Supat!

Elushe

Vogëlushe
Supe orizi me veze dhe limon

Ne lengun e mishit ose ne uje te valuar hidhet orizi i lare e i pastruar dhe kripa, e lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte rreth 30 minuta. Ne fund, super i shtohet pak lekure limoni e grire me rende; i jepet nje vale, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me te verdhen e vezes. Per kete, ne nje ene porcelani hidhet e verdhae vezes, rrihet mire dhe, duke e rrahur, i shtohet leng limoni ose limontoz i tretur ne uje dhe pak e nga pak leng supe. Ne fund, sipas deshires rregullohet me majdanoz te grire holle dhe piper te zi.

Per 4-5 persona duhen:

Leng mishi 1.5 litra
Oriz 4 luge gjelle
Gjalpe 50g ose 1 luge gjelle
E verdhe veze 1
Limon 1/2 kokerr
Majdanoz, kripe dhe piper i zi
 
Supe me perime

Patatet, karotat, kungulleshkat, selinoja dhe mashurkat e njoma pastrohen dhe priten ne copa kubike mesatare; vec pastrohen bizelet e njoma kokerr.
Ne tenxhere me yndyre kaurdisen qepa, shtohen karotat, kungulleshkat, selinoja. Pas kaurdisjes shtohen domatet e fresketa te grira holle ose pak salce. Ne perimet e kaurdisura hidhet leng mishi ose uje i valuar (uji me mire per mendimin tim) dhe sa te marin valen, shtohen zarzavatet e tjera sipas kohes se zierjes, ne fillim mashurkat e bizelet, pastaj patatet. Supa lihet te zieje 15-20 minuta dhe rregullohet me kripe, piper e gjethe dafine, majdanoz te grire holle. Ne rast se bizelet e mashurkat nuk jane shume te njoma, ato me pare duhet te ziejne ne uje te valuar per disa minuta dhe pastaj t'i hidhen supes.

Per 4-5 persona duhen:
Leng mishi ose Uje 1.5 litra
Patate 2-3 kokrra mesatare
Karota 3-4 cope
Kungullesshka 1 cope
Bizele kokerr 1/2 gote
Mashurka 8 cope
Selino 1 kokerr
Yndyre 1 filxhan kafeje
Qepe 1 kokerr
Domate 2-3 kokrra ose salce 1/2 luge
Kripe, piper, majdanoz, dafine.
 
Supe me Laker Turshi

Lakra turshi selektohet, lahet dhe po te jet sjume e tharet, mbahet 1-2 ore ne uje te ftohet, shtrydhen dhe grihen holle. Pastaj vendoset ne nje tenxhere te vogel, shtohet pak leng mishi ose uje, pak yndyre, mbulohet me kapak dhe lihet te zieje. Ne nje tenxhere tjeter kaudisen qepet, karotat, selinoja, i shtohen domatet dhe pak salce, lengu i mishit sa te marre vale, patate te prera ne kubike te vegjel dhe pas 10 minutash zierje, hidhet lakra s sufuar. Duhet te kihet parasysh se patatet nuk zihen ne lengun e lakres turshi, prandaj duhet te ziejne vec. Ne rast se supa zihet pa patete, atehere zarzavatet e kaudisura hidhen drejtperdrejt ne laker se bashku me sasine e lengut te mishit ose ujit te nevojshem per supe. Ne fund te zierjes supa rregullohet me kripe, piper, dafine dhe majdanoz e koper te grire holle.
Per 4-5 persona duhen: laker turshi 500g, patate 2-3 kokrra, karota 2-3 cope, selino 1 kokerr, domate 2 kokrra ose 1/2 luge salce, yndyr 1 filxhan kafeje, kripe, piper, flete dafine e majdanoz i grire holle.
 
Supe me Laker te Fresket

Lakra e bardhe pritet ne fije te holla ose ne copa katrore. Zarzavatet e tjera priten ne fije ose rripa, ndersa patatet ne kubike mesatar. Ne lengun e mishit ose ne ujin e valuar hidhet lakra e prere dhe pas 5 minutash valimi i shtohen patatet. Ne tigan me yndyre kaudisen qepet, karotat, selinoja e grire holle dhe pak miell. Pas kaudisjes shtohen domate ose salce dhe sebashku hidhen ne supe. Zarzavatet e kaudisura hidhen 10 minuta para perfundimit te zierjes se supes. Ne fund shtohet kripe, piper i zi, dafine dhe majdanoz i grire holle. Kjo lloj supe eshte me e shijshme kur rri 4-5 ore (por jo ne zjarr)

Per 4-5 persona duhen: leng mishi ose uje 1.5 litra, laker e fresket 500g, yndyre 1 filxhan kafeje, patate 2-3 kokrra, karota 2 cope, qepe 1 kokerr, selino 1 kokerr, domate 2-3 kokrra, miell 1 luge kafeje, krip, piper, majdanoz, flete dafine
 
Titulli: Supat!

