Të pastrojme gjuhën tonë nga huazimet !

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Të nderuar anëtarë të ForumitVirtual, do doja kështu së bashku ti paraprijmë një "aksioni", për ta ndihmuar njëri- tjetrin në formulimin dhe drejtshkrimin sa më të pastër të gjuhës sonë shqipe.
Ideja për këtë temë më kishte lindur prej kohësh, por me mbështetjen e Nostra-s, mendova ta realizoj.
Ne jemi të vetëdijshëm për huazimet që po bëhen, disaa të detyruara dhe disa (fatkeqësisht) me vetëdije :(.
Jemi po ashtu të vetëdijshëm që këto huazime po përdoren gjithkund, madje edhe atje ku duhet të ndodhte e kundërta, pra në Universitetet tona, në të gjitha mediat vizive dhe elektronike, reklama biznesesh dhe produktesh etj etj.
Gjykimi i dikujt që me anën e pëerdorimit të këtyre huazimeve, do të mund të duket si bashkëkohor apo i "emancipuar", e konsideroj tmerrësisht të gabuar.
Prandaj vendosa një temë, ku të gjithë anëtarët e Forumit Virtual, për çfarëdo fjalë të huazuar që nuk gjejnë sqarim përkatës dhe të saktë në gjuhën shqipe, ta postojnë këtu dhe njëkohësisht të kërkojë ndihmë nga anëtarët e tjerë.
Thënë shkurt, me anë të kësaj teme dëshiroj që të mësojmë nga njëri-tjetri shqipen tonë dhe të mundohemi ta shkruajmë sa më pastër e sa më bukur!
Postim te mbarë dhe Respekte !

Indo-European20Family20of20Language.jpg
 
Last edited by a moderator:
Atehere po filloj une.
Dua pergjigjene shqipe per keto dy fjalet me te kuqe!

Revizionimi i historise. Rexhep Mitrovica & Co, Patriote apo Kuisling?!
 
Te lumte.Shume teme me vlere dhe mua do me duhet shume.Sepse e ndjej qe nga dembelizmi e nga shpejtesia ne disa raste masakroj gjuhen shqipe.
 
Kuisling -- Tradhetar ne shqip .
Revizionim , se pershtas dot ne shqip .
 
Atehere po filloj une.
Dua pergjigjene shqipe per keto dy fjalet me te kuqe!

Revizionimi i historise. Rexhep Mitrovica & Co, Patriote apo Kuisling?!

Rishikimi i historise.Ate fjelen tjeter se kam degjuar ndonjehere
 
NJE TEME SHUME INTERESANTE.te them te drejten kam shume fjale ce nuk mund ti duroj kur i degjoj.kemi nje fjalor shume te bukur dhe eshte gjeja me pa vlere dhe me injorante kur degjoj ce fliten ne gjuhe te huaja.(je duke folur shqip e ne mes te tyre fut fjale te huaja).habitem me nje fakt si ka mundesi ce nuk degjoj ndonje anglez,italian,grek,gjerman........etj ce te flasin ndonje fjale shqipe gjate nje bisede.ne e bejme dhe na duket bukur.:bum
do te ishte shume e hijshme te flasim SHQIPEN tone.
te pergezoj per temen
 
Para se te bejme shikimin e fjlave te huaja qe kane hyre ne gjuhen shqipe duhet te fusim gjuhen shqipe qe eshte lene jashte gjuhes shqipe.Dhe ju e kuptoni per ke e kam fjalen.Ne kemi lene me shume se 60 % te gjuhes tone jashte saj dhe ju diskutoni fjalet e huaja.Anglishtja eshte deri ne gryke me latinisht dhe ju shikoni se cfar e eshte e huaj negjuhen shqipe.
Dhe sa per "vision" ajo ndryshon me shqipen e sotme pak fare "Vi si-n=Vi sy-n=shikon dhe "re" eshte " e re".Vi sin(camerishte) e ri=Ve syn e ri...besoj se nuk do komente me shume,ajo mund te mari pjese denjesisht ne gjuhen shqipe si fjale "bije' e kesaj gjuhe.Perndryshe duhet te heqim "shoh","shikoj","shikon" dhe te leme vetem foljen "Veshtroj".Gjuhet e reja keshtu jane nderuar duke u bazuar te nje gjuhe e meparshe dhe duke bere formimet e reja.fatmiresisht per ne ky eshte formim i afert me gjuhen meme.Sa me shume fjlae specifike te kete nje gjuhe,aq me mire eshte.Keshtu jane pasuruar gjuhet nga njera tjetra duke rritur dukshem mundesine e dhenies e idese ne komunikim sa me qarte.Dhe kjo behet duke rritur numrin e fjaleve dhe jo duke i pakesuar ato nen emrtimet fallco si "dialekte","fjale te huaja"...
 
