Te rejat nga Ilirida

Titulli: Te rejat nga Ilirida

PDSH e BDSH reagojnë ashpër ndaj aksioneve të policisë


Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar, përmes kumtesave kanë reaguar ashpër ndaj aksionit të djeshëm policor nëpër disa familje shqiptare.

"Shprehim indinjatën e thellë për veprimet arbitrare të pushtetit aktual, i cili vazhdon metodat represive ndaj shqiptarëve. ثshtë moment i fundit për t'i thënë ndal dhunës ndaj familjeve shqiptare, presionit ndaj medias dhe valës së arrestimeve përmes alibive të rrejshme", thuhet në reagimin e PDSH-së.
Ndaj aksioneve të policisë ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik Shqiptar, i cili vlerëson se bastisja dhe dhuna e mbi 3000 familjeve shqiptare vetëm për tre muajt e fundit janë dëshmi se autoritetet shtetërore të Maqedonisë nuk lënë mjet pa përdorur për të provokuar destabilizimin e vendit. Sipas kësaj partie, dhuna dhe presionet ndaj botuesit të së përditshmes shqiptare "Koha" dhe arrestimet në Haraçinë, اair të Shkupit dhe Opajë të Kumanovës janë sinjal alarmi për të gjitha institucionet demokratike ndërkombëtare se Maqedonia po hyn në një konflikt të pashmangshëm me shqiptarët.

ALSAT-M
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Shaqiri kërcënohet me rikthimin e UاK-së


Nëse nuk ndërpriten bastisjet dhe arrestimet do ta riortganizojë UاK-në për ta mbrojtur populllin thotë ish komandanti Xhezair Shaqiri.


Ish-komandanti i Ushtrisë اlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri-Hoxha ka deklaruar sot për ALSAT se nëse faktori politik shqiptar në Qeveri Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ngre zërin për të ndërprerë aksionet e policisë, do të urdhërojë riorganizimin e UاK-së për të mbrojtur popullin shqiptar, I cili gjatë periudhës së fundit është bërë cak I bastisjeve dhe arrestimeve të njëpasnjëshme.
"Përgjegjësia më e madhe bjen tek subjekti politik shqiptarë, te njena apo tjetra apo sot tek BDI-ja sot që është në Qeveri, më së paku duhet të bëje atë, ose le ti përkrah këto aksione të sllavo-maqedonëve ndaj shqiptarëve ose le të distancohet le të thoje mirë, ne nuk jemi të pzetur për këtë aksion edhe distancohemi nga kjo dhe nuk mund të lejohen këto gjëra. Nga partneri I koalicioni shqiptarë heshtin shuajnë dhe ruajn kolltuqet. Nuk e dij se cka presin kur për një natë 200 e disa familje në Shkup e Kumanovë, malltretohen fizikisht, gra, fëmijë dhe pleq", thotë ish komandati I UCK-së, Xhezair Shaqiri-Hoxha.
Sipas Xhezair Shqirit, bastisjet dhe arrestimet e ish-ushtarëve të UاK-së kanë indinjuar të gjithë ish-ushtarët dhe mbarë popullin shqiptar. Prandaj ne kemi reaguar ashpër ndaj Qeverisë dhe dyshes Nikolla Gruevski dhe Sashi Mijallkov-drejtorit të drejtorisë për zbulim dhe kundër zbulim. Kërkojmë që të ndërpresin sulmet e këtillala, meqë kanë tejkaluar vijën e kuqe të durimit të popullit shqiptarë.
"Ka disa intelektual disa parti që ngrisin një gjysmë zëri në këtë drejtim,komiteti ndërkombëtar besoj se e bënë atë të veten për tu jë thënë Gruevskit dhe Sasho Mijalkovit drejtorit të DBK-së mos se nuk bënë kështu. Ne kemi metodat e mbrojtjes tona dhe padyshim dhe pa hezitim mund të them lirisht se kemi aq kapacitet q ëish UCK-ja të riorganizohet dhe të vetëmbrohet dhe këtu nuk na jetë faji ne, fajin do ta ketë VMRO-DPMNE-ja, Nikolla Gruevski, Jankullovska dhe Sasho Mijallkovi drejtor I DBK-së", shton Shaqiri.
Ish-komandanti i Ushtrisë اlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri-Hoxha tre vite me radhë po qëndron në Tanushë për shkak të një fletëarresti të gjykatës për vepër të kryer penale pas konfliktit të vitit 2001, për të cilën ai deklarohet se është i pafajshëm.


Valmir Kuçi ALSAT-M
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Haraçina reagon ndaj ndërhyrjeve policore


Këshilli i komunës së Haraçinës ashpër reagon për shkak sjelljes brutale të njësitit policor ALFA dhe njësive të tjera policore ndaj familjeve të pafajshme në Haraçinë

Ato forca në orët e hershme të mëngjesit me 20.12.2008 kanë hyrë nëpër shtëpitë e qytetarëve, veçanërisht nëpër ato shtëpi të cilat janë bastisur pa urdhër të gjykatës dhe kur janë deklaruar se kanë bastisur me gabim, duke ju shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale dhe trauma të mëdha fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë të familjeve të tyre. Këshilli i komunës së Haraçinës apelon që në të ardhmen mos të përsëritet kjo mënyrë e veprimit të policisë, pa lajmërim paraprak të organeve kompetente të vetëqeverisjes lokale, të zgjedhur nga qytetarët sepse në të kundërtën për pasojat nga këto veprime të policisë, përgjegjësinë do ta mbanë Ministria e Punëve të Brendshme.

