Thenie mbi shqiptaret

Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Ja cfare duhet te lexosh per te pasur dieni per historine e shqiperise...1609888_10151801757622820_155091801_n.jpg
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

CARLO TROYA:
SHKRIMTARثT E LINDUR Nث ILIRI, THONث SE GJUHA E TYRE AKTUALE ثSHTث Mث E VJETثR SE GJUHثT E ITALISث DHE GREQISث;
ATA BESOJNث SE HOMERI DHE VIRGJILI MثSUAN Qث Tث FLISNIN NGA ILIRثT

Pas Dardanëve, në krahun e Adriatikut, ndërmjet Neretvas dhe Ticios, ose më saktë Kërkyrës, aty ku fillonte plazhi liburn, shfaqen Dalmatët. Dalmatët kishin qenë në varësi të Pleuratit, baba i mbretit Gent dhe pasardhës i Bardhylit, por me të fituar lirinë, luftuan aktualisht me Gentin, duke fituar famë të madhe për guximin. Mes tyre ishte i panjohur përdorimi i parave dhe në fund të çdo tetë viteve bënin një ndarje të re të tokave të tyre. Si më trimat mes Dalmatëve, njiheshin Ardiejt (shënim imi: Ardët, Ardianët) ose Vardiejt, të cilët me plaçkitësit e tyre detarë, në kohë të tjera kishin bezdisur Italinë (shënim imi: flitet për pretekstin e piraterisë detare ilire që shfrytëzoi Roma për luftën me Ilirinë). Nga këta Ardianë, armiq të betuar të Autarëve, mendohet se e ka prejardhjen populli i sotëm shqiptar t’Bardhë (shënimi im: bën lidhje “de’Bardi” me të bardhët ose Alb-anët). . .

Nga këto zona ende barbare, - të cilat së bashku me ato të shumë popujve të tjerë dhe me të njëjtën mbretëri ilire të Gentit, ranë gradualisht nën fuqinë e romakëve, - ata (romakët) filluan të quajnë Iliri të gjithë rajonin përgjatë Adriatikut, nga lumi Drilo apo Drini i Bardhë, deri në Alpe. Gjuha dhe artet romake do të përhapeshin gradualisht. Megjithatë, shkrimtarët e lindur në Iliri, thonë se gjuha e tyre aktuale është më e vjetër se gjuhët e Italisë dhe Greqisë, të cilët duke u bërë imitues të atyre që ia atribuojnë gjithçka për Sanskritishtes, duan të besojnë se Homeri dhe Virgjili mësuan që të flisnin nga Ilirët dhe Ilirët nuk hoqën asgjë nga gjuhët greke dhe romake. Për të propaganduar këtë mendim, duke studiuar, japin si absolutisht si të sigurt kalimin e Sicilianëve (Sikuli) të lashtë dhe të Liburnëve të Ilirisë, në vendin tonë, duke besuar se ata ishin bartësit e dialekteve të tyre të lashta në Lazio.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“The Albanians in general (I do not mean the cultivators of the earth in the provinces, who have also that appellation, but the mountaineers) have a fine cast of countenance; and the most beautiful women I have ever beheld, in stature and in features..."
Lord Byron
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Serbët... guxojnë t’i thonë Shqipërisë verilindore “Serbi e Vjetër”, atij vendi ku ndodhen Ipeku, Prizreni, Gjakova, zemra e Shqipërisë! Sikur të kishim mend, do të mundnim me të drejtë ne t’i thoshim Serbisë së poshtme – ku ndodhen Vrzja, Leskovci, Nishi, -“Shqipëri e Vjetër”. 1900

F.Konica
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Vleresimi i George Bernard Shaw-t per Nolin

