Me poshte do te lexoni fjale jo forte te mira per Shqiperine,por qe deri ne nje fare mase kane te drejte,por te quajne vendin ne ate menyre duhet ta mendojne 2 here para se pjerdhin nga goja
Këto janë përshtypjet e udhëtimit të Jamie Twigg, botuar në portalin e Zelandës së Re, stuff.co.nz. Një grup turistësh zbulojnë Shqipërinë dhe japin përshtypjet e shpejta për vendin tonë
Kush do e kishte menduar se do kishim bërë pushime në Shqipëri? Derisa bëmë këtë udhëtim, nuk mund të thosha asgjë se ku është Shqipëria, le më pastaj për të treguar diçka për të. Por ja ku jemi, diku mes Malit të Zi e Greqisë duke pyetur veten se ç’po bëjmë këtu.
Sigurisht, gjithë synimi ishte që të shkonim në ishujt e Greqisë për të përjetuar më shumë gallatë. Por, për të shkuar atje, harta jonë në celular vendosi që ne duhej të shihnim Malin e Zi dhe oazin me emrin Shqipëri. Guida jonë e besueshme na tha se kryeqyteti është Tirana, një destinacion që duhej parë si dhe plazhet e bregut të Jonit ishin për të vdekur në to.
Brenda pak kilometrash nga kufiri ne ishim në gjendje që të nxirrnim disa fakte thelbësore për Shqipërinë:
1- Rregullat e qarkullimit janë më shumë si punë udhëzimesh. Shoferët në Shqipëri janë absolutisht të luajtur mendsh: nëse rruga zë tri makina, atëherë harroji ndarjet e korsive; është koha për ta mbushur atë pak vend të mbetur. Në fakt, shqiptarët janë kaq shoferë të këqij sa rrugët e tyre janë të mbushura me më shumë kryqe se tek ne dhe kjo shpjegon diçka.
2- Nëse je shqiptar një nga të afërmit e tu, me gjasë, është pronar i një karburanti. Gjatë rrugës luajtëm një lojë të quajtur “kape karburantin”. Nuk e zmadhoj kur them se sapo kalon një të tillë mund të dallosh një tjetër. Për ironi në Shqipëri je gjithmonë afër një karburanti.
3- Kazanët e plehrave vetëm sa zënë vendin kot. Pse të hedhësh mbeturinat në kosha kur mund t’i hedhësh në anë të një rruge e t’u vësh flakën?
4- Ndërtesat mund të ndërtohen e të lihen pa banuar. Kompanitë shqiptare të ndërtimit duket se kanë vendosur të ndërtojnë përgjysmë nja njëmijë shtëpi se, nuk i dihet. Në fakt edhe ato që duket sikur kanë përfunduar kanë shufra hekuri që u dalin në majë të gatshme për katin tjetër. Oh, tullat janë kaq në modë në Shqipëri këto kohë!
ثshtë e ndershme të thuhet se përshtypja e parë për këtë vend ishte: një mut. Me një fjalë. E meqë ishim në këtë gjendje, udhëtuam në kryeqytet, me shpresën se aty do kishte ndonjë kthesë. Ajo çka na doli përpara ishte një mut i përzier me neglizhencë. Tirana nuk ishte një qytet i këndshëm, kishte pak histori, por sigurisht nuk u rekomandojmë të shkoni aty. Nëse vendosni të shkoni, duhet patjetër të flisni me një vendas. Nëse qytetit i mungon personaliteti, vendasit janë miqësorë dhe entuziastë.
Por ne mbetëm të befasuar nga çmimet e ushqimit atje. Duke pasur në mendjen politikën tonë të dy eurove në ditë për ushqim, e çuam atë në tetë euro për natën që qëndruam atje. Nuk duket shumë, por ju garantoj se për më pak se 10 euro në ditë mund të hani si mbret në Shqipëri.
Nga Tirana u nisëm drejt bregdetit dhe menjëherë nisëm të shijojmë Shqipërinë. Vija bregdetare ishte absolutisht mahnitëse dhe me makinën tonë kapëm disa nga skenat më piktoreske që kemi marrë ndonjëherë në udhëtim- nga njëra anë e makinës. Ndërtesat e vjetra dhe malet me plehra ndërhyjnë në këtë bregdet fantastik. Nuk është një marrëveshje fantastike me çdo kusht- nëse rri në diell, në detin blu dhe ke një ushqim të lirë, bregdeti shqiptar mund të jetë një perlë e vërtetë. Kemi takuar njerëz këtu që absolutisht e duan vendin e tyre- por për ne… do jetë më mirë sikur të spostohemi në Greqi.
gazetatema