ALSAT-M
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Shaqiri: Ahmeti ta rishqyrtojë pozicionin e tij në Qeveri


Hysni Shaqiri, kryetar i BDK-së, përmes një deklarate publike ftoi kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti ta rishqyrtojë pozitën e tij në Qeverinë e Gruevskit, pas ndërhyrjeve të shumta të ditëve të fundit të organeve policore ndaj dhjetëra qytetarëve shqiptarë

"Në këto momente duhet edhe një herë ta rishikojë pjesëmarrjen e BDI-së në qeverinë e Gruevskit dhe ta ketë parasysh faktin se ne jemi në gjendje edhe në këto momente kritike ti afrojmë ndihmën tonë sepse këtë ia kemi borxh gjithë popullit. Edhe një herë jemi në disponim për të dalë nga kjo krizë sepse apeli jonë që e bëjmë në këto momente është shumë i sinqertë dhe besoj se do të na kuptojë edhe vet Ali Ahmeti kur do ta ketë parasysh 2001 se nuk është shumë larg, për kapitalin e luftës për atë sakrificë që është gjithë popullore këtë të drejtë nuk e ka asnjë parti politike po as individi por është një e drejtë që i takon gjithë popullit dhe ta ngrisim zërin e përbashkët, ti kundërvehemi kësaj fushate anti shqiptare që në vete ngërthen një politikë fund e krye kundër interesave të shqiptarëve në Maqedoni", thuhet në deklaratën e Hysni Shaqirit, kryetar i BDK-së.

ALSAT-M
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Reagime qyqare dhe të stërvonuara


Pas shkrimeve të njëpasnjëshme të gazetës “Lajm”, tanimë një muaj me radhë, për sjelljen dhe keqtrajtimin e qytetarëve të pafajshëm nga njësiti special policor “Alfa”,


Reagimet e vonuara të partive shqiptare, BDI dhe PDSH-së, tamam kanë ngjyrimin qyqar dhe të pakuptimtë.
Të reagosh me një muaj vonesë apo më tepër, rreth maltretimit që iu bë qytetarëve dhe demonstrimit të muskujve e triumfalizimit të çoroditur nga Alfa-të, është tamam tallje me qytetarët. Dhe, jo vetëm kaq, por aventurat e Alfa”-ve kishin për qëllim edhe uljen e dinjitetit të shqiptarëve, disiplinimin, si dhe kthimin e dinjitetit të humbur të forcave ushtarako-policore maqedonase që nga përfundimi i konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.
Pra, me fjalë tjera, BDI dhe PDSH, janë tall me dinjitetin e shqiptarëve. Vonesa e reagimeve ndaj brutalitetit të paparë të Alfa-ve, paraqet mungesë vizioni ose mungesë potence politike në vendimmarrjeje, tek të dy estabilishmentet politike. Përgjigja më e mirë për gjithë këtë sjellje të politikës shqiptare në Maqedoni është: Turp!
Përgjegjësia është e njëllojtë, si për BDI-në, po ashtu edhe për PDSH-në. Të mos mundohen tani, të djeshmit t’i akuzojnë këta të sotmit, sepse gjynahu i sotëm, është identikë me atë të djeshmin. Nuk ha më barë, as popullata!. Tani shqiptarët e kanë mësuar leksionin, partitë kërkojnë votën për tu pasuruar politikanët, për t’i shijuar privilegjet dhe benificionet, dhe jo për tu mbrojtur interesi i popullatës, ashtu siç premtohet gjatë fushatave.
Cilin interes e mbrojtën deputetët e rajonit të Kumanovës dhe Shkupit (pa dallim BDI dhe PDSH), derisa “Alfa”-të po bënin kërdi duke bastisur nëpër shtëpi, pa bërë dallimin strikt ndërmjet kriminelëve dhe qytetarëve të pafajshëm. Le të na tregojnë një argument se ata gjatë këtyre ditëve kishin bërë një hap konkret për të parandaluar “masturbimin” policor të kryepolices Jankullovska, me qëllim të vetëm – ruajtjen e rejtingomanisë së padronit të saj kryeministrit Nikolla Gruevski. Apo, a ishte ndonjëri nga ata në shtëpitë e familjeve që u bastisën për të mësuar shkallën e dhunës dhe tejkalimin eventual të autorizimeve ligjore.
Por, ata, si duket nuk kanë faj, sepse në listat e deputetëve i kishte radhit partia nënë, dhe kështu fituan mandatin: PثRFAQثSUES Tث POPULLIT. A thua me nocionin popull, ata kuptojnë vetveten!.
Mu kujtua një shkrimi i publicistit Kim Mehmeti, “politikanë me pantallona të rëna”, unë desha të shtojë “…edhe pa bythë”, sepse pantallonat ndalen tek b…, po kur nuk ke b…, pantallonat bien. Kjo u mungon, gjithsesi. Sepse, deputetët tanë ende rrojnë nga fama dhe nami i kaluar dhe i tejkonsumuar, si dhe retorika “patriotike”.
Sot patriotizmi ka marrë dimensionin dhe definicionin autentikë, të vërtetë. Patriotizëm është t’i ndihmosh qytetarëve në ditë të vështira, sidomos kur ata diskriminohen nga aparati shtetërorë. Por, për veprime të tilla duhet në radhë të parë potencë intelektuale dhe kapacitet politikë. Eh, ku ta gjesh këtë tek deputetët tanë të shkretë, kur ata për ta mbuluar deficitin intelektualë, krekosen me të kaluarën tanimë të perënduar. Tani nevojiten veprime konkrete të cilat kërkojnë potencial dhe kapacitetet intelektualo-politikë.
S’ka faj ministrja e brendshme Gordana Jankullovska!? Po kush nga deputetët shqiptarë të këtij rajoni, do ta marrë guximin intelektualë t’i dalë përpara kryepolices.
Për dallim nga deputetët dhe partitë qyqare shqiptare, Gruevski dhe Jankullovska, e kanë mësuar mirë leksionin: shtoni presionin ndaj shqiptarëve, që të keni rejting dhe mbështetje të lartë.
Rejtongomania, sikur e ka verbëruar “dyshin” në fjalë Gruevski-Jankullovska. Ata nuk çajnë kokën për konsekuencat eventuale në këtë situate tepër fragjile dhe delikate. Të dhënë shumë pas rejtingut, ata situatën në terren po e nënçmojnë duke anashkaluar rritjen permanente të tensionit, gjendje kjo që i ngjason, megjithëse nuk dua ta them, periudhës para 2001-shit. I ruajt Zoti nga kapriçoja, Gruevskin dhe Jankullovskën, kurse deputetëve shqiptarë të këtij rajoni, Zoti i dhashtë guxim dhe mend.