Në përgjigje të librit të Nolit “Bethoveni dhe Revolucioni Francez” George Bernard Shaw i shkruante:
“Ju keni ngatërruar vokacionin, kur hytë në Urdhrin e Shenjtë. Ky libri juaj nuk është as lutje e priftit, as hagjiografi [literaturë mbi jetën dhe legjendat e shenjtëve]; është vepra e një kritiku dhe biografi të dorës së parë. E lexova deri në fund me kënaqësinë më të madhe, duke qenë vetë njohës i muzikës, kritik dhe artist-filozof nga profesioni. Ndoshta ju e dini se njerëzit nuk lexojnë kurrë librat që jua dërgojmë, siç i kam unë me shumicë…”

noli_zps4ece1c7d.png
 

Attachments

  • noli_zps4ece1c7d.png
    noli_zps4ece1c7d.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

I dërguari i Stambollit i shkoi në shtëpi Isa Boletinit dhe e pyeti përse nuk doli ta priste Sulltan Reshatin kur ai erdhi në Kosovë në korrik të vitit 1911.
- Nuk mund të vija se ju më kërkuat të dorëzoja armët!
- Pse, nuk u zure besë fjalëve të sulltanit?
- Unë i zë besë vetëm grykës së pushkës që mbaj me vete. Sulltanët të kanë pritur gjithmonë me muzikë e të kanë vrarë pas shpine me thikë. -Isa Boletini
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

( Albanian Langue)" Literatur mbi vepren dhe jeten e te shejteve",, Permbledhje nga Prift Zef Markoka,

ne kete liber mund ti gjeni te gjitha,
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

( Albanian Langue)" Literatur mbi vepren dhe jeten e te shejteve",, Permbledhje nga Prift Zef Markoka,

ne kete liber mund ti gjeni te gjitha,
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

" Penda e ndjersitur" esht nje tjeter liber i keti shkrimtari te ri,,qe shkruan Histroin e shqiptarve ne perjudhen e politikes se vjeter.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Shkeputur nga Donkishoti dhe Sansopanzza,,,

Ne nje moment,,kur i drejtohet sanso donkit,,se me c´far e ke mbushur koken,,? me shqiptar i thot!
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.

Fishta2_zps70a88070.jpg
 

Attachments

  • Fishta2_zps70a88070.jpg
    Fishta2_zps70a88070.jpg
    17.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Refugjate Boshnjake ofrojne vajzen e tyre per shitje ne pazarin e SHkodres-Bosniak refugees offering daughter to sale on Bazaar at Scodra-19. 5. 1906-(Illustrated London News).
Albanopedia

boshjaku_zps162d4089.png
 

Attachments

  • boshjaku_zps162d4089.png
    boshjaku_zps162d4089.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Las Cases shton: „Ai donte ta shkruante emrin e tij krah Homerit, Platonit dhe Epaminondës... Dhe nuk ishte larg kësaj." Napoleoni vazhdon: „Kur isha buzë Adriatikut gjatë „Fushatës së Italisë", i shkrova Direktoratit se para syve të mij shtrihej perandoria e dikurshme e Aleksandrit... Më pas krijova lidhje dhe me Ali Pashën. Përgatita kështu hartat e Maqedonisë, Serbisë dhe të Shqipërisë..."
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Napoleone-i ishte një strateg i madh dhe ai e dinte mirë se Adriatiku ishte një avant-post i fuqishëm kundër austriakëve dhe gjermanëve, prandaj dhe donte ta kishte nën komandën e tij. Por akoma më e jashtëzankonshme është një shkrim deri tashmë i panjohur i Napoleonit që lidhet me kohën kur ai ndërmori "Fushatën e Spanjës", fushatë që reflektuar njëkohësisht në tablotë e Goy-as. Në një moment kur sapo ka hyrë në tokën spanjolle, në fshatin Vergara, në rrugën që të çonte drejt Tolosa-s, ai kishte shkruar në ditarin e tij: "Rruga, është e keqe. Fshataret të kallin frikën dhe kanë në kokë nje kapuç të çuditshëm.Të gjithë janë të veshur me guna të errta dhe kanë kepucë si ato të shqiptarëve..."

