Te rejat nga Ilirida

Protestë në Tetovë në mbështetje të burgosurve të Brodecit

Me moton "Të gjithë në mbështetje të brodecasve" familjarët e të burgosorve të Brodecit të pakënaqur me vendimin gjyqësor dhe gjendjen e vështirë të të burgosurve në burgun e Idrizovës, më 18 shtator në sheshin e Tetovës do të organizojnë tubim protestues.

Anëtari i Këshillit të familjarëve të Brodecit Kadri Dauti thotë se fare nuk janë të kënaqur me gjykimin e të burgosurve. "Bëmë një këshill familjar, kërkuam përkrahje nga subjektet e partive dhe OJQ-të, personat që janë në burgje janë në gjendje tepër të vështirë, për këtë arsye kërkojmë që gjith popullata të na përkrahë me protestën e 18 shtatorit", shton Dauti.

Për Bardhyl Mahmutin, kryetar i BDSH-së masakra e Brodecit ka kulmuar me dënimin e njerëzve të pafajshëm, për të fshehur gjurmët e krimit të vërtetë. "Detyroi familjarët të bëjnë apel te të gjitha forcat politike dhe subjektet jopolitike në mbështetje që të ngrejmë sëbashku zërin si shqiptar", thotë Mahmuti.

Kryetari i OVL-së Besim Hoda thotë se nuk duhet të lejohet që pushteti të shkel të drejtat e njerëzve. "اdo dalje masovike në protest do të jetë goditje plus dhunës së vazhdueshme nga pushteti sllav", shton ai.

Protesta e organizuar nga këshilli organizativ i familjarëve të fshatit Brodec është mbështetur edhe nga Oorganizata e veteranëve të Luftës, Shoqata e veteranëve të Luftës, Uniionet e styudentëve të dy universiteteve USHT-së dhe UEJL-së, forumi ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut , Lëvizja qytetare shqiptare, Shoqata e të dëmtuarve dhe burgosurve politik si dhe nga subjektet politike BDSH, PPD dhe BDK..

alsat-m
 
U mbajtë tubimi protestues në Kërçov për lirimin e Ramazan Bajramit komandant Askeri

Në sheshin e Kërçovës sot u mbajtë tubimi protestues për lirimin e Ramazan Bajramit, të njohur si komandant "Askeri" i cili u arrestua nga organët policore të mërkurën dhe të njejtën ditë u dërgua në burgun e Manastirit.
Përpara protestuesve foli Ferit Ramadani i cili ndër të tjera tha se shkelja e rëndë e lirive dhe të drejtave qytetare e kombëtare për ne shqiptarët ka qenë dhe po mbetet skenar i përditshmërisë.
Rasti i plakut 82 vjeçar nga Haranjelli i Kërçovës Ramazan Bajrami , i njohur gjatë luftës 2001 si komandant Askeri legjendar që edhe në moshë të shtyer sfidoi dhe u përballë me tytat e armikut që ti japë formën vetë UاK-së , si Adem Jashari në Kosovë , është dëshmia e inkuizicionit të këtij sistemi të pandryshuar nga hudutet dhe xhelatët e vjetër.
Ramazan Bajrami që nga lindja e ka parë skëterrën e burgosjeve dhe përndjekjeve.

Me ta u rrit dhe ja tani përballet përsëri me skëterrën e ligjeve zakonore të përpiluara nga shtypësit tanë shekullorë. Askeri jeton në frymën liridashëse prandaj edhe u vu në shënjestër të sistemit . Si donator i rëndësishëm ndihmoi UT dhe shumë iniciativa të tjera me karakter kombëtar. Ne duhet të mos lejojmë që të nëpërkëmben , veprimtarët tanë . ثshtë koha që Ramazan Bajrami simboli i lirisë tonë kombëtare me çdo kusht të dalë nga burgjet që i projektojnë ata që e dëshirojnë nënshtrimin tonë , tha ndër të tjera Ferit Ramadani në fjalën e tijë përpara protestuesve të cilët kërkojnë lirimin nga burgu të Ramazan Bajramit.
Lirimi i tijë kërkohet edhe përmes peticionit i cili do t’i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë , Parlamentit të RM , Presidentit të shtetit , OSBE-së dhe ambasadave të huaja të akredituara në Maqedoni.

Shaban Dalipi 20 shtator 2008
 
Gruevski: S’ka asgjë të re as rreth emrit as rreth Kosovës

Gruevski: S’ka asgjë të re as rreth emrit as rreth Kosovës

Nuk ndryshojnë pozicionet e kreut shtetëror të Maqedonisë sa i përket kontestit rreth emrit me Greqinë.

Si rezultat i kësaj, kryeministri Gruevski deklaroi se nuk ka qenë e nevojshme që në prag të Asamblesë Parlamentare të Kombeve të Bashkuara kreu shtetëror i Maqedonisë të ulet në tavolinë për t'i harmonizuar qëndrimet rreth kësaj çështje.
"Ne jemi takuar shumë herë deri tani, kështu që qëndrimi ynë është i pastër si loti. Të gjithë e dimë mirë, ashtu që nuk kishte nevojë të takohemi sërish, meqë vërtetë shumë herë i kemi paraqitur qëndrimet dhe shumë herë i kemi përsëritur ato. Sikurse të na zgjonit në cilëndo orë të mëngjesit do t’i citonim saktë çka dëshiron i pari dhe çka dëshiron i dyti. Kjo është kjo. Nuk ka ndryshime në pozicione", tha sot kryeministri Nikolla Gruevski.
Kryeministri Gruevski edhe njëherë ripërsëriti frazën tanimë të njohur sa i përket njohjes së Kosovës.
"Qeveria e ndjek këtë proces me vëmendje dhe veprojmë në bazë të interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë. Në komunikim jemi me të gjithë partnerët tanë nga NATO-ja dhe Bashkimi Europian, kështu që në rast se dikur do të ketë diçka të re do t'u njoftoj. Tani për tani nuk kemi asgjë të re", Gruevski.
:espuls: :espuls:
I pyetur se do të takohet apo jo me partnerin e tij të koalicionit, liderin e partisë së koalicionit, Ali Ahmeti, për të biseduar rreth kësaj teme, Gruevski tha se nuk mund të njoftoj asgjë.
"Nuk do të kisha mundur asgjë t'ju njoftoj në këtë temë", u shpreh Gruevski.
Ndërkohë të shtunën Partia Demokratike Shqiptare edhe një herë ka kërkuar nga Kuvendi i Maqedonisë që urgjentisht në rend dite të vendoset propozim - rezoluta e partisë për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës. Ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë të ditur se njohja e shtetit të Kosovës do të ndodh së shpejti por këtë çështje nuk e lidh për afate kohore.

alsat-m
 
Gjendja në burgjet maqedone nën çdo nivel


Avokati i popullit Ixhet Mehmeti thotë se burgjet në Maqedoni janë të mbipopulluara dhe nuk kanë kushte elementare për jetë.

Gjendja e burgjeve në vend vazhdon të jetë problematike. Në mënyrë të veçantë theks vihet në problemet e mbipopullimit të burgjeve, në mungesën e kushteve më elementare të jetesës për të burgosurit, si dhe në trajtimin jo të mirë të të miturve dhe grave. Këtë sot e kanë konstatuar ambasadori I Bashkimit Evropian dhe Avokati i Popullit, të cilët vizituan buergjet në Idrizovë dhe Shutkë.

Avokat i popullit Ixhet Mehmeti tha se atë që me ambasadorin Fuere e kishte parë është se gjendja në burgje në Maqedoni është nën çdo nivel."Kjo paraqet shkelje të të drejta të personave të privuar nga liria. Ajo që mua më tepër më shqetëson se kjo gjendje vite me radhë nuk ndryshohet", theksoi avokati i Popullit Mehmeti.

Për ambasadorin Erëan Fouere, të flasësh për të drejtat e njeriut, do të thotë të flasësh për të drejtat e të burgosurve. "Pa dyshim se atë cka kemi parë sot do të reflektoj edhe në vetë raportin vjetor të Komisionit Evropian", shtoi ambasadori Fuere.

Komiteti i Këshillit të Evropës për luftë kundër tortures disa vite me radhë akuzon Maqedoninë për keqtrajtim në rastin me personat e privuar nga liria.
Në raportin e fundit të Këshillit Evropës nga autoritetet e Maqedonisë kërkohet të zbatojë politikë "të zero tolerancës" ndaj dhunës dhe të zbatojnë hetim të duhur në raste kur ka dyshime për maltretim.

alsat-m
 
Tradita fatale e mitizimit

Tradita fatale e mitizimit

Bashkimi Evropian është krejtësisht i pakënaqur me proceset që zhvillohen në Maqedoni. Nervi i faktorit ndërkombëtar është zbrazur përmes përfaqësuesit të BE-së në Shkup, z.Ervan Fuere, i cili nuk ka ngurruar t’i bëjë me dije lidershipit maqedonas që të mos fshihet pas gjethes së emrit me Greqinë.


“Problemet e brendshme e largojnë së tepërmi Maqedoninë nga ftesa në NATO dhe BE”, kjo është në esencë vërejtja e faktorit ndërkombëtar në adresë të lidershipit maqedonas. Me gjithë kritikën e ashpër të të dërguarit të BE-së, Shkupi zyrtar paradoksalisht me kontekstin e ri të vlerave po vazhdon traditën mitizuese të vetizolimit.

Sipas të gjitha gjasave, për kryeministrin maqedonas Gruevski, sinjalet ndërkombëtare janë të papërfillshme krahasuar me reputacionin që gëzon në elektorat përmes populizmit të tij. Rrjedhimisht, delirantizmi i pashoq i kreut të ekzekutivit e vendos (FRYROM-in) në konflikt të hapur me standardet dhe direktivat e komunitetit ndërkombëtar.