Fejzi HAJDARI
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Dhuna e “Alfa”-ve rrezikon eskalimin e situatës

Reagimet për aksionin e fundit të policisë, si rezultat i së cilës u arrestuan 18 shqiptarë dhe u bastisën 20 shtëpi, kanë vazhduar edhe të hënën.



Lëvizja Qytetare “Zgjohu” nga Shkupi ka shprehur shqetësim të thellë për këto veprime të cilat, vlerëson se po shndërrohen në përditshmëri të padurueshme. “Në veçanti jemi të shqetësuar nga bastisjet pa arsyetime zyrtare dhe të gabuara, duke përfshirë edhe bastisjen ‘koincidente’ në shtëpinë e një gazetari”, shkruan “Zgjohu”, ndërsa fton Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të mos paragjykon fajësinë. Kjo lëvizje qytetare, gjithashtu u apelon miqve ndërkombëtar, që urgjentisht të intervenojnë për të parandaluar eskalimin e mëtutjeshëm të situatës. Përmes një komunikate ka reaguar edhe kryetari i Republikës së Iliridës, Nevzat Halili, i cili i konsideron të rrezikshme aksionet e policisë për bastisjen dhe arrestimin e personave të pafajshëm. Aksioni i fundit i policisë, me pretekstin e gjetjes së autorëve, që para një muaji vranë një pjesëtar të njësitit special policor “Alfa”, është dënuar nga shumë organizata dhe parti politike. Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) u është drejtuar me një letër të hapur deputetëve të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Xhemail Jasharit, Tahir Hani dhe Xhevat Ademit, në cilësinë e ish të burgosurve politik. “Skenat e përditshme të bastisjeve të familjeve shqiptare nga pjesëtarët e pafytyrë, desha të them me maska, të aparatit represiv të shtetit maqedonas, maltretimet e mijëra familjeve shqiptare në Komunat e Likovës, Kumanovës, Haraçinës, Hasanbegut, اairit dhe vendbanimeve tjera shqiptare, arrestimet e shumta, dhuna shtazarake për të detyruar të burgosurit që të pranojnë veprat që nuk i kanë bërë dhe komoditeti i përfaqësuesve të partisë suaj. Që përsërit në mënyrë monotone, se koalicioni qeveritar VMRO-BDI funksionon në mënyrë të përkryer më shtyn t’iu drejtohem më këtë letër të hapur edhe për publikun”, shkruan Bardhyl Mahmuti, kryetari i BDSH-së. Duke u kujtuar atyre se si “neveriteshin nga komunistët shqipfolës me aminin që i bënin politikës antishqiptare”, Mahmuti pyetën ata “a u ka shkuar ndër mend se për një rrogë në ‘Parlamentin e Diktaturës Multietnike të Maqedonisë’ do të heshtni dhe kështu do të aprovojnë atë që ndodhën”, njësoj si dikur “komunistet shqipfolës ne Sobranien e Maqedonisë”. Ndërkaq Nevzat Halili i Republikës së Iliridës duke marrë si shkas aksionin e fundit të MPB-së, bën një retrospektivë të aksioneve famëkëqija të policisë maqedonase, duke filluar me Ladorishin dhe Bit Pazarin e 1992-shit, për të vazhduar me aksionet vrastare të policisë në Porojin e 1995-ës, të Gostivarit dy vite më vonë, të Haraçinës në 2000-ën, ato të 2001-shit dhe për të ardhur te Brodeci i 2007-ës dhe ky i fundit në Shkup dhe Kumanovë



Laura Papraniku
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Promovohet Kur'ani në gjuhën maqedone


Në kuadër të manifestimit " Viti 2008 vit i gjuhës maqedonase" në Shkup u promovua përkthimi dhe komentimi më i ri i Kur'anit gjuhën maqedonase.



Promovimi u bë gjatë tribunës me temë "Përkthimi i Kur'anit në gjuhën maqedonase". Me këtë rast profesori i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Hasan Xhelo, njëherësh edhe autor i këtyre përkthimeve, tha se Kurani është burim i më shumë ineterpretimeve.

"Ajo që paraqet kulturë dhe civilizim në Islam është vet përkthimi i Kuranit. Kurani në përmbajtjen e tij nuk ka vetëm një domëthënie dhe nuk mundë të kufizohet vetëm në jë interpretim sic dëshirojnë ta bëjnë një numër i madhë i lëvizjeve bashkëkohore", tha profesor në Fakultetin e Shkencave Islame, Hasan Xhelo.

Ai tha se Kurani është burim i më shumë ineterpretimeve, andaj në historinë e islamit takohemi me interpetime filozofike, pastaj me interpretime linguistike, të sheriatit dhe interpretime mistike.

"Kurani paraqet burim për ndërtimin e të drejtës së sheriatit islam, paraqet kodeks moral për muslimanët, bazë për sjellje etike të çdo muslimani, paraqet program për sjellje ekologjike të muslimanit dhe parasegjithash paraqet bazë për ndërtimin e komunikimeve të muslimanve me të gjkthë bashkësitë etnike njerzore.", theksoi drejtori i sektorit për arsim fetar në BFI, Jakup Selimovski.

Përkthimi i parë i Kuranit në gjuhën maqedonase është bërë para 12 viteve. Ndërkohë këshilli organizativ i manifestimit "Viti 2008 - vit i gjuhës maqedonase" me aktivitetin rreth përkthimit dhe komentimeve të Kuranit në gjuhën maqedonase përmbylli këtë manifestim. Ndërkohë sponzorimi i përkthimit dhe komentit të Kuranit, u mundësua nga biznesmeni dhe deputeti Fiat Canovski. /Alsat/
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Irak, humb jetën një i ri nga Tetova

Gjatë eksplodimit të një kamioni në Irak në kampin Summerall ka gjetur vdekjen Mersim Ademi nga Tetova.