Supë krem patate

Per 4 persona:

* 1.5 lit. ujë

* 3 patate

* 5 thelpinj hudhër

* 2 kocka të supës (koncentrat pule ose vici) , majdanoz,veget,piper i zi,senf (mustard) dhe 2 lugë kos.


Pregatitja:

Patatet grihen në rende nga ana më e imët dhe hidhen në ujë të nxeht,pastaj i shtohen hudhrat e copëtuara dhe kockat e supës,pas 15 min i shtohet celer, majdanozi,vegeta dhe piperi i zi. Në fund mustarda përzihet me kos dhe hidhet në supë. Kjo supë pregaditet shpejt,është shumë e shishme dhe dietale. Sipas dëshirës mund ti shtohen edhe këpurdha,brokolli etj,
 
Titulli: Supat!

Supe me mish

Perberesit:

* 150 gr mish ne copeza te vogla
* 2 luge miell
* 2 luge kos ( mund te mos perdorni kos)
* 1 veze
* 2 luge gjalp
* 1/2 limon leng
* piper i kuq
* kripe

Pergatitja:

Ne nje tenxhere me uje zini mishin. Miellin, kosin, lengun e limonit dhe vezen rriheni mire ne nje tas. Masen hidheni ne tenxheren e mishit, shtoni kripe dhe lereni te zien edhe per pak minuta. Ne nje tigani shkrini gjalpin dhe shtoni biberin e kuq, pastaj kete hidheni tek supa. Supa eshte gati./site gatuajme/
 
Titulli: Supat!

Supe me kos dhe leng mishi

Perberesit per 3-4 persona:

1 lt leng pule ose mishi (qe do ta perftoni nga mishi ose kockat e pules apo viçit etj)

nje tas me me kos

1 luge miell ezmer

1 & 1/2 luge gjalpe

1 e verdhe veze

Pergatitja:

Se pari zini pulen/mishin apo kockat. Ne nje tigan hidhni gjalpin dhe lereni te tretet mire dhe te nxehet pak. Me pas hidhni miellin dhe perzijeni mire ne menyre qe te skuqet por pa u krijuar toptha. Me pas hidheni kete perzierje ne lengun e nxehte te mishit dhe perzijeni mire deri sa te krijohet nje leng homogjen pa toptha mielli. Ne nje tas perzini kosin dhe te verdhen e vezes. Me pas shtojeni siper supes dhe perzijeni nje cope here duke u kujdesur qe veza te mos mpikset. Lereni te zihet pak ne zjarr te ulet. Me pas servireni te nxehte me pak piper te zi (sipas deshires)
 
Titulli: Supat!

Supë me mish viçi dhe perime

Nevojiten:

? 1 kg mish e 5 patate të prera në kubikë
? 2 karota të prera në feta
? 2-3 degë selino të prera trashë
? 5 lugë salcë domatesh
? 1 filxhan çaji makarona të vogla (yje apo forma tjera)
? 3 lugë vaj ulliri
? kripë e piper.

Gatimi

1. Presim mishin në copa të vogla dhe e vëmë të ziejë në një tenxhere të madhe. Zierja bëhet në zjarr mesatar, derisa mishi të jetë pothuajse gati. Nga mesi i zierjes shtojmë kripë sipas dëshirës.

2. Në vazhdim hedhim në tenxhere patatet, selinon, karotat dhe vajin. I lëmë të ziejnë derisa të zbuten. Pasi të jenë pothuajse gati, i nxjerrim perimet dhe mishin nga tenxherja me ndihmën e një luge të madhe me vrima.

3. Hedhim në ujë makaronat dhe i lëmë të ziejmë për 1/2 e kohës që shkruhet në paketë. E rregullojmë me kripë e piper dhe hedhim salcën.

4. Shtojmë mishin dhe perimet dhe i lëmë të ziejnë derisa të bëhen gati makaronat. Gjatë zierjes shtojmë pak ujë të nxehtë nëse konsiderohet e nevojshme.
 
