Te jetosh ne mal apo ne fshat: te plak apo te rinon?

Pa lexu kshu as i mendim , jeta e fshatit dhe e malit sigurisht qe te plak dhe kjo s'ha diskutim fare
Smund te krahasosh jeten dhe veshtiresite e saj, me ate te qytetit..
 
Tre restorante, goxha me nivel, ne fshatin tim e kane shendrru ne metropol.

Du me shku me rrnu n'qytet po sme pranojne. ?
 
Do flas personalisht per veten. Ne fshat nk kam jetuar kohe te gjate, por nje jave max edhe e kam bere se kam familjare. Tani fshati i ka edhe te mirat e veta qe ka toke bujqesore edhe ajri eshte i paster, por ne qe jemi mesu me qytetin veshtire se ambientohemi me ate jetese. Dihet qe edhe qyteti e ka ate zhurmen e vet, por prap mendoj se jeta ne qytet eshte me e mire.
Po i hyme ne detaje me te thella qyteti ka me sh perparesi per jeten e njeriut ne pergjithesi.
Kshuqe ne fshat as nk do deshiroja te jetoj, edhe po te kisha nje shtepi max per disa dite po do qendroja, me gjate jo.

Sa i perket pyetjes mendoj se te plak sepse ka goxha lodhje.
 
Unë kam lindur në qytet dhe jam rritur në qytet.
Por shkoja në fshat gjatë verës,pasi kishim fëmijët e xhaxhait.
Plus sakrificave kishte edhe të mirat.
Goca e xhajës dilte në krua për të larë rrobat dhe unë i shkoja mbrapa ,bëja sikur e ndihmoja edhe pse nuk dija.
Sa herë zinte bukën e un i fusja duart,kisha shum qef brumin se më dukej si plastelinë.
Kishte baçen përpara oborrit e un dilja çdo mëngjes e hapja krahët bëja sikur po fluturoja.
Shkonte të mjelte lopën e un e shihja.
Kishte mace,e un macet i doja shumë.
Çdo natë ndiznin oxhakun edhe pse ishte verë,e ndiznin për hatrin tonë.
Fiknim dritat edhe rrinim deri vonë duke treguar historina nga më të ndryshmet.
Sa herë shkonim ,ndërtonin lisharse tek pema më e lartë e oborrit.
Sa herë më shtynin,hapja duart drejt qiellit pasi më dukej afër.
Shkonim nëpër fusha e merrnim misrat.
Ose dilnim me lopë,merrja libra të ndryshme për ti lexuar.
Ulesha në cep të pemës,po lexoja librin e kur shihja gjith at jeshillëk më mbushej zemra me ajër.
Nuk e kishim kshu për turp tu afroheshim fëmijëve të tjerë;):)
Nuk i përbuznim përkundrazi mezi prisnim të bëheshim miq me ta,e mezi prisnim të shkonim në fshat prap verës tjetër.
Edhe në mgjes zihesha me vllain për mullirin e kafesë.
Un doja ta bluja vetë,ai donte ta bluante vetë.
Por femrat nuk i linin të dilnin apo të shkolloheshin.
Kushërira ime u martua që 18 vjeçe:(:(
As të drejtë fjale nuk kishin.
As kushte jo.
I lanin rrobat me dorë,bukën e gatuanin vetë.
Dimër/verë vetëm fasule e patate,nuk konsumonin gjë tjetër.
Lek kishin,po se di se nga i çonin.
Kushërinj i kam po edhe sot e ksaj dite nuk është se kanë llogjikë,apo se kanë ndryshu at mentalitetin e mëparshëm.
Edhe pse kanë shëtitur në europë.
Në fshatrat tona plakesh,plus që rinia po ikën nga qyteti jo më nga fshati.
Unë e kam zili fshatin se kanë ushqim bio,nuk kanë shum zhurm.
Ajër të pastër edhe je larg njerzve që nuk do ti shohësh.
Do jetoja në fshat e të punoja në qytet.
Por un nuk mjel lop e as të bëj kopsht.
Gjithsesi çdo e keqe e ka një të mirë mbrapa.
 
Varet ku ke lind a ku je mesu. Nese ke lind ne qytet ste pelqe fshati e nese ke lind ne fshat ste pelqe qyteti.

Une si plak katunar sme pelqe qyteti. Shume zhurme, era kerme. Ta vret shpirtin.

Shkon ne fshat shtrihesh me flejt gjume eshte qetesi totale. E ben gjumin tulle fare
 
Te plak. Fshatrat tona qe s'kane as rruge as mjete, njerezit duke punuar me mjete rrethanore...normal qe te lodh e te rraskapit.
 
Heh si vje jeta
Sa je i ri ke qejf qytet zhurmat njerzt etc
Kur vje drejt plakjes kerkon qetesine diku ne nje vend te qete pse jo dhe malin .
 
Mua po më plak qyteti 😏
 
Të jetosh me natyren rigjeneron qelizat.
 
Une si plak katunar sme pelqe qyteti. Shume zhurme, era kerme. Ta vret shpirtin.
Le pastaj të shkosh ne New York që duhet të ecësh rrugëve me kundragaz.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top