Pra, përkundër domosdoshmërisë për korrigjim të kursit të dyzuar politik, shteti i brishtë vuan mungesën e një burrështetasi për ta orientuar vendin drejt vlerave euroatlantike. Mungesa e një strategjie në planin e jashtëm, plus hapja e plagëve të vjetra në rrafshin e brendshëm po e ndërlikojnë ndjeshëm situatën politike dhe shtetërore. Qasja e gabuar ndaj çështjes së emrit me Greqinë, vonesat e panevojshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës, nxjerrja e bishtave vetëm për shqiptarët e Shqipërisë në kufi, ngecja e reformave në drejtësi, gjyqësor dhe administratë, janë disa nga elementët që agravojnë distancën e madhe të këtij shteti me standardet evropiane.

Kjo është njëra anë e medaljes sepse lidershipi maqedonas, i sëmurë pas traditës mitizuese, po shpërdoron kontratën e bërë me elektoratin e saj duke e futur vendin në një situatë tejet të komplikuar sa i përket kohezionit të brendshëm. Anashkalimi i Marrëveshjes së Ohrit, shkelja flagrante e Ligjit të Amnistisë (procedimi i katër rasteve te Hagës), mosnjohja e Pavarësisë së Kosovës, shpërfillja e simbolit kombëtar shqiptar, ai i ligjit për të rënët gjatë konfliktit të armatosur, nxjerrja e ligjit famëkeq që stimulon vetëm natalitetin për nënat maqedonase, etj., e bëjmë akoma më të brishtë stabilitetin në (FYROM).

Sigurisht që shpërthimi i të dërguarit të posaçëm të BE-së, z.Fuere, nuk është as spontan dhe as i rastësishëm. Madje, deklarata e tij duhet kualifikuar si sinjal për t’i paraprirë fenomenit që Maqedonia të mos shkelë edhe më shumë në dërrasë të kalbur, se mund të thyejë zverkun. Në këtë kuptim, heshtja ndaj paudhësive të ekzekutivit, pranimi pa kushte në qeverisje nga ana e Ahmetit, mungesa e një debati të sinqertë politik dhe publik, trimërimi burravec i Gruevskit përmes kartonëve në parlament, apo votave të grumbulluara bëri që plagët të mbajnë erë.

Tashmë, era e keqe nëse nuk i gjendet ilaçi mund të përhapë epidemi që vështirë se mund të lokalizohet. Pra, atë që nuk e bëri bota intelektuale, analitike, apo politike në Maqedoni, e bënë përfaqësuesit ndërkombëtare të cilët detektuan në kohë se nuk mban më ujë pilafi. Për pasojë fshehja pas gjethes së emrit është alibi, problemet e brendshme janë shkaktarë kryesorë që Maqedonia ka zgjedhur rrugën e gabuar, rrugë e cila nuk përkon aspak me përcaktimet dhe orientimet e BE-së.

Në fakt, panorama e ngjarjeve të deritanishme është e dhimbshme saqë krizat janë ulur këmbëkryq. Përtej rrëfimeve mashtruese të pushtetmbajtjeve, ndryshe nga këndshikimi i zbehtë i realitetit të përçudnuar, shtrihet pafuqia e politikëbërjes së ekzekutivit për të marrë vendime të guximshme që do ta divorconin Maqedoninë nga paranojat, frustracionet dhe dyzimi orientues dhe përcaktues. Ajo që nuk kuptohet nga garnitura drejtuese e ekzekutivit është se në kushtet dhe rrethanat e kontekstin e ri historik për të gjitha shtetet, sidomos për ato me probleme të mprehta në kohezionin e brendshëm, ka vetëm një rrugë: hyrja në strukturat Veri-Atlantike.

Në këtë sens kam drojën se lidershipi politik maqedonas nuk e ka marrë me seriozitet, madje po ia shtojnë zullumin vetes duke vazhduar traditën e mitizimit absurd. Të tundësh zinxhirin e kryeneçësisë dhe mendjemadhësisë dhe të vazhdosh traditën fataliste të mitizimit, me hajvar (speca turshi me domate), kësaj i thonë vetëvrasje.

Të gjithë e dimë sesa potencial kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i bërë karshillëk perëndimit. Sikundër dihet potenciali i këtyre shteteve, veçmas i Maqedonisë, për të mbijetuar pa infuzion nga jashtë. Dimë edhe atë që është ashiqare se sa resurse posedohen për të sfiduar vetizolimin ekonomik, social e politik. Së këndejmi, do të ishte sfilitesë dhe vdekje klinikale nëse elita politike maqedonase nuk do t’i thirrte mendjes: gjithçka duhet të ndryshoje.

Pikënisja e fillimit të mbarë është eliminimi i parashtesës nënvleftësim. Kam bindjen e thellë, ose nga budallallëku, ose nga fudullëku, se elita shtetërore maqedonase e ka nënvleftësuar faktin vendimtar të vlerësimit të proceseve nga ana e faktorit ndërkombëtar. Së dyti, gjykoj se Kryeministri dhe Presidenti aktual maqedonas vazhdojnë ta nënvleftësojnë kapacitetin politik të shqiptarëve duke manifestuar tendenca të rrezikshme diskriminimi.

Pra, ekzekutivi maqedonas duhet të nisë të vlerësojë, faktorin ndërkombëtar, rekomandimet e tij, me shpresën e madhe për të qenë pjesë e familjes së saj. Të vlerësojë praktikisht potencialet e shqiptarëve dhe t’u japë atyre hisen që u takon për të qenë luajalë ndaj shtetit. Të vlerësojnë realisht proceset në rajon dhe në planin global me qëllim që të përfitojnë sa më shumë që është e mundur për progresin dhe përparimin. Të vlerësojnë se është domosdoshmëri përafrimi i standardeve me ato evropiane, në planin institucional, në administratë, gjyqësor, prokurori, drejtësi, ushtri, etj. Të vlerësojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë alfa dhe omega për mbijetesë.

Të vlerësojnë se përparimi në marrëdhëniet ndërfqinjësore është në të mirë të zhvillimit dhe të stabilitetit. Në këtë rrafsh, njohja e shtetit të Kosovës nuk ka arsye të vijë si rezultat i presionit dhe i trysnisë së faktorit të jashtëm, por si nevojë dhe domosdoshmëri për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Të vlerësojnë se gërvishtja e dosjes së Hagës e bën të pandalshme hemorragjinë dhe është potencial i rrezikshëm për kohezionin e brendshëm. Të vlerësojnë se dialogu politik është shkronja A për parandalimin e krizave. Të vlerësojnë se institucioni i Parlamentit nuk mund të jete rezervat për të konservuar të drejtat e shqiptarëve. Të vlerësojnë se dialogu dhe konsensusi politik janë domosdoshmëri.

Të vlerësojnë se paralel me ligjin për “branitelat” duhet edhe ai për ish-ushtarët e UاK-së, se pas propozim ligjit për natalitetin duhej të ishte edhe për nënat shqiptare, ligji për flamurin e kështu me radhë. ا’është më kryesorja, të vlerësojnë se tradita mitizimit të nacionalizmit verbal maqedonas është shkatërrimtare dhe se barazia institucionale e shqiptarëve është e vetmja alternative për stabilitet politik dhe shtetëror, është shtegu nga mund të udhëtohet për në NATO dhe BE. Ndërkaq, ecja në gjurmët e traditës mitizuese të nacionalizmit të shfrenuar, shkakton pasoja të rrezikshme për stabilitetin dhe perspektivën e shtetit.

shekulli
 
Redaktimi i fundit:
Pavarësia e Kosovës, kriza Gruevski-Ahmeti

Njohja e pavarësisë se Kosovës ka futur zyrtarisht ne krize marrëdhëniet partisë se kryeministrit Gruevski dhe Bashkimit Demokratik për Integrim te udhëhequr nga Ali Ahmeti.
Pakënaqësive te shqiptareve, Gruevski u është përgjigjur me kërcënimin për hapjen e dosjeve ne Hage te katër deputeteve shqiptare te dyshuar për krime.

Behet fjale për deputetet Hisen Xhemaili, Hajrulla Misini, Talat Xhaferi dhe Vullnet Ameti.

Lidhur me këto raste, kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti pas nje takimi me kryeministrin ka kërkuar një zgjidhje politike dhe ekspertize ndërkombëtare. TCH
 
PPD: Lëndët e Hagës tendosin marrëdhëniet ndëretnike

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), përmes një kumtese sot ka vlerësuar se procedimi i lëndëve të kthyera nga Haga ndikon në tendosjen e marrëdhënieve ndëretnike që paraqesin shtyllën kryesore të stabilitetit politik në Maqedoni.

“Hapja e këtyre proceseve në Maqedoni është pa precedencë, në mënyrë të drejtpërdrejtë cenon ligjin për amnisti, Marrëveshjen e Ohrit dhe ndikon në tendosjen e marrëdhënieve ndëretnike që paraqet shtyllën kryesore te stabilitetit politik të Maqedonisë si shtet”, thuhet në kumtesën e PPD-së.
Sipas kësaj partie Ligji i Amnistisë i miratuar nga Parlamenti i Maqedonisë në vitin 2002 ka pasur për qëllim të rikthejë paqen, kapërcimin e krizës në shtet, reintegrimin e personave të involvuar në këtë konflikt dhe kthimin sa më të shpejtë të tyre në shoqëri si qytetarë të lirë. E gjithë kjo është bërë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit me qëllim të arritjes së stabilitetit politik dhe ndëretnik në Maqedoni.
PPD pas analizave të bëra ka konstatuar se ligji për amnisti vlen për të gjithë personat të cilët kanë përgatitur apo kryer vepra penale në lidhje me konfliktin e vitit 2001, si dhe për personat të cilët para vitit 2001 kanë ndërmarrë aktivitete përkatëse rreth këtij konflikti.
“Amnistia nuk vlen për personat të cilët kanë kryer vepra penale kundër të drejtës humanitare ndërkombëtare lidhur me konfliktin e vitit 2001 për shkak se këto vepra penale janë në kompetencën e Tribunalit Ndërkombëtarë të Hagës.
PPD vlerëson se fakti që Tribunali i Hagës nuk ngriti procedurë për këto raste është argument shumë i fuqishëm juridik dhe politik pse Maqedonisë nuk duhet të merret me këto raste.


alsat-m
 
Gjykata të respektojë ligjin për amnisti


Nëse prokurori publik nuk i hedh si të pabaza rastet e Hagës me siguri se do të ketë pasoja të paparapara dhe të padëshiruara", thotë Ixhet Mehmeti.

