeut me 17 Janar 1468.

Naimi shkon në Ilixhat e Badenit në Austri. Atje ai viziton muzeun e Vienës ku sheh edhe armët e Skënderbeut. Aty shkrimtari frymëzohet nga idetë patriotike dhe shkruan poezinë ,,Parajsa’’.

Donin gjithë mëmëdhenë
Dhe kombin' e Skënderbenë,
Kush i rrij kundrejt Tyrqisë,
Veç burrat' e Shqipërisë,
As Sërbij' as Bullgaria,
As Elladha as Vllahia,
As Venetia qëndronte,
As tjatërë komp kuxonte.
Evropa ishte e shuar,
Njerëzit të mallëkuar,
Kishin vdekurë nga frika,
Nga Turqit' u binte pika,
U trëmpnë gjithë me radhë,
Dhe Vlladisla me Uniadhë,
Si gjithë këta të rinjtë,
Dhe papa e vyzandinjtë
Më një ditë Konstandinë
Turqit' e zunë dh'e pshinë,
Kostandinopoj' e ndjerë
S'u mbajt, po ra menjëherë.
Grekërit' ishin të vdekur,
S'hanin dot barut e hekur,
Le të mbahen me lëvdatë
Grekërëtë posi gratë,
Me fjal' e me thashetheme,
Janë të gjitha të rreme.
Kishte vdekur njerëzia,
Rronte vetëm Shqipëria,
Veç shqiptari lëftonte,
Njeri tjatërë s'kuxonte.
Kordhëtar tjatërë s'gjenë,
Turqitë, veç Skënderbenë.
Skënderbeu me të parët,
Me të gjithë shqipëtarët,
I qëndruanë Turqisë,
I dhanë nder Shqipërisë,
Ata duall' e lëftuan,
Gjith' Evropën' e shpëtuan.
Te Skënderbeu kishte shpresë
Aher' Evrop' e pabesë.
Rrëfe, o mal' i Sopotit!
Edhe ti, Tomor'i zotit!
Me oshëtimë tregoni,
E me vetëtimë thoni,
Dhe ti, fortes' e Beratit!
E ju, bregoret' e Matit!
Folë, fol' o Drin'i shkretë!
Q'i ke parë me sy vetë
Të tër' ato ligjërime
I mer vesh zëmëra ime.
Këto gjithë po i dimë,
Më tëhu tani të vimë.
Pas Skënderbeut Shqipëria
Nukë ra në të këqija,
Se në kurt' kurrë s'ka rënë,
Poshtë njeri s'e ka vënë,
Se shqipëtari ish burrë,
Nënë zgjedhë s'hyri kurrë.

(Pjese nga "Parajsa" Naimi)


SKENDERBEUok_zps875617bc.jpg
 

Attachments

  • SKENDERBEUok_zps875617bc.jpg
    SKENDERBEUok_zps875617bc.jpg
    73.1 KB · Shikime: 0
  • SKENDERBEUok_zps875617bc.jpg
    SKENDERBEUok_zps875617bc.jpg
    73.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.
Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.
Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.
Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.
M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.
Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.
Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.
Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!
Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.
Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.
Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.
Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.
Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.
Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”
Fanulla Papazogllu: “FV është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.
Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.
Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.
Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.
Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.
Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.
Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”
Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.
Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.
Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë temës. Sfida më e madhe është të pranohet dhe të hidhet në shesh e vërteta e jo të injorohet ajo.” – Skender Mustafi