Sigurisht, Napoleone nuk mund t'i njihte këpucët e shqiptarëve nëse nuk do të kishte qënë në Shqipëri, ku rruga e kthimit nga Athina nëpër Shqipëri i kishte dhënë mundësi të vizitonte viset e jugut shqiptar e të dilte në bregdet, nga ku me anije është larguar drejt brigjeve të jugut te Francës.

(Napoleone Bonaparte, Letërkëmbimet rreth Shqipërisë)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Nën sundimin osman, shqiptarët myslimanë, të cilët turqit i kishin afruar në pushtet, ishin vazhdimisht në qendër të vemendjes, ndërsa shqiptarët e krishterë kishin mbetur në hije dhe nuk u dëgjohej zëri asnjëherë. Kjo ka sjellë që jashtë vendit të krijohej përshtypja se Shqipëria ishte një vend tërësisht islamik." -1936

Konica
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Burimi Marla, per seriozitetin e shkrimeve ne kete teme.
Pasi ka edhe te krishtere qe punonin per P.Osmane. Si Pashko Vasa..
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

..."Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gakderdhëse të Sovranit"...
"Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje
ata harbutë të pafe!!
Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para
Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit
me një të rënë të shpatës, - fap fap – i
ekzekutonin"...

"Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre
mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej
kufomave të shumta, lugina të thella tanimë
ngjasonin si të ishin kodra"...

"Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u
bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u
mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë".

..."Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin
mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar
osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga
Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”


mongoli_zps4d3ae2a2.png
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Shqiptaret nuk kane qene kurre engjej te pafajshem: dhuna, kapardisja, etja per grabitje, padurimi kane qene prej kohesh tipare te spikatura te karakterit te tij, por nga ana tjeter ai eshte shquar edhe per tipare fisnike: shqiptari eshte trim, kokekrisur, besnik, shpirtmadh, bujar, i vetesigurte dhe i zgjuar. Ai i perveteson njelloj shpejt si vetite e mira, ashtu edhe ato te keqija…

Eqrem bej Vlora
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

AKADEMIKU FRANCEZ, PIERRE LOTI, ME VESHJE SHQIPTARE

Pierre Loti, Akademiku i "Akademise Franceze", mbajtësi i urdhërit "Kryqi i Madh i Legjionit të Nderit", me veshje shqiptare, e cila mund të gjendet në kështjellën Château de la Roche Courbon.
Pierre Loti, ishte pseudonimi i shkrimtarit Louis Marie Julien Viaud. Bëri shumë udhëtime dhe botime. Akuzoi shfarosjet e bëra nga serbët kundër shqiptarëve, në mënyrë të sinqertë e si mbrojtës i së drejtës.
1798634_805832752763547_661311380_n.jpg
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Me burime te shkrimeve qe sillni ju lutem.:) Pasi nuk behet fjale per opinjone tona personale.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Ata që studiojnë Shqipërinë besojnë se po të kishte jetuar më gjatë Skënderbeu dhe ta kishte mbrojtur Shqipërinë nga pushtimi turk, ajo do të ishte bërë një shtet i vërtetë perëndimor, si rrjedhojë e lidhjeve me papatin dhe me princër të ndryshëm të shteteve italiane, si Ferdinandi i Napolit. Mirëpo, me vdekjen e Skënderbeut më 1468 dhe me rënien e Shqipërisë në duar të turqve, zhvillimi kulturës shqiptare u ndërpre plotësisht e madje pati kthim prapa.”
Faik Konica
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Perberja Etnike e Ballkanit ne vitin 1912: Historiani francez René Pinon per shtrirjen gjeografike ne ballkan te shqipetarve ai e pershkrun keshtu:"Prej fushavet te Vardarit gjer ne Adriatik, prej Thessalise gjer ne Mai te Zi, Shqipetari eshte zot, edhe nga se eshte i pari ndenjes, edhe nga se eshte me i forti ne keto vise."
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Wadham Peacock, ne libren e tij, "Albania, the foundling State of Europe," duke folur permi vendin ndenjur prej Shqipetaresh edhe per kerkimet e tyre thote, "Kjo perpjekje per te hequr kufine te Shqiperise, pa dyshim se do te ishte refozuar prej Konferences se Londres, po te ishin Shqipetaret mjaft te forte ose mjaft popullore per te lobuar nje propagande si ate qe organi- zuam miqt'e Grekervet, te Bullgarevet, edhe te Serbevet, sepse pushtonte vendin, ne te cilin Shqipetaret me te vertet formojne shumicen, edhe ne te cilin vendet dhe kombesite e tjera qendruan duke perdorur intrigat me te dobeta "FETARE" edhe politike."
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Sot me 2 mars..:) 1444
Besëlidhja e Lezhës i njohur edhe me emërtimet tjera si "Lidhja Shqiptare e Lezhës", Kuvendi i Lezhës, Liga e Princërve Shqiptarë, është Kuvendi i Pricërve Shqiptarë të viteve 1444 të cilët rrezikoheshin apo dëshironin të shkëputen nga lidhja me perandorin osmane e cila krijohej me ndikimin ushtarak Osman.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë (Shqipëri). Si organizatorë të kuvendit merret i posakthyeri nga Stambolli, gjenerali (Skenderbeu) shqiptar në perandorin osmane Gjergj Kastrioti. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të perandoris së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që më këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalsohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