Ekziston kolizion midis Ligji për amnisti dhe kodit penal te vendit ka deklrauruar profesori i së drejtës kushtetuese në UEJl Jeton Shasivari duke komentuar kontradiktat e paraqitura në opinion rreth interpretimit të ligjit për amnisti dhe kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit të BDI-së Hisen Xhemaili. Edhe per këtë kolizion të paraqitur sipas Shasivarit ekziston zgjidhje. Në aspket juridik gjithhmon ligji special shfuqizon atë gjeneral.

"Ky kolizion, gjithë juristët e dinë, në këtë rast që duhet zgjidhur në bazë të një maksime të vjetër latine "Ligji special e derogon ose e shfuqizon Ligjin general", ligj special për këtë çështje është ligji I amnistisë. Qoftë gjykata ose parlamenti fundi I fundit, si miratues I këtij ligji duhet ta konstatoj në mënyrë formale që përparësi në zbatim, ose prioritet në zbatim duhet të ketë ligji për amnisti I cili e përjashton zbatimin e Kodit Penal për sa I përket pra këtyre rasteve", deklaroi Jeton Shasivari, professor I të drejtës kushtetuyese në UEJL.

Përpiluesii ligjit për amnisti ministri i athershëm i drejtësisë Ixhet memeti i ka përë thirrje organeve gjyqësore të zbatojnë ligjin pasiqë ai është i qartë dhe të mos bien pre e presioneve politike.

"Nëse prokurori publik nuk merë guximin dhe nuk i hedh poshtë të gjitha ndikimet politike që eventualisht mund ti ketë, nuk marin guximin që ta realizojnë, respektojnë deri në fund ligjin dhe ti hedhin si të pabaza këto çështje me siguri se do të ketë pasoja ndoshta edhe të paparapara dhe të padëshiruara", thotë Ixhet Mehmeti, ish minister i drejtësisë.

Profesori Shasivari thotë se shqiptarët me të drejtë dyshojnë në qasjen selektive të organeve të drejtësisë kur bëhet fjalë për rastet e 2001. Nëse Maqedonia vërtet dëshiron që të mbrojë të Drejtën humanitare ndërkombëtare në bazë të kodit penal atëherë duhet të hap dhe procesuoi edhe rastet tjera kur viktima gjatë 2001 kanë qenë edhe shqiptarët.

"Do të kisha qenë I bindur se Maqedonia ka me të vërtet qëllim që ta mbroj të drejtën ndërkombëtare humanitare kur do ti procesuonte të gjitha rastet. Ku viktima janë edhe maqeodnaisit edhe shqiptarët. Përderisa kemi një qasje dhe një zbatim selektiv kjo më jep dozat të sigurta dhe të dyshimet se krejt kjo është politik e jo drejtësi", shton profesori Shasivari.

Pas kthimit të 4 rasteve nga Gjykata e Hagës në Maqedoni organet gjyqësore vendosët të procesuojnë të njëjtat duke mos marë parasyshë ligjin për amnisti. Prokuroi publik Lupco Shvrgovski disa herë në prononcimet e tij ka qenë deci se për këto raste nuk vlen ligji për amnisti edhe pse partitë shqiptare vazhdojnë të thirren në të njëjtin.


Bedri Rexhallari
 
Xhemaili në paraburgim, Misini mbrohet në liri



Ky është vendimi i Këshillit gjyqësor i Gjykatër penale të Shkupit, pasi sot herët në mëngjes Kuvendi në një mbledhje të jashtëzakonshme ua hoqi imunitetin dy deputetëve të BDI-së, Hisen Xhemaili dhe Hajrulla Misini.

Deputeti Hisen Xhemaili në baraburgim, ndërsa Hajrulla Misini do të mbrohen në liri. Kështu sonte vondosi Këshilli gjyqësor pranë Gjykatër penale të Shkupit, pasi sot herët në mëngjes Kuvendi në një mbledhje të jashtëzakonshme ua hoqi imunitetin dy deputetëve të BDI-së, Hisen Xhemaili dhe Hajrulla Misini, të akuzuar për dy rastet e kthyera të Hagës - penëtorët e keqtrajtuar të Mavrovës dhe për mbylljen e pendës së Likovës. Deputeti Misini sonte u paraqit para gjykatësit hetues Sedat Rexhepagiq, ndërsa policia do të duhet të shoqërojë Xhemailin në burgun hetues në Shuto Orizare.
"U vendos qe gjykatësi hetues që e ka lëndën e Pendës së Likovës ta fillojë ta punojë gjatë natës", tha kryetarja e gjyqit Dobrilla Kacarska.

alsat-m
 
اarshia e Vjetër e Shkupit mbrohet me ligj


p28110615561smalliz4.jpg

Projekt - ligji për shpalljen e اarshisë së Vjetër të Shkupit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, hyri në procedurë parlamentare duke marrë mbështetjen e anëtarëve të Komisionit parlamentar për kulturë.


Projekt – ligjim, sipas përfaqësueses së Ministrisë së Kulturës, është përgatitur në vitin 2006, ndërsa atij i ka paraprirë një analizë e thuktë nga ekspertë të ndryshëm. Mirëpo ajo që më së shumti e interesonte opozitës, ishte fati i përmendores së Skënderbeut dhe muzeut të UاK-së.

"Drejtoria për mbrojtje është e gatshme të japë të dhëna se kemi ngritur mjaft padi penale sipas ligjit të vjetër. Mirëpo këto ndryshime gjegjësisht të gjitha këto hapa janë të precizuar më mirë në ligjin e ri", tha Julia Triçkovska, përfaqësuese e Ministrisë së kulturës.

Deputetja Roza Topuzova Karevska shpreson se padit penale do të përfundojnë dhe nuk do të legalizohen të gjitha ndryshimet në pjesën qendrore të اarshisë, siç janë ndërtimi apo rinovimi i dyqaneve duke përfshirë edhe përmendoret dhe muzeun e UاK.

Anëtari i Komisionit nga radhët e BDI-së Femi Jonuzi, tha se partia e tij në parim mbështet miratimin e një ligji të këtillë, sepse vetëm ashtu do të vihej rend në اarshi të vjetër,

"Ne si grup parlamentar i BDI do të përkrahim këtë propozim sepse me këtë ligj mundësohet ruajtja e vlerave historike, kulturore, arkitektonike, urbanistike, ambientale, teknologjike, shkencore dhe vlerave tjera që kanë të bëjnë me çarshin e vjetër të Shkupit", tha Femi Jonuzi.

Edhe punonjësit në اarshinë e vjetër përshëndesin këtë nismë parlamentare me çka përfundimisht shteti do të kujdeset për اarshinë e vjetër.

"Mendoj se është ruajtur 80% prej njerëzve jo prej shtetit do të thotë prej vetëdijes prej vet dyqanxhinjve", thotë zejtari Zejnulla Asani.

Për Lube Petrushevskin ky hap i shtetit apo komunës është i drejtë sepse çarshia bie nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore prandaj duhet të mbrohet autenticiteti i çarshisë.

Risi e vetme në këtë ligj të përgatitur nga përbërja e kaluar parlamentare është formimi i trupit koordinator i përbërë nga të gjithë faktorët relevant të çarshisë.

Gjyltene Rexhallari
 
Enever Idrizi ndan dhurata jetimëve për Bajram


Ish-kampioni botëror në karate Enver Idrizi, ka treguar shprtin e tij human me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai ka vizituar fëmijët jetim duke iu ndarë atyre dhurata simbolike.


Ish-kampioni i botës në karate, Enver Idrizi, me rastin e festës së Fitër Bajramit vizitoi fëmijët pa prind në Shkup dhe me këtë rast ndau dhurata simbolike. Idrizi fillimisht ndau dhurata në vendlindjen e tij, në Saraj, e pastaj u drejtua në "Fshatin e Fëmijëve" në Hasanbeg.

"Humanizmi bie në ata tre aspektet arsim, kulturë dhe sport. Pa këta tre segmente nuk ka edhe ardhmëri për fëmijët tanë. ....Këta gjëra i kam dëshirë sepse edhe babain e kam pasur humanist dhe jam shumë i lumtur, sepse jap dhurata sepse ka njerëz më të pasur dhe më të mirë se unë , por unë dua me të jap një fjalë të mirë dhe t'i bashkoj të gjithë. ", tha ish kampioni në karate Enver Idrizi.

Shefki Abdullahu, zyrtarë i lartë në Kosovë tha se me Enver Idrizin këto vizita i bënë për çdo vit. "Tani kemi ardhur prej Kosove, gjetëm kohë që me kënaqësi me ardhë edhe në këto 12-të shtëpi jetimore në Shkup që ti vizitojmë. Dhe kjo është traditë nga e ndjera Nëna Terezë që populli shqiptar gjithmonë ka qenë human dhe nuk njef kufij ", shtoi Abdullahu.

Vizita e Idrizit, u cilësua 'surprizë e bukur' nga drejtuesit e "Fshatit të Fëmijëve". Ata vlerësuan iniciativën, e cila i ka bërë më të gëzuar fëmijët jetimë.

"Në emër të fëmijëve të vendosur në jetimoren "fshati i fëmijëve" në Shkup, mundem vetëm të shprehë falënderime për Idrizin, si një ikonë në sport që e vizitoi jetimoren tonë. E falënderoj edhe personalisht, pasi fëmijëve ua zbukuroi këtë ditë dhe gjithashtu atyre që e festojnë këtë festë, ua bëri edhe më të bukur.", tha zëvendës drejtoresha e jetimores, Maja Andonovska.

Me këtë gjest Enver Idrizi ka vazhduar traditën e tij që për çdo vit t'u kushtojë vëmendje fëmijëve jetimë, duke vërtetuar edhe një herë se përveç se një sportist i madh, është edhe edhe një human modest.

Faton Zylbehari
 
Pengohet hapja e paraleleve shqipe në Idrizovë


Ministria e arsimit nuk firmos vendimin që nxënësit shqiptarë të fshatit Idrizovë të kompletojnë arsimin fillorë në shkollën e fshatit Petar Petrovic Njegosh.