“…duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të bëhemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na përpijë ne…” – Ismail Qemali
“Shqipëria u takon shqiptarëve dhe jo komunitetit ndërkombëtarë.” – (Aldo Merkoci, Reuters, 2013)
“Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve” – (Ali Asllani)
“Ka njerëz të mirë në botë (e ka fjalën për shqiptarët). Ky është një manifestim i njerëzve të mirë. Dhe ata ndodhën të jenë muslimanë. ثshtë tregim i cili duhet treguar. Ideja se të gjithë muslimanët janë teroristë – kjo paranojë po gjithpërfshinë perëndimin. Kjo është çmenduri.” (Norman Gershman, Aspen Time, 2012)
“Shqiptarët, kanë lindur të rezistojnë dhe të mos binden.” (Dursam Beu, gjatë rrethimit të dytë të Krujës)
“ثshtë kulturë e tyre (e shqiptarëve). Ndokush që paraqitet para derës së tyre, i strehojnë nga rreziku. Qoftë edhe armiku i tyre vdekjeprurës.” (Stu Huck, Aspen Time, 2012)
“Shqiptarët janë kulturë e veçantë. Gjuha e tyre është e veçantë…” (Stu Huck, Aspen Time, 2012)
“Ata (shqiptarët) mund të jenë vetëm ushtarë, por asnjëherë mos i lerë të të ofrohen afër pjatës, dhe mos i bëj të gjunjëzohen para teje nëse nuk e ke ndërmend tua heqësh kokën.” (Sulejman Pasha i ndriçauri)
“Shqiptarët … kanë kodin e vetë të nderit dhe janë të besueshëm deri në vdekje.” (H. Charles Woods)
“Ata të cilët marshuan drejt Babilonit, Persisë dhe Indisë ishin paraardhës të shqiptarëve…” (Wadham Peacock)
“Nëse dëshiron që njëqind italianë të heshtin, vrite një. Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë.” (Lord Byron)
“Shteti më i varfër dhe më i prapambetur i kontinentit, Shqipëria, është pyka e territorit të Ballkanit…” (Sally B. Donelly, 21 Maj 1990)
“Më pëlqejnë shumë shqiptarët, ata nuk janë të gjithë turq, disa fise janë të krishterë. Por feja e tyre bën pak dallim në mënyrën ose sjelljen e tyre. Ata janë me famë, trupat më të mira në shërbimin turk.” (Lord Byron 1830, Letrat dhe Ditaret e Lord Byron, faqe 161)
“Tek ne shqiptarët, politikën e bëjnë historianët, ndërsa historinë politikanët!” (Rexhep Qosja)
“Sot në kohën e globalizimit nuk ka çështje kufijsh mes shteteve të kombit të njëjtë.” (Fatos Nano)
“Nuk di asgjë mbi komunizmin. Por e di se shqiptarët më kanë dashur. Për arsye të njëjtë siç më do secili. Sepse i kam bërë të qeshin.” (Norman Wisdom)
“Unë isha atje të u them të gjithë politikanëve, nuk dua që të më gënjeni mëtej . (Gjergji Filipi, Time World, 28 Janar 2011) “Shumë shqiptarë, thjeshtë, janë shumë të lodhur të jenë vazhdimisht të gënjyer, për çdo ditë. Ne duam t’i ngrimë jetët tona mbi institute të cilave u besojmë.”
“I njohur si vendi i shqiponjave, Shqipëria është e njohur për dy akuza të dyshimta: është shteti më i varfër në Evropë dhe relikt i epokës së Stalinit. Për katër dekada, diktatori doktrinarë, Enver Hoxha, udhëhoqi shtetin me përcaktim monomaniak dhe markë fanatike të ksenofobisë. Ai deklaroi se Shqipëria është shteti i vetëm marksist-leninist dhe ndoqi programin e “vetmbështetjes kombëtare” duke shkëputur të gjitha lidhjet me lindjen e perëndimin. Shteti nuk ka lidhje diplomatike as me Bashkimin Sovjetik as me Shtetet e Bashkuara.” ( Thomas A. Sancton, Times, 1 Dhjetor 1986)
“Me gjak the origjinë jam shqiptare.” (Nënë Tereza)
“Disa ditë pasi arritëm në këtë fshat, Spiro Milio iu prezantua Mavrokordatos, me një trupë prej dyqind Kimariotë të përzgjedhur, burrat më ushtarak nga e gjithë ushtria. Ata nuk dallohen nga shqiptarët, ata vishen dhe kanë gjuhë tërësisht të ngjashme, por megjithëse fenë e kanë greke ata nuk kuptojnë as edhe një fjalë greke.” (J.Millingen, Memoirs of the affairs of Greece, Londër, 1831, faqe 208-209.)
