Specilialistët e Mesjetës: Vula nga Danimarka nuk i përket Skenderbeut

Bilderberg

Anëtar i ri
Specilialistët e Mesjetës: Vula nga Danimarka nuk i përket heroit kombëtar Skenderbeu.


Arkeologu danez Peater Pentz ka qenë i pari dhe i vetmi që ka mbrojtur dje në takimin me historianët shqiptarë se vula e dyllit është e Skënderbeut. Studiuesi Biçoku: “S’është hera e parë që heraldika e Skënderbeut falsifikohet. E kishte bërë Skiroi më 1904 me stemën e Kastriotit”.
v_gjk2.jpg


Vula nostalgjike nuk është e Skënderbeut
-- nga Elsa Demo
Dhe studiuesit e Mesjetës nuk e pranuan për vulë të Skënderbeut. Duhej bërë ajo ceremoni fantastike më 30 maj në Muzeun Historik të Krujës, ku ndryheshin edhe dyshimet e para, pas ekzaltimit dhe urimit “sikur ajo vulë dylli të bëhej jona”, “sikur të na e falë muzeu danez”. Historianë e heraldistë shqiptarë, vetëm dje, janë vënë përballë arkeologut danez, zbuluesit të vulës Peater Pentz.
Kanë kaluar gjashtë javët e ekspozimit të vulës në Muzeun e Krujës “Gjergj Kastrioti”, dhe Instituti i Historisë së Shqipërisë mori mundimin të bëjë ekzaminimin e vulës. “Nuk ka të bëjë me Skënderbeun”, ka deklaruar pas debatit, Ana Lalaj, Shefe e Departamentit të Historisë. “Kemi të bëjmë me një vulë fiktive”. Edhe një heraldist i regjur si Gjin Varfi, kishte provuar emocionin e parë të habisë. Ja ku ndodhej përballë vulës që linte dyshime në syrin e stërvitur: një vulë me tekst greqisht rreth simbolit të shqiponjës me dy kokë. Si katolik që ishte, në gjithë kancelarinë e Skënderbeut gjejmë gjuhën latine. “Teksti më ishte dukur fantastik, qysh kur dëgjova komentet e para: Aleksandri i Madh perandor i romejve, mbret i shqiptarëve, sundimtar i osmanëve… ”,-thotë Varfi.
Ndërkohë që në vulën dhe shkresat zyrtare të tij gjejmë të shkruar “Dominus Albaniae” – Zot i Arbërisë. Heraldisti Gjin Varfi shton në komentin e tij se nuk dinte të ketë pasur ndonjëherë një Aleksandër që të ishte sundimtar i osmanëve dhe i bizantinëve. “M’u kujtuan atëherë simbolet fiktive që ka përdorur Mesjeta, simbole të karaterit artistik, por jo funksional. Në rastin konkret kjo është një vulë fiktive që i atribuohet një Aleksandri. Përfundimisht nuk mbroj idenë e vulës false. E punuar nga argjendari i kohës ajo i përket fantazisë, Po të shohim gjenealogjinë e shumë sundimtarëve ekzistojnë vula të tilla për efekt nostalgjik. ” Një nga arsyet që mund ta ketë shtyrë arkeologun danez për t’ia adresuar mbretit Zotit të Arbërisë këtë vulë, sipas Varfit është pikërisht fjala romej-romajkos, më të cilën thirreshin gjithë qytetarët bizantinë, mes tyre shqiptarët.
Edhe nga forma elipsoidale e vulës, të cilat u shfaqën aty nga shek.XVII, nuk ka përkime me atë formë rrethore të vulave të mesjetës.
Për Prof. Kasem Biçokun, i cili ka qenë një ndër më të rreptët në debatin e djeshëm, ajo vulë jo vetëm që nuk i përket Skënderbeut, gjë për të cilën ishte dyshues qysh në fillim, por për këtë lojë me vulën ka njerëz që duhet të mbajnë përgjegjësi, ata që hapën të parët. Biçoku, studiues i Mesjetës dhe periudhës së Skënderbeut thekson edhe një detaj të rëndësishëm, lidhur me emrin Aleksandër, aludimin që mund të bëhet për një ekuivalent të mundshëm me emrin Skendërbe”. Aleksandrit të Madh në greqisht i përgjigjet Iskander, ashtu sikur Iskander është quajtur heroi ynë në pagëzimin e tij nga oborri i Sulltanit.