Ministri Pero Stojanovski pengon hyrjen në fuqi të vendimit me të cilin do t'iu lejohet nxënësve shqiptarë të shkollës fillore Petar Petrovic Njegosh nga fshati Idrizovë të kenë mundësi të vijojnë mësimin në këtë shkollë edhe pas përfundimit të klasës së 4. I gjithë dokumentacioni me të cilën do të lejohej vijimi I mësimit edhe nga klasa e 5 deri në të nëntën për nxënësit shqiptarë tanimë dy javë është kompletuar pa ka ngelur në sirtaret e ministrit I cili sic mëson Alsat nga burime brenda kësaj ministrie është ballafaquar me presion të kryetarit të Komunës Gazi Babë Koce Trajanovski I cili nuk lejonë firmosjen e vendimit. Nga kabineti I ministrit Stojanovski nuk kanë komentuar këto zëra por sic mëson Alsat presioni I Trajanovskit për moshapjen e paralele shqipe në këtë shkollë fillore ka të bëjë me frigën e tij se mund të humbasë shumë vota në këtë komun në zgjedhjet e ardhshme locale që pritet të zhvillohen për disa muaj. Megjithatë nga kjo situatë vazhdojnë të pësojnë nxënësit shqiptarë të cilët disa javë me rradhe kanë bojkotuar mësimin duke kërkuar që tiu mundësohet të vijojnë mësimin në këtë shkollë edhe pas kryerjes së klasës së katërt e jo të udhëtojnë disa dhjetra kilometra largë vendbanimeve të tyre për të ndjekur mësimin në shkolla tjera. Nëse bashkëmoshatarët e tyre maqedonas ndjekin mësimin fillorë në këtë shkollë deri në klasën e 9 pse atherë nxënësve shqiptarë edhe pse ekzistojnë kushte për një gjë të tillë nuk u mundësohet e njejta.

Valmir Kuçi alsat-m
 
Trajanovski kundër mësimit të nxënësve shqiptarë të Idrizovës

Kryetari i komunës së Gazi Babës është kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit me të cilin do t’iu mundësohej nxënësve shqiptarë të shkollës fillore “Petar Petrovic-Njegosh” të Idriyovës, të vijojnë mësimin në këtë shkollë edhe pas përfundimit të klasës së katërt.


Për 16 nxënës nuk mund të angazhojmë profesorë, kurse nuk ekzistojnë as kushte për një gjë të tillë në këtë shkollë, tha për Alsat, kryetari i komunës së Gazi Babës, Koce Trajanovski.
“A e dini se atje ka vetëm 16 nxënës, hapësira atje gjithashtu nuk ka, prej të parës deri në të katërtën mësojnë këtu. Edhe profesorë nuk na duhen shumë, nuk e dijë sa, por Ministria do të duhet të lejojë 15, 10 ose 11 profesorë, të cilët do të duhet të vijnë këtu. E gjithë kjo duhet të financohet”, deklaroi Trajanovski.
Në pyetjen e Alsat se, për shembull, në Mariovë duhet të udhëtohet 120 kilometra vetëm për 1 nxënës, e jo për 15, Trajanovski me përgjigje: “Këtu duhet të udhëtojnë 12 arsimtarë”.
Ndërkohë edhe pse i gjithë dokumentacioni me të cilin do t’ju mundësohej nxënësve shqiptarë të Idrizovës të ndjekin mësimin në shkollën e tyre edhe pas përfundimit të klasës së 4 është gati, ai vazhdon të presë firmën e ministrit të Arsimit, Pero Stojanovski. Zyrtarët shqiptarë në këtë ministri janë të pafuqishëm të bindin ministrin të firmos vendimin. Atyre ju mbetet vetëm të shpresojnë se ministri më fund do të ndryshojë mendje.
Numan Sallai, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, tha se kërkesa është me vend dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, ka shprehur gatishmëri dhe ka vullnet që të nënshkruaj vendimin që të mund të fillohet mësimi në gjuhën shqipe në këtë shkollë.
Deri sa ministri të marrë vendim të prerë për fatin e nxënësve shqiptarë, ata edhe më tej vazhdojnë të bojkotin procesin mësimor. Deri në klasën e katërt në këtë shkollë, mësimin e vijojnë gjithsej 95 nxënës, ndërkaq 17 të tjerë që kanë përfunduar vitin e shkuar klasën e katërt nuk pranojnë të regjistrohen në ndonjë shkollë tjetër që është disa kilometra larg fshatit të tyre.

Valmir Kuçi

ALSAT-M
 
Rufi Osmani rikthehet në politikë


Rufi Osmani për Televizionin Alsat-M bëri të ditur qëllimin e tij, që pas 12 viteve të largimit nga skena politike, sërish të kandidojë për postin numër një të komunës së Gostivarit, por si i pavarur.

Me këtë, Osmani ka përjashtuar zërat se pas tij qëndron ndonjë subjekt politik.

Në intervistën e cila do të transmetohet të dielën në orën 18:50 në Alsat-M, Rufi Osmani thotë se me kandidimin në zgjedhjet e ardhshme lokale, synon të rikthejë mandatin politik të cilin shteti ia mori me dhunë në vitin 1997.

- Gjasat janë reale që unë nga një ish-politikan dhe nga një politikan potencial të transformohem në një politikan aktiv. Unë këtë do t’a bëj në zjgedhjet e ardhshme lokale në Gostivar, do të kandidoj si i pavarur dhe do të tentoj të rikthej mandatin politik që shteti i Maqedonisë në 1997 ma mori në mënyrë të dhunëshme - deklaroi Osmani.

Ai në këtë intervistë ka thënë se zyrtarisht sot, për herë të parë promovon rikthimin e tij në politikë, konkretisht në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit të ardhshëm.

Osmani më tej ka shtuar se deri më tani shumë parti politike shqiptare e kanë keqpërdorur emrin e tij, përfshirë edhe partinë e re të Imer Selmanit, gjë që vlerëson se është gjest jo-korrekt./shqipmedia/
 
Nevzat Bejta kundërkandidat i Rufi Osmanit


Shpallja e kandidaturës së Rufi Osmanit për kryetarë të ardhshëm të Komunës së Gostivarit ka detyruar edhe kryetarin aktual, Nevzat Bejta të rishpall kandidaturën para kohe. Megjithëse nuk e thotë prerë, për shkak distancës disa mujore deri në zgjedhjet lokale, Bejta tërthorazi ia shpall mejdanin ish-kryetarit të dikurshëm, Rufi Osmani,

i cili u burgos në ngjarjet e bujshme në këtë qytet në vitin 1997, pasi refuzoi heqjen e flamurit shqiptar nga objekti komunal.
“Deri në zgjedhjet lokale ka edhe gjashtë muaj, është herët të flitet për kandidaturat e mundshme, mirëpo nuk dua që qytetarët e Gostivarit t’i lë në hamendje. Do të rikandidohem për postin e kryetarit të Komunës. Barometri kryesor për vlerësimin e punëve janë vetë qytetarët. Anketat e bëra tregojnë se qytetarët janë shumë të kënaqur me punën time të deritanishme”, ka deklaruar Nevzat Bejta.
Ai thekson se kandidaturën e tij për kryetar komune e mbështesin fuqishëm të gjitha strukturat partiake të BDI-së në krye me liderin Ali Ahmeti. “Mendimi i shumicës së qytetarëve është se unë sërish duhet të rikandidohem për postin e kryetarit të Komunës. Të gjitha subjektet politike kanë të drejtë të nxjerrin kandidatët e tyre, kjo është lojë demokratike, qytetarët janë ato që do të vendosin me votën e tyre të lirë se kush duhet t’i udhëheq në katër vitet e ardhshme. Jam i lumtur që komuna nuk është ashtu siç e gjeta unë, tani qyteti i Gostivarit u ngjason qyteteve evropiane”, thekson Bejta. Ndërkaq, kohë më parë profesori dhe analisti Rufi Osmani njoftoi opinionin se rikthehet në skenën politike nëpërmjet kandidaturës për kryetar të Gostivarit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në mars të vitit 2009. Sipas tij, në garën për numrin një të Gostivarit do të kandidohet si i pavarur, me ç’rast ka përjashtuar zërat se pas tij qëndron ndonjë subjekt politik. Vetë Osmani në një prononcim të shkurtër ka theksuar se me kandidimin në zgjedhjet e ardhshme lokale, synon të rikthejë mandatin politik të cilin shteti ia mori me dhunë në vitin 1997, vit në të cilin Gjykate Themelore e Gostivarit e dënoi me afër 14 vite burgim. Osmani u lirua pas aprovimit të amnisti nga ana e parlamentit republikan në vitin 1998 si një marrëveshje mes PDSH-së dhe VMRO-së. Profesori Osmani thekson pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës se si deri më tani Bejta ka drejtuar Gostivarin, mirëpo hë për hë potencon se nuk do të shfaq kritikat kundër menaxhimit të Komunës duke shfaqur. Ndërkaq, edhe pse deri të zgjedhjet lokale ka disa muaj, jo zyrtarisht merret vesh se konkurrencë Bejtës dhe Osmanit do ti bëjnë kandidatët e PDSH-së dhe Demokracisë së Re, megjithëse ende nuk janë shpallur emrat e kandidatëve nga këto dy parti./shqipmedia/
 
Kuvendi pritet të aprovojë rezolutën për Kosovën
Vazhdon debati ne Parlamentin e Maqedonise rreth poropozim rezolutes per njohjen e Pavarsisë së Kosovës. Ajo pritet të mbështetet nga pjesa më e madhe e deputetëve edhe pse deputet e opozitës kundërshtojnë mënyrën të cilën zgjodhi qeveria të njohë pavarsinë e Kosovës.

Dilemat se rezoluta do të marë përkrahje e shumicës së deputeteve I hoqi koordinatorja e grupit parlamentar te VMRO DPMNE-së Silvana Boneva

"Dua t’ju informojë se ne do të mbështesim rezolutën me të cilën do ti rekomandohet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e cila në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjet të saj të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën. VMRO-DPMNE konsideron se mbeshtetjen e pavarësisë së Kosovës vjen si rezultat i tre arsyjeve. Arsyeja e parë janë interesat tona maqedonase, interesat shtetërore por duke përfshirë këtu edhe interesat e bashkëqytetarëve tanë shqipëtarë të cilët mbështeten fuqishëm bashkëkombasit e tyre në Kosovë. Arsye e dytë është miqësia strategjike me Shtetet e Bashkuara Amerikane dhe në këtë drejtim anëtarësimi i shtetit tonë në NATO dhe BE. Arsye e tretë për vendimin e këtill është stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal", deklaroi Silvana Boneva.