Lajmin e bëri të ditur Kompania Ecolog, punëtor i së cilës ishte riu nga Tetova. "Me keqardhje të madhe e informojmë opinionin se më 24 Dhjetor 2008, në kampin Summerall në afërsi të qytetit Begji (rreth 200 kilometra në veri të Baghdadit) në Irak gjatë një fatkeqësie pranë stacionit të karburanteve brenda në kampin ushtarak të ushtrisë amerikane, punonjësi jonë i çmuar, Mersim Ademi, mori lëndime të rënda, pas çka menjëherë i është dhënë ndihmë mjekësore", thuhet në njoftimin e Kompanisë Ekolog. Fatkeqësisht, edhe përkundër të gjitha përpjekjeve për të tejkaluar lëndimet e marra, ato ishin fatale., thuhet në njoftim. "Rasti vazhdon të investigohet më tej nga strukturat e ushtrisë amerikane për tu zbardhur në tërësi rrethanat që sollën këtë humbje të madh për ne. Nga ana e Ecologut menjëherë u caktua një ekip emergjence që bëri koordinimin dhe organizimin e transportit të kufomës për në Maqedoni. Pasi që u siguruan të gjitha lejet e duhura nga autoritetet ushtarake, me 25/12/2008, kufoma u trasportua në Maqedoni dhe iu dorëzua familjes", thuhet më tej në njoftim. Varrimi i të ndjerit u bë sot në varrezat e qytetit në Tetovë. Mersim Ademi nga Tetova, ka punuar në këtë regjion të Irakut që nga viti 2005. Ai njihet si punëtorë i dalluar dhe i përgjegjshëm, dhe është dekoruar shpeshëherë me lëvdata dhe falenderime edhe nga klientët tanë. I gjithë ekipi i Ecologut ndanë dhembjen me familjen e të ndjerit dhe shprehin ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe të përbashkët. (INA)
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Eshte keq,veq e ka ditur se ku ka shkuar(me pushtuesit).
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

OVL-UاK reagon për zvarritjen e zgjidhjes së statusit të ish pjesëtarëve të UاK-së


ثshtë turp për partitë politike shqiptare të cilët zvarritin zgjidhjen e statusit të ish pjesëtarëve të UاK-së, invalidëve të luftës dhe familjeve të tyre, tha për Alsat kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Besim Hoda.


Sipas Hodës, kjo kategori qytetarësh nuk ka luftuar për të fituar benificione personale por për të përmirësuar në përgjithësi statusin e shqiptarëve në Maqedoni. Rregullimi i statusit të ish pjesëtarëve të UاK-së do të paraqiste respekt për angazhimin e tyre që sakrifikuan vetveten për hir të kombit.
“Them me plotë bindje një turp për subjektet politike shqiptare të cilat nuk vihen definitivisht në shërbim të atyre të cilët i votojnë, i kanë votuar dhe të cilët janë vënë dikur në shërbim të popullit. Mbi të gjitha, ajo që edhe më shumë u intereson ushtarëve të UاK-së por edhe familjeve të dëshmorëve do të thotë zgjedhjen e problemit real të shqiptarëve të Maqedonisë sepse dëshmorët edhe luftëtarët nuk kanë luftuar për vete për të fituar benificione që është shumë e vërtet, mirëpo ato nuk do të kërkojnë asgjë në qoftë se do të zgjidhet statusi i përgjithshëm i shqiptarëve në Maqedoni", deklaroi Besim Hoda, kryetar i OVL-UاK.
Zëvendëskryeministri Abdilhaqim Ademi ka konfirmuar edhe njeherë se ekziston marrëveshje me partneret e koalicionit për zgjidhjen e statusit te ish pjesëtareve të UاK-së por ka theksuar se kjo çështje nuk do të keqpërdoret për qëllime politike.
“Në marrëveshjen politike, në marrëveshjen për koalicionim sigurisht se është përfshirë edhe kjo, zgjidhja e statusit të pjesëtarëve të UاK-së, prandaj ne disa herë e kemi theksuar se kjo kategori e shoqërisë është kategoria më meritore për demokratizimin e vendit, kategoria më meritore për statusin juridik të shqiptarëve në republikën e Maqedonisë dhe ne gjatë zgjidhjes së këtij statusi nuk dëshirojmë që të keqpërdoret politikisht kjo kategori. Prandaj në marrëveshjen politike e kemi zgjidhjen e statusit të pjesëtarëve të UاK-së dhe shpresojmë që gjatë vitit 2009 do të zgjidhet edhe kjo”, deklaroi Abdilaqim Ademi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë.
Hoda nga ana tjetër ka akuzuar partitë shqiptare se manipulojnë me ish ushtarët e UاK-së dhe qëllimisht nuk zgjidhin statusin e tyre për të përfituar votat nga kjo kategori qytetarësh.
“Do të mundohem të jem shumë më objektiv, realisht me situatën. Do të thotë ne jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë e veprimit gjatë zgjedhjeve që do të vijnë. Jemi në shqyrtim të asaj që të thirret publikisht, jo më si herën tjetër ku u thirrën vetëm ushtarët e UاK-së që të dalin të bojkotojnë zgjedhjet, por do të bëjmë një apel publik që të bojkotohen zgjedhjet”, nënvizoi Hoda.
Për zgjidhjen e statusit të ish pjesëtarëve të UاK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës vazhdimisht zotohen të gjitha partitë politike shqiptare, por gjithçka ka ngelur vetëm në fjalë dhe premtime, konkretisht ende asgjë nuk është bërë.

Shkëlzen Aqifi
ALSAT-M
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Shqiptarët refuzojnë turnet etnike në Strugë

Në takimin që sot vonë pasdite realizuan prindërit dhe profesorët shqiptarë me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale në Strugë siç mëson Alsat-i në tërësisht është refuzuar vendimi i ministrit që prej nesër të mësohet në turne etnike.

Ishte rënë dakord që nxënësit shqiptarë të vazhdojnë të ndjekin procesin mësimor sipas orarit ekzistues, e jo sipas të riut, respektivisht, siç ka qenë deri më tani në turne të përziera, derisa ministri Stojanovski nuk iu sqaron vendimin se pse të mësohet në turne etnike.
ثshtë nxjerrë vendim që edhe këshilli i komunës pasnesër me procedurë të shpejtë të debaton rreth situatës së re të krijuar në shkollën e mesme Niko Nestor.
Nga pushteti lokal druajnë nga pasojat eventuale të padëshirueshme nesër, pas dy vendime kundërshtuese për vetëm disa orë. Me këtë, thonë se komplikohet e tërë situata, e cila, është më se e brishtë.

alsat-m
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Maqedoni, dhunohen simbolet e rilindjes shqiptare

E shtunë, 07 Mars 2009 18:30



Ne Struge nuk kane te ndalur problemet nderetnike mes shqiptareve dhe maqedonasve.



