Ado
FISEBILIL-LAH
“Bota perëndimore na ka ndihmuar në themelimin e shtetit, ndërsa nga bota islame presim që të na ndihmojë në forcimin e shtetit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava të shtunën në një takim me disa pjesëmarrës të konferencës “Kosova dhe Bota arabe”, që mbahet nesër në Prishtinë.
Duke folur për hezitimin dhe vonesën e shteteve islame për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Myftiu tha se pret kontributin e intelektualeve e publicistëve arabë, shoqërisë civile dhe miqve tanë në botën islame që të kontribuojnë që sa më parë qeveritë e vendeve islame ta njohin shtetin e Kosovës, njofton INA.
Siç njoftoi Zyra për informim pranë BI të Kosovës mysafirët nga shtet arabe në bisedë me Myftiun janë interesuar për historinë e krijimit të shtetit të Kosovës, ndërkohë që Tërnava mbajtjen e konferencës e ka cilësuar si një rast të mirë që të shtohen kontaktet në mes shteteve islamike dhe Kosovës./Telegrafi/