Thenie mbi shqiptaret

Pe: Thenie mbi shqiptaret

"Zoologjia Serbe: Bishat shqiptare " .

Cka shkruanin gazetat serbe per shqiptarët?

E donin dhe e duan Shqiperine, Durresi eshte per serbet si mushkerite per njeriun. Por e duan shqiperine pa shqiptarë sepse shqiptarët janë bisha te egra!

SRPSKA ZOOLOGIJA: ALBANCI SU ZVEROVI
Paralelno sa dokazivanjem da Srbiji pripada albansko primorje, provođena je žestoka anti-albanska propaganda. Politika od 21. oktobra 1912. godine, u članku „Kroz Kačanički klanac“ daje sledeću definiciju Albanca:
“Arnautin je sav samo zločin, pomešan sa podlošću i prevarom.”
Istovremeno kada su u javnost dospele prve vesti o zločinima nad albanskim stanovništvom, Politika je na naslovnoj strani započela serijal članaka o albanskim zločinima. Veliki naslov “Zverovi” išao je na naslovnici Politike 23., 24. i 25. novembra. Ovom serijom članaka se poriču izveštaji o zločinima srpske vojske, i detaljno se opisuju albanska zverstva. (f Xharra)

Ne foto : Pershendetje nga Durresi i Serbise !


durrsi_zps6837275e.jpg
 

Attachments

  • durrsi_zps6837275e.jpg
    durrsi_zps6837275e.jpg
    59.3 KB · Shikime: 0
Pe: Thenie mbi shqiptaret

“Autorët e të gjithë librave shqip të shtypur në shekullin e 16 e të 17 kanë qenë priftërinj dhe të gjitha ato vepra, me përjashtim të një fjalori të botuar më 1635, ishin libra fetarë. Një provë thelbësore se ato kanë patur karakter të krishterë është se dorëshkrimet e literaturës së hershme mbijetuan për aq kohë sa krishtërimi mbahej i fortë nga ana numerike në vend dhe u shkatërruan vetëm pas kthimit në masë në fenë islame gjatë shekullit të 17”. (Konica1936)
 
Pe: Thenie mbi shqiptaret

"..Jo luftë kundrë Turqisë,
Jo kundrë mbretit Shqipërisë,

Po luftë për ca zuzarë
Që u lindnë shqipëtarë.."

Konica
konicafaik_zps2589c581.jpg
 

Attachments

  • konicafaik_zps2589c581.jpg
    konicafaik_zps2589c581.jpg
    16.7 KB · Shikime: 0
Pe: Thenie mbi shqiptaret

Mark Milani: "Jeta dhe Zakonet e Shqiptareve"

"Zakoni i mbrapshte i gjakmarrjes, i cili eshte ende i gjalle ne mes shqiptareve, ka qene i perkrahur nga pushtuesit e huaj, pasi ata nuk donik t'i shihnin shqiptaret te bashkuar e ne harmoni me njeri tjetrin, sepse e dinin mire se shqiptaret e bashkuar jane shume te rrezikshem, duke evokuar me tmerr kohen e Skenderbeut"

markmilani_zpscbcc5efc.png

"Varferia nuk ua zvogelon as bujarine e as mikpritjen shqiptareve"

"...si myslimani dhe i krishteri mbeten vellezer, vellezer te nje gjaku ashtu sic kishin qene perpara se te nderronin fene"

"Po ta dije shqiptari, se ti me te vertete ja ke sinqerisht dhe pa hile ai te qendron besnik deri ne vdekje, bile ne zjarr eshte i gatshem te hidhet per ty"

"...shqiptarin nuk eshte e veshtire ta presesh e ta percjellesh, sepse mund ta gostisesh me cfare do, vec duhet patur kujdes qe t'ja japesh me gjithe zemer"

"Kur shqipetari punon ne aren e vet, kullot bagetine ne mal apo kur ecen pas tufes se desheve, shkon duke kenduar"

"Nje pjese e barinjeve shqiptare, mund te shetisnin krenar pa asnje verejtje ne mes Vjenes apo Parisit..."