Prof. Kasem Biçoku mendon se kemi të bëjmë me një falsifikim që rëndom bëheshin në shek.XVII, për t’u shitur. Dhe në këtë rast i shtohet një sërë falsifikimesh që janë bërë me heraldikën dhe historinë e bëmave të shkruara të Skënderbeut. “Një nga falsifikimet më mjeshtërore, është ai i Xhamaria Biemit i cili thotë më 1742 se ekziston një histori e shkruar për Skënderbeun para asaj të Barletit. Ndërsa Zef Skiroi në vitin 1904 bën një falsifikim tjetër të yllit të stemës mbi varrin e Kostandin Kastriotit.” Studiuesi thotë se sipas Skiroit, ylli i stemës së Kastriotëve, qenkësh 6 cepësh, ndërkohë që është 8 cepësh. Dhe kjo vërtetohet në varrin që Donika Kastrioti ngriti për Kostandin Kastriotin.
I vetmi që erdhi dhe po ikën nga Shqipëria me bindjen se kjo vulë dylli i përket Heroit Kombëtar të shqiptarëve, është arkeologu danez Peater Pentz.
I ka dëgjuar interpretimet dhe mohimet e specialistëve shqiptarë, dhe ka mbetur në të vetën. Vula tashmë do të kthehet sërish në Muzeun Kombëtar në Kopenhagen. Do vazhdojë të jetë po aq autentike dhe me vlerë, kjo nuk dihet.
Ndoshta e gjitha kjo mund të ishte një shaka e kripur, atëherë kur Ministria e Kulturës kishte në dorë të bënte diçka për së mbari. Këta specialistë mendimet e tyre t’i thoshin në vendin dhe kohën e duhur, atje në Kopenhagen, disa muaj më parë.
Historia
Shkresat zyrtare të Skënderbeut, që njihen deri tani dhe që kanë dyllin me gjurmën e vulosjes së tyre, tregojnë se kryetari i shtetit shqiptar ka pasur dy vula zyrtare, që kishin madhësi e simbole të ndryshme. Vula e madhe zyrtare e Skënderbeut ishte në formë rrethore me diametër 41mm dhe perimetër afro 125 mm. Në qendër ajo kishte shqiponjën dykrenore dhe yllin me gjashtë cepa, vendosur ndërmjet krerëve. Anash vula kishte rrethin me shkronja të mëdha GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Në krye të rrethit të vulës ishte shenja e diellit me tetë rreze që ndante fillimin dhe mbarimin e këtyre shkronjave. Shenja e diellit me tetë rreze ka qenë simbol shtetëror i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Nën krerët e shqiponjës dhe mbi krahët e saj kishte inicialet D AL të fjalëve Dominus Albaniae. Këto iniciale që përbënin titullin zyrtar të Skënderbeut, tregonin pozitën e tij juridike si kryetar shteti në vendin ku ai ushtronte pushtetin. Vula e vogël e Skënderbeut ishte skalitur në gurin e çmuar të unazës së tij personale. Ajo kishte formë tetëkëndëshe me përmasa maksimale 9 mm gjatësi dhe 7mm gjerësi. Simbolet e saj ishin marrë nga mitologjia pellazgjike: mbretëresha Leda dhe Zeusi i Dodonës i shndërruar në mjellmë. Versioni danez
Eshtë pjesë e inventarit të Muzeut Historik Kombëtar të Danimarkës, me numër kodi 44. Arshivimit mendohet të jetë bërë në vitin 1839. Deri një vit më parë njihej si objekt i perandorisë osmane, kur arkeologu danez Peater Pentz del me tezën se ky objekt është vula autentike e heroit kombëtar të Mesjetës. Në qendër të vulës është shqiponja me dy kokë dhe rreth saj mund të dallohen disa gërma cirilike ku shkruhet:
ALB-SERVI.BOULGARY.ALEKSANDRO.ELESO.
Në të janë gdhendur shenjat heraldike se bashku me emrat. Mendohet që vula të ketë ardhur në oborrin mbretëror të Danimarkës rreth shek.XVI, nëpërmjet shkëmbimeve me oborrin austriak. Muzeu Kombëtar në Kopenhagen e ka blerë vulën në vitin 1839 në një ankand, pas vdekjes së dy koleksionistëve, peshkopit Friedrich Monter dhe Hofsmedemester Peter Johan Timm. Njëri nga këta e kishte blerë më parë vulën në një ankand në vitin 1824 si një vulë ruse. Përpara se të sillej në këtë muze vula i përkiste dhomës së artit mbretëror danez.
 