Redaktimi i fundit:
Simbas meje esht kundra zhvillimit dhe pasurimit te gjuhes kjo verejte. Me kalimin e kohes terme te reja, objekte te reja hyn ne jeten tone. Nuk esht e drejt ti themi jo ketij pasurimi dhe te ngelemi akoma me termat e 50 vjeteve perpara. Psh monitor (ekrani kompjuterit) si duhet ta quajme simbas teje? Televizor? Bera nje shembull teper banal.. por si ky ka shum shembuj te tjer qe mund te bej.
Shpesh her vej re qe jan mediat shqiptare te paret qe mundohen te mesojn publikun me terme te reja, me huazime qe ne gjuhen shqipe deri para 10 vitesh (kur lash un shqiperine) nuk egzistonin. Por pak nga pak zhvillimi i jeteses sjell dhe keto terme te reja.
Mendoj se huazime ne fjalorin shqiptar hyn cdo vit!
Dhe eshte mire keshtu!
 
Une nuk do pajtohesha me ty,Ekrani e the edhe vet le ti thuhet Ekran..
Per fjalet p.sh, si kompjuteri eshte term nderkombetar qe e perdor e gjithe bota ashtu.Une jam kunder fjaleve qe ka shqip e jo atyre qu nuk ka shqip.
P.sh. jam kunder Suportim(mbeshtetje),Sensuale(e ndjeshme),kontinuitet(vazhdueshmeri)...etj etj.Pra, une jam kunder ketyre e jo kunder atyre qe nuk kemi fjale(ose te pakten nuk i dijme).
P.sh. Ne e dijme qe ekziston, ta zeme pse ti themi Background kur ekziston fjala prapavije???!!
 
Redaktimi i fundit:
Ledio besoj eshte keqkuptuar. Nuk quhet pasurim i nje gjuhe kur ti perdor nje fjale ne gjuhe te huaj, kur ke fjalen ne shqip shume me domethenese, te paster dhe te qarte.
Une jam gati per cdokend qe has fjale te tilla ne gjuhen shqipe, ti zevendesojme keto barera te keqinj nga gjuha jone e shenjte.
 
hajde tem hajde sben per mua :( si mor vesht hic kto fjale
 
Atehere po filloj une.
Dua pergjigjene shqipe per keto dy fjalet me te kuqe!

Revizionimi i historise. Rexhep Mitrovica & Co, Patriote apo Kuisling?!
Revisionimi për mendimin tim ka hyrë nga italishtja "Revisione(rishikim)" e cila është shqiptarizuar si "Revizionim" dhe nënkupton një rishikim por në një mënyrë jo të drejtëpërdrejtë nënkupton dhe një modifikim.
Përdoret kryesisht në fushën e ligjeve kur këta duhen rishikuar dhe modifikuar me mendime të reja.

Për atë fjalën tjetër as unë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.
Me atë që lexova nga disa postime mësova që qënka e barazvlefshme me "tradhëtar"

Por ka shumë e shumë fjalë të tjera që janë komplet të huaja dhe për dikë që nuk ka pasur rastin ti dëgjojë në një vend të huaj(si p.sh itali ose greqi) është e pamundur që të kuptojnë se çfarë do të thotë dhe as me imagjinatë nuk arrijnë ti afrohen kuptimit të asaj fjale.
 