"...turqit nuk arriten te ndryshonin shume gjera, sepse edhe sot e kesaj dite shqiptaret, si ata qe bajne kryq, apo te tjeret qe marrin avdes, shkojne se bashku ne festa e ne dasma, martohen me njeri tjetrin ashtu si me pare"

"...nuk dua te them se vetem ne Shqiperi e duan gjakun e tyre, ka edhe vende te tjera, por shqiptaret e lakmojne me shume se gjithe te tjeret kete gje"

"...mos u frik prej egersise qe mund te hasesh tek shqiptaret, sepse mes tyre do te gjesh shume me teper butesi sesa mendon ti"

"Shqiptarit, cdo gje e huaj i duket e shemtuar, nese ajo nuk perputhet me nderin"

"Shqiptaret jane nje popull i thieshte, e kur shohin tek ti te verteten e paster, ne flake dhe ne det hidhen bashke me ty"

"Shqiptari nuk ia ha buken atij qe e mendon t'i beje nje te keqe"
 

Attachments

  • markmilani_zpscbcc5efc.png
    markmilani_zpscbcc5efc.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

surrta_zps58a21cb2.png
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Me rastin e ditelindjes se Gjergj Kastriotit 6 Maj 1405

skenderbeu_zps8badf5af.png


Kur do zoti, bën mëshirë
T’mos na len’ në errësirë,
Kryeprofet Ai dërgon
Shqipërinë ta shpëton.

Kur u ngris e kur u errë
Natën vonë që gasterrë,
Dhe mileti pret me ardhë
Nga Nishi kalorësin e bardhë.

S’pandehu ferman e rremë!
Se Skënderin dot’ e zinte gjemë.
Kur po ngrisej më qielli
Hëna perëndonte, lindej dielli.

Lart né Krujé ndrit pishtarë;
Shej u bën’ trimave kordhëtarë,
Skënderi kështjellën pushton
Edhe turqit i dëbon.

Ogllu Oman bej i mbretit,
Zemërgaz e gazepit!
Dhe për hir të dovletit
Kërkon shpëtim dor’s miletit?
Në luftë kërkon mëshirë
Të ikën me tynxirë,
Po Hamzai sy patrembur
Në Ushtë kokën shembur.

ا’gënjeu rrot’ e fatit,
Askerin e sulltan Muratit!
Tre herë thundra rrahë në prak
Që Dovleti ra në lak.
Nga të shumtit i lenka gjallë,
Që sulltanit t’i çojnë fjalë.

Rrob’n e turkut po të xhvesh,
Plis’n e bardh, tirq të zi mvesh,
Shpat’n e rënd brezit ngjesh.
-ثshtë koha-tha-për t’u qesh.

Kas ngritej prej dheut
Kal’ i bardhë i Skëndërbeut,
Që në fre s’mbahet dot’
Veçë Gjergjit ësht’ e kot’.

Që me natë po valon
Gjysmëhëna po fundron,
Në mëngjes e kuqe rrezë
Dykrenare shkab e zezë.

Skënderi siç e ka zakon;
Me ngadalëz e gjykon,
Në ç’do punë urdhëron,
Po i pari at’ zbaton.

Veç pluhuri u ngrit pre dheut!
Nga kal’ i bardhë i Skënderbeut,
Shqiponja fluturoj përtej viseve
Në Lezhë bëri bashkimin e fiseve.

Vepra:Gërshetat e Amshimit
Autor:Fejzulla Duraku
 

Attachments

  • skenderbeu_zps8badf5af.png
    skenderbeu_zps8badf5af.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu. Nuk janë kujtime goditjesh kundër fqinjëve, nuk janë kujtime lakmish dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimëri të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë tek të gjithë popujt e qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët”,
(F.Konica)

Flamuri-shqiptar_zpsb1047314.png
 

Attachments

  • Flamuri-shqiptar_zpsb1047314.png
    Flamuri-shqiptar_zpsb1047314.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Armiku i Shqiptareve eshte vet Shqiptari."

(Albanologu Robert Else)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

fe_zps9112998b.png
 

Attachments

  • fe_zps9112998b.png
    fe_zps9112998b.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Tek raca shqiptare, shikon djaln e hoxhes mere per nuse vajzen e priftit. Keto martesa behen shpeshe mes te krishterve shqiptare me muslimanet shqiptare.Tek shqiptaret e rendesishme eshte raca jo feja"

M. Leak
leak_zpsada06ab1.jpg
 

Attachments

  • leak_zpsada06ab1.jpg
    leak_zpsada06ab1.jpg
    8.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

fanat_zpsa26e02e6.jpg
 

Attachments

  • fanat_zpsa26e02e6.jpg
    fanat_zpsa26e02e6.jpg
    18.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