“Ata janë të shpërndarë me rrënojat e perandorive të vdekura- fuqive të vdekura – vetëm shqiptari “vazhdon përgjithmonë”.” (Edith Durham, High Albania (1909))
“Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët do të marrin pjesë në të shkruarit të sajë.” (Maximilian Lambertz, Albanien erzنhlt: ein Einblick in die albanische Literatur (Berlin 1956))
“Skënderbeu ua kalon të gjithë oficerëve, të lashtë dhe moderne, në drejtimin e një ushtrie mbrojtëse. Kam takuar atë në historinë e Turqisë, por askund tjetër.” (Gjenerali James Wolfe)
“اdo shtet ka mafi, mafia shqiptare ka shtet.” (FBI duke diskutuar mbi mafinë shqiptare)
“Shqiptarë kanë lindur të përballojnë dhe kundërshtojnë. (Dursam Bey, gjatë Luftës së Dytë të Krujës 1466))
“Ata të cilët marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin paraardhësit e shqiptarëve … (Wadham Peacock: The Wild Albanian 1913)
“Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët.”E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati.” (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”. )
“Malazezët, që janë njerëzit më të gjatë në Evropë… janë me gjuhë serbë, megjithatë nuk ka dyshim se ata janë në një masë të madhe shqiptarë të sllavizuar; vazhdimësia kulturore mes dy popujve është mbresëlënës, dallimi i vetëm i vërtetë mes tyre është gjuha dhe besimi fetarë.” (Carlton S. Coon, Montenegrins `Races of Europe’, Kapitulli 14 :The Greeks 1939)
Ata janë mbi-njeiru i Niçes ( Fridrich Nietzsche), këta shqiptarët primitiv – diçka mes mbretërve dhe tigrave. (Henry Noel Brailsford)
“Ne shqiptarët, të cilit do religjion, jemi të gjithë vllezër në shtetin tonë. Ne gjithmonë do të jetojmë mirë dhe në paqe me njëri tjetrin, siç jemi duke jetuar, ne do të punojmë së bashku për përparimin e kombit tonë , dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë.” (Hafidh Ibrahim Dalliu)
“Edhe nëse do të mbesim pa bukë, ne shqiptarët nuk do të shkelim principet. Nuk do të tradhëtojmë marksizëm-leninnizmin.” (Enver Hoxha)
“[Shqipëria] është shtet me pamje drejt Italisë, që është më pak i njohur se brendësia e Amerikës.” (Edward Gibbon, sipas Faik Konicës, 1960, Albania, The Rock Garden of Europe, faqe 12)
“Shqipëria [është] një shtet qesharak gjithësesi se duhet ndarë sa më shpejtë që është e mundur mes Greqisë dhe Jugosllavisë.” (Malcolm Muggeridge, cituar sipas Nicholas Bethell, 1984, The Great Betryal)
“[Shqiptarët] duken të jenë njerëz të prapambetur ose primitiv… ata mund të jenë të besueshëm sa një qen; ky është një tipar i primitivëve.” (Joseph Stalin, 1947, sipas Vladimir Dedjer, 1954, Tito Speaks, faqe 312)
“Shqipëtarët, këta tigrat e luftrave malore… kanë si rrebelimin e tyre fetarë. Edhe luftëtari i tyre më i keq është njëri nga më të fortit dhe më trimi në fushëbetejë, sikur të ishte një kalorës legjendar mbi kalë. Por ai nuk ka kalë, as armët e duhura për betejë. Në vend të kalit, ai ka një shtizë e cila qëllon si rrufe, i ka shtiza pikat e të cilave përplot helm sikur kafshimi i bletës, ai ka gjithashtu hark druri dhe disa shigjeta. Për më tepër, ai është më i fortë se çeliku…(Ibn Kemal, historian otoman (1468-1536))
“Kur të vijë pranvera, do të plehërojmë fushën e Kosovës me eshtrat e serbëve, ne shqiptarët kemi kemi vuajtur shumë për të harruar.” (Isa Boletini, duke u larguar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, 1913)