Deputetët e LSDM-së akuzuan kryeministrin Gruevski për ikje nga përgjegjësija dhe se dëshiron të shfruytëzojë parlamentin si mburoj për vendimin I cili më pas duhet të pasojë Njohjen zyrtare të pavarsisë .

"Maqedonia kur miratohen vendime të këtilla duhet ti mbroj interesat e saj në kuptimin e vërtet të fjalës . Ky parlament nuk guxon të përfaqësoj qëndrime pro serbe apo pro kosovare , ky parlament ka obligim të vetëm të sjell qëndrime pro maqedonase dhe në marrjen e vendimeve të udhëhiqet nga interesat shtetërore prandaj qeveria patjetër duhet të del me qëndrim të saj", tha deputeti i LSDM Igor Ivanovski.

"Para nesh gjendet një propozim rezolutë e cila për fat të keq është e vonuar. Para nesh gjendet një projekt rezolutë e cila nuk duhej që të gjenden para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Para nesh është një propozim rezolutë e cila e pasqyron realitetin se si funksionon qeveria jonë. Qeveria jonë zgjodhi që për njohjen e Kosovës të fshihet pas deputetëve, qeveria jonë zgjodhi që për kompromisin me Greqinë të fshihet pas popullit", theksoi deputeti i LSDM Vllado Buckovski.

Ndaj qëndrimeve të këtilla të deputetëve të LSDM-së reagoi kryetari I PDSH-së Menduh Thaci.

"ثshtë problem I lidershipit maqedonas që nuk kupton se SHBA-të, NATO dhe BE të njëjtën përkrahje ja japin edhe Maqedonisë. Me të njëjtë mas dhe metodë e mbështesin edhe Maqedoninë. Sa I përket kushtëzimit tjetër që Kosova ta pranoj Maqedoninë me emrin kushtetutës nuk kam ndëgjuar ende një deklaratë publike ku kontestohet emri kushtetues I Maqedonisë", tha kryetar I PDSH-së Menduh Thaci.

Në fillim të senacës nevojën për miratimin e rezolutës e arsyetoi propozuesi I saj koordinatori I grupit parlamentar të BDI-së Taqhir hani.

"Në rezolutë propozohet që kuvendi ta shpreh qëndrimin e vet për çështjen e njohjes së Kosovës përkatësisht se kuvendi i RM I rekomandon qeveris së Maqedonisë që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe në pajtim me interesat shtetërore dhe nacionale të republikës së Maqedonisë ti ndërmarr të gjitha aktivitet e domosdoshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe të njoh republikën e Kosovës", vlerësoi deputet I BDI Tahir Hani.

Rezoluta e kosovës ka kthyer në parlament edhe deputetet e PDSH-së të cilët sot për herë të parë marinë pjesë në seancat plenare nga fillimi I punës së përbërjes së re parlamentare . Pas miratimit të rezolutës pritet që brenda vetrëm një ore Qeveria ehe zyrtarishtë të njoftojë vendimin zyrtar për njohjen e pavarsisë së Kosovës.

alsat-m
 
Alfa-t rrahën tre të rinjë shqiptar

Alfa-t rrahën tre të rinjë shqiptar

Policia ka keqtrajtuar tre të rinjë shqiptarë me arsyetimin se kanë prishur qetësinë publike.

Të rinjët mëngjesin e sotëm kanë qenë në kafiterin Memento që ndodhet pranë stacionit të ri të trenave në Shkup ku edhe ka ndodhur rasti ketrajtimi i tyre nga sic thonë ata pjestarë të njësistitëe policor ALFA-t. Të rrahurit për momentin gjenden për kurim në spitalin e qytetit, për shkak të lëndimeve trupore.

"Na nxjerrën kah tjetra der në parking edhe aty ishin kanë krejt të mbledhur edhe aty na zunën me na rreh, ata a ishin të pirë a jo, na rrehën dhe po e shihni qysh jena, na rrehën pa kurgjo hiq, shum na rrehën", thotë njëri nga të rrahurit.

I matretuari tjetër rëfen se kanë qenë duke pirë kafe, kur pjesëtarët e policisë i kanë gjuajtur me gota dhe kanë thyer një tavolinë. "Pastaj ne dolëm jashta dhe na zunën të zijtë, na I vëndun lisicat, na shtinën nëpër kere dhe ja nisën me na mshu…Kaj e pishtollot, lypshin allti, allti, ne nuk kishim as allti as kurgjo ne shkuam për qejf", ankohet ai.

Nga policia njoftojnë se zënka ka ndodhur në ora tre të mëngjesit kur tre të rinjët shqiptarë janë zënë me një person tjetër që po ashtu frekuentonte lokalin e njejtë, ky i fundit ka qenë policë por jo në orar të punës.Ndaj policitë dhe tre të rinjëve shqiptar do të ngriten padi panale për prishjëe të rendit dhe qetësisë publike.

Cdodite​
 
Uniforma e komandant Kumanovës në Muzeun e Lirisë


muzeuilirisekumanova332rh8.jpg


Uniforma e Ismet Jasharit, komandant Kumanovës me të cilën ra dëshmor në Luftën e Kosovës dhe mirënjohja "Urdhëri Hero i Kosovë" që i ndau i presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu janë materialet e radhës me të cilat u pasurua Muzeu i Lirisë në Shkup.


"Në emër të familjes Jashari të Orizares së Likovës do ti dorëzojmë Muzeut Liria urdhërin Hero i Kosovës nënshkruar nga kryetari i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu i cili e dekretoi me urdhërin Hero i Kosovës më 20 gusht të këtij viti në ora 15. Do të bëjmë përpjekje maksimale si në Republikën e Kosovës nëpërmjet shokëve të Ismetit, po edhe në Republikën e Shqipërisë që të gjejmë dokumentet që janë me rëndësi rë vecantë dhe do ti sjellim këtu në Muzeun Liria", deklaroi Xhemal Jashari, vëllau i Ismet Jasharit.
"Prej 2 dhjetorit 1998 unë e kam këtë uniformë, e kam ruajtur edhe në kohën e luftës. Kur mbrëmë më lajmëruan se është hapur muzeu, me gjithë dëshirë e kam pru edhe uniformën e komandantit edhe flamurin e brigadës e cila e ka mbajt emrin e koamdnantit Ismet Jashari", tha Haxhi Shala- Topi, bashkëluftëtar i Ismet Jasharit.
Me këtë rast Muzeu i Lirisë u pasurua edhe me një fotografi që i përket kryengritjes së vitit 1912. Ndërkohë ditë më parë në këtë Muze u dorëzuan edhe artefaktet e para, hartat e vitit 1878 të cilat paraqesin vilajetet shqiptare, ato të Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe Manastirit që dëshmon autoktoninë e trojeve ku kanë jetuar shqiptarët si dhe historitë për Bejlerët e Shkupit.

Melihate Rustemi
ALSAT-M
 
Studentët e USHT-së kundër hapjes së rasteve të Hagës


Nëse nuk mbyllen rastet e Hagës dhe nuk rishqyrtohet rasti i Brodecit studnetët e UTSH do proestojnë dhe do të bllokojnë rrugët.


Protesta dhe bllokim të rrugëve paralajmërojnë studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës nëse shteti nuk ndërpret siç I cilësojnë ata metodat e diskriminimit anti shqiptarë me hapjen e rasteve të Hagës dhe gjykimin e padrejtë të banorëve të Brodecit. Me gjykimin e të zgjedhurve të popullit gjykohet I mbarë elektorati shqipëtarë thonë nga parlamenti studentor. Ata apelojnë të mbyllen rastet e Hagës ndërsa të rishqyrtohen edhe njëherë rasti i Brodecit.

"U drejtohemi bllokut maqedon që të mbyllen këto raste mirpo për afat nuk kemi diskutuar.Do të shohim se si do të shkojnë punët dhe në bazë të rrjedhave ashtu edhe ne do të veprojmë", thtë Gadaf Uzairi, kryetar I parlamentit studentor të USHT–së.

Vendimi për protesta eventuale doli nga mbledhja e parlamentit studentor ët USHT-së. Kryetari I saj hedh poshtë mundësitë që protestat të inicohen nga qarqet politike.
"Jo ska të bëjë me prapavijë politike.Kjo është vendos në parlamentin studentor; është vendos me vota të lira", shton Gadaf Uzairi.
Kjo është hera e parë që studentët shqipëtarë i kundërvihen vendimit të hapjes së rasteve të Hagës në vend ndërsa për rastin e Brodecit janë pronocuar edhe nëpërmjet peticionit për lirimin e të arrestuarve.

Meral Ismaili/alsat-m/
 
MPB: Prokuroria po merret me çështjen e Iliridës


Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, thotë se prokuroria ka filluar të merret me rastin e zyrtarizmit të Kuvendit të Iliridës, të promovuar ditë më parë në Tetovë.


