fcbesia
Anëtar i Respektuar
Të nderuar anëtarë të ForumitVirtual, do doja kështu së bashku ti paraprijmë një "aksioni", për ta ndihmuar njëri- tjetrin në formulimin dhe drejtshkrimin sa më të pastër të gjuhës sonë shqipe.
Ideja për këtë temë më kishte lindur prej kohësh, por me mbështetjen e Nostra-s, mendova ta realizoj.
Ne jemi të vetëdijshëm për huazimet që po bëhen, disaa të detyruara dhe disa (fatkeqësisht) me vetëdije
.
Jemi po ashtu të vetëdijshëm që këto huazime po përdoren gjithkund, madje edhe atje ku duhet të ndodhte e kundërta, pra në Universitetet tona, në të gjitha mediat vizive dhe elektronike, reklama biznesesh dhe produktesh etj etj.
Gjykimi i dikujt që me anën e pëerdorimit të këtyre huazimeve, do të mund të duket si bashkëkohor apo i "emancipuar", e konsideroj tmerrësisht të gabuar.
Prandaj vendosa një temë, ku të gjithë anëtarët e Forumit Virtual, për çfarëdo fjalë të huazuar që nuk gjejnë sqarim përkatës dhe të saktë në gjuhën shqipe, ta postojnë këtu dhe njëkohësisht të kërkojë ndihmë nga anëtarët e tjerë.
Thënë shkurt, me anë të kësaj teme dëshiroj që të mësojmë nga njëri-tjetri shqipen tonë dhe të mundohemi ta shkruajmë sa më pastër e sa më bukur!
Postim te mbarë dhe Respekte !

Last edited by a moderator: