Sos, 6 fëmijë pa bukë, pa shtëpi, pa shkollë në Cakran të Fierit

vitk

Anëtar i Respektuar
Fier-Varferia e tejskajshme mbizotëron në familjen e Lefter Yzeirajt nga fshati Varibop i komunës Cakran në rrethin e Fierit. ثshtë një fshat, i cili ndodhet rreth 10 kilometra larg qytetit të Fierit ku banorët e saj meren kryesisht me bujqësi dhe pak blegtori.



Midis këtyre banorëve jeton edhe familja eYzeirajve. Janë 8 persona, bashkeshortët dhe 6 fëmijët, të cilët jetojnë në kushte te mjerueshme. Kjo duket qartë nga shtëpia ku jetojnë qe i ngjason nje kasolleje bagëtish.



Nimetja, thote se flene 8 vete ne nje dhome ndërkohe qe vajza e madhe është 20 vjeçe. “Jam bërë të pi helm kur kujtoj fëmijët që kërkojnë të hanë. اfarë t’iu jap. Fëmijët i kam të vegjël dhe duan të ushqehen”, rrefen ajo, teksa shkrehet në vaj. Gjatë kohës që flisnim rreth 30 metra larg shtëpisë u duk burri i saj, Lefteri. “Ja, ai ka ardhur përsëri sot shpejt. Kjo tregon se nuk ka gjetur punë”, shton gruaja. Ai punon me meditje tek bashkëfsharët e tjerë. “Cfarë t’iu them fëmijëve tani, unë nuk jam burrë përderisa nuk i mbaj dot me buke”, shprehet dëshperimisht kryefamiljari.



Por ky është realiteti i kësaj familje, Lefteri cdo ditë del për të kërkuar punë. Edhe kur gjen, ai mund të sigurojë vetëm dy mijë lekë të vjetra, ndërsa me të shumtën e rasteve kthehet pa punuar. Rruga për të jetuar dhe mbajtur gjallë familjen është marrja e ushqimeve me listë me premtimin për shitësin se lekët do ti shlyejë të gjitha... por kur do të vi ajo ditë. Listaështë zgjatur pambarim, ndaj dhe shitësi ia ka prerë këtë burim.



Megjithese kanë kërkuar ndihmë nga komuna, askush nuk iu ka kushtuar vemendje. Varfëria e tejskajshme ka bërë që gjashte femijet e familjes Yzeiraj të mbeten pa shkolle pasi nuk kanë mundësi ekonomike. Djali i madh i shtëpisë ka vetëm tre klasë shkollë, ndërsa më të vegjëlit nuk kanë shkuar asnjëherë ne shkolle.



Vështirësitë ekonomike e detyrojnë kryefamiljarin dhe djalin e tij të madh, të kërkojnë zgjidhje në emigracion, por edhe kjo është e pamundur pasi kërkohet vizë, të cilën meshkujt e familjes Yzeiraj nuk mund ta sigurojnë. Tetë pjestarët e kësaj familje kërkojnë ndihmë nga shteti, për të siguruar kushtet minimale të jetesës.
 
Titulli: Sos, 6 fëmijë pa bukë, pa shtëpi, pa shkollë në Cakran të Fierit

ne keto raste duhet te nderhyjme ne,anetaret e forumeve te ndryshem,te blogjeve,administratoret e website-ve te ndryshme duke u bashkuar,duke perhapur lajmin ne web,duke ju derguar peticione te ndryshme dhe te vazhdushme institucioneve shteterore per raste te tilla.
Mund te bejme shume megjithese jemi te shperndare si zogjte.
 
Titulli: Sos, 6 fëmijë pa bukë, pa shtëpi, pa shkollë në Cakran të Fierit

a mendon se do ti merrte kush parasysh bledi?????..:(
 
Titulli: Sos, 6 fëmijë pa bukë, pa shtëpi, pa shkollë në Cakran të Fierit

Shkojne i presin edhe hashashin pastaj... Me cfare te jetojne keta njerez, me ate asistencen qesharake ku nuk blen dot me as edhe nje thes miell ???

Me behet qejfi qe mediat ngrene te tilla probleme qe per hir te se vertetes shpeshhere kane sensibilizuar biznesmene te ndryshem dhe familje te ndryshme ti vijne ne ndihme ketyre fatkeqeve, duke zevendesuar punen qe duhet te beje shteti i tyre...
 
Titulli: Sos, 6 fëmijë pa bukë, pa shtëpi, pa shkollë në Cakran të Fierit

nuk funksionon fare shteti se po te funksiononte do kishte fonde per te varferit it jepte ndonje ndihme atyre po me duket se fondet qe marin per t endihmuar personat qe kane nevoje kreret e shtetit i fusin ne xhep te vet :(
 
Titulli: Sos, 6 fëmijë pa bukë, pa shtëpi, pa shkollë në Cakran të Fierit

Me vjen shume keq per ato femije,por me shume per te ardhur keq eshte shteti............
 
Titulli: Sos, 6 fëmijë pa bukë, pa shtëpi, pa shkollë në Cakran të Fierit

Sa gjynaf!! :( Per kuriozitet, kush e di ku ndodhet ky vendi ne Fier???
 
Titulli: Sos, 6 fëmijë pa bukë, pa shtëpi, pa shkollë në Cakran të Fierit

Shteti ka faj dhe shume te madh madje qe si ndihmon, por edhe keta ku i con mushka bej e bej femije? Kur e di qe smund t'ua plotesosh kushtet femijeve, kurseua te pakten vuajtjet...
 
Titulli: Sos, 6 fëmijë pa bukë, pa shtëpi, pa shkollë në Cakran të Fierit

Sa gjynaf!! :( Per kuriozitet, kush e di ku ndodhet ky vendi ne Fier???

do te ta thoja une ku bie ...por vetem nese ke ndermend tu dergosh noj ndihme :p
Shteti ka faj dhe shume te madh madje qe si ndihmon, por edhe keta ku i con mushka bej e bej femije? Kur e di qe smund t'ua plotesosh kushtet femijeve, kurseua te pakten vuajtjet...

verferia keto i ka .... kur ske xhixha per me ble tollumbace kshu rritet nr femijeve

cte thuash per kte familje te shkrete ... shteti duhet ti ndihmoj ..... po ca shti more aman
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top