“Spitalet në kolaps, njerëzit dergjen në dysheme”, Rama i përgjigjet Bashës: Vazhdon të dizinformojë përditë

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_9-5.jpg


Kreu i qeverisë, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur kreu të Pardtisë Demokratike lidhur me akuzat e këtij të fundit ku thotë se spitalet janë në kolaps.


Rama në postimin e tij shprehet se Basha o vazhdon të dezinformojë publikun, ndërsa shton se është fatkeqësi e madhe që ndërkohë që numrat rriten si kudo në planet, nga Gjermania e Franca deri në fund të botës, si askund në botë opozita shpif, akuzon, përhap panik e nxit çorodi, duke përbuzur dhimbjet e të prekurve, sakrificat e bluzave të bardha, faktet e sfidat e kësaj kohe kaq të vështirë për njerëzit në Shqipëri e në mbarë botën!

Postimi i Ramës:

Lulëzim Basha vazhdon të dizinformojë përditë e përditë se “spitalet janë në kolaps, shtretërit janë plot, njerëzit dergjen nëpër dysheme, s’ka mjekë, s’ka infermierë”, s’ka asgjë përveç Lulëzimit që ka recetën magjike të ndaljes së infeksionit!
Eshtë fatkeqësi e madhe që ndërkohë që numrat rriten si kudo në planet, nga Gjermania e Franca deri në fund të botës, si askund në botë opozita shpif, akuzon, përhap panik e nxit çorodi, duke përbuzur dhimbjet e të prekurve, sakrificat e bluzave të bardha, faktet e sfidat e kësaj kohe kaq të vështirë për njerëzit në Shqipëri e në mbarë botën!
Këto pamje janë sot, tani, brenda spitalit Covid 3, ku siç e shihni ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri, po pamje krejt të ngjashme sallash e shtretërish të gatshëm, së bashku me trupa të gatshme bluzash të bardha, mund të shihen në spitalin Covid 4 që ende nuk është hapur – ndërkohë që në bazë të strategjisë së vjeshtë/dimrit jemi gati të hapim edhe struktura rajonale nëse do të jetë nevoja.
Kjo është padiskutim një situatë e vështirë, po ku nuk është? Por kjo vështirësi nuk kalohet me akuza, sharje, shpifje e sajesa, po me përpjekje të mëdha dhe solidaritet të madh!
Lulëzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ëndërrojnë pikërisht ato që thonë, kolapsin e spitaleve, dergjjen në dysheme të njerëzve, katastrofën totale, por përsëri do të zhgënjehen e do të ndëshkohen nga populli!
Ne do ta fitojmë edhe këtë sfidë, as më shumë e as më pak, po si e gjithë bota, sepse askund nuk po bëhet ndonjë mrekulli, kudo po luftohet me çdo mundësi! Deri në fund. Besim, durim, kurajo dhe solidaritet!






Top Channel
 

Attachments

  • Screenshot_9-5.jpg
    Screenshot_9-5.jpg
    63.3 KB · Shikime: 0
  • Screenshot_9-5.jpg
    Screenshot_9-5.jpg
    63.3 KB · Shikime: 0
Vendi ne mes te pandemise dhe keta merren duke akuzuar njeri- tjetrin.
 
Fjale ka, por fjale ama qe aq shume fonde kane marre qeveriu per Covid sa kane fillu me i nda edhe tek drejtoret rajonale.. :) po ce do poplli tek porta e spitalit vdes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top