Pas historise se ndarjes ne klasa te nxenesve, te enjten ne mesnate persona te panjohur kane dhunuar edhe simbolet e rilindjes shqiptare.

Bustet e rilindasve Dervish Hima dhe Ibrahim Temo jane shkarravitur me kryqe e parrulla me germa cirilike ku shkruhej VMRO-DPMNE.

Historianet shqiptare kane reaguar duke deklaruar se akte te tilla nuk i sherbejne bashkejeteses nderetnike.

"Keto akte te kujtojne periudhat me te zymta te ish-Jugosllavise, ku regjimi shkaterronte gjithcka qe nuk ishte jugosllave", ka deklaruar perfaqesuesi i shoqates se historianeve, Skender Hasani.

Nderkohe, autoritetet policore maqedonase kane bere te ditur se po zhvillohen hetime per identifikimin e autoreve te aktit, por deri tani nuk ka pasur ndonje rezultat. /tch/
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Rufi Osmani: Marreveshje e re midis shqiptareve dhe maqedoneve


Kryetari i ri i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, ka kërkuar që mes shqiptarëve dhe maqedonasve të bëhet një marrëveshje të re, e cila për bazë do të kishte ndryshimin e kushtetutës aktuale dhe ridefinimin e Maqedonisë, si një shtet që do të përbëhej nga dy etnitetet më të mëdha që jetojnë në këtë vend.

Sipas Osmanit, realizimi i kësaj kërkese në do të mbronte bashkësitë etnike nga majorizimi.

“Kjo marrëveshje do të nënkuptonte një autonomi të gjerë , jo vetëm të pushtetit politik , por mbi të gjitha të pushtetit financiar, ekonomik fiskal dhe do të nënkuptonte një ndërtim kushtetutar të asaj natyre nëpërmjet të cilës shteti do të funksiononte por njëkohësisht kombet në pakicë nuk do të majorizoheshin nga kombi në shumicë”, citohet të këtë thënë Osmani për RTK.|||Lajme.Net|||
 
Valë dorëheqjesh në qeverinë e Gruevskit

Valë largimesh nga postet e larta ministrore kanë ndodhur sot pasdite në Qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruesvki.

Pas dorëheqjes së ministrit të arsimit, Pero Stojanovski i cili ofroi dorëheqjen shkaku i problemeve të fundit në USHT, ku shteti cenoi rënd autonomin e këtij institucioni si dhe problemeve me hapjen e pesë paraleleve në gjuhën shqipe,sot pasdite dorëheqjen e ofroi edhe ministri i Financave dhe ai Bujqësisë.

Sipas informacioneve të fundit, Ministër i ri i Arsimit do të jetë, Nikolla Todorov, drejtori i kadastrës së Shkupit ,ndërsa ministër i ri për Bujqësi do të jetë Lupço Dimovski.

Ndërkaq, Vasko Naumovski do të jetë zëvendësministër për çështje evropiane, në vend të Ivica Bocevskit, i cili para një jave dha dorëheqje nga ky funksion.

Ministër i ardhshëm i Financave dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i qeverisë do të jetë, Zoran Stavrevski.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Martin Martinovski theksoi se kjo është vetëm pjesë e freskimit të kabinetit qeveritarë.

Ndërkohë postet ministrore të cilat drejtohen nga kuadro të BDI-së, akoma nuk kanë pësuar ndryshime.

Siç njofton agjencia e lajmeve INA, pritet zëvendësimi i Ministrit të Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi, dhe atij të Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami
.
(INA)
 
Diplomatët: S'ka integrim pa reforma

SHKUP- Përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Maqedoni, sërish kanë përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Maqedonisë që të lë mënjanë demagogjitë dhe të nisë punën për realizmin e reformave në vend.

Problemet kryesore të cilat i kanë detektuar ambasadorët e huaj janë mos funksionimi i sistemi të drejtësisë, administrata publike si dhe çështje tjera të parashtruara nga Komisioni Evropian.

Sipas tyre Maqedonisë edhe pak kohë i ka mbetur për përmbushjen e reformave nga të cilat varet përmbajtja e raportit vjeshtor të KE-së për progresin e vendit në procesin e integrimeve. Diplomatët evropian paralajmërojnë se një raport negativë i KE-së, ndikon negativisht në zhvillimet e brendshëm.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere të martën sërish ka apeluar deri të Qeveria e Maqedonisë dhe institucionet, që ti dyfishojnë përpjekjet për realizimin e reformave para se të publikohet raporti vjeshtor i KE-së.

"Maqedonia nuk ka kohë për të humbur. Ajo duhet të vazhdojë me realizimin e reformave të cilat janë vitale për prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin ekonomik , si dhe reformat në rrugën drejtë BE-së. اdo ditë e përcjellë pa ndonjë progres është e humbur për Maqedoninë", theksoi Fuere.

Diplomati Evropian theksoi se paralajmërimi për heqjen e vizave duhet të jetë një motiv për përmbushjen e të gjitha reformave të parapara nga Komisioni Evropian.

Porosi të njëjtë ka drejtuar edhe ambasadori i Suedisë në Maqedoni, Lars Freden i cili kërkon angazhim maksimal të Qeverisë për realizimin e reformave të domosdoshme për integrimin në strukturat euroatlantike.

"Nëse Qeveria dëshiron të lë një përshtypje të mirë para hartimit të raportit të KE-së për progresin e vendit i cili do të botohet më 14 tetor, duhet të bëjë angazhime dhe përpjekje shtesë", theksoi Freden.