“Shqiptarët konsiderohen të pa prekshëm në tregun e skllevërve për shkak të ndjenjave të tyre të forta për nderin dhe nevojën për hakmarrje.” – Sulejman Pasha i lartësuari
“Ky komb, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë.” – Faik Konica
“Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhtari”. – Fan Noli
“Nënë Tereza, ishte e para, ajo që më bëri ta dua kombi shqiptarë. Dhe tani ndihem shumë krenar që e plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe vlerave të lirisë. – Bill Klinton
“Shqiptar i vërtetë e i mirë është ay që vë gjithënjë e kurëdo kombërinë përpara fesë, nuk ka vëllezër ata që ka në besën e tij, por ata që ka në kombëri të tij.” – Sami Frashëri
“Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.” – Faik Konica
“Lereni më nj’anë fenë. Të shikojmë mëmëdhenë.” – Naim Frashëri
“A e dini se çdo ndërtese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr na hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njisaj binaje t’cilin sot e quejm Shqypni.” – A. Anton Harapi
“…Ani kush, pra me i pri kombit: ju, do pyka bijtë prej llomit puth “shqiptarë” vedit i thoni, jo pse ju Shqipninë e doni, jo pse ju ndo ‘i send kuptoni…” – Gjergj Fishta
“… Atëherë: vetes, i thirra veç një emër. SHQIPTAR.” – Ukshin Hoti
“Kush është i marrë të qëndrojë në mal kur këtu gjithandej është tokë etnikisht e pastër shqiptare? Këtu nuk mban mend askush që ka pasur serbë ndonjëherë. Prej Ilirëve, pellazgëve; qysh kur Dielli e ngroh këtë tokë, ne jemi këtu. Serbët kanë ardhur bre më 28-shin… më 1928 kanë ardhur! Nuk ka pasur kurrë më parë. Ata rrejnë, ata e bëjnë historinë siç u duhet atyre.” – Hamëz Jashari
“Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që duhet ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.” – Ukshin Hoti
“Nga shqiptarë të sunduar u gdhinë në muslimanë të çliruar.” – Ismail Kadare
“Shqiptarët se kanë thënë ende fjalën e tyre për gjuhën, por kur ta thonë do të çudisin botën.” – Johann Georg
“Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e saj.” – Robert DeAngely
“Shqiptarët, sot, janë luftarakë, njerëz pa ligje, por megjithatë ata kanë kodin e rreptë të tyre të nderit dhe ata janë besnik madje deri në vdekje.” – اarls Vuds (Charles Woods)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Shqipëria dhe shqiptarët me Papa Klementi XI i lidh një traditë e hershme dhe e devotshme katolike. Klementi XI drejtori papatin në vitet 1700 – 1721, lindur në Urbino si Giovanni Francesco Albani më 23 korrik 1649 dhe vdiq 19 mars 1721. Albani, rridhte nga një familje fisnike shqiptare nga Skuraj i Kurbinit, që kishte emigruar në Itali pas vdekje së Gjergj Katstriotit – Skenderbeu. Xhovani Francesko Albani studio teologji e jurisprudence. Ai shërbeu si guvernator rradhazi në disa qytete italiane. U bë kardinal në vitin 1690 për tu zgjodhur Papë më 1700. Klementi XI ishte mbrojtës i arteve dhe shkencës; mirëbërës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; autorizoi gërmimet arkeologjike në katakombet romake. Gjatë mbretërimit të tij si Papë, në vendbanimet arbëreshe në Itali u hapën shkolla e kolegje shqipe; në Lezhë u organizua “Kuvendi i Arbërit”; në mbarë trojet shqiptare u autorizua “Ilirium Sacrum” (studim i kulturës, demografisë, dhe gjendjes së fesë), të hedhura në mbi 5000 faqe të ndara në disa vëllime – një nga burimet kryesore në fushën e albanologjisë.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret


Populli jonë gabimin më të madh e bëri atëherë kur thanë: ska Shqiptar te keq;

A i mir po të duket ai që ta shan nanën a?

A i mir po të duket ai që të tradhëton a?


Jakup Hasipi

 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Jakup hasipi ishte nje kopuk. Te priten fjale prej tij per shqiptaret Lol
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Janë disa shqiptarë që sillen si këndezë të vërtetë, e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë këndez tjetër. Mjerisht, në Shqipëri ka pak pula.”

Konica "Albania", 1900
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Nje "bombonjere"(karamele) turke ne kalane e Rozafes. Nje shenje miqesie nga vellezerit turq

bombeturke_zps5c8ab97b.png

I THEM TURQISث...

Mos më prek në tokë e në gjuhën time;
Mos më prek në palcë e në mjaltë...
Kur isha unë në Gjithësi, ti s'isha as thërrime
S'ishe, o turk, as vezë, s'ishe as baltë!

Mos harro, Turqi, Naisusin, mos harro,
Mos harro, o e mjerë, Konsatantin;
Alfabetin ta bëra unë, o mongol -o...
Ngrihet Gjergji e ta fik thëngjillin!

(Sylejman Qyqalla)
 

Attachments

  • bombeturke_zps5c8ab97b.png
    bombeturke_zps5c8ab97b.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • bombeturke_zps5c8ab97b.png
    bombeturke_zps5c8ab97b.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Vetëm kështu mund të shpëtohet perandoria. Me shpatën e Islamit!”

“Turqia në Europë përbënte shumë pak Turq, perjashto ketu Konstandinopojën dhe Adrianopojën, që në krahasim kishin në mesin e tyre vetëm zyrtarë dhe ushtarë. Popujt homogjen përbëhëshin nga Grekët, Bullgarët, Shqiptarët, Serbët, Vllahët, dhe me përbërjë të përqëndruar të Cifutëve dhe Romëve. Urrejtja e ashpër e ndjerë nga secili prej të katër të parave ndaj njëri tjetrit, fillimisht e lejoj Turkun të hinte në Europë. E njëjta urrejtje, e mbajtur që nga Mesjeta gjër në ditët tona, e lejontë të qëndronte.
Duke nënshtruar njërën rracë pas tjetrës, ai komplotoj me një ligj të zgjuar që I përleshte njërin me tjetrin në mënyrë qe ato të mos bashkohëshin kundra tij.(Faqe 4)

Nje oficer nga Turqit e Rinje, I sapodale nga kolegji ushtarak, më shpjegoj që ishte udhëzuar “që detyra e qeverisë ishte te forconte perandorine. Nën ligjin e keq, rracat e ndryshme që përbënin përandorinë po shkëputëshin me shpejtësi. (Shiko ligjin me lart) Njëra është mënyra e paqshme e arsimimit. Por kjo merr kohë, dhe ne nuk kemi kohë. Neve na mbetet vetëm metoda e dytë – nepërmjet shpatës. Me anë të shpatës ne duhet te presim të gjithë armiqtë e pernadorisë. Vetëm kështu mund të shpëtohet perandoria. Me shpatën e Islamit!”

<<Beteja për Shkodrën>> Edit Durham. Faqe 4, 7-8. Botuar 1914, Londër.

"Osmanizimi me force filloj kudo. Shkolla Normale e Elbasanit, që filloj me aq entuziazëm, u mbyll me force. Keshtu u bë edhe me shkollat e tjera Shqiptare. Gazetat e sapo filluara Shqiptare u shtypën njëra pas tjetrës, dhe editorët e tyrë qënë burgosur pa gjygj. Gazeta e Shkodrës mbijetoj vetëm se artikujt e saj politik merrëshin më gjëra jo të përkohshme si Lufta Franko-Pruse, dhe së fundmi kjo skadoj sepse nuk ishte e përkohshme. Ishte e ndaluar të përmendësh Shqipërinë apo Shqiptarët në shtyp. Të gjithë qënë Osmanli tani."