1556291_10152777428263488_3901581935650526517_o.jpg
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"....Grekët erdhën në atë tokë ku jetojnë rreth 25 shekuj më parë; romakët 20 shekuj më parë; bullgarët rreth 11 shekuj; por shqiptarët gjendeshin aty ku janë sot, para se grekët e parë të shfaqeshin në tokë. Ky popull (d.m.th. shqiptarët) flet ende një gjuhë aq të vjetër sa edhe ajo e etruskëve. Ky popull nuk është asimiluar dot kurrë nga pushtimet e po kështu civilizimi s´ka mundur dot të depërtojë”.
Më poshtë ai shkruan se: ky popull është malësori skocez i Ballkanit, indiani amerikan që ka akses në vendkalimet tregtare…. Ju mund ta urreni një shqiptar apo ta doni atë, ta vrisni apo të shënjestroheni prej tij për t´u vrarë, por ai megjithatë mbetet unik, dhe, edhe pse pjesërisht barbar, kërcënon të bllokojë të gjitha planet për të zgjidhur çështjen ballkanike

(Europe’s “Autonomous Albania” Absurd, Says prof. Hart; Albert Bushnell Hart; New York Times; 19.10.1913).
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Asht i mjere ai popull qe nuk ja del me zotnue bijte e vet te keqij"

At Zef Pllumi
at-zef-pllumi_zps4047112c.jpg
 

Attachments

  • at-zef-pllumi_zps4047112c.jpg
    at-zef-pllumi_zps4047112c.jpg
    15.2 KB · Shikime: 0
  • at-zef-pllumi_zps4047112c.jpg
    at-zef-pllumi_zps4047112c.jpg
    15.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

KANث THثNث PثR MIRDITثN


"Mirdita është një "botë" aq e çuditshme në Europë sa që meriton të studiohet me kujdes. ثshtë krejt indipendente dhe e ka mbrojtur këtë mëvehtësi shekuj me radhë. Po të më dëgjohej fjala, me gëzim do të flisja mirë për këta bij të shqipes…"

Artur MUR


"Unë kam studiuar albanologji, kam lexuar dhe kam dëgjuar shumë për Mirditën si një krahinë kompakte dhe e veçantë, dhe se shqiptarët e kanë pasur atë qendër të qëndresës popullore shqiptare. Në albanologji Mirdita njihet si një nga qendrat kryesore të kulturës shqiptare…"

Tobias SVENNINGSEN


"Mirditorët janë të krishterë katolikë, burra besnikë e trima…"

Sami FRASHثRI


"Mirditorët nuk pranuan ta njohin sulltanin si të parë edhe mbasi ra Shkodra, ndaj dhe sot është si një shtet i vogël më vete nën trashëgimtarët e princit…tek ata, ndërgjegja e origjinës së përbashkët përbën parimin bazë të rrethanave shoqërore, ata janë fise të vërteta…"

HAHN


“Mirdita është krahina më e madhe e më e lirë shqiptare e që asnjëherë nuk i ka pague taksa administartës osmane…”

Ami BUE


"ثshtë mirë të vizitosh trevat indipendente të Mirditës në fortifikatat e tyre malore, ku këmba e osmanëve kurrë nuk ka mundur të shkelë. Aty vërejmë institucionet që egzistonin që nga koha e Skënderbeut e që janë të ngjashme me ato që gjendeshin në Skotlandën e kohës së mesme, atje mund ta njohim më mire shqiptarin e vërtetë…"

SPENSER


"Mirditorët janë njerëz të vendosur dhe të vlershëm sa ç'mund të ketë bota si dhe janë shumë të stërvitur…"

Pjetër BUDI


"Mirditorët janë të zgjuar, e rrëmbejnë fjalën menjëherë, kanë një fytyrë të qeshur ndonëse rrojnë një jetë të mjerë. Mirditori i pëlqen shakatë, është i shpejtë në llaf, s'ka fjalë shumë, është i nxitueshëm, ka tolerancë, ndrron shpejt pas çarkut, është fetar, dhe luftëtar i mirë…"

Stavri FRASHثRI


"Nuk gjejshe miq ma të mirë se mirditorët nga zemra, nga fjala , nga besa e thjeshtësia e jetës, të urtë e mjaft të matun.."