I pyetur se cilat janë ato angazhime, Freden theksoi realizimin e reformave në jurisprudencë, në administratë publike si dhe fusha tjera të cilat janë parakushte për anëtarësim në BE.

shekulli.al
 
Java e Fqinjëve
Komisioni Europian konfirmon se javën e ardhshme propozon zyrtarisht liberalizimin e vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Komisioneri europian i Drejtësisë, Jacques Barrot, ka thënë të martën se Komisioni do të propozojë javën e ardhshme që qytetarët e Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë të mund të udhëtojnë brenda bllokut të 27 vendeve pa viza që prej fillimit të vitit 2010.

“Propozimi do të bëhet të martën në Strasbourg për të liberalizuar vizat”, u ka thënë Barrot gazetarëve në Bruksel. “Me këtë propozim, regjimi i ri hyn në fuqi më 1 Janar”.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se propozimi do të duhet të promovohet formalisht nga ministrat e drejtësisë të 27 shteteve anëtare, edhe pse unanimitet nuk kërkohet.

Komisioneri Barrot ka thënë se shtetet e para të cilat do të inkuadrohen do të jenë Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, përderisa Shqipëria dhe Bosnja duhet të pasojnë më vonë më 2010, nëse do t’i përmbushin standardet e kërkuara.

Sipas zyrtarëve europianë, Maqedonia veç ka përmbushur standardet europiane për liberalizimin e vizave - që përfshijnë monitorim adekuat të kufijve, përdorim të pasaportave biometrikë si dhe hapa kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndërkohë, Mali i Zi dhe Serbia pritet të jenë në gjendje të përmbushin të gjitha kushtet deri në fund të vitit.

Barrot ka thënë se Holanda mbetet ngurruese për t’i ofruar Serbisë koncesione duke marrë parasysh se Beogradi vazhdon të mos dorëzojë të kërkuarit e Tribunalit të Hagës.

“Vërtet që ngurrimi i Holandës për Serbinë mbetet çështje me rëndësi, por do të ketë përkrahës të fortë në tavolinë, kështu që mendoj se do të fitojmë”, ka thënë Barrot.

“Ne nuk do të dënojmë rininë serbe për shkak të sjelljeve të Milosevicit”, është shprehur ai.

Reuters shton se një zyrtar i BE’së ka thënë se banorëve serbë në Republikën e Kosovës do t’u duhen viza dhe do të duhet të marrin pasaporta special në Beograd.

Zyrtari ka shtuar se regjimi i ri i vizave do të kërkojë që serbët të monitorojnë kufirin me Kosovën, të cilën Beogradi ende e konsideron pjesë të Serbisë dhe nuk e njeh si shtet.

Ministrat e jashtëm të BE’së muajin e kaluar inkurajuan Komisionin Europian që të propozojë liberalizimin e vizave për shtetet e Ballkanit perëndimor.

Të gjitha shteteve i është ofruar shansi i anëtarësimit eventual në BE, proces të cilin blloku e sheh si mjet për të stabilizuar rajonin.


express
 
Ministria vazhdon injorimin e nxënësve shqiptar



Rreth 168 nxënës shqiptarë kanë ngelur pa u regjistruar ende në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë. Kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen nga Ministria e Arsimit

Prindërit e nxënësve shqiptarë të paregjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë janë shprehur të dëshpëruar dhe të diskriminuar nga anashkalimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ata kërkojnë që të gjindet zgjidhje për regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkollën e mjekësisë, duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për arsimim të mesëm të obliguar. Drejtoria e shkollës “Nikolla Shtejn”, duke parë gjendjen se fëmijët kanë ngelur në rrugë, ka pranuar rreth 70 nxënës prej tyre, duke i sistemuar në disa klasa në drejtimet e mjekësisë, deri në gjetjen e zgjidhjes, ndërsa një pjesë e tyre janë shpërndarë nëpër shkolla tjera.

“Kjo do të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme, derisa të arrijmë një zgjidhje konkrete për t`i regjistruar këta nxënës në drejtimet që kanë preferuar”, ka theksuar juristja e kësaj shkolle, Gëzime Shabani.

Këshilli i prindërve ka bërë të ditur se pas festës së Bajramit, sërish do të nisin me protesta deri në gjetjen e një zgjidhje konkrete, duke hapur paralele shtesë për fëmijët e tyre.

“Do të shkojmë deri në fund me kërkesat tona, çdo zgjidhje tjetër do të jetë e papranueshme”, ka theksuar Muharrem Ramadani nga këshilli i prindërve. Ministria e Arsimit javën e kaluar deklaroi se është kundër hapjes së paraleleve shtesë në shkollën e mjekësisë “Nikolla Shtejn”. (INA)
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida




kongresiManastirit.jpg


Tashmë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të kenë abetare të përbashkët për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e klasave të para në të gjitha shkollat fillore të dy shteteve. E njëjta abetare do të përdoret edhe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në diasporë me qëllim ruajtjen, mësimin dhe unifikimin e gjuhës shqipe kudo ndodhen shqiptarët.

Por kjo gjë nuk ka ndodhur edhe me shqiptarët e Maqedonisë. Edhe pse numri i shqiptarëve atje është tepër i madh dhe rritja demografike sa vjen dhe rritet, fëmijët shqiptarë në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Manastir, Strugë, Ohër, Kërçovë dhe kudo ka shqiptarë në IRJM nuk do e kenë mundësinë të mësojnë të njëjtën shqipe që mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë, Shqipëri dhe disaporë, pavarësisht se ishte pikërisht Kongresi i Manastirit ai që unifikoi Abc-në e shqiptarëve.

Sipas Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe Prishtinë, kjo gjë ka ardhur për shkak të problemeve politike që po kalon Maqedonia ka qënë pengesa e lënies "jetim" të shqiptarëve të Maqedonisë, megjithëse dëshira ka qënë tepër e madhe.

Problemet burokratike mund të jenë të shumta por shqiptarët e Maqedonisë dhe fëmijët e tyre nuk mund të lihen jashtë projekteve të tilla, të cilat synojnë unifikimin e gjuhës shqipe ndër shqiptarë, duke parë edhe përpjekjet e institucioneve maqedonase për të diskriminuar, dëbuar dhe asimiliuar popullatën shqiptare atje.