Rrënjët e humbura te një vule


Vula e Muzeut Historik te Danimarkes, e cila u soll ne Shqiperi me 30 maj, nga zbuluesi i saj Peter Pentz, nuk eshte origjinalja e perdorur nga Gjergj Kastriot Skenderbeu. Analiza e specialisteve, qe hodhi drite mbi vleren e saj autentike, duke arritur ne perfundimin se ajo eshte nje vule fiktive, qe s'ka asnje lidhje me heroin tone kombetar. Vula pa emer nis serish aventuren e saj ne drejtim te Danimarkes, ne kerkim te origjines se saj.


v_gjk1.jpg

-- nga Anduela NIKA
Aventura daneze e vules, te cilesuar si origjinalja e perdorur nga Skenderbeu, duket se do te rinise udhetimin ne kerkim te "pronarit" te saj te ligjshem. "Vula nuk eshte e Skenderbeut ", ky ka qene perfundimi i nxjerre pas analizes se saj, nga eksperte te Institutit te Historise ne Tirane. "Ajo nuk ka asgje te perbashket me heroin. Mbi te eshte shkruar emri Aleksander. Heroin tone e kane quajtur Gjergj Kastrioti ose Skenderbeu dhe jo Aleksander", ka thene per "Korrieri", drejtoresha e Institutit te Historise, znj Ana Lalaj. Vula e zbuluar ne Muzeun Mbreteror te Danimarkes nga dijetari Peter Pentz erdhi ne Shqiperi reth nje muaj e gjysem me pare, duke u cilesuar si nje eveniment shume i rendesishem historiko-kulturor; nje nga objektet personale te nje rendesie te vecante, sic ishte vula orgjinale e Skenderbeut kthehej ne vend. Deklarimet e studiesve, historianeve dhe vete drejtorit te Muzeut Historik Kombetar, zr Moikom Zeqo dhe te vete studiuesit danez per autenticitetin e vules jane hedhur dje poshte nga specialiste, kryesisht te periudhes se mesjtetes. Nga specialistet u moren ne analize dhe disa detaje si: kurora, dhelpra, tre qinrinjte dhe u krahasuan me vulat ekzistuese, qe njihen si origjinale te Skenderbeut, duke arritur ne perfundimin se midis vules nga Danimarka dhe Skenderbeut nuk ka lidhje te drejtperdrejte. Ata konkluduan, ne baze dokumentash se, princi i shqiptareve Skenderbe, nuk kishte shfaqur kurre pretendime per te qene mbret i Bullgarise dhe Serbise, pasi ne kete vule dallohen disa germa cirilike ku shkruhet "Alb- Servi. Boulgary.Aleksandro". "U diskutua dhe per faktin, qe kjo vule mund te jete fiktive, dhe qe mund te jete bere nga ndonje fisnik tjeter, i cili ka patur ambicie pas periudhes skenderbegiane, per te fallsikuar nje vulle te tille. Raste te tilla nuk munguar ne histori", ka deklaruar drejtoresha Lalaj. Vula do te udhetoje perseri per ne Muzeun Historik te Danimarkes, pas 6 javesh ekspozimi ne ambjentet e Muzeut Kombetar "Gjergj Kastrioti Skenderbeu", ne Kruje; ne kerkim te nje tjeter prijesi dhe ne ne kerkim te nje tjeter vule autentike te heroit tone kombetar.

