Skadanli:Policet rrezikojne jeten e nje te semuri

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Uniformat blu në hetim për shpërdorim detyre, ndalonin drejtuesit e automjeteve për t’u kërkuar lekë. Një i moshuar që ishte nisur për të marrë gjak në spital, mbahet në polici pa asnjë motiv

Një 60-vjeçar i sëmurë kronik, që ishte nisur me të birin me urgjencë drejt spitalit të Fierit për të marrë gjak, u mbajt në mjediset e Komisariatit të Fierit për më shumë se 45 minuta, për shkak se një polic i qarkullimit rrugor “duhet” të kryente një verifikim në shasinë e mjetit të të birit të të moshuarit. Për ironi të fatit, shasia e automjetit tip “Audi 80” me targë FR 6313 B, që u ndal nga efektivi rrugor Bujar Saliko, ishte krejt në rregull, duke mos pasur kështu asnjë arsye që automjeti të përfundonte në polici. Vetëm falë ndërhyrjes së shefit të komisariatit, 60-vjeçari Tonçi Gjini, i cili për pak dha frymën e fundit në mjediset e policisë, mundi të shkojë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pasi kërkoi dokumentet përkatëse të automjetit, Saliko thirri përforcime dhe pavarësisht se i biri i të moshuarit i tha se ishte me urgjencë drejt spitalit, ai vendosi se ishte më mirë të shkonin njëherë në drejtorinë e policisë. Ky është vetëm njëri prej rasteve që ka çuar drejt hetimit nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë Fier dhe nga prokuroria e këtij rrethi të paktën 8 efektivë blu të qarkullimit rrugor, të cilët dyshohet se kanë ushtruar presion dhe dhunë psikologjike mbi drejtuesit e automjeteve. Mësohet se për dy prej tyre është marrë tashmë masa administrative e uljes në detyrë, pas denoncimeve që kanë mbërritur në dyert e drejtorisë së policisë nga persona të ndryshëm, drejtues automjetesh që akuzojnë policët për shantazh.


“Kishim urdhër nga shefi për t’u marrë para drejtuesve të automjeteve”


Shefi i SHKB-së, Bajram Bashkurti, tha se “është marrë denoncimi për sjelljen e dhunshme që ka regjistruar polici i qarkullimit, Bujar Saliko, si dhe disa policë të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje, nën statusin e të qenit patrullë policie”. Mesditën e djeshme, Saliko së bashku me kolegët e tij janë pyetur nga agjentë të SHKB-së lidhur me rrethanat e ngjarjes. Mësohet se polici i qarkullimit, Bujar Saliko, u ka thënë agjentëve të SHKB-së se “kishte urdhër nga eprorët e tij për të kërkuar lekë tek drejtuesit e mjeteve”. Ndërkaq, masat administrative për uljen në detyrë janë dhënë ndaj Gëzim Qafokut dhe Arben Drizës, të cilët u filmuan nga SHKB-ja e Tiranës gati tri javë më parë, teksa merrnin lekë nga drejtuesit e automjeteve. Propozimi për largimin e tyre nga puna u zbut me uljen në detyrë.



Korrieri
 
E mos eshte era e pare ne shqiperi gjithmon keshtu sillen policat.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top