Gjuha Shqipe është një ndër lidhëzat më të forta mes shqiptarëve dhe ka qënë një ndër arsyet kryesore dhe më të forta që kanë mbajtur të lidhur fizikisht dhe shpirtërisht shqiptarët mes tyre, pavarësisht barrierave politike apo kufijve adminsitrativë.

Prandaj dhe lënia jashtë nga një projekt i tillë shqiptarët e Maqedonisë dëmton ata dhe vetë gjuhën shqipe.(A.R)
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Testimi ekstern, shumë vërejtje për pyetjet

Prindërit, mësimdhënësit dhe vetë nxënësit kanë vërejtur gabime dhe paqartësi në pyetjet e testimit ekstern, të publikuara vetëm një javë më parë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas tyre, disa pyetje janë të palogjikshme, disa qesharake dhe shumë të tjera të vështira për t’u zgjidhur në kohën e parashikuar për testim.

“Sivjet kemi disa pyetje, p.sh “si quhet porosia, sinjali nga mjedisi”, kjo më duket diçka pyetje e palogjikshme e pakuptueshme për shkencat natyrore, nuk e di për çfarë e kanë fjalën. .... ndaj cilit stimul nuk janë të ndjeshme bimët ose sensitive” ose “çfarë sy kanë insektet”, diçka për nxënësit besoj që është e palogjikshme. Përket lëndës së kimisë unë e kam një vërejtje......duhet ti shkojnë më së paku 10 minuta për një detyre, e tash sa do të arrijnë që 30 pyetje t’ju përgjigjen, nuk e di”, tha Agim Ramdani, mësues në shkollën fillore “Adem Jashari”.

“Në frëngjisht edhe pse kemi mësuar rregullisht, kemi disa pyetje të përgjithshme për jetën e përditshme por ne nuk i kuptojmë, t’i shprehim ndjenjat në gjuhën frënge, t’i shprehim disa gjëra të tjera, nuk i kuptojmë ato. Në biologji më shumë kanë hyrë nëpër pjesë jo themelore, kanë hyrë shumë detajisht dhe disa pyetje janë shumë të pakuptueshme”, u shpreh Azra Gashi, nxënëse.

“Në fizikë kishte disa pyetje jo sipas formulës që ne i kemi mësuar, kurse në gjeografi kishin hyrë në shumë detaje siç janë “prej në Shkup deri diku, sa kilometra i ka apo cila rrugë është më e shkurtër”, ato ne nuk i kemi përdorur në gjeografi dhe këto ishin të paqarta për ne”, u shpreh Behare Ismaili, nxënëse.

Në dijeni me vërejtjet e mësuesve dhe nxënësve, janë edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Zv/ministri Safet Neziri tha se gjatë kësaj periudhe janë përmirësuar të gjitha pyetjet për të cilat janë dërguar ankesa.

“Unë do të kisha apeluar që deri më 16 maj, edhe 4 ditë kanë ngelur, mundësisht të gjithë ata që hasin gabime të kësaj natyre të ndërhyjnë aty për aty që të mundemi ne t’i pastrojmë ato dilema, respektivisht t’i përmirësojmë ato pyetje edhe unë këtu rri mbrapa edhe si garanci se vërtet nëse ka vërejtje, komente sugjerime që janë përmbajtjesore logjike ne do të intervenojmë dhe do ti përmirësojmë”, deklaroi Safet Neziri, Zv/Ministër i Arsimit.

Testimi ekstern do të realizohet nga 2 deri më 10 qershor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, ndërkohë që nxënësit vetëm tre ditë para testimit ekstern do të kuptojnë se në cilat lëndë do të testohen. Gjithsej në testimin ekstern do të përfshihen 425 800 pyetje nga 5 141 lëndë mësimore. Melihate Rustemi....ALSATM
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Situatë e tensionuar në Gjorçe Petrov, raportohet për 50 të plagosur

Edhe sonte tensione në lagjen Gjorçe Petrov, kum situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Portali Plusinfo,raporton se deri më tani 50 persona kanë mbetur të plagosur.

Mes këtyre personave, ka edhe të moshuar. Mirëpo, ata nuk mund të kërkojnë dot ndihmë mjekësore, për shkak se rrugët janë bllokuar nga policia.

Mësohet se policia ka nisur të përdorë edhe shkopinj e gomës. Në Gjorgje Petrov janë më shumë se 700 forca policie që po përpiqen të ruajnë rendin.

Policia mundohet ta mbajë grupin e acaruar të të rinjve nën kontroll mos të kalojnë në lagjen e Nerezit, lagje kjo e banuar kryesishtë me shqiptarë.

Më herët, polcia ka mbrojtur me gardë urën e Sarajit, ku grupa e protestuesve ka tentuar të kalojë.
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Në Gjorçe Petrov sot qetë, por me tensione....

Xhama të thyera dhe dyqane të shkrumbuara, këto janë pamjet e sotme nga lagja Gjorçe Petrov. Ndonëse në dukje situata e qetë, megjithatë te banorët e lagjes ekziston shqetësim. Pas vrasjes së maturantit dhe situatës nëpër rrugët e Gjorçe Petrovit, edhe sot vërehej prezencë e shtuar e policisë.

‘Djali kthehej në shtëpi ka ora 21 mbrëmë. Këtu çdo gjë kishte qenë e bllokuar dhe nuk kanë mundur të kalojnë. Kishte qenë si situatë lufte. Kanë thyer dhe shkatërruar, ndërsa fëmijët kanë qenë të veshur me kësula të zeza. Ka qenë situatë lufte. Rrugët e bllokuara dhe kanë shkuar përreth që të arrijnë në shtëpi’, tha një banore.

Banorët janë shumë të shqetësuar dhe thuajse as nuk duan të flasin para kamerave. Ata që folën, gishtin e drejtuan te politikanët.

‘Dhunë e paparë. Të gjithë duhet të burgosen. Kështu ka qenë më herët dhe ka pasur qetësi, njerëzit kanë mundur të flejë në rrugë. Tani as në shtëpi nuk mund të jesh i qetë, në autobus nuk mund të hipësh nga hajdutët. Ua vjedhin kuletat në pik të drekës kur voziten pensionistët. Kjo është për t’u gjykuar, nuk e di kush e ka bërë këtë, por këtu nuk ka dallim as në fe e as në komb, ka vetëm njerëz të mirë dhe kriminel’, u shpreh një banor.

