Erblinaa
Anëtar i ri
“The Dark Knight” arrin shifrën një miliard dollarë
Filmi i ri i Batmanit, “The Dark Knight”, ka fituar më shumë se një miliard dollarë nga shfaqja në kinematë botërore duke u bërë filmi i katërt më fitimprurës i të gjitha kohërave.
Filmi aksion ku luajnë Christian Bale dhe aktori i ndjerë Heath Ledger, pati një sukses të jashtëzakonshëm kur u lëshua në kinema gjatë verës së kaluar.
Dhe tash filmi ka mbledhur më shumë se 1 miliardë dollarë nga shfaqjet në kinema, përfshirë 533.1 milionë nga kinematë amerikane dhe rreth 468 milionë nga vendet tjera.
“Titanic” edhe më tej mbetet filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave me 1.84 miliardë dollarë. “The Lord of the Rings: The Return of the King” është i dyti me 1.12 miliardë dhe “Pirates of the Caribbean: Dead Man's Chest” i treti me 1.07 miliardë dollarë të fituar.telegrafi