Titulli: Supat!

Supë orizi me domate ose salcë

Në një tigan me gjaipë kaurdisen qepë të grira hollë derisa të zverdhen pak , pastaj hidhen domate të grira (të cilave u është hequr cipa) ose salcë domatesh , kaurdisen dhe 2-3 minuta të tjera dhe hiqen nga zjarri.

Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet orizi i larë e i pastruar dhe pas 10 minutash vlimi hidhet kripa , perimet e kaurdisura dhe lihen në zjarr të javashëm për 15-12 minuta të tjera derisa supa të jetë gati. Në fund ajo rregullohet me majdanoz të grirë imët dhe piper të zi.


Për 4-5 persona duhen:

lëng mishi 1.5 litra,
oriz 4 lugë gjelle,
qepë 1 kokërr,
domate 2-3 kokrra ose gjysëm lugë gjelle salcë,
gjalpë 50 g,
kripë,
piper,
majdanoz.
 
Titulli: Supat!

Supë magjerica

(kete gjelle e gatuajne shume ketu ne greqi per festen e Pashkeve, e kane tradicionale)

Kjo supë përgatitet me të brendshmet e bagëtive të imta, me përjashtim të plëncit. Nga koka dhe këmbët mund të përgatitet lëng, ndërsa në mungesë të tyre mund të përdoret lëng mishi i zakonshëm ose ujë.

Të brendshmet shpëlahen dhe përvëlohen me ujë të vluar, kullohen dhe priten në copa të vogla kubike.

Në tenxhere me gjalpë kaurdisen të bardhat e qepëve të njoma derisa të vyshken, por të mos marrin ngjyrë, shtohen të brendshmet, kaurdisen pak, shtohet lëngu i tyre dhe kur të marrë valë hidhet orizi i pastruar e i larë.

Supa lihet të ziejë derisa orizi të jetë gati, rregullohet me kripë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash pritet me vezë e limon.
Në fund të supës i hidhet kopër e grirë hollë dhe piper i zi i bluar.

Në qoftë se kemi lëng koke e këmbësh, atëherë ato pastrohen nga tuli i cili copëtohet dhe hidhet në supë.


Për 4-5 persona duhen:

të brendshme 250-300 g,
gjalpë 50 g, ose 1 lugë gjelle,
oriz 3 lugë gjelle,
qepë të njoma 2-3 copë,
vezë 1 kokërr,
limon 1/2 kokrre,
kopër,
piper i zi.
 
Titulli: Supat!

Supe me spinaq

Per 4-6 persona
1/2 kg spinaq
6 gota uje
3 gota qumesht
3 luge miell
gjalpe sipas deshires dhe syrit tuaj
kripe
biber i zi

Pergatitja:
Grijeni spinaqin holle, ne te njejten kohe ne tenxhere hidhni ujin dhe qumeshtin. Miellin perzijeni me qumesht para se ta hidhni ne tenxhere ne menyre qe te mos mblidhet. Pasi ta perzjeni per njefare kohe sa ta ndieni se eshte krijuar nje fare lengu si i trashur hidhni spinaqin. Perzijeni pak dhe pastaj lereni te zjeje ne uje te vaket dhe ne fund shtojini gjalpin, kripen. Sipas deshires gjate ngrenies mund te sperkatni pak biber te zi.

P.S: Nese doni ta pergatisni si tip supe dietike ne vend te miellit te grurit mund te perdorni miell dritherash te tjera apo miell me lif, gjalpe dietik dhe qumesht te skremuar. Gjithashtu kete supe mund ta beni dhe me brokoli ne vend te spinaqit.
 
Titulli: Supat!

Supe me presh dhe qepe te njoma

Per 4 veta:
1 qepe mesatare
1 filiz preshi i fresket
4 gota uje
1 gote leng mishi pule
3 luge gjelle vaj ulliri
Per salcen qe do ti hidhet siper:
2 qepe te njoma te prera holle
1 filxhan kafeje krem qumeshti
2 luge gjelle leng limoni
lekura e grire e nje limoni
nenexhik i fresket per zbukurim

Pergatitja: Qepet dhe preshi priten shume holle dhe vihen te skuqen pak ne tenxhere. Me pas shtohet lengu i pules dhe uji, perzihen mire dhe i lejme pak te zihen sa te zbutet qepa dhe preshi. Ne anen tjeter pergatisim te tera asortimentet e duhura per salcen ne nje tas duke i perzjere te tera. Sipas deshires mund ta kaloni supen ose jo nen shtypjen e mikserit perpara. Pasi ta fikni soben hidhjani supes siper salcen e pergatitur si me lart. Servireni te nxehte dhe mundesisht me buke te thekur.
 