Megjithatë Jankullovska vlerëson se edhe përkundër ngjarjeve të fundit, në Maqedoni mbizotëron atmosferë pozitive politike dhe e sigurisë.
"Për të gjitha këto ngjarje, posaçërisht për idenë e Iliridës, e cila ishte prezantuar publikisht këto ditë, mund të shoh se Prokurori publik tashmë po vepron në bazë të informatave që u shfaqën në publik dhe bëri të ditur se do të bisedojë me personat të cilët e promovuan këtë ide, kuptohet në kuadër të kompetencave të tija ligjore", deklaroi Gordana Jankulllovska – ministre e Punëve të Brendshme.
Ndërkohë që kryetari i lëvizjes Kombëtare për Iliridë Nevzat Halili në emisionin "Rruga drejt" në Alsat, duke u përgjigjur në pyetjen nëse është i gatshëm të ballafaqohet me gjyqësinë e vendit, tha se iniciativa e tij bazohet në statutin e Lëvizjes dhe në rezolutat ndërkombëtare që vet Maqedonia i ka nënshkruar.
"Unë mendoj se çdokush në botë, edhe ju përmendët prokurorinë, nuk ka forcë më të madhe se populli, prapa meje qëndrojnë shqiptarët. Shqiptarë nga Manastiri deri në Kumanovë, kjo është një e vërtetë shumë e madhe, edhe anëtarë të kuvendit ka nga Manastiri deri në Kumanovë, këtë të drejtë askush dhe askujt nuk mundemi t'ia mohojmë. Ne nuk kemi thënë rrënim i rendit kushtetues me dhunë, ne nuk kemi përdor as kemi përmend dhunë, as ekzistojnë organe që do të përdornin dhunë. Shpesh herë ndokush ka bërë pyetje ju a keni organe forca të armatosura, kjo nuk është e vërtetë se kemi forca të armatosura, forca jonë është populli shqiptar që është autokton në vendet e veta dhe ka drejtë të mendojë ndryshe dhe me përgjegjësinë më të madhe them se Maqedonia nuk i ka zbatuar premtimet që u ka dhënë shqiptarëve", pat thënë Nevzat Halili, kryetar i Lëvizjes Kombëtare për Iliridën (13.11.2008).
Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Iliridës, është zyrtarizuar më 9 nëntor në Tetovë. Në atë mbledhje delegatët e kuvendit kishin firmosën dokumentin e themelimit të kuvendit. Sipas Halilit, synim kryesor i Kuvendit ishte përmirësimi i statusit të shqiptarëve në unionin e ri që do të quhej Maqedoni-Iliridë. Ideja për krijimin e Republikës së Iliridës është hedhur që në vitin 1992. Në vitet '90 policia maqedonase, arrestoi disa funksionarë të PPD-së, me pretekstin se po përgatisnin kryengritje të armatosur të shqiptarëve në Maqedoni. Ndër të arrestuarit ishte edhe vetë Nevzat Halili, sot kryetar i Republikës së Iliridës.

Shkëlzen Aqifi
ALSAT-M
 
Nevzat Halili reagon ndaj ministres Jankullovksa


Kryetari i këshillit Kombëtar për Iliridën, Nevzat Halili ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska se prokuroria do të ftoj në bisedë atë dhe anëtarët e kuvendit të Republikës së Iliridës.



Deklarata e Jankullovskës nuk është gjë tjetër, por vetëm vazhdimësi e politikës tradicionale ndëshkuese antishqiptare, antidemokratike, antinjerëzore dhe antibashkëjetesës së barabartë", thuhet në reagimin e Nevzat Halilit, i cili për këtë ka njoftuar edhe institucionet ndërkombëtare si zyrën e BE-së, OSBE-së si dhe të gjitha ambasadat e huaja në Shkup.
"Në emisionin 'Rruga drejt" në Alsat kam deklaruar se platforma e republikës së Iliridës është përkrahur nga grupi parlamentar shqiptar që nga viti 1991, me deklaratën për status të barabartë të shqiptarëve, për dy gjuhë të barabarta, me memorandumin e 23 deputetëve shqiptarë për status special të tyre, me referendumin e 11 dhe 12 janarit të vitit 1992 dhe me aprovimin e kushtetutës së Republikës së Iliridës të vitit 1992", thuhet më tej në reagimin e Nevzat Halilit i cili edhe njëherë ka ftuar deputetët shqiptar të vetëdijesohen dhe të arsyetojnë votën shqiptare duke ngritur zërin kundër siç shprehet "politikës albanofobe" dhe të përkrahin institucionet e Republikës së Iliridës.

ALSAT-M
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Bastisje dhe arrestime në Kumanovë dhe Likovë


Kumanova gjatë mbrëmjes së mërkurës ka qenë nën kontrolle të intensifikuara të policisë gjatë tërë natës.



Njësia speciale të policisë “ALFA” ka bastisur disa shtëpi në komunën e Likovës dhe Kumanovës, disa prej tyre edhe janë arrestuar dhe ende po mbahen nëpër stacione policore. Në mesin e të bastisurve janë edhe gjashtë shtëpitë e vëllezërve Qerimi në fshatin Opajë, ndërkohë që bastisje ka pasur edhe në fshatin Hotël.

Rexhail Qerimi 39 vjeçar nga fshati Opajë ende mbahet në stacionin e policisë prej mbrëmjes së mërkurë, kur edhe kanë bastisur shtëpinë e tyre.

“Policia ka hyrë në shtëpitë tona mes orës 20 e 30 dhe 21 të mbrëmjes. Kanë qenë rreth 30 pjestarë të njësitit speciale “Alfa”. Janë sjelël brutalisht duke krijuar trishtimte familjarët e sidmos fëmijët dhe grate, ndërkohë që nuk kanë dhënë ndonjë arsyetim për arrrstimin e vllait tonë Rexhailit” thotë Ejup Qerimi, vëllai i të arrestuarit. Ai rrëfen se as vëllai i tij e askush nga familjarët e tij nuk kanë ndonjë dosie kriminale të regjistruara në të kaluarën, ndërkohë që akuzon policinë për sjelljet e pahijshme që i kanë treguar ndaj një pjestari të familjes që ka qenë i sëmurë. Sipas tij ata kanë shkaktuar edhe dëme materiale me çrast kanë thyer disa dyer të shtëpive në të cilat nuk kanë gjetur asgjë të dyshimitë. Sipas Ejupit, vëllai i tij, Rexhaili ende gjendet në stacionin e policisë, ndërkohë që këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje rreth arrestimit të tij.

Ndryshe në Kumanovë janë shtuar kontrollimet policore, qytetarët janë të stresuar nga gjendja e cila po mbretëron në qytet për shkak maltretimeve të shumta.

Gjatë mbrëmjes qytetarët pothuajse nuk guxojnë të dalin dhe të jenë të lirë pasi që ndalohen nga njësia speciale “Alfa dhe të njëjtit maltretojnë vend e pa vend./MYDibra/
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

19 bastisje dhe 40 persona të ndaluar në Maqedoni


Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë nëpërmjet një komunikate ka njoftuar të enjten se, lidhur me vrasjen e policit Afrim Arifi (39) ka kryer 19 bastisje dhe ka marrë 40 persona në biseda informative.



Në komunikatë thuhet se në vendin ku është kryer sulmi janë gjetur 70 gëzhoja të plumbave të automatikut dhe bashkërisht me automobilin "Mazda 323" janë dorëzuar për ekspertizë dhe përpunim të mëtejshëm krim-teknik.

"Në bazë zë informatave të siguruara operative janë kryer 19 bastisje nëpër shtëpi, janë gjetur 3 pistoleta, revolver, pushkë mitraloz, pushkë automatike, pistoletë dhe rreth 650 plumba të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu janë konfiskuar shumë telefona celularë dhe katër vetura", theksohet në njoftimin e policisë.

Deri tani 4 veta janë liruar, ndërsa të tjerët janë mbajtur edhe më tej në bisedë informative.

Ministria njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit, të enjten në rrugën "Prizreni" numër 22 në lagjen Kuçevishkë në afërsi të Karadakut të Shkupit është gjetur vetura nga e cila ishte shtënë ndaj policit të vrarë. Në këtë veturë janë gjetur tabela të falsifikuara të veturës.

Persona të armatosur në afërsi të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup dy ditë më parë vranë pjesëtarin e policisë Afrim Arifi, ndërsa dy policë të tjerë janë plagosur rëndë. /INA/
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Grevë urie e krerëve të sindikatës
Greva e punëtorëve të arsimit hyn në ditën e pestë, ndërsa krerët e sindikatës kërcënohen me grevë urie në shenjë proteste kundër presioneve të qeverisë ndaj mësuesve për të mbajtur mësim.

Anëtarët e SASHK-ut prej të hënës do të hidhen në grevë urie. Këtë vendim, e mori pjesa më e madhe e anëtarësisë së Këshillit në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme, e që ka të bëjë vetëm me ata të cilët vullnetarisht, në pajtim me mundësitë e tyre shëndetësore, mund të qëndrojnë në luftën e këtillë për kërkesat e tyre sindikale. Këshilli vendosi që nga e hëna greva të zhvillohet me uri.
"Pjesa më e madhe e këshillit tha se ka qenë edhe qëndrim i tyre që të fillojnë grevën e urisë, madje edhe para se një gjë të tillë ta propozonte kryesia. Po tentojmë ta ngjallim vetëdijen edhe tek ata që duan ta ndalin grevën. Prandaj duke e vënë shëndetin në rrezik që në fakt është gjëja më e shtrenjtë ën jetën e njeriut, duam t'ua bëjmë me dije atyre që mendojnë se çmimi i asaj që duhet dhënë, se nuk është më i lartë se çmimi që po e paguajmë ne", deklaroi Dojçin Cvetanovski, kryetar i SASHK-ut.
Nga SASHK-u thonë se kryesia, grevën e urisë do ta mbajë në lokalet e SASHK-ut, kurse kryetarët dhe anëtarët rajonal do të bëjnë grevë atje ku janë bartës të funksioneve. Këshilli vendosi që arsimtarët edhe të hënën të mos mbajnë mësim. Lideri Cvetanovski e porositë anëtarësinë që të jetë e qëndrueshme deri në fund dhe të mos gjunjëzohet para presioneve të sotme nga drejtorët dhe kryetarët e komunave. Të hënën, Cvetanovski paralajmëroi takim me përfaqësues të lartë të Internacionales së Arsimit nga Brukseli. SASHK-u kërkon nga Qeveria që marrëveshjet kolektive të hyjnë në fuqi prej 1 Janarit të vitit të ardhshëm, pastaj të hyjë në fuqi lartësia e pagesës për ushqim dhe për transport dhe që të punësohen për kohë të pacaktuar arsimtarët të cilët janë të punësuar për kohë të caktuar.
Verica Mileva
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

BDSH: Diskriminimi racial në Maqedoni ka marrë përmasa të mëdha


Bashkimi Demokratik Shqiptarë, përmes një komunikate ka reaguar për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, e në veçanti për siç thuhet "Politikën e diskriminimit racial në Maqedoni edhe pas Raportit të Komisionit Evropian.