Lidhja e Lezhës ishte një aleancë politike ushtarake e cila bazohej në vendime demokratike nga kuvendi duke rrespektuar sundimin e fisnikëve në tokat e tyre. Sipas marrëveshjes armiqësitë mbi zotërimi e tokave do të ndaleshin apo do të i paraqiteshin lidhjes e cila me vendime në bazë të shumicës do ti zgjidhte. Kjo arrihej me lehtësi pasi që të gjithë fisnikët pjesëmarrës apo anëtarë të Lidhjes së Lezhës forcat e tyre ushtarake i kishin vënë nën komanden e Gjergj Kastriotit i cili ato sipas marrëveshjes do të i fuste në përdorim vetëm kunder ushtrive kërcënuese të anëtarve të Lidhjes.
wi
2 mars.jpg
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

KAJRO, SHQIPTARI Nث SYTث E GUSTAV FLOBERT
FUSTANELLA E XHAKETA E QثNDISUR, SIMBOLI I IDENTIETIT SHQIPTAR

Mund të hasësh çdo kostum në Orient, mund të hasësh të gjithë popujt e tij (jam duke folur, për këtu në Kajro). Shikon priftin ortodoks grek me mjekrën e tij të gjatë, duke shkuar kaluar në mushkën e tij, shqiptarin me xhaketë të qëndisur, koptin me çallmë të zezë, persianin me peliçen e tij, beduinin e shkretëtirës me fytyrën e tij në ngjyrë kafeje, që ecën i mbështjellë solemnisht në rrobat e tij të bardha.
-Letër nga Gustave Flaubert për Dr. Jules Cloquet, Kajro, 15 janar 1850

1891225_807480072598815_1786275113_n.jpg
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

SHEGA E HAPUR,
RITI I KRYER NGA GRATث SHQIPTARE Qث EVOKON
PERثNDESHثN PELLAZGJIKE, DHEMETRA

Gra të ndryshme shqiptare kryejnë një ritual të moçëm çdo fund-vit. Ditën e fundit të vitit, duke u vdekur njëri vit e duke lindur viti i ri, Zonjat e shtëpisë, hapin një kokërr shegë dhe e vendosin të paprekur diku në një cep të shtëpisë. Nëse i pyet se përse e bëjnë këtë gjë, të përgjigjen se: “është mirë, është mbarësi”. Nuk është aspak e çuditshme që këtë shpjegim mbi traditën shqiptarët ta përmbledhin vetëm me dy vlerësime: “është mirë” ose “është keq”.