Titulli: Supat!

Supe me brokoli dhe mozarella me rigon


Pergatitja per 4 veta:

10 lulka brokoli
3 gota qumesht
4 gota uje
1 luge miell
1 luge gjalpe
mozarella me rigon (ose dhe djathe me ereza)
piper i zi

Grijini lulkat e brokolit holle dhe lerini menjane. Ne nje tenxhere vini lugen me gjalpe te shkrihet, pastaj shtoni miellin (perdoret miell dritherash, e ben me te shijshme dhe te ushqyeshme) dhe skuqeni pak, pastaj shtoni qumeshtin (mund te perdorni dhe qumesht pa yndyre) dhe ujin dhe perzijeni me ngadale ne menyre qe te mos krijohen toptha mielli, por te shkrihet derisa te formohet nje mase homogjene. Me pas shtoni brokolin dhe lijeni te zihet pak. Ne fund shtoni mozarellen e grire dhe lijeni sa te shkrihet pak. Servireni te nxehte.
 
Titulli: Supat!

Supe Krem Me Qofte


Nevojiten: 250 gr mish viçi
1 qepë
1 lugë oriz
2 ve. 1 gotë qumësht
1 lugë gjalpë
2 lugë miell
1/2 limonit
majdanoz, kripë, piper dhe 1.5 l lëng mishi.


Mishi i bagëtive të reja ose i viçit kalohet dy herë në makinë për bluarje së bashku me qepët, Në masën e mishit qitet krypë, piper i zi (i bluar), majdanoz i grirë imët, të bardhët e vezëve dhe orizi gjysmë i zier. Të gjitha këto përzihen dhe ndahen në pjesë të vogla me madhësi sa një arrë. Duhet patur kujdes që të mos qitet oriz më tepër, sepse gjatë zierjes qoftet hapen. Qoftet e përgatitura, të ngjeshura pak, fërgohen me pak gjalpë, shtohet uji i vluar (aq sa nevojitet për supë) dhe lihet të ziejnë 10-15 minuta. Në një tenxhere tjetër fërgohet pak miell me gjalpë, shtohet qumështi dhe lëngu i qofteve. Përzihen shpejt që të mos krijohen kokërrza, kështu bëhet një masë e hollë si supë krem e zakonshme. Pas kësaj rrihen të kuqtë e mbetura të vezëve, hollohen pak me lëngun e supës, shtohet lëng limoni dhe qiten në supë. Në fund, qiten edhe qoftet e pastaj supa rregullohet me majdanoz të grirë imtë dhe piper të zi.
 
Titulli: Supat!

Supe me kerpudha


Perberesit:

*500 gr kerpudha te grira ne copeza te vogla
*2 luge gjelle gjalp
*1 kokerr qepe
*3 luge gjelle miell
*1 liter uje ose leng mishi
*2 gota uji qumesht
*piper
*kripe

Pergatitja:

Skuqni pak qepen e grire holle, shtoni miell dhe e perzini. Pastaj hidhni ujin dhe pasi te ziej shtoni kerpudhat dhe kripen dhe lereni te ziej perseri. Para se ta hiqni nga zjarri shtoni qumeshtin. Supa eshte gati./site gatuajme/
 
Titulli: Supat!

Supe me levrek



Perberesit per 2 veta:

2-3 levreke te pastruar mire.

dy karrota te prera ne rrethe te vegjel

nje grusht majdanoz

pak vaj ulliri

leng limoni

piper i zi

Pergatitja:

Se pari merrni mishin e kokes se peshkut dhe hidheni ne texhere te zihet se bashku me trupin e peshkut. Lijeni keshtu per nje cope here ne zjarr te ulet. Me pas shtojini dhe karrotat dhe lijini te zihen se bashku serish ne zjarr te ulet. Keshtu dhe supa do te trashet pak. Nga fundi shtoni pak vaj ulliri dhe majdanozin. Sherbejeni te nxehte dhe sipas deshires mund ti hidhni dhe piper te zi dhe limon siper
 
Titulli: Supat!