"Që nga publikimi i këtij raporti aparatet represive të shtetit Maqedonas, sidomos policia dhe njësitet ALFA, janë duke terrorizuar popullin shqiptar të Shkupit, Haraçinës, Likovës dhe Kumanovës. Që nga publikimi i këtij raporti bastisjet, maltretimet dhe arrestimet e shqiptarëve kanë vazhduar me intensitet edhe më të madh. Që nga publikimi i këtij raporti politika e diskriminimit racial ka marrë përmasa edhe më të mëdha në sferën politike, ekonomike, kulturore, arsimore dhe shoqërore në Maqedoni. Pa heqjen e diskriminimit kundër shqiptarëve dhe pa aplikimin e tërësishëm të të gjitha kushteve që BE i ka paraparë në Raportin e vet, hapja e bisedimeve me Maqedoninë do të inkurajonte vazhdimin e diskriminimit të këtij shteti antidemokratik" thuhet në komunikatën e Bashkimit Demokratik Shqiptar të publikuar me rastin e vizitën në Bruksel të zëvendëskryeministrave, Abdylaqim Ademi dhe Ivica Bocevski.

ALSAT-M
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Shuhet një paralele shqipe në Butel


Prindërit bashkë me fëmijët e tyre, nxënës të klasës së parë të shkollës fillore "Panajot Ginovski" në Butel të Shkupit kanë protestuar për shuarjen e një paralele me mësim në gjuhën shqipe.



Ata të revoltuar thonë se nxënësit për dallim të bashkëmoshatarëve të tyre nuk kanë arritur të mësojnë asgjë për shkak të mungesës së mësuesëve dhe ndërrimit të shpeshtë të tyre. Kjo sipas prindërve është bërë me qëllim që të shuhet një paralele dhe nga dy paralele në shqip të formohet vetëm një e cila do të kishte 36 nxënës, që do të bie ndesh me ligjin, i cili parasheh që në një klasë nuk mundë të mësojnë më shumë se 34 nxënës.
"Problemi është se fëmijët na kanë mbet pa mësuese, 40 fëmi janë në një klasë, i ndajtëm para dy muajve, qe tre mëseuse janë tu na përznë, kjo është e treta që e perznë, e tash dojnë që fëmijët prap mi përzi, mi bo bashkë 40 fëmijë. Kjo është marre për ne, e zgjodhëm atë problem tash prej fillimit prpa e kanë përzanë mësuesen.", ankohet një prind.
Një prind tjetër thotë se fëmijët as një gërm nuk e kanë mësuar."40 fëmijë me një vend nuk mundë të mësojnë. Shkollë nuk ka, pesë herë mësuesen e kanë ndru, problemi është aty, ja le ta zgjedhin ja do ta bllokojmë shkollën komplet. Prej këtu po ju tregojmë edhe ministrisë edhe drejtorit", shton ai.
"Shoqet e mia krejt shkronjat i kanë mësuar e ne kurgjë nuk kemi mësuar se nuk kemia mësuar.", rëfen një nxënës.
Mësuesja Suzana Shuku thotë se ka urdhër nga drejtori që t'i marrë nxënësit në klasë ashtu siç ka punuar një muaj e gjysëm. "Merri e mëtutje do të shohim. Mirëpo unë nuk kam refuzuar në asnjë moment ti marrë, por prindërit kanë qenë ata të cilët nuk lejojnë. Që tre ditë u bë, nuk lejojnë rrinë para derës së klasës time dhe klasës tjetër dhe nuk lejojnë që unë ti marrë dhe të gjithë ti përfshijë.", thotë mësuesja Shuku.
Drejtori i shkollës Dragi Milladinov nuk ishte disponuar të flet lidhur me këtë problem. Duke mos dashur të flasë para kamerës sonë na tha se, nuk na kishte ftuar që të flasë me ne. "Le të flasin ata që ju kanë ftuar në shkollë", u përgjigj shkurt drejtorit i shkollës.
I njejti disponim vërehej edhe tek ministri Pero Stojanovski, i cili gjatë prononcimit të tij për gjendjen në shtëpinë e studentëve në Shkup Stiv Naumov, nuk lejoi pyetje për shuarjen e paralelës në Butel
Të revoltuar nga padrejtësia që po bëhet ndaj fëmijëve të tyre, prindërit kanë paralajmëruar edhe protesta të radhës nëse nuk vie deri të zgjidhja e problemit


Melihate Rustemi ALSAT-M
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Bastisje dhe arrestime të shumta në Shkup dhe Kumanovë


Policia arrestoi tre persona nga Haraçina


Gjatë aksionit të bastisjes në disa shtëpi në Haraçinë, policia arrestoi tre persona, dy në familjen Beqiri, të cilët i dyshon për vrasjen e policit të Alfa-s para ca kohe në Shkup.
Dyer e mobilje të thyera, trishtim dhe revoltë tek qytetarët. Kjo është fotografia e ditës së sotme për shumë familje shqiptare të cilat ishin cak i aksionit të pjesatrëve të MPB-së. Gjatë aksionit policor në orët e hershme të mëngjesit u basistën disa familje në Haraçinë dhe اair të Shkupit nën dyshimin se janë të përfshirë në rastin e vrasjes së një pjestari të njësititi policor Alfa që ndodhi kohë më parë në Shkup. Në Haraçinë janë arrestuar tre persona prej të cilëve dy në familjen Beqiri, familje kjo e cila është bastisur edhe herën e kaluar menjëher pas sulmit mbi pjestarët e njësitit Alfa në afërsi të Fakultetit Matematiko Natyror në Shkup.
“Po të dytë i morën, edhe Mirsadin edhe Rijadin edhe dolën deri aty i morën, ata shkunë na metëm këtu. Për këtë rastin pse e kanë vra këtë të Alfës, këto nuk kanë lidhje me ato, në shpi janë kanë. Unë nuk po di cka me bo, vec me lanë këtë shtet e me dal”, thotë nëna e të arrestuarve Hidushe Bekiri.
Fuat Bekiri, vëllau i të arrestuarve, thotë se nuk e ka të qartë cfarë po ndohë me vëllëzrit e tij.”makinën e autorëve të vrasjes e gjejnë dikun tjetër, vijnë te na e lypin, ndodhë dikun tjetër, vijnë prap te na, familja Bekiri sikur me qenë kriminelt më të mëdhej në Maqedoni”, rëfen Fuati. Sipas tij policia e ka ndjekur disa ditë me radhë dhe nuk e kanë lënë të qetë deri sa ka shkuar në shkollë. “ثshtë bërë puna edhe me lënë shkollën prej atyre, cka të bëjë”,ankohet ai
Aksioni policor në po të njejtën kohë është realizuar edhe në lagjen اair të Shkupit ku është bastisur familja Dauti. Janë arrestuar tre persona në mesin e të cilëve edhe një shtetas i Kosovës .
“Vëllanë edhe djalin e tezez e kanë rahur dhe i kanë përgjakur.Babain gjithashtu e pashë të shtrirë. Policia e shtinë edhe djalin e tezes dhe vëllanë. Drdhëshin të dy ndërsa policët nuk i lejonin të vishen”, thotë Luljeta Dauti, motra e të arrestuarit.
Policia ka bastisur edhe shumë shhtëpi tjera, mirëpo në disa raste pas bastisjes ka kërkuar falje pasiqë kanë bërë gabim. Një ndër to është edhe familja Jahija nga Haraçina.
“Krisi dera bum, vajza dhe gruaja bërtitnin. Bërtnin të dy plaët. Policët thojshin ne mrdaj. Hyri në derë këtu edhe ma drejtoi automatin dhe me tha që të shtrihesha. I thash që janë gabim”, tregon kryefamilijari Ramiz Alija. Pasi kanë parë kanë gabuar shtëpinë që është dashtru të bastisin policët kanë kërkuar falje dhe kanë braktisur shtëpin e Ramizit.
Në incidentin mbi patrullën policore më 26 nëntor të kërij viti në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup mbeti i vrarë Afrim Arifi 39 vjec, pjestarë i njësitit Alfa ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Arrestohen 4 persona nga Opaja e Kumanovës

Forca speciale të policisë gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bastisur edhe shtëpinë e familjes Qerimi në fshatin Opajë të Kumanovës duke arrestuar katër djemtëe familjes.
Nga kjo familje janë arrestuar katër vëllezërit Rexhail, Jetulla, Ejup dhe Zeqirija Qerimi, të cilët sipas familjarëve të tjerë janë keqtrajtuar nga ana e policisë pa asnjë pretekst.Gjatë bastisjes së policisë në shtëpi ka qenë edhe vëllai i të arestuarve që jeton në Zvicër së bashku me familjen. Ata thonë se janë tmerruar nga aksioni i mbrëmshëm, duke u nisur nga fakti se edhe fëmijën e tyre me të meta psikike e kanë maltretuar.
Bashkëshortja e axhës Arife Qerimi thotë se policiët e kanëmaltretuar edhe një person të familjes së tyre me të meta mendore.
“Për asgjë, hiq qe dy herë që bëjnë kështu, a është e drejt kështu pa pasur faj? Nuk kanë lënë tesha pa përmbysur, nëpër frigorifer.Andej, këndej turr kanë bërë, ska. Duke na i mbajtur pushkët në gojë kërkonin automatikët. A i mbahet tyta e pushkës fëmijës së vogël dhe të sëmur”, rëfen Arife Qerimi.
Nipi familjes Qerimi, Bunjamini thotë se axhallarët e tij janë të pafajshëm dhe nuk e di se pse janë arrestuar. “Me rend po i marrin të gjithë! Nuk po e dimë çfarë është kjo? Sikur të kishin bërë diçka nejse që kanë hyrë në shtëpi, ama pa bo asgjë.kur të hyjsh hyn…”,ankohet ai
Familja Qerimi është bastisur edhe para 1 muaji kur dhe u vra pjestari i njësitit të policisë ALFA. Atëherë u arrestua vetëm Ejup Qerimi, i cili pas marjes në pyetje u la i lirë .