ZEF SIMONI


“Paqja e fjala në Mirditë nuk blihen me para…”

SHTAJNMETZ


"Mirditorët zotërojnë një zgjuarsi të madhe gati-gati të pashpjegueshme në kushtet në të cilat jetojnë…"

Franz NOPاA

"Mirdita me të vërtetë ka qenë trimëreshë e dheut, i Arbërisë fis i kryekreut."

Risto SILIاI


"Në këngët shqiptare kur vajtohet një betejë e humbur, heronjtë e rënë, për dështimin e pësuar ia vënë fajin mungesës së mirditorëve në radhët e tyre"

DEGRAND


“Mirditorët janë trima të patrembur, të pamëshirshëm, të kënaqur me pak, mikpritës.. kryelartë, me vetbesim dhe liridashës; të lidhur pas truallit të vet, pas familjes sepse vetëm atje gjejnë mbrojtje.”

IPENI


"Mikpritja në Mirditë ka ngelur si një ndër traditat dalluese të popullit. Këtë e gjeta ngado. Miku respektohet. Ai ishte i shenjtë, sido që të jetë ekonomia e shtëpisë ai nderohet. Kur largohet miku nga shtëpia ai përcillej dhe mbahej përgjegjësi për cdo rrezik që mund t'i ndodhte. Në qoftë se binte viktimë e ndonje rreziku ai pritej në besë dhe fyerja ishte tepër e rëndë…"

DEGRAND


"Në kushte normale mirditasit mund të qytetëroheshin lehtë duke qenë nga natyra njerëz me karakter bindës, me talent të spikatur e doke të bukura…Ata janë mbajtur nga të gjithë shqiptarët si më të vlefshmit në luftë, si më inteligjentët e më të zotët për të qenë të qytetëruar, por mbi të gjitha si katolikë të vërtetë e mbrojtës të fesë së tyre duke qëndruar të pathyeshëm në besimin katolik përkundër përpjekjeve bizantine, sllave apo otomane…"

Prend DOاI


"Vajet e Mirditës janë në za. Mirditorja qan thekshëm…që të ban me kujtue disi poetët e motshëm: elegjinat e Tibulit e ma mirë të grekërve të vjetër."

Visaret e kombit


"Mirditasit përherë kanë qëndruar në liri pa iu nënshtruar zotnimit të turqve me të cilët kanë qenë në luftë të vazhdueshme."

Marin BICI


"Mirdita është një vend malor e i ashpër por shumë e “shëndetshme” me njerëz të fortë, me paraqitje të mirë e nga më të zotët, me doke dhe virtyte nga më të mirat që mund të gjenden në këto anë, të shquar shumë…"

DUODA


" Kam qenë famullitar në Ungrej me 15 katunde. Mirdita ishte krahina më heroike katolike…mirditasit janë njerëzit më fetarë e kombëtarë që kam njohur…"

Simon JUBANI


"Një ndër ma të mëdhajat qendra katolike t'malevet ka kenë dhe asht populli i Mirditës, prandaj cka ka prue ky popull për gjuhë, zakone, fise e gojëdhana gjendet thjesht kombëtare e përkon me t'vjetrat shqiptare, e kështu në ç'do pikpamje asht ma e besueshme…"

Nikoll KIMZA


"Mirdita përbën një minierë të artë të vlerave kulturore e gjuhësore…Mirdita ka luajtur rol qëndror në fushat e kulturës që kur ishte pjesë qëndrore e shtetit të parë të Arbërit, asohere ajo ndërtonte kisha që ishin qendra kulture, Gazullorët e shek. XV njerëz të politikës e shkencës-njëri astronom në Raguzë- ishin mirditas…Prend Doçi ndër intelektualët më në zë të kohës hartoi alfabetin tonë, edhe fjalori i shqipes është vepër e Kolecit, një tjetër mirditasi me vlerë por vlerat e Mirditës e të bijve të saj duhen zbuluar ende dhe ende

Dhimitër SHUTERIQI


"Mirdita përfaqson në hartën kulturore të Shqipërisë një areal karakteristik me një pasuri të madhe traditash arkeologjike, etnografike, gjuhësore, folklorike e kulturore, shpirti konservativ i mirditasve ka bërë të ruhen në shekuj traditat, gjuha, doket pra vlerat e një qytetërimi të lashtë që vjen deri më sot…Mirdita- vendi i katedraleve dhe i një rrjeti të gjerë institucionesh, ku shqipja u mësua të paktën nga shek. 17 është në të vërtetë një burim i pashtershëm vlerash kulturore…"