Ata nuk hyjnë në thellësi të detajit, të interpretimit, por qëndrojnë besnikë të trashëgimisë së vërtetë që sillnin Të Parët, brez pas brezi, pa pasur nevojë për shpjegime, interpretime, bindje racionale etj. Në këtë mënyrë, tradita shqiptare rezistoi falë kodit të besnikërisë brez më brez dhe besnikërisë të së vërtetës që brezi kishte detyrim ta ruante e ta përcillte, por pa e shndërruar apo transformuar.

Por ne jemi të interesuar për Shegën si gjak, për ritin që folëm. ا’përfaqëson ajo ? Ajo shegë e kuqe, e hapur aty, është fryti që lindi nga gjaku i Adon-is, përëndisë së Dëshirës dhe Bukurisë (Adon ~ “çuditërisht” duket si rrënja e fjalës Dëshirë = Don / Do / A -Do-n). Ashtu si edhe në çdo grimcë tradite tjetër shqiptare, shpjegimet e rrënjët gjenden në antikitet. Përgjigjen duket se e jep miti i Persefonës, perëndesha e Nën-dheut, Botës së të Vdekurve. Por ajo nuk ishte gjithnjë një perëndeshë e tillë, e Nën-dheut. U rrëmbye nga sunduesi i Botë së të Vdekurve, perëndia Had, teksa ajo mblidhte lule. Por ky rrëmbim duket se i kushtoi shumë tërë njerëzimit. E ëma e Persefonit, ishte perëndesha Dhemetra (Dhêu-mëmë, fjalë shqipe sipas albanologëve), perëndeshë e gjallimit të Dhêut, të korrave, pjellorisë, frytshmërisë, vjeljes etj. Në shenjë zîe, Dhemetra, ndaloi lulëzimin e Dhêut.

U desh ndërhyrja e Zeusit që ndalte kjo zî. Ai ndërhyri te Hadi për të kthyer Persofonën në Botën e të Gjallëve. Mirëpo kishte një rregull. Kush ushqehej me fryte e ushqime të Nën-dheut qëndronte përjetë aty, në atë Botë. Me hile, Hadi i kish dhënë Persefonës gjashtë kokrra shege për të ngrënë. Në këtë mënyrë u vendos që për gjashtë muaj Persefona të qëndronte në botën e Nën-dheut dhe për gjashtë muaj të tjerë, ajo të vinte Mbi-Dhê. Kësisoj, bota e njerëzve gjashtë muaj kalon nën të ftohtë e mungesë prodhimi, e gjashtë muaj të tjerë ka fryte të bollshme, duke bërë në këtë mënyrë një përzierje të mitit dhe stinëve.

Ky ishte miti, por praktika është ajo e grave shqiptare, të quajturat Zonja Mëmë dikur në Arbëri (emërtim i Dhemetrës). Prej mijëra vjetësh ato himnizojnë perëndeshën e pjellorisë, Dhemetrën, në heshtje, me besnikëri, me seriozitet, pa dyshime dhe me mirësi… mënyra me të cilat, mbijetoi tradita shqiptare mijëravjeçare, traditë se cilës shqiptarët i kanë hua mbijetesën e tyre si komb.

Nëse do të shihni një shegë të çarë në një shtëpi, qoftë fundi i vitit, kur Dielli ka festën e tij ilire, qoftë ndonjë ditë tjetër, mendoni për botët Mbi e Nën Dhê, dhe për dashurinë e Zonjës Mëmë, nënës Dhemetër për bijën Persefonë… Ajo shegë aty, është Simbol që evokon fuqinë e Mirësisë së Mbinatyrshme, fuqinë e Misterit, pasi e tillë ishte Dhemetra, perëndesha pellazgjike, e konsideruar Themeluese e Mistereve.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Për këdo gjuha amtare ka një tingëllim të ëmbël. Por, me sa duket, shqipja është tërheqëse edhe për të huajt. - Faik Konica
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Ashtu kuptova se në të vërtet kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuar me një mijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen një urrejtje kundër bukurisë."

Faik Konica, "Shqipëria si mu duk", 1929
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top