Odisea e vules pa emer
Nje vule, e cila mendohet te jete origjinalja e perdorur nga Gjergj Kastriot Skenderbeut, eshte zbuluar ne Muzeun Mbreteror te Danimarkes nga dijetari Peter Pentz, ndersa iu eshte blere nga ky muze pinjojve te heroit, ne vitin 1614. Vula pas nje qendrimi te gjate ne muzeun e Danimarkes rikthehet ne Shqiperi ne muzeun qe mban vete emrin e heroit. Ajo eshte ekspozuar ne 30 maj ne ambjentet e ketij muzeu dhe ka qendruar aty 6 jave me rradhe. MKRS ne bashkepunim me Ambasaden shqiptare ne Kopenhagen (Danimarke), bene te mundur sjelljen e saj ne Shqiperi, nga vete zbuluesi i saj Peter Pents si dhe Drejtori i Muzeut Kombetar te Kopenhagenit, per t'i bere vleresimin e autenticitetit te saj nga specialistet shqiptare. Vula eshte pjese e inventarit te Muzeut Historik Kombetar te Danimarkes e koduar atje me numer 44. Sipas te dhenave paraprake nga takimi me arkeologun danez Peter Pentz, i cili e zbuloi vulen, viti i arshivimit te saj mendohet te jete viti 1839. Ajo deri tani njihej si objekt i perandorise osmane. Ne studimet e fundvitit te kaluar arrihet ne konkluzionin se ky objekt eshte vula autentike e perdorur nga heroi yne kombetar. Ne qender te vules eshte shqiponja me dy koke dhe rreth saj mund te dallohen disa germa cirilike ku shkruhet: Alb-Servil.Boulgary. Aleksandro.Eleso". Poshte shqiponjes eshte e vizatuar nje kafshe duke vrapuar. Vula eshte prej material bronxi, ne te cilen jane gdhendur shenjat heraldike se bashku me emrat. Mendohet qe ajo te kete ardhur ne oborrin mbreteror te Danimarkes rreth shekullit te 16-te nepermjet shkembimeve me oborrin austriak. Muzeu Kombetar i Danimarkes e ka blere vulen ne vitin 1839, ne nje ankand, pas vdekjes se dy koleksionisteve, peshkopit Friedrch Monter dhe Hofsmedemester Peter Johan Timm. Njeri prej tyre e kishte blere me pare vulen ne nje ankand ne vitin 1824 si nje vule ruse. Perpara se te sillej ne kete muze vula i perkiste dhomes se artit mbreteror danez.
 
Studiuesi:
Vulat e Skënderbeut, historia e vulës shtetërore dhe sekrete.
Studiuesi Dhimitër Pilika, autor i disa studimeve për vulat dhe për betejat e kohës së Skënderbeut, na shpjegon historinë e gjetjes së vulave të stampuara në letër nga epoka e Skënderbeut. Ai thotë se bëhet fjalë për vulën shtetërore dhe atë sekrete të Skënderbeut. “Por nuk janë vula materiale, madje nuk janë gjetur as dokumentet origjinale në letër të vulosura, por disa kopje të tyre. Këto kopje me vulën shtetërore dhe atë sekrete të Gjergj Kastriot Skënderbeut janë ekspozuar prej kohësh në muzetë shqiptare, që prej vitit 1961. Që të dyja janë gjetur nga një profesor sllovak në Pragë, në arkivin e Raguzës”, - tregon Dhimitër Pilika. Ai shton se vula shtetërore stampon imazhin e një shqiponje me dy krerë dhe një yll me gjashtë cepa, që përfaqëson diellin, ndërsa vula tjetër, ajo sekretja, që sipas Pilikës, përdorej nga Skënderbeu për dokumente kryesisht financiare, stamponte imazhin e Zeusit të Dodonës bashkë me Ledën, një perri pellazge. Pilika përmend si gjetje interesante nga kancelaria e Skënderbeut edhe letrat që ky i fundit i ka pas çuar Vatikanit. Deri më tani gjenden të botuara vetëm letrat që Vatikani i ka pas dërguar Skënderbeut dhe jo anasjelltas. Në letrat e zbuluara janë gjetur edhe stampimet e vulave që ka përdorur Skënderbeu. Sa i përket vulës së gjetur, Pilika thotë se nuk e ka parë ende atë dhe se nuk mund të flasë me siguri pa e vrojtuar.
#
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top