‘Punë e keqe na pret, nuk behët shtet me këta që janë në pushtet’, tha një banor tjetër.

Pronarët e dyqaneve që u thyen dhe dogjën mbrëmë nga turma e revoltuar, sot i sanonin dëmet, ndërsa policia bënte kontroll në vendngjarje. Të gjithë e gjykojnë vrasjen e të riut, por kërkojnë mbrojtje nga policia dhe se vrasja që ka ndodhur nuk guxon të merr parashenjë etnike.

Të gjithë apelojnë për qetësimin e situatës dhe të përmbahen nga provokimet e mëtutjeshme.

“اdoherë ne kemi probleme me të Gjorçes. Kjo nuk është rasti i parë, për çdo incident i vogël që bëhet, ata hakmerren me neve këtu. Kjo është hera e katërt”, tha një pronar dyqani.

“Siç e shifni vetë, lokalet i kemi të djegura. Na vjen keq për djalin që ka vdekur, por nuk kemi faj ne dyqanxhinjtë, se nuk është puna vetëm në këtë rast që ka ndodh, ne për çdo vit i kemi të thyer lokalet prej maqedonasve. Një lokal kushton 100 mijë euro të rregullohet. Ka mbi 3 milion euro lokale të djegura të shqiptarëve në Gjorçe. A ka dikush që interesohet në këtë shtet, apo nuk ka. Ose të dalim vetëm ne të ruajmë siç dimë, atëherë do të jetë ma mirë…”, u shpreh një pronar tjetër.

“Prej 2001 deri tash të paktën 7-8 ka ndodh kjo. اdoherë që ka ndonjë ekses diçka, dyqanet tona janë fajtor për këtë”, tha një tjetër pronar.

Pas vrasjes së maturantit Angel P, në shenjë revolte një grup më i madh i qytetarëve u mblodhën dhe shkaktuan incidente nga Porta Vllae deri te komuna e Gjorçe Petrovit. Në shuarjen e zjarreve që i shkaktuan mbrëmë protestuesit, reaguan ekipet e zjarrfikësve, ndërsa në përpjekje për të qetësuar situatën, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të policisë. Natasha Stojanovska..Alsat-M..20.05.2014
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Zbardhet vrasja, kërkohen vandalët që demoluan objekte

Motivi për vrasjen e mbrëmshme në Gjorçe Petrov ka qenë zënka banale pas tentimit për vjedhje të biçikletës, pronë e viktimës Angel P. nga Shkupi. Pasi viktima e ka vërejtur hajnin, bashkë me të atin janë vënë në ndjekje me veturë. Policia e ka arrestuar të dyshuarin në afërsi të urës që shpie në Saraj.

‘Kemi dalë në vendngjarje dhe kemi filluar ndjekje ndaj të dyshuarit, dhe i njëjti është gjetur në afërsi të spitalit, dhe është privuar nga liria’, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Vrasja nxiti protesta të banorëve lokal të Gjorçe Petrovit, që eskaluan në orët e mbrëmjes, duke lënë të demoluar dhjetëra lokale dhe vetura. Policia ka identifikuar 18 persona për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, të cilët pas dënimeve me gjobë kundërvajtëse, janë lënë të lirë.

‘Pas kryerjes së veprës penale, në afërsi të vendit të krimit dhe në disa lokacione në Gjorçe Petrov u grumbulluan grupe më të mëdha qytetarësh, që demonstronin revolt dhe pakënaqësi. Një pjesë e tyre gjatë mbrëmjes filluan edhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike, me çka u dëmtuan edhe disa vetura dhe objekte. Me intervenim policor janë ndaluar 18 persona, prej të cilëve 5 të mitur’, u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Megjithatë kryerësit e veprave penale, të cilët kanë djegur dhe demoluar pronat private, ende nuk janë identifikuar. Policia thotë se po punon në zbardhjen e rastit.

‘SPB Shkup vazhdon me masa intensive në drejtim të identifikimit të personave të tjerë, dhe kompletimit të provave materiale për veprime të kundërligjshme dhe dëshmimin e padisë penale sipas nenit 385, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale’, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

MPB-ja sqaroi gjithashtu se nuk është përdorur asnjë lloj force mbi pjesëmarrësit në protestat vandale mbrëmjen e kaluar. Policia nuk ka të dhëna për numrin e objekteve të shkatërruara, dhe sa mund të jetë dëmi eventual. Benjamin Arifi
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Moti i ligë kaplon Shkupin, kishte edhe tërmet

Shiu i rrëmbyeshëm që përshkoi Shkupin dhe rrethinën, për vetëm pak minuta paralizoi gjithçka. Më të rrezikuara raportohet të jenë lagjja e Serovës dhe Gazi Babës,nga ku mësojmë se janë vërshuar shumë shtëpi, sidomos ato përdhese dhe ato me bodrume. Gjendja alarmante është edhe nëpër rrugët e Shkupit e sidomos nën kalimet e urave,ku kanë mbetur të bllokuara një numër i madh i makinave. Shiu në disa pjesë të Shkupit ka qenë i përcjellur edhe me breshër. Pra përveç shiut ka edhe bubullima dhe erë të fortë. Komunikacioni është duke u zhvilluar me vështirsi, ndërsa rrugët janë shëndërruar në lumenj.

Derisa në ora 23 e 6 minuta, Shkupi dhe rethina u dridhën edhe nga një tërmet i fuqishëm. Për momentin nuk dihet se sa ishte intensiteti i tij dhe vallë ka shkaktuar apo jo dëme materiale.

thumbnail.php
10312395_10152023922475518_8380332358582743553_n.jpg
10366183_10152023923020518_6675087207018702303_n.jpg
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Po na marrin skajet keto vershimet. Shpresoj se nuk i shkon mendja me ardh edhe ne kete pjese, se me infastrukturen qe e kemi...do te fillojme te jetojme si ne filmin waterworld.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top