SUPث ME BIZELE DHE PATATE:

404621_420718211326432_1043018711_n.jpg


Përbërsit :
1 filxhan caji me bizele
3 patate të coptuara
2 karrota të prera në rrathë
1 hudhër
vaj ulliri ,,pakëz gjalp
1 qepë e madhe e coptuar
majdanoz,kripë
1 filxhan caj plot me proshutë të prerë në kubikë

PثRGATITJA:
Skuqim qepën në vaj,,hedhim proshutën ,hudhrën karrotën,,bizelet,majdanozin,,i skuqim pak sëbashku pastaj ju hedhim ujë
Dhe i lëmë të ziejnë sëbashku ,,por mos hidhni kripë sepse forcohen bizelet vetëm në fund kur të jenë zier bizelet hidhni kripën
 
Titulli: Supat!

SUPE ME KARROTA DHE PORTOKALL (ja Receta):

246522_380456258685961_1530325580_n.jpg


Perberesit:


*250 gr karrota

*1/2 gote uji me leng portokalli

*1 qepe e vogel

*nje luge rigon

*kripe,piper i zi

*4 gota uji

*1 luge gjelle vegete

*1/2 filxhan kafeje vaj ulliri

Pergatitja:

Se pari pritini karrotat ne forme kubash te vegjel edhe qepen imet. Vijini se pari karrotat te skuqen pastaj dhe qepet. Si te jene skuqur disi; shtoni ujin dhe lengun e portokallit se bashku me vegeten, kripen, rigonin e piperin e lijini te zihen ne zjarr te ulet. Ne fund servireni supen te ngrohte pa harruar ti shtoni pana siper supes.
 
Titulli: Supat!

527888_380458008685786_183720627_n.jpg


SUPE PESHKU:

Lengu i peshkut, teper i perdorshem ne kuzhine per pregatitjen e supave, rizotove, salcave etj, ka nje shije me te vertete te vecante dhe shume vlera ushqimore. Sekreti kryesor qendron ne freskine e peshkut, prandaj mundohuni te siguroheni per kete te fundit nese deshironi nje supe te shendetshme per te gjithe familjen tuaj.

Per rreth 2l leng peshku

2l uje
500gr peshk te cilesise se dyte te pastruar
300gr mbetje te peshkut si koka, hala etj
2 qepe
1 presh
1 dege selino
1 gote vere te bardhe
1 gjethe dafine
pak trumez
kripe

Vendosim ne nje tenxhere me uje te ftohte peshkun e cilesise se dyte te plote, mbetjet e peshkut te grira, qepet e lara, te pastruara dhe te ndara ne kater pjese, preshin e ndare ne 2-3 pjese, degen e selinose te prere holle, trumezen, gjethen e dafines, veren e bardhe dhe se fundi e rregullojme me pak kripe. E ziejme lengun e peshkut ne zjarr te avashem per jo me shume se gjysme ore duke hequr here pas here me ndihmen e nje luge shkumen qe formon ne siperfaqe. Ne momentin qe lengu eshte gati, e kullojme me ane te nje pecete te paster apo nape dhe e perdorim per gatimet tona.
 
Titulli: Supat!

399419_382803648451222_97172232_n.jpg


SUPE KREM ME KUNGULLESHKA:

Kungulleshkat jane nje nga perimet qe mund te hyjne kudo, per shkak te shijes se tyre teper delikate dhe vitaminave e mineraleve. Sot po iu propozojme nje supe krem teper te thjeshte dhe te shijshme, e pershtatshme edhe ne ditet e nxehta te veres; mund ta shijoni ne temperature ambjenti apo edhe te ftohte shoqeruar me copeza buke te skuqura ne gjalp (ose thjesht te thekura).

Perberesit per 4 persona
2 kungulleshka mesatare
1 patate mesatare
1 karrote
1 qepe e madhe
2 thelpinj hudhra
1 gjethe dafine
1.5l leng perimesh ose pule te pregatitur me koncentrate
4 luge pana kuzhine
pak majdanoz te fresket
kripe
piper
vaj ulliri
gjalp

Si fillim, vendosim nje tenxhere ne zjarr mesatar ne te cilen shkrijme plotesisht gjalpin bashke me vajin e ullirit. Shtojme qepen e grire holle dhe e leme te kaverdiset per rreth 5 minuta derisa te rezultoje transparente. Shtojme thelpinjt e hudhrave te copetuara, pataten, karroten dhe kungulleshkat te prera ne copeza te vogla dhe se fundi erezat. I rregullojme te gjitha perimet me pak kripe dhe piper dhe i kaverdisim per rreth 5 minuta te tjera derisa te zbuten dhe te marrin nje ngjyre te lehte.

Shtojme lengun e perimeve apo te pules dhe e ziejme supen ne zjarr mesatar per 10-15 minuta. Pas kesaj kohe, e heqim nga zjarri, eleminojme gjethen e dafines dhe me ndihmen e nje mikseri e reduktojme ne krem te gjithe perberjen duke lene sipas deshires disa perime te plota. Shtojme panen e kuzhines, e rregullojme me kripe dhe piper sipas deshires dhe e servirim te sperkatur me pak majdanoz te grire.

*Keshille: Duke qene se supa do te reduktohet ne purè, mos u shqetesoni per rregullsine e copezave te perimeve. Per me teper, sa me te vogla te jene perimet, aq me shpejt gatuhet supa.
 
Titulli: Supat!

221913_401514013246852_1035698435_n.jpg


SUPE ME MIELL DHE MISH PULE:

Per 4 veta:


4 krahe pule
2 luge gjelle miell
1L uje
2 luge gjelle gjalpe
2 thelbinj hudhre
kripe
piper
majdanoz
1 kokerr limon

Krahet e pules skuqen mire ne nje tenxhere te thelle me 1 luge gjelle gjalp, ne nxehtesi mesatare, derisa mishi brenda te mos jete me i kuq dhe perjashta te kete zene nje kore me ngjyre te verdhe ne te kuqerremte. Para se mishi te hiqet nga zjarri sperkatet me kripe.


Pasi hiqet mishi nga zjarri, ne yndyren e tij shtohet mielli, hudhrat e shtypura dhe pjesa e ngelur e gjalpit, dhe kaurdisen derisa mielli dhe hudhrat te marrin ngjyre te verdhe.

Shtohet uji dhe perziehet me miellin e kaurdisur. Zakonisht gjate kesaj procedure formohen shume kokrra mielli te cilat ne fund duhet te jene tretur plotesisht. Per ta pershpejtuar kete proces, mund te perdoret nje mixer. Pasi mielli te jete tretur ne menyre te njetrajtshme lihet ne zjarr mesatar per rreth 10-15 minuta te tjera. Gjate kesaj kohe supa merr shijen e mishit dhe te hudhres dhe trashet paksa. Nese supa trashet shume shtojini pak uje. Ne fund, supes i shtohen kripe dhe piper i zi, shperndahet e nxehte neper pjata supe, zbukurohet me majdanoz, sipas deshires, i shtohet gjalp i skuqur dhe limon, si edhe copat e mishit.

Keshilla praktike:
1. Majdanozi, limoni, gjalpi i skuqur shtohen sipas deshires. Edhe pa to supa eshte shume e shijshme.
2. Ne vend te kraheve te pules mund te perdoren edhe kofshet, kercinjte, apo gjoksi i prere ne copa te vogla.
3. Eshte e rendesishme qe pula te skuqet me zjarr jo shume te nxehte sepse ne kete menyre nxehtesia deperton mishin shume mire dhe ul rrezikun e te semurit nga salmonela.
4. Eshte e keshillueshme te perdoret gjalpi i gatimit, por ne mungese te tij mund te perdoret edhe gjalpit i bukes.
 
Titulli: Supat!

540838_380456582019262_624737879_n.jpg


SUPE FRANCEZE ME QEPE DHE HUDHRA

Nevojiten:

* 1 kokë hudhër (pastrojini mirë gjithë thelpinjtë)
* 2 qepë të mëdha, të pastruara e të prera hollë
* 900 ml lëng pule ose perimesh
* 1 lugë gjelle gjethe majdanozi, të prera hollë
* 1 lugë gjelle me gjethe koriandri, të prera hollë
* 1 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 lugë gjelle lëng limoni
* pak kripë e piper të zi, të bluar në çast

Gatimi

Në një tenxhere të thellë nxeheni vajin dhe kaurdisni në zjarr mesatar qepët, për rreth 5 min.

Shtoni hudhrat, lëngun e pulës ose të perimeve, 2/3 e erëzave dhe kripën e piperin.

Uleni zjarrin dhe lëreni supën të ziejë ngadalë e mbuluar me kapak, për rreth 20 min.

Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit. Përziejeni dhe vendoseni sërish në zjarr. Lëreni të marrë një a dy valë dhe hiqeni nga zjarri.

