Sytë “smokey eyes” janë zgjidhje ideale

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Edhe pse vajzat më me dëshirë përcaktohen për nuancat e zeza, apo të hirta për këtë stil dramatik të grimit, ekspertët thonë se për sy ‘smokey’ mund të përdoren edhe disa ngjyra të tjera.

Hapi i parë
: Përdor hije të ndritshme nga skaji i qepallave deri te vetullat. Përdore gishtin apo brushën për vënien e kësaj hijeje.

Hapi i dytë:
Pastaj vendose hijen nga qepallat lart, në tërë kapakun e syve, por jo edhe në pjesën kah vetullat. Pas kësaj, me gisht preke këtë hije të errët dhe pjesën kah vetullat. Këtë duhet ta bësh tepër ngadalë, që më shumë të duket si e lyer, sesa në shtresë të trashë.
Hapi i tretë:
Tani mund të përdorësh shkopin e pastër për pastrim të veshëve. Me anë të këtij shkopi vendos pak hije të errët në pjesën e epërme të syve, pra nga kapaku në linjën nën sy, nën qepallat e poshtme.
Hapi i katërt:
Vendose lapsin e syve. Nëse dëshiron të kesh një pamje më dramatike, përdore lapsin edhe në vijën e epërme, sikur në vijën e poshtme të qepallave. Për një pamje më pak dramatike, këtë bëje vetëm me linjën e epërme të qepallave.
Hapi i pestë:
Pas kësaj vendose edhe maskarën. Nëse je e zonja në vendosjen e qepallave artificiale, mundesh ta provosh edhe këtë, për një pamje edhe më dramatike.
Nëse dëshiron që sytë e tu të duken më të mëdhenj dhe më të hapur, nga ana e brendshme e syve (deri te hunda) shto pak hije të bardhë dhe lyeje. Të njëjtën gjë mund ta bësh edhe nga ana e jashtme e syve, kah vetullat – efekti është i njëjtë. Nëse ke “smokey eyes”, buzët le të jenë pa grim, apo përdor vetëm hije të tejdukshme, meqë ky është kombinimi më i mirë. Maskara le të jetë e errët – e zezë, ngjyrë kafe, e kaltër e errët apo ngjyrë vjollcë e errët, e cila është ideale për vajzat me sy të gjelbër. Disa nga kombinimet e mira për “smokey eyes” janë – e arta me ngjyrën vjollcë të errët, ngjyra e shampanjës me të kaltrën e mbyllët, apo ngjyra e pjeshkës me të gjelbrën.SB
draft_lens2106873module10848761photo_12181836887.jpg
 
Titulli: Sytë “smokey eyes” janë zgjidhje ideale

Një vështrim ‘smokey’

Ke disa kohë që po kërkon një teknikë për të trukuar sytë, një teknikë që fsheh defektet e vogla dhe që të jep një pamje sensuale dhe të thellë njëkohësisht? Ja ku po jua tregojmë ne, dhe më e bukura është që ky trukim realizohet shumë shpejt.Përgatiti: Laura Dreshaj
Bëhet fjalë për Smokey Eyes, domethënë sy të hijëzuar, një teknikë shumë në modë dhe që nga pasarelat ka kaluar tek ne.
اfarë ju nevojitet për realizuar makijazhin?
Një laps i zi, një kajal (kozmetikë në formë brumi që aplikohet mbi qepallat e lëvizshme), dy hijezues për bazën, një ngjyrë kafe dhe një ngjyrë gri, më pas një hijezues sysh ngjyrë floriri ose argjendi për prekjen finale. Mos harroni rimelin e zi.
Hap pas hapi si të veproni
• Vijëzo sytë duke kaluar nga baza e qerpikëve të sipërm dhe të poshtëm me një laps të zi, dhe më pas grimo me ndihmën e një peneli ose me ndihmën e gishtit.
• Fikso vijën e bërë me laps me ndihmën e hijezuesit kafe. Më pas grimo drejt qerpikëve duke e përzierë me hijezuesin gri.
• Grimoje edhe pjesën e qerpikëve të poshtëm me hijezuesit kafe dhe gri të përzierë bashkë.
• Për një efekt magjepsës, me më shumë ndriçim dhe shkëlqim mund të përdorësh dy hijezues me ngjyrë kumbulle dhe/ ose një blu të errët.
• Shumë i rëndësishëm është rimeli. Kaloje me një lëvizje zig-zag (që të kapni dhe qerpikët më të shkurtër) vetëm tek baza e qerpikëve. Bëj edhe syrin tjetër dhe pastaj rikthehu tek i pari: filloni nga baza duke u drejtuar për lart nga maja e qerpikëve.
• Në fund kaloni kajal-in dhe për të krijuar një pikë drite poshtë qerpikëve apliko një hijezues ngjyrë floriri ose argjendi, një ngjyrë shumë në modë këtë vit.
‘Top 10’ vështrimet ‘smokey’
1-Katherine-Heigl.jpg
Katherine Heigl
2-Eva-Longoria.jpg
Eva Longoria
3-Fergie.jpg
Fergie
4-Keira-Knightley.jpg
Keira Knightley
5-Scarlett-Johansson.jpg
Scarlett Johansson
6-Jessica-Alba.jpg
Jessica Alba
7-Natalie-portman.jpg
Natalie Portman
8-Alicia-Keys.jpg
Alicia Keys
9-Beyonce.jpg
Beyonce
Avril-Lavigne10.jpg
Avril Lavigne
 

Attachments

  • 1-Katherine-Heigl.jpg
    1-Katherine-Heigl.jpg
    15.4 KB · Shikime: 0
  • 2-Eva-Longoria.jpg
    2-Eva-Longoria.jpg
    17.8 KB · Shikime: 0
  • 3-Fergie.jpg
    3-Fergie.jpg
    34.4 KB · Shikime: 0
  • 4-Keira-Knightley.jpg
    4-Keira-Knightley.jpg
    17.9 KB · Shikime: 0
  • 5-Scarlett-Johansson.jpg
    5-Scarlett-Johansson.jpg
    26.3 KB · Shikime: 0
  • 6-Jessica-Alba.jpg
    6-Jessica-Alba.jpg
    15.5 KB · Shikime: 0
  • 7-Natalie-portman.jpg
    7-Natalie-portman.jpg
    24.9 KB · Shikime: 0
  • 8-Alicia-Keys.jpg
    8-Alicia-Keys.jpg
    20.5 KB · Shikime: 0
  • 9-Beyonce.jpg
    9-Beyonce.jpg
    19.1 KB · Shikime: 0
  • Avril-Lavigne10.jpg
    Avril-Lavigne10.jpg
    23 KB · Shikime: 0
Titulli: Sytë “smokey eyes” janë zgjidhje ideale

kehstu kam filluar tyani kohet e fundit dhe ngjan shum bukur..i japin nje pamje te vecante syrit..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top