Bastiset botuesi i gazëtës Koha


Botuesi Arben Ratkoceri thotë se mbi 30 pjesëtarë të policisë pa mos i treguar vendimin e gjyqit për dy orë kanë bastisur shtëpinë e tij në pranin e familjes së tmerruar.
Për dy orë e gjysmë rresht në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme bastiset shtëpia e botuesit të gazetës KOHA Arben Ratkoceri. Arsyet e bastisjes nga forcat speciale policore, nuk i ka të njohura as vetë Ratkoceri të cilit nuk i është dhënë vendimi gjyqësor për ta parë me pretekst që të mos e sheh emrin e gjykatësit hetues.
“Sot në mëngjes rreth orës katër deri në 06;30 minuta njësitet speciale të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, diku mbi 30 të armatosur dhe me maska u futën në shtëpinë time dhe familjes time ku bënë një kontroll të detajuar dhe në të cilën kontroll shkaktuan një tmerr dhe një terror të paparë ndaj dy fëmive të mi të mitur si dhe prindërve dhe kuptohet bashkëshortes. Arsyeja, me insistimin timë për të kërkuar dokumentin e gjykatësit hetues për bastisje, ata nuk ma jepnin duke u arsyetuar se nuk guxon ta shohësh emrin e gjykatësit hetues se mund të marish ndonjë masë më të dhunshme në ditët e ardhme”, shprehet botues I gazetës KOHA, Arben Ratkoceri.
Sipas Ratkocerit pas bastisjes dy orëshe ku policia nuk ka gjetur asgjë ka marrë në pyetje personalisht atë por edhe prindin e tij duke u parashtruar pyetje banale.
“Ky aksion është ndërmarrë se kanë informacion se gjoja atë mbrëmje ën shtëpinë time do të ketë persona të dyshimtë. Dhe sikur në shtëpinë tonë vijnë njerëz të dyshimtë duke më pyetur lloj lloj pyetjesh banale”, shton Ratkoceri
Ai aksionin e policisë e vlerëson edhe si presion ndaj fjalës së lirë dhe paralajmëron se do të kërkojë përgjegjësi nga dikasteri në fjalë. Ai me këtë rast nuk dëshiron të prejudikojë nëse pas këtij aksioni ka prapavijë politike.
Nga Ministria e Brendshme nuk japin detaje rreth aksionit, por konfirmojnë se gjatë ditës së sotme janë bastisur afro 20 shtëpi dhe se janë privuar 20 persona. Nga ky dikaster njoftojnë se detaje më të hollësishme do të bëhen publike gjatë ditës së nesërme.

ALSAT & Shqipmedia
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Maqedoni: A është shteti juridik në krizë?


Bastisjet e kryera nga ana e policisë në mbi 20 familje shqiptare në اair të Shkupit, në Haraçinë dhe në Opajë të Kumanovës, paraqesin shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Kështu komenton eksperti për çështje juridike, Osman Kadriu, aksionin e Forcave speciale të policisë për kapjen e vrasësit të policit, Afrim Arifi, i cili ishte qëlluar për vdekje më 26 nëntor të këtij viti, në Shkup.

“Këto veprime që ndërmerren nga ana e policisë, si ndërhyrja nëpër banesa dhe familje, parqesin shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, pa marrë parasysh nëse kanë pasur ose jo urdhër nga eprorët komandues apo ndonjë vendim eventual nga gjykata, që unë dyshoj”.

“Në këto raste, duhet me shumë kujdes të veprohet, pasi sikur edhe të ketë vendim nga gjykata, ai vendim ka të bëjë vetëm me një rast apo person konkret, për të cilin dyshohet”, thotë zoti Kadriu, duke konstatuar se me këto veprime policia ka tejkaluar kompetencat e saj.

Edhe familjet e bastisura pasi mohuan të kenë lidhje me vrasjen e policit, akuzuan policinë për keqtrajtime ndaj tyre, ndërsa në mesin e të bastisurve ishte edhe botuesi i gazetës ‘Koha’, Arben Ratkoceri, i cili po ashtu akuzoi policinë për arrogancë ndaj familjes së tij.

Ndërkohë, eksperti për çështje juridike, Osman Kadriu, i cili për një kohë ka drejtuar edhe Forumin e të Drejtave të Njeriut, thotë se të gjitha këto raste edhe një herë vërtetojnë pohimet se në Maqedoni nuk ekziston shteti juridik.

“Shteti juridik është në krizë. Ne kemi erozion të moralit në shtetin juridik, organet e shtetit juridik, dhe me këtë bie në pikëpyetje edhe vetë funksionimi i shtetit. Kur nuk funksionon e drejta, kur nuk funksionon shteti juridik, natyrisht se si pasojë e saj paraqitet edhe shkelja flagrante e të drejtave dhe lirive të njeriut”, thotë Osman Kadriu.

Ai mendon se sjelljet e këtilla të policisë rrezikojnë edhe të ardhmen e vendit apo raportet ndëretnike në vend dhe në këtë rast është më se e nevojshme ndërhyrja e partnerit shqiptar në Qeveri, pasi, në të kundërtën, përgjegjësia për të gjitha ndërhyrjet apo tejkalimi i kompetencave të strukturave të sigurisë bie edhe mbi subjektin politik shqiptar në ekzekutiv.

“Ata duhet të iniciojnë procedurën për përgjegjësi konkrete. Nëse ata këtë nuk e bëjnë, atëherë edhe vetë ata do të jenë përgjegjës për situatën e krijuar, që mund të çojë deri në përkeqësimin në shkallë më të lartë të marrëdhenieve ndëretnike dhe kjo nuk do të ishte në interes të Maqedonisë dhe të stabilitetit të saj”, tha Osman Kadriu, ekspert për çështje juridike dhe ish-drejtues i Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut./REL
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

MPB: Padi penale ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e policit


Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale ndaj 3 personave të dyshuar për vrasjen e pjesëtarit të njësisë speciale të policisë ALFA, Afrim Arifi më 26 nëntor në parkingun para Fakultetit matematiko natyror.

Padi penale është ngritur ndaj Agim Islamit nga اairi, Rexhail Qerimit nga Opaja dhe Ramdan Shaqiri nga Haraçina.
"MPB-ja deri tek prokuroria themelore publike ka ngritur padi penale kundër tre personave, kundër 37 vjeçarit banor i Opajës edhe kundër 25 vjeçarit banor i Shkupit, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale vrasje, tentim për vrasje dhe shoqërim aktivitete kriminale. Ndërsa kundër një 19 vjeçarit nga Haraçina është ngritur padi penale nën dyshimin për ndihmë në aktivitetet kriminel”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.
Të dyshuarit së bashku me paraqitjen dhe materialin dëshmues sot janë nxjerrë para gjykatësit hetues ndërsa sektori për krim të organizuar vazhdon hetimin e akitiviteteve kriminale të kësaj grupe, dhe sigurimin e dëshmive për identifikimin edhe personave tjera të involvuar dhe sanksionimin ligjor të tyre.
Ministrja Jankullovska aksionin e policisë e cilësoi si të suksesshëm. Sipas saj gjatë këtij aksioni janë kapur edhe dy persona tjerë nga Haraçina, që kërkoheshin më herët.
"Përpos këtyre tre personave sot para gjyqit u nxorën edhe dy persona nga Haraçina të moshën 23 – 24 vjeç të cilët kërkoheshin për veprën penale tentim për vrasje dhe vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Edhe këtyre u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Këta dy persona nuk janë të involvuar direkt në sulmin ndaj njësiti special të policisë, por janë të involvuar në vepra tjera penale. Ata paraprakisht janë kërkuar dhe në bazë të fletarrestit të gjykatësit hetues i cili u ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor", nënvizoi Jankullovska.
Sipas ministres Jankullovskës aksioni i policisë për kapjen e të dyshuarve nuk mund të thuhet se ka përfunduar sepse nga gjykatësi hetues në pyetje ende po merren tre të akuzuarit dhe në bazë të deklaratave që të dyshuarit i japin mund të vijë deri tek vazhdimi i aksionit policor. Aksioni i policisë u realizua në 20 objekte, 17 në Shkup dhe Haraçinë si dhe në 3 objekte tjera në Kumanovë. Në këtë aksion kishin marrë pjesë rreth 200 pjesëtarë të policisë.

Shkëlzen Aqifi
ALSAT-M
 
Titulli: Te rejat nga Ilirida

Jankullovska: Nuk duhet keqpërdorur mediat


Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska duke folur për rastin e bastisjes së shtëpisë së botuesit të gazetës "Koha" Arben Ratkoceri, tha botuesi i kësaj gazete ka keqpërdorur mediumin për të manipuluar me opinionin.

Ratkoceri dje në një konferecën për shtyp akuzoi policinë për terror psikologjik ndaj familjes së tij. Ai aksionin e dhjetëra policëve në shtëpinë e tij e vlerësoi edhe si presion ndaj fjalës së lirë, duke paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi nga MPB-ja.
"Dua të shpreh keqardhje për keqpërdorimin e një mediumi dhe tentimin që të manipulohet opinioni për "presione" ndaj të përditshmes "Koha". Edhe një herë përsëris se "Koha" as që ishte dhe as që është objekt i interesit shërbimeve të policisë, ndërsa vendimi gjyqësor të cilën të gjithë ju e patë është dhënë për bastisje në dy adresa ku ka qëndruar person i cili as që është i punësuar në "Koha" e as që ka pika të përbashkëta me mediumin, përpos që ka lidhje farefisnore me njërin nga bashkëpronarët. Inkurajon fakti që bashkëpronari i gazetës sigurisht se ka parë se ky manipulim dhe nxjerrja e gazetarëve të "Kohës" në konferencën për shtyp nuk ishte në rregull dhe vendosi të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me policinë, gjegjësisht të sjellë në stacionin policor personin të cilin policia e kërkonte. Vendimet gjyqësore për bastisjen e atij personi së bashku me konferencat e shtypit ne do ti dorëzojmë deri tek të gjitha organizatat e gazetarëve dhe deri tek të gjitha përfaqësitë relevante me qëllim që në të ardhmen të ndërpriten këto lloje të manipulimeve dhe keqpërdorimeve nga mediumet", deklaroi Gordana Jankullovska – ministre e Punëve të Brendshme.

ALSAT-M
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top