Simbas meje esht kundra zhvillimit dhe pasurimit te gjuhes kjo verejte. Me kalimin e kohes terme te reja, objekte te reja hyn ne jeten tone. Nuk esht e drejt ti themi jo ketij pasurimi dhe te ngelemi akoma me termat e 50 vjeteve perpara. Psh monitor (ekrani kompjuterit) si duhet ta quajme simbas teje? Televizor? Bera nje shembull teper banal.. por si ky ka shum shembuj te tjer qe mund te bej.
Shpesh her vej re qe jan mediat shqiptare te paret qe mundohen te mesojn publikun me terme te reja, me huazime qe ne gjuhen shqipe deri para 10 vitesh (kur lash un shqiperine) nuk egzistonin. Por pak nga pak zhvillimi i jeteses sjell dhe keto terme te reja.
Mendoj se huazime ne fjalorin shqiptar hyn cdo vit!
Dhe eshte mire keshtu!

Pajtohem me juve ne disa aspekte qe thoni se pasurohet gjuha shqipe dhe nuk mund t'i ikim fjaleve te tilla...

P.sh.Nese e perkthejme fjalen internet ne gjuhen shqipe d.m.th.''rrjet i jashtem'' mirepo neve prap se prap vazhdojm t'i themi internet,ngase t'i thuash ''rrjet i jashtem''eshte disi e pakuptimte.
 
ثshtë një gjë kur një fjalë është internazionale që përdoret në të gjithë botën.
dhe është gjë tjetër kur përdoren fjalë të marra ndoshta nga një film apo diçka e ngjashme.

Në shumë raste bën vaki për shkak të qëndrimit të shumë shqiptarëve në vende të huaja nuk arrijnë të gjejnë një fjalë të barazvlefshme në shqip dhe kështu që e thonë ashtu si e dëgjojnë në shtetin që kanë jetuar dhe shpresojnë që bashkëfolësi ta kuptojë dhe në rast të kundërt kërkon tia shpjegojë me fjalë të tjera. Sepse në shqip nuk ekziston një fjalë e barazvlefshme. Në këtë rast edhe mund ta kuptoj që janë të detyruar ta përdorin.

Por nuk kuptoj kur këto fjalë i përdorin ato që jetojnë në shqipëri.
Kryesisht prezentatorët:dong:, politikanët :dong:etj. dmth ata që kanë për detyrë të japin shembullin e një shqipe të denjë sepse shumë shqiptarë i përdorin televizionet edhe për ti mësuar shqipen fëmijëve të tyre të vegjël që jetojnë jashtë shqipërisë dhe ça shqipe që mësojnë!!!:lexim::kercim::dong:.
 
Eshte e ver8 qe nje pjese e mire e rinise la shkollen dhe mori emigrimin. Keshtuqe eshte disi me i justifikuar, permend fjalen internacionale dhe jo nderkombetare, por ketu eshte qelbur nga koka ceshtja.

Tragjike !
 
Pajtohem me juve ne disa aspekte qe thoni se pasurohet gjuha shqipe dhe nuk mund t'i ikim fjaleve te tilla...

P.sh.Nese e perkthejme fjalen internet ne gjuhen shqipe d.m.th.''rrjet i jashtem'' mirepo neve prap se prap vazhdojm t'i themi internet,ngase t'i thuash ''rrjet i jashtem''eshte disi e pakuptimte.

kjo internet eshte fjale e re per gjuhen shqipe dhe nuk mund te fajesoj njeri por ne kemi shume fjale qe tingellojne per se mbari ne shqipe dhe na i thone anglishte apo ku di une
 
Do doja te me gjenit edhe fjalen shqip te kesaj me poshte:

Kërkesa, pasi regjistrohet, i caktohet nga Kryetari i Gjykatës një gjyqtari në rolin e relatorit, i cili përgatit relacionin dhe materialet përkatëse për shqyrtimin paraprak të çështjes

Seancat plenare zhvillohen të hapura dhe duke respektuar parimin e kontradiktoritetit, si dhe parimet.......
 
Redaktimi i fundit:
Perdoret ne shume gjuhe ne ate forme, mendoj se e shqiperuar mund te ishte "nderlidhesit".
Relata, relacion = marredhenie.
 
Mund te thuash ndryshe, parimet e te kundertave, kontradite perdoret edhe ne shqip ne fakt. Kontra=kunder, dite=dite ndryshe eshte edhe mendimeve ndryshe apo diametrisht te kunderta.
 