Servireni në pjata, duke shtuar nga lart sasinë e mbetur të erëzave. Shoqërojeni me bukë të zezë.
 
Titulli: Supat!

Supë me kërpurdha dhe gështenja..

Images.jpg

Perberesit:
1/2 f. caji kërpudha të thara porcini
5 l. supë vaj ulliri
1 thelpi hudhër i prerë hollë
1 qepë e prerë hollë
500 gr kerpudha te fresketa
200 gr gështenja të zjera
2 l. supë konjak
3 f. caji lëng pule
1/2 f. caji panna
pak arrë moskat

Gatimi:
Shpëlajmë kërpudhat porcini, i vëmë në një tas dhe u hedhim 1 1/2 f. caji ujë të zjerë.
E mbulojmë tasin dhe i lëmë 15-20 minuta të zbuten e të fitojnë lagështirën e tyre.
U heqim lëkurën, u presim këmbët dhe i fshijmë mirë me një pecetë.
I presim në feta të holla.
Në tenxhere nxehim vajin dhe skuqim qepën derisa të shkëlqejë, nja 2-3 minuta.
Shtojmë kërpudhat e freskëta, qepën dhe gështenjat.
Kullojmë mirë kërpudhat porcini dhe i shtojmë në tenxhere. Kullojmë ujin e tyre ne sitë të imët dhe e derdhim llumin (rreth 1 f. caji të fundit e mbajmë).
Përzjejmë mirë kërpudhat që të skuqen.
Heqim 2 l. supë kërpudha e i mbajmë për zbukurim në fund.
Shuajmë me konjak. Hedhim dhe lëngun dhe ujin e kërpudhave. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë të zjejnë në zjarr të mesëm për 20 minuta.
Supën e bluajmë ne mikser që të bëhet krem dhe e hedhim përsëri në tenxhere. .
Shtojmë pannën, arrë moskat dhe kripë e piper.
Perzjejme mirë, kontrollojmë dendësinë e saj.
E servirim supën kremoze të kadifenjtë nëper tasa.
I zbukurojmë tasat siper me pak kërpudha që i skuqim, me gjethe preshi të prera në shirita të holla dhe pak pika vaj ulliri.
Shtojmë sipas dëshirës edhe piper të sapo bluar.
Burimi: art & fantazi në kuzhinë
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    13 KB · Shikime: 0
Titulli: Supat!

6243_430877100310543_1961525210_n.jpg


SUPE ME SELINO:

Per 4 persona ju duhen:

- 2 selino mesatare (perdoret pjesa e bardhe e rrenjes per kete supe dhe jo kercelli)
- 200 gr kos
- 1 luge miell (mund te perdorni dhe miell dietik)
- lengu i nje limoni
- pak kripe dhe piper i zi
- uje rreth 1 lt ose leng mishi 1 lt
- pakez koper e grire
- 1 luge pana ne fund

Përgatitja :

Qerojini selinot dhe pritini ne copa te vogla.Pasi ti shpelani , vijini te zihen ne ujin/lengun e mishit ku te keni futur dhe lengun e limonit (kjo ndihmon te mos nxihet selino dhe i jep shije te kendshme).Lijeni te zihet , me tej merreni selinon (duke perdorur kullojse.mos e hidhni ujin qe zite selinon) dhe copetojeni fare imet ne mikser. Ne nje tas perzini kosin me miellin mire , deri sa te krijohet nje mase e njetratshme.Shtojeni kete dhe selinon e grire ne tenxhere ku ndodhet uji /lengu i mishit dhe filloni ti perzini mire pa lene qe mielli te krijoje toptha te vegjel.Nga fundi shtoni kopren, kripen e piperin e zi dhe panen nese deshironi. Mund ta servirni te ngrohte ose te ftohte



76733_448712708526982_672446008_n.jpg


Supe bizelesh me gjoks pule:

Perberesit:

1 gjoks pule (250 g), 1 qepe, erza, 50 gr gjalpe, 500 gr bizele, 750 ml leng pule, 7-8 gjethe nenexhik, 120 ml ajke qumeshti, 1 maje luge sheqer, pak kripe, pak piper.

