Të udhëtosh nëpër Shqipëri? Më mirë spostohemi në Greqi

Me poshte do te lexoni fjale jo forte te mira per Shqiperine,por qe deri ne nje fare mase kane te drejte,por te quajne vendin ne ate menyre duhet ta mendojne 2 here para se pjerdhin nga goja

Këto janë përshtypjet e udhëtimit të Jamie Twigg, botuar në portalin e Zelandës së Re, stuff.co.nz. Një grup turistësh zbulojnë Shqipërinë dhe japin përshtypjet e shpejta për vendin tonë



Kush do e kishte menduar se do kishim bërë pushime në Shqipëri? Derisa bëmë këtë udhëtim, nuk mund të thosha asgjë se ku është Shqipëria, le më pastaj për të treguar diçka për të. Por ja ku jemi, diku mes Malit të Zi e Greqisë duke pyetur veten se ç’po bëjmë këtu.

Sigurisht, gjithë synimi ishte që të shkonim në ishujt e Greqisë për të përjetuar më shumë gallatë. Por, për të shkuar atje, harta jonë në celular vendosi që ne duhej të shihnim Malin e Zi dhe oazin me emrin Shqipëri. Guida jonë e besueshme na tha se kryeqyteti është Tirana, një destinacion që duhej parë si dhe plazhet e bregut të Jonit ishin për të vdekur në to.

Brenda pak kilometrash nga kufiri ne ishim në gjendje që të nxirrnim disa fakte thelbësore për Shqipërinë:

1- Rregullat e qarkullimit janë më shumë si punë udhëzimesh. Shoferët në Shqipëri janë absolutisht të luajtur mendsh: nëse rruga zë tri makina, atëherë harroji ndarjet e korsive; është koha për ta mbushur atë pak vend të mbetur. Në fakt, shqiptarët janë kaq shoferë të këqij sa rrugët e tyre janë të mbushura me më shumë kryqe se tek ne dhe kjo shpjegon diçka.

2- Nëse je shqiptar një nga të afërmit e tu, me gjasë, është pronar i një karburanti. Gjatë rrugës luajtëm një lojë të quajtur “kape karburantin”. Nuk e zmadhoj kur them se sapo kalon një të tillë mund të dallosh një tjetër. Për ironi në Shqipëri je gjithmonë afër një karburanti.

3- Kazanët e plehrave vetëm sa zënë vendin kot. Pse të hedhësh mbeturinat në kosha kur mund t’i hedhësh në anë të një rruge e t’u vësh flakën?

4- Ndërtesat mund të ndërtohen e të lihen pa banuar. Kompanitë shqiptare të ndërtimit duket se kanë vendosur të ndërtojnë përgjysmë nja njëmijë shtëpi se, nuk i dihet. Në fakt edhe ato që duket sikur kanë përfunduar kanë shufra hekuri që u dalin në majë të gatshme për katin tjetër. Oh, tullat janë kaq në modë në Shqipëri këto kohë!

ثshtë e ndershme të thuhet se përshtypja e parë për këtë vend ishte: një mut. Me një fjalë. E meqë ishim në këtë gjendje, udhëtuam në kryeqytet, me shpresën se aty do kishte ndonjë kthesë. Ajo çka na doli përpara ishte një mut i përzier me neglizhencë. Tirana nuk ishte një qytet i këndshëm, kishte pak histori, por sigurisht nuk u rekomandojmë të shkoni aty. Nëse vendosni të shkoni, duhet patjetër të flisni me një vendas. Nëse qytetit i mungon personaliteti, vendasit janë miqësorë dhe entuziastë.

Por ne mbetëm të befasuar nga çmimet e ushqimit atje. Duke pasur në mendjen politikën tonë të dy eurove në ditë për ushqim, e çuam atë në tetë euro për natën që qëndruam atje. Nuk duket shumë, por ju garantoj se për më pak se 10 euro në ditë mund të hani si mbret në Shqipëri.

Nga Tirana u nisëm drejt bregdetit dhe menjëherë nisëm të shijojmë Shqipërinë. Vija bregdetare ishte absolutisht mahnitëse dhe me makinën tonë kapëm disa nga skenat më piktoreske që kemi marrë ndonjëherë në udhëtim- nga njëra anë e makinës. Ndërtesat e vjetra dhe malet me plehra ndërhyjnë në këtë bregdet fantastik. Nuk është një marrëveshje fantastike me çdo kusht- nëse rri në diell, në detin blu dhe ke një ushqim të lirë, bregdeti shqiptar mund të jetë një perlë e vërtetë. Kemi takuar njerëz këtu që absolutisht e duan vendin e tyre- por për ne… do jetë më mirë sikur të spostohemi në Greqi.

gazetatema
 
Pe: Të udhëtosh nëpër Shqipëri? Më mirë spostohemi në Greqi

S'kam qa shtoj me shum se kto turistet,se kan then te verteten.