Do doja te me gjenit edhe fjalen shqip te kesaj me poshte:

Kërkesa, pasi regjistrohet, i caktohet nga Kryetari i Gjykatës një gjyqtari në rolin e relatorit, i cili përgatit relacionin dhe materialet përkatëse për shqyrtimin paraprak të çështjes

Seancat plenare zhvillohen të hapura dhe duke respektuar parimin e kontradiktoritetit, si dhe parimet.......

relatorit= Referues

parimin e kontradiktoritetit= parimin kunderthenes

PS: fjala "Parim" eshte shqipe dhe jo e huaj.
 
relatorit= Referues

parimin e kontradiktoritetit= parimin kunderthenes

PS: fjala "Parim" eshte shqipe dhe jo e huaj.

Per fjalen"parim"e dija qe eshte shqip por me qellim e selektova me te kuq dhe ate,por esenca ishte shtjellimi i "kontradiktoritetit".
Sidoqofte,flm nga ana juaj per mundimin:)
 
Redaktimi i fundit:
Per fjalen"parim"e dija qe eshte shqip por me qellim e sleketova me te kuq dhe ate,por esenca ishte shtjellimi i "kontradiktoritetit".
Sidoqofte,flm nga ana juaj pe rmundimin:)

Selektova
Selektim
Select=PERZGJEDHJE
 
fjalet e huaja

veme re se ne gazeta dhe ne lokale gjuha e huaj perdoret shpesh por ajo cka dua te parashtroj eshte:vertet ekziston nje ligj ne shqiperi qe ,cdo fjale e huaj duhet te shkruhet ashtu sic lexohet??!!

mirpres mendimet tuaja!
 
Last edited by a moderator:
Fjalet e huaja.

Frutet e programeve shkollore të edukimit gjuhësor janë të dukshme çdo dite,në çdo fjalim dhe intervistë politikanësh,nënpunësish,gjykatësish..etj,në çdo gazetë të shtypit shqiptar,në dhënien e lajmeve dhe emisioneve të tjera nga folësit e stacioneve televizive shqiptare.

Ju mund ti shikoni ato në nji artikull tënjë gazetari i cili zhurmon huajshëm që në kryefjalën e shkrimit me “vakanca” në vënd të “pushimet’,ose në fjalitë e një politikani të rëndsishëm i cili I flet degjuesve me fjalë si “abrogimi”,ose…Shumë njerëz thonë që janë fajtorë këta emra të vëcantë për keto probleme në bashkëbisedimet shkrimore dhe të folura në gjuhën tonë;por,nëse ata janë fajtorë,ajo është vetëm për arsye se ata janë të keq përgatitur gjuhësisht.Ata janë produkt I programeve shkollore të edukimit gjuhësor që,mund të them me plot gojën,janë jashtë kohe,të padobishme,dhe kanë nevoje për një përmirësim rrënjësor.
 
Edhe .......!!!!?
 
Une e di qe shumica e pjesemarreseve ketu jane mesuar tashme vetem me lajme dhe aspak me keto lloj te temash.Ky nuk eshte lajm.Ky eshte miniartikull qe mund te kete nenkuptim per disa ketu,per disa te tjere gazetare dhe foles televiziv,per disa poltikane,minister arsimi,mesues gjuhe shqipe dhe per anetare te thjeshte te shoqerise shqipfolese.Masa poshte ajsbergut lihet me qellim qe sejcili,qe ka aftesine e nevojshme dallues dhe kuptuese,te zhytet dhe te shikoje poshte majat prerese te akullit qe drejtojne tehet e thikave te tyre kah te gjitha drejtimet.
 
e kam shume bezdi kur njerzit flasin me fjale te huazuara,sepse pjesen me t`madhe te tyre si kuptoj..mendoj se duhet t`perpiqemi ti evitojm,i kemi tgjitha n`gjuhen shqipe..pervec termave shkencore
 
Emigrantet dhe Studentet qe jetojne jasht e bojne kte gje shume, plus kto grat qe shikojne tenelovela spanjolle te cilat na cmenden
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top