<<Beteja për Shkodrën>> Edit Durham. Faqe 16-17. Botuar 1914, Londër.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“…Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botës Perëndimore iu mbyll Shqiprisë pikërisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes europiane) dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të Rè me nji etje jashtëzakonisht te madhe per njohuni të reja, për hapsina dhe nji botë të rè me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kërkues e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atè të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europës, që po rilindte në Perëndim…“.

Profesor Sami Repishti
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.”

Mit’hat bèj Frashëri

mitat_zpsrvd4eyqk.jpg
 

Attachments

  • mitat_zpsrvd4eyqk.jpg
    mitat_zpsrvd4eyqk.jpg
    7.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“E thashë edhe tjatër herë: për mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët”
Ata “Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë…. baltën e tyre përmbi mësallë! Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshtër e i ndyrë, i dërgojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!”

konica2_zps3mi6m2cg.jpg
 

Attachments

  • konica2_zps3mi6m2cg.jpg
    konica2_zps3mi6m2cg.jpg
    9.3 KB · Shikime: 0
  • konica2_zps3mi6m2cg.jpg
    konica2_zps3mi6m2cg.jpg
    9.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Gjuh' që flisjin Perënditë,
Atë flisjin Pellazgitë;
Atë kanë Shqipëtarët,
Si q'e kishin dhe të parët
Gërqishten ajo e polli,
Llatinishtja andej dolli.
Bijtë tanë jan' Elinët
Sindëkur edhe Llatinët,
Edhe gjithë Evropanët,
puth duallë nga Romanët.
Neve jemi më të parë,
Në Evropë nga çdo farë.
'Gjithë bota vij qëmoti,
Në Tomor tek ishte Zoti,
I faleshin Perëndisë,
Zotit math të Shqipërisë.

(Naim Frasheri:pjese nga "Shqipëria")

Naim_Frasheri_zpsbgnibyze.jpg
 

Attachments

  • Naim_Frasheri_zpsbgnibyze.jpg
    Naim_Frasheri_zpsbgnibyze.jpg
    19.2 KB · Shikime: 0
  • Naim_Frasheri_zpsbgnibyze.jpg
    Naim_Frasheri_zpsbgnibyze.jpg
    19.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

gjuhe_zpsd9umc1cf.jpg
 

Attachments

  • gjuhe_zpsd9umc1cf.jpg
    gjuhe_zpsd9umc1cf.jpg
    20.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

sulla_zps6p3acb8d.jpg

"Ma parë nga të gjitha do t'u flas për një gjë fort të nevojshme. Rreziku me i madhi i Turqisë, nga të gjitha kombet, që jetojnë në Perandorinë t'onë, janë shqiptarët; është frikë e madhe nga ky komb mos të zgjohen nga gjumi i rëndë dhe mos të mekëmbet, mos të marrë diturinë me giuhen e vet, dhe ateherë e mori lumi Turqinë e Evropës. Ata kanë nisë të venë themelet e kombësis me anë të shkrimit e kendimit shqip, dhe një ditë mund t'a shtijnë në dorë të tanë Turqinë; kanë një giuhë të lehtë dhe të plotë, që shpejt mund të përparojnë; historia e tyne po doli në shesh është prishja e Turqisë. Evropa ka nji simpati të madhe per këtë komb; me të shpallur e lirinë shqiptarët deshironin mesim, hapen shkolla, të mdhaja e të vogla, hapen klube, hapene shtypshkronja, mbajtën kongrese e bënë aq shumë punë që nuk të besohet. Prandej ky hov duhet prerë, duhet t'i dajmë e t'i përçajmë, t'i shtypim sa mos të kenë fuqi".
 

Attachments

  • sulla_zps6p3acb8d.jpg
    sulla_zps6p3acb8d.jpg
    130.8 KB · Shikime: 0
  • sulla_zps6p3acb8d.jpg
    sulla_zps6p3acb8d.jpg
    130.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top