Terrorizmi, ja dosja e dy familjeve xhihadiste shqiptare.

TIRANE- Dërgimi i Idajet Balliut në Siri për të luftuar në krah të ISIS dhe më pas për të mbetur i vrarë, duket se është mundësuar nga Alban Elezi, 38-vjeçari nga fshati Rrakull i Kavajës, i arrestuar pak ditë më parë, i akuzuar për akte terroriste, pasi së bashku me nipin e tij rekrutonin luftëtarë në vendin tonë për t’i dërguar në Siri në luftë krah ISIS.

Sipas vendimit të Gjykatës së Breshias në Itali për arrestimin e Alban Elezit dhe nipit të tij Elvis Elezit, në dosje përmendet edhe një shtetas tjetër po nga Kavaja, për të cilin nuk ka urdhër arresti. Sipas dosjes, shtetasi italian me origjinë marokene, minoreni El Abboubi Anas, më datë 6 dhjetor 2013 ka udhëtuar nga Bari në Durrës, ku ka qëndruar vetëm 5 orë. Nga përgjimet telefonike rezulton se gjatë gjithë udhëtimit, minoreni ka folur me Alban dhe Elvis Elezin.

Në dosje thuhet, se “Roli i Alban Elezit dhe Elvis Elezit qartësohet falë informacioneve të ardhura në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, e cila ka kryer hetime të vazhdueshme për rekrutimin dhe dërgimin e të rinjve myslimanë për të luftuar në Siri. Autoritetet e drejtësisë shqiptare komunikuan që një i ri i identifikuar si Idajet Balliu ka mbetur i vrarë gjatë luftimeve në Siri, më 15 gusht 2014. Idajet Balliu është nisur në drejtim të Sirisë nga aeroporti i Rinasit më datë 8 dhjetor 2013.

Rezulton se Alban Elezi është pjesë e së njëjtës linjë familjare me Idajet Balliun, duke qenë se është kunati i tij, burri i motrës së Idajetit”. Madje, në dosje theksohet se edhe pjesëtarë të tjerë të familjes Balliu kanë tentuar të shkojnë në Siri. “Vëllezërit e Idajetit, Hasan dhe Servet Balliu, kanë tentuar të shkojnë në Siri për t’ju bashkuar ISIS-it. Hasan Balliu ka deklaruar se është shoqëruar në aeroport për t’u nisur drejt Turqisë e më pas drejt Sirisë, më datë 13.04.2014 nga Alban Elezi, bashkëshorti i motrës së tij.

Po më këtë datë, oficerët e antiterrorit në Shqipëri identifikuan Albanin. Edhe vëllai tjetër, Servet Balliu, është ndaluar më 31 gusht 2014 në aeroportin e Tiranës, teksa tentonte të nisej drejt Stambollit”, shkruhet më tej në fashikujt hetimorë të drejtësisë italiane. Sipas Servetit, vëllai i tij Idajeti, i kishte treguar se në të njëjtin grup në të cilin ai luftonte ishte dhe Shqyri Kaca nga fshati Dragostunjë i Librazhdit dhe fëmijët e tij, Saimir Kaca 20 vjeç, Zejdi Kaca 18 vjeç dhe Enea Kaca 13 vjeç.

Por, autoritetet italiane zbardhin faktin se konflikti familjar mes Alban Elezit dhe vëllait të tij të madh, Idajet Elezit, pasi ky i fundit e konsideronte përgjegjës Albanin për radikalizimin e vajzës së tij 16 vjeçe dhe gjithashtu për lidhjen sentimentale që ajo kishte me Idajet Balliun.

“Radikalizimi i një pjese të familjes shfaqet gjatë bisedave që Idajet Elezi kishte me persona të tjerë, duke i shprehur se vajza e tij i quante prindërit e saj “njerëz të pafe”. Ndërkaq, Idajet Elezi nënvizonte se ishte i bindur se po të ishte ende gjallë Idajet Balliu, vajza e tij do të bashkohej me të në Siri për të ndjekur traditën e grave që i bashkoheshin bashkëshortëve apo të dashurve të tyre në luftë”, vijon dosja.

Gjithashtu, në dosje thuhet se të gjitha këto të dhëna provojnë aktivitetin e rekrutimit nga ana e Alban Elezit, që ka peëfshirë të gjithë familjen Balliu, dhe që shtrihet edhe në nivel ndërkombëtar, me ndihmën në Itali të Elvisit dhe kontakteve të vazhdueshme me luftëtarët në Siri.

(c)Shqiptarja
 
Titulli: Terrorizmi, ja dosja e dy familjeve xhihadiste shqiptare.

Boh si marr vesh jo ,si munden te kapercejne cdo cak llogjike keta lloj njerzish.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top