Pergatitja:
- Priten holle qepa me erezat dhe skuqen me gjalpe. Shtojme bizele dhe lengun e pules dhe I leme te marrin nje vale. Pasi i zjejme per 10 min i leme pak te ftohen dhe behen pure.
- Priten holle 3 gjethe nenexhik dhe bashke me ajken e qumeshtit I shtohen purese, perzihen dhe sperkatet me kripen, piperin sheqerin.
- Lahet gjoksi i pules, thahet me picete, pritet ne dysh, sperkatet me kripe e piper dhe skuqet ne gjalpin e nxehur per 3 min nga cdo ane.
- Pritet ne cop ate vogla dhe hidhet ne supen e bizeleve
- Ne gjalipin e mbetur skuqen buket e prera ne kubike. Bukezat hidhen siper supes ne castin e sherbimit dhe sperkaten me gjethet e nenexhikut te prera holle.



73626_456037424461177_1280565894_n.jpg


Supe krem kungulli e mollesh me kerri:

Përbërësit:


500 gr kungull i madh
2 mollë
2 qepë
një lugë gjalpë
lëng zarzavatesh 1 litër
kripë, piper, vaj

Përgatitja:

Fillojmë recetën tonë me qepën: grijeni hollë dhe skuqeni në një tigan me gjalpë. Kur të ketë marrë ngjyrë të artë, pudroseni me dy lugë kerri.
Hidhni brenda një gotë lëng zarzavatesh, pasta shtoni tulin e kungullit të prerë me copa të vogla dhe mollën e prerë më parë me kuba të vegjël. Shtoni kripë e piper dhe përzieni mirë. Mbylleni me një kapak dhe prisni 20 minuta. Kur të shihni që përbërësit janë zbutur mirë, transferojini në mikser dhe grijini derisa të bëhet krem homogjen.
Hidhni kremin e sapo përgatitur në një tenxhere dhe shtoni dy gota të tjera lëngu zarzavatesh. Lëreni të zihet akoma për disa minuta. Në se dëshironi një supë më të trashë, prisni derisa të bëhet e ngjeshur.
Shërbejeni menjëherë, duke i shtuar sipër një fije vaji ulliri e shoqëruar me bukë të thekur.
 
Titulli: Supat!

Kujdes

Kur themi supe me patate,ajo supe duhet te jete me patate
kur themi supe me patate ne arome hudhre,kemi nje ndryshim

Dikush do cuditej kur te provonte nje supe me patate dhe te ndjente aromen e hudhres! eshte absurde!

personalisht jam kundra ketyre recetave,me pelqen kreativiteti, ndaj vendosini trajtat sic duhen.

Merreni si nje keshille :)
 
Redaktimi i fundit:
Supe pule me perime

Pershendetje

Sot do gatuajme nje supe per Shkodranen :) ''Supe pule''

Per 4 persona

300 gr fileto pule,(personalisht preferoj gjysmen e pules)
• 2 karrota
• 2 patate
• 1 kercellin e nje selinoje
• 1 qep
• 1 domate (te pjekur )
• 1 dado pule
• kripe piper sipas shijes tuaj

Brodo-di-pollo.jpg




=======================================

1.Mbushni tenxheren me 1 lt uje,hidhni brenda pulen dhe lereni te zjeje rreth 25 min,me zjarr normal.dhe me kapak te mbyllur
2.Mbas 30 min hiqni ''pulen'' dhe hidhni perimet,dhe i lem dhe ato 20 min me zjarr te ngadalte
3.Mishin e pules e pastrojme nga kockat
4.Shtojme dadon dhe pulen 10 min e fundit dhe i perziejme me ngadale

Ps:po te deshironi shtoni nje filxhan caji makarona te vogla :) Ne qoftese deshironi me shum leng,shtoni nje got uji,dhe shijojeni per kripe..
qepen dhe domaten po te doni e grini ne mikser dhe e hidhni brenda perseri,ne rast te kundert i hidhni posht,sepse jane vetem per shije
ndersa perimet mos i grini fare,i lini ashtu dhe i ndani ne fund
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Supe pule me perime

te lumte lovermani, duket e shijshme ...jo vetem muskuj dhe bukuri, por edhe nje djal qe di te gatuaj.... afashinante kjo gje :D
 
Titulli: Supe pule me perime

Flm bella :) me vjen mire qe vlej per dicka:p:hi:
 
Titulli: Supe pule me perime

Flm bella :) me vjen mire qe vlej per dicka:p:hi:

:D. Mua me pelqen te gatuaj, edhe pse kam punen, kur gatuaj e bej me pasion, me deshire...dhe cdo recete eshte e mirpritur per mua :yum::yum:
 
Titulli: Supe pule me perime

o Lov3r po per ta trashur lengun e supes ca perdor ti?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top