Jorgo BULO

" Mirdita- në këtë suazë të pambyllur por përherë të hapur gjallon universaliteti i saj…ajo është një njësi gjeografike krejt e vecante.Populli i Mirditës është esencialisht popull shqiptar. Kjo gjë është e pamohueshme dhe njëkohësisht është e mrekullueshme…"

Moikom ZEQO


“Mirditasit janë njerëz të pavarur, krenarë, të ndershëm e trima dhe në vecanti shumë mikpritës…”

Peter BLOMEYER

"Mirdita ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Mirdita ishte krahina më e madhe, e bashkuar e malësisë së Shqipërisë Veriore, Mirdita kishte dhe një udhëheqje fetare më vete, ajo ishte një “manastir” i pamposhtur, kushdo që merret me historinë e Shqipërisë nuk mund t'ia dilte më anë pa u marrë me Mirditën…"

Peter BARTL

Për Prend Doçin

"Prend Doçi është një nga personalitetet më të spikatura e më të shquara shqiptare."

Jeronim De RADA

"Prend Doçi fliste me një mençuri të rrallë, ndoshta ishte ndër më largpamësit nacionalist shqiptar…"

Edit DURHAM

"Prend Doçi është një nga apostujt më me vlerë të fesë së shqiptarizmës."

Milto GURRA

"Me vdekjen e Doçit, Shqipëria humbi të vetmin burrë shteti të vetin"
A. KRAL
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Greku dhe Shqiptari"

Greku: Pse ju shqiptare
kini djem te mbare
te zgjuar, te zote,
te fort, e te plote?
Shiko djemte tane
sikur nuke hane,
te verdhe, te thate,
te trembur si grate
te liq, te pabese,
pa turp e pa shprese...
gjak ne zemer s'kane.
Tuajte pse jane
trima te vertete ?

Shqiptari:
Se i bejme vete.
S'na ndihne te tjere si ju mor' te mjere.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

10641066_10154581981730214_6128954946121011554_n.jpg

FAIK KONICA
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

O shqipëtarë të gjorë, ndëgjoni Baba Tomorrë: Kombi Juaj s vete mbarë, se besët u kanë ndarë. Besa e bashkon njerinë, Ju pse e ndani Perëndinë? Të Krishterë e Myslimanë, të gjithë një Perëndi kanë. Ini një gjak o të mjerë, se ndë një vend kini lerë. Ini gjithë Shqipëtarë, s ini Grekë as Tartarë. Mblidhuni të bëni benë, të kujtoni Skenderbenë.


اajupit te Baba Tomorri
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Jemi cop cop, por krenar ama.


Aver 30.12.2014 pas eres sone.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Mufit Beu në Stamboll
Ky deputeti shqiptar nga Libohova, një kolegut të tij turk në parlament, i kishte hequr një shuplakë në fëtyre dhe i kishte thënë me mburrje “unë jam shqiptar dhe bektashi”.

(D.Vllahov, “Memoari”, Shkup,1970,f.95)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Haki Taha, vret Milladin Popoviçin. Publicisti dhe patrioti i shquar Eugen Shehu, thekson shkaqet e vrasjes së Milladin Popoviqit: Haki Taha ishte irituar edhe nga një këngë serbe, në të cilën thuhej: “Proxhe zima, doxhe leto, nema vishetunjatjeta” (Shkoi dimri, erdhi vera, s’ka më tepër tunjatjeta).

Haki Taha.. i revoltuar nga kjo, i ishte përgjigjur: “Dardani e vjetër, Kosovë e re,ke qenë shqiptare e shqiptare je,dimër e verë, e sa të jetë jeta, ke me përshëndetur me tunjatjeta”.


haki_zps685a704d.png
 

Attachments

  • haki_zps685a704d.png
    haki_zps685a704d.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • haki_zps685a704d.png
    haki_zps685a704d.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

SHQIPTARثT Nث TURQI PO POSHTثROHEN
Nuk janë 1 apo 6 milion shqiptarë që jetojnë në Turqi, por janë mbi 17 milion, dhe nuk janë thjesht minoritet e pakicë, por një shumicë që duhet vlerësuar. ثshtë turp për këta shqiptarë që pranojnë akoma këtë poshtërim që ju bëhet nga sulltanët e rinj anadollak. Nuk duhet të bëhet fjalë vetëm për shkolla, por për shkolla e universitete, për radio, gazeta, televizione e agjenci të informimit në gjuhën shqipe, që të jenë e të ndihen krenarë që janë nipat e SKثNDERBEUT.
Turqija nuk iu dha tokë shqiptarëve në emër të kombësisë turke, por në emër të poshtërsisë, krimit ndërkombëtar kundër shqiptarve dhe në emër të çfarosjes së kombit Shqiptar..
/Shpresa Frey
turkshqipe_zps44da611b.png
 