Por mut per mut Viva Albania
 
Pe: Të udhëtosh nëpër Shqipëri? Më mirë spostohemi në Greqi

E mire le te spostohen ne Greqi, se nuk ka duhen keto lloj turistesh...Propagandave te ketilla te pa baza gjithsesi i duhet pasur frigen,se vertete mund te kene fuqine qe te debojne shume turiste. :(
 
Pe: Të udhëtosh nëpër Shqipëri? Më mirë spostohemi në Greqi

Ndoshta edhe kan te drejte , por edhe aq keq si e paskan pershkruar s'eshte .
 
Pe: Të udhëtosh nëpër Shqipëri? Më mirë spostohemi në Greqi

per mendimin tim shqiperia vitet e fundit po mundohet e po regullohet , dhe po ta mendosh qe ka vetem 5 vite qe po investohet ne shqiperi per kete qe eshte te themi prape mire.... sa per qytetet tona eshte e vertete plerat te mbysin, rruget pa drita e shum e shum tjera... nejse n dhe se se kam shetitur mire shqiperine di te them se mu me pelqen si do qe t jete
 
Pe: Të udhëtosh nëpër Shqipëri? Më mirë spostohemi në Greqi

Sido qe te jete Shqiperia prape vendi yt ka mbetur, i rregulluar apo jo, do mbetet vendlindja jote.
Mua nuk me ben pershtypje cfare thone turistet, ata jane vec kalimtare te castit. Ok ne Shqiperi ka shume gjera qe duhet te rregullohen, me qellim qe jetesa te jete e lehte per te gjithe, por, kur nuk munden, nuk ke cfare te thuash, vetem, le te rroje Shqiperia. Te pakten kemi vendin tone, plazhin cdo gje, madje gjuhen tone amatare! Dhe ne jemi pjese e saj!
 
Pe: Të udhëtosh nëpër Shqipëri? Më mirë spostohemi në Greqi

Destinacioni turistik i botes ne nje te ardhme te afert. E deshen kete disa gazetar, disa njerez apo disa popuj :biciklete:
 
Pe: Të udhëtosh nëpër Shqipëri? Më mirë spostohemi në Greqi

Se kuptoj si mund te behen krahasime te ketij lloji??Po flasim per nje Shqiperi qe vertet qe 20 vite ka dal nga nje gjenje diktature,e cila i ka penguar shume gjera,por mos te mundohemi ta krahasojme me disa vende qe kane demokraci shume vjecare...Eshte thjesht marrezi,vertet qe realiteti ashtu eshte,por pse te pretendojme kaq shume e kaq lart??Greqia ka vite e vite qe eshte e hapur ne demokraci ne turizem etj etj,ne kemi vec 20 vite madje ta shohesh holle-holle,Shqiperia mir ka ec...E mira ska fund,syri i njeriut eshte pangopur,me vjen keq te them keshtu por shqiptarin ku do ta cosh cdo gjeje do i gjeje nje dicka qe si pelqen,edhe ne vendet me kulture europiane qe jetojne,te njejtit mbeten...Cdo shtet ka te mirat e te keqijat e veta,edhe ne Londer bej prove futu ne disa rrugica apo ne ndonje lagje si e fshehur sheh dallime me qendren....Njeriu thjesht e ka nje prejardhje e ka dhe nje motiv per te shkuar tek prejardhja e tij,tani arsyet jane fisi ,familja ca ka rendesi..Besoj se njeriu pershtatet mire me cdo gje,jo ka plehna,ok jane spo i mohon kush,por nga ato plehna kemi udhetu te gjithe drejt emigrimit,per ekonomi jo larg plehnave...Sme pelqen kjo menyra e interpretimit te ketyre gjerave,ndoshta jam une qe flas nga malli per atje,ku edhe me splehnash eci por te pakten jam ne vend tim...Se di,por dicka eshte e qarte ne shqiptaret mjafton te na dale kafshata me e madhe ne nje vend tjeter dhe e mohojme vendin tone...
 
Titulli: Të udhëtosh nëpër Shqipëri? Më mirë spostohemi në Greqi

Pavarsisht se te le per te deshiruar shume infrastruktura dhe entusiasmi i njerzve per turizmin por kjo qe thote lart eshte nje tip propqagande gjelozie qe kjo nga newzalanda ben ne kete artikull sepse te jesh ne vend te trete ne broshuren e lonlyplanet per tu vizituar nuk ka se cfare te thote ky personi qe ka shkruar artikull.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top