Tërnava kërkon njohjen e Kosovës nga bota islame

Ado

FISEBILIL-LAH
“Bota perëndimore na ka ndihmuar në themelimin e shtetit, ndërsa nga bota islame presim që të na ndihmojë në forcimin e shtetit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava të shtunën në një takim me disa pjesëmarrës të konferencës “Kosova dhe Bota arabe”, që mbahet nesër në Prishtinë.

Duke folur për hezitimin dhe vonesën e shteteve islame për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Myftiu tha se pret kontributin e intelektualeve e publicistëve arabë, shoqërisë civile dhe miqve tanë në botën islame që të kontribuojnë që sa më parë qeveritë e vendeve islame ta njohin shtetin e Kosovës, njofton INA.

Siç njoftoi Zyra për informim pranë BI të Kosovës mysafirët nga shtet arabe në bisedë me Myftiun janë interesuar për historinë e krijimit të shtetit të Kosovës, ndërkohë që Tërnava mbajtjen e konferencës e ka cilësuar si një rast të mirë që të shtohen kontaktet në mes shteteve islamike dhe Kosovës./Telegrafi/
 
Duke ju falenderu muslimaneve ne Kosove po me doket po na pranojne edhe Shtetet Islame neve si Shtete :yahoo:
 
I afte eshte ky Terrnava. E kam pase profesor dhe Drejtor ne shkolle.
 
Duke ju falenderu muslimaneve ne Kosove po me doket po na pranojne edhe Shtetet Islame neve si Shtete :yahoo:


Nese marin izen nga Rusia :ciaoo:dhe se fundi me duket se po i detyron Amerika :ciaoo:se sa per musliman e kishin bere qemoti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top