Attachments

  • turkshqipe_zps44da611b.png
    turkshqipe_zps44da611b.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • turkshqipe_zps44da611b.png
    turkshqipe_zps44da611b.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

SHQIPTARثT Nث TURQI PO POSHTثROHEN
Nuk janë 1 apo 6 milion shqiptarë që jetojnë në Turqi, por janë mbi 17 milion, dhe nuk janë thjesht minoritet e pakicë, por një shumicë që duhet vlerësuar. ثshtë turp për këta shqiptarë që pranojnë akoma këtë poshtërim që ju bëhet nga sulltanët e rinj anadollak. Nuk duhet të bëhet fjalë vetëm për shkolla, por për shkolla e universitete, për radio, gazeta, televizione e agjenci të informimit në gjuhën shqipe, që të jenë e të ndihen krenarë që janë nipat e SKثNDERBEUT.
Turqija nuk iu dha tokë shqiptarëve në emër të kombësisë turke, por në emër të poshtërsisë, krimit ndërkombëtar kundër shqiptarve dhe në emër të çfarosjes së kombit Shqiptar..
/Shpresa Frey
turkshqipe_zps44da611b.png

Shume e vertete kjo qe thua, une kam punuar si guide turistike ne Turqi dhe te dhenat e mesiperme ja jepja turisteve , si pasoje e kesaj mire qe me kane kercenuar me pushim nga puna eproret (nuk mund ta benin sepse une isha pjese e nje grupi shume te madh turistik europian) por edhe kercenim me dhune fizike, gje qe nuk e bene vetem e vetem sepse isha pjese e TUI-LTU dhe me ta nuk ja mbante te perballeshin.Paradoksi ishte kur une ju thosha qe nena e Mustafa Kemalit ishte shqiptare, babai turk bullgar ndersa ai vete lindur e rritur ne Selanik, sa probabilitet ka qe ai te ishte me te vertete babai i Turqise ? :P
 

Attachments

  • turkshqipe_zps44da611b.png
    turkshqipe_zps44da611b.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • turkshqipe_zps44da611b.png
    turkshqipe_zps44da611b.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Abdyl Frashëri, në Manastir, 1879.
Kosulli, kur e pa Abdylin me pranga në duar, buzëqeshi me ironi dhe i tha me cinizëm: çfarë bëre me idetë e tua? Abdyl Frashëri, si kurdoherë krenar, iu përgjigj ’’Si mund t i thuash bujkut çfarë bëre kur mbjell farën në arë? Sot fara nuk duket por do të mbijë..do ta korrin brezat e ardhshëm..Shqipëria do të bëhet,,
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

TURQIA NA ADHURONTE SI "MBETURINA OSMANE" DHE NA LUFTONTE SI SHQIPTARE

Hasan Tahsini
eshte njeri nder personalitetet me te shquara te historise osmane, themeluesi dhe rektori i pare i Universitetit te Stambollit, i cili per shkak te obskurantizmit osman u mbyll dy herë dhe kaperceu peripeci te shumta deri sa vijoi normalisht. Hoxha Tahsin ishte edhe Kryetar i Gjeografeve Islame te Perandorise.
(Deri këtu adhurohej...)

Si shqiptar ishte antar i Shoqerise se Stambollit dhe luftoi per gjuhen, shkollen dhe arsimin shqip. Ne vitin 1874 hartoi nje alfabet te gjuhes shqipe me alfabet latin. (Ketu luftohej)
Vdiq i helmuar, pas nje audience me Sulltanin, me daten 5 korrik te vitit 1881. Hajrullah Koliqi, Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar.

Prishtinë, 2002, f.243
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Orakulli kafshëror,,asht shum ma e ndershme me e mshel ktë histori,,
se kjo histori nuk ka me mujt me Ta përballue Kurr drogen!
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Traktati i Shën Stefanit 3 mars 1878

Më 3 mars të vitit 1878 u nënshkrua Traktati i Paqes së Shën-Stefanit, i cili i dha fund Luftës Ruso-Turke që pat shpërthyer më 24 Prill 1877. Pas luftimeve të ashpra, që zgjatën për pothuajse një vit, trupat ruse arritën në fshatin Shën Stefan, rreth 17 km në afërsi të Stambollit. Pas bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve rusë, konti Nikolla Ignatiev e Aleksandër Nelidov dhe atyre osmanë Safet Pasha, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Sadullah Beu, Ambasador në Oborrin Perandorak të Gjermanisë, u nënshkrua ky traktat. Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij shumë të gjerë, ndërsa Rumania, Serbia dhe Mali i Zi deri atëherë principata autonome nën vasalitetin e sulltanit osman, fituan pavarësinë e plotë. Serbia zgjerohej nga jugu në drejtim të viseve shqiptare të Kosovës. Sipërfaqja e saj rritej nga 37, 7 mijë km2 në 52, 7 mijë km2. Edhe Mali i Zi rritej nga 4, 7 mijë km2 në 15,7 mijë km2. Sipas këtij traktati, brenda kufijve të Malit të Zi hynin vise të banuara prej shqiptarëve, duke përfshirë Ulqinin, Tivarin, pjesën e sipërme të bregut të lumit të Bunës, gati krejt liqenin e Shkodrës, Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë. Territoret e Bullgarisë zgjeroheshin deri në brigjet e liqenit të Ohrit. Greqia nuk arriti të përfitonte asgjë. Kundërshtimi i vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit shënon një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare.

tra_zps757d2c43.png
 

Attachments

  • tra_zps757d2c43.png
    tra_zps757d2c43.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • tra_zps757d2c43.png
    tra_zps757d2c43.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Shkodrani musliman Kupe Dania (luftëtar i shquar në mbrojtjen e Plavës e Gucisë), vrau dy ushtarë osman, për të mbrojtur një grua, bashkëqytetare katolike, të cilët ata tentuan ta dhunojnë. Kurse në përgjegjësi u tha: “Vërtetë gruaja ishte katolike, por ishte motra jeme. Kemi të ndarë kishën e xhaminë, por e kemi bashkë Shqipërinë”. Qeveria e ndoqi, i dogji shtëpinë, ndërsa shkodranët me iniciativën e klerit, ja ndërtuan shtëpinë sërish.

(Fadil Kraja: “Britmat e një gruaje”, Shkodër)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

......Ishte shumë e rëndë, periudha e pas Skënderbeut për popullin shqiptar. I lënë vetëm në mëshirën e osmanëve që nuk mund tja falnin disfatën 25 vjecare që ju shkaktuan shqiptarët me Skënderbeun, ata, pra shqiptarët ose u terhoqën nëpër male, ose ikën ne Itali. Por brënda kësaj lodhjeje madhështore, ata nuk munguan të na lënë trashëgim, « rubinë » qëndrese, të panjohura më parë e nga popuj të tjerë, fqinjë me shqiptarët. Një nga këto « rubinë », që do ta kishte zili cdo popull në Ballkan dhe Europë, është ajo që në histori njihet si kënga e Duvakëve të Lurës. Ja kënga teksti i të cilës flet shumë më mirë se sa unë :
/Koço Danaj

Kënga e Duvakëve të Lurës

Ka dalë fjala n’atë krahinë
Përgatit një pashë ushtrinë
Thonë si dallga asht kur mësynë
Se han fjalën e as arsynë

Nji fjalë Lurës ja ka cue
300 nuse unë t’i due
Për 300 kalorsit e mij
Ma të zgjedhur në osmanlli

300 nuse me duvak
N’dash me pshtue, pa u la me gjak

Janë mbledh burrat si tja bajm
Kët kuvend me nder ta lame
Pa u shëmb malet aq sa janë
S’kemi cuca për sulltan

Janë betue e kanë thanë
300 djem të cohen n’kambë
300 djem, 300 duvakë
Shpatat ngjeshur, zjarr e flakë

300 djem kalors të zgjedhur
Aman zot ku i paske gjetur
Gjithë kalorsit zabitllar
Për sulltanin gardë e parë

Me t’prit pashë të dolëm para
300 nuse si qe fjala
300 nuse, 300 shpata
Se unë « vashat » kështu i pata

Mos harro more sulltan
Se n’Shqipni, për dhandër s’ban
Se prej Lure ke nji fjalë
Cuca n’luftë, bëhet djalë...........
.......(Nga Libri ne proces botimi "Kombi qe vjen nga qielli")
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top