Si ta parandalojmë gripin e derrit me kura popullore

*deliza*

VIP
V.I.P
Si ta parandalojmë gripin e derrit me kura popullore​

Ndërkohë, dje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaroi se virusi i gripit te derrit ka shkaktuar vdekjen e me shume se 6770 personave në të gjithë botën, me një rritje prej 510 vdekjesh në krahasim me të dhënat e javës së shkuar. Si të mos prekemi nga virusi i gripit të derrave
Tashmë gripi i derrave ka mbërritur edhe në Shqipëri. Dhe të gjithëve na intereson të dimë se si shfaqet ai, e mbi të gjitha si mund të mbrohemi. Mesa duket virusi i gripit të derrit përhapet si një virus normal që shkakton gripin. Njerëzit mund të infektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga personat e infektuar, apo nga prekja e sendeve që personat e infektuar kanë prekur më herët dhe më pas duke prekur sytë, gojën apo hundën. Prandaj të gjithë duhet të tregojmë shumë kujdes dhe të ndjekin këshillat e mjekëve. Por kush është sëmundja e njohur si gripi i derrit. Në këtë speciale “Tirana Observer” sjell përgjigjet për pyetjet që bëhen më shpesh: اfarë është gripi i derrit? A i ngjitet njeriut? Si i ngjitet gripi njeriut? A infektohen nga gripi njerëzit që hanë mish derri? Në cilat vende është shfaqur epidemia e gripit të derrit? A ka vaksinë kundër gripit të derrit për njerëzit? Gripi i derrit, njihet si sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që shkaktohet nga virusi i gripit të tipit A/H1N1 që normalisht rastiset tek derrat dhe kjo sëmundje mund të përhapet me shpejtësi.

Gripi i derrit, është sëmundje në rrugët akute të frymëmarrjes që ngjitet nga kontaktet e dendur me derrat. Ndërkohë specialistët rekomandojnë një sërë këshillash. Mbajeni të sëmurin veç nga të tjerët. Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kontakti me të sëmurin. Mbuloni gojën dhe hundën me shami apo maskë kur kujdeseni për të sëmurin. Ajroseni ambientin ku qëndron i sëmuri. Mbuloni gojën dhe hundën me shami apo maskë kur kolliteni apo teshtini. Si duhet të veproni për të mos u prekur nga gripi i derrave. Këto e shumë të tjera, rekomandime e këshilla të mjekëve dhe specialistëve OBSH, për të parandaluar përhapjen e gripit të derrit. Në suplementin e fundjavës do të gjeni gjithçka për të qenë të shëndetshëm në ditët e epidemisë.
ا’është sëmundja e njohur si gripi i derrit. Mënyrat e përhapjes së virusit A/H1N1. Cilat janë simptomat me të cilat ajo shoqërohet. Si ta dallojmë gripin e derrit nga gripi i zakonshëm.

Një paketë këshillash për të parandaluar përhapjen e gripit të derrit. Si ta shmangim këtë virus. Rekomandimet e mjekëve dhe rregullat e thjeshta që duhet të ndjekim për të mos u prekur nga virusi.
Cila është mënyra më e sigurt për parandalimin e gripit të derrave. Si diagnostikohet infektimi me këtë grip. Këshillat e mjekëve për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit të njohur si A/H1N1.
Rekomandimet e specialistëve për të mos u prekur nga virusi i gripit të derrit. Në një suplement prej 5-faqesh do të gjeni gjithçka për të qenë të shëndetshëm në ditët e epidemisë gripale.

Përgjatë tre shekujve më të fundit, bota është ballafaquar me një virus të ri gripi epidemik, çdo 30 ose 40 vjet. Para se të zbulohej vaksina e duhur, miliona njerëz kanë gjetur vdekjen kur janë prekur nga këto viruse fillimisht të panjohura. Në vitin 1918, një epidemi e shfaqur nga Spanja dhe më pas e përhapur në vende të ndryshme shkaktoi vdekjen e rreth 50 milionë njerëzve, më tepër sesa kishin vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore. Vaksina kundër këtij virusi u zhvillua në SHBA në vitin 1944, por vazhdimisht gripi bëhej rezistent pasi virusi pësonte mutacione, dhe trupi i njeriut nuk mund të krijonte imunitet ndaj tij, kështu që shkencëtarët duhet të ishin vazhdimisht në kërkim të një vaksine të re. Një vështrim i përgjithshëm të rasteve të epidemive gripale që nga rastet më të hershme e deri në shekullin e 21-të, dhe vaksinat e prodhuara për t’i luftuar ato paraqiten në një material nga “Newsweek”.

1
Hipokriti (460-370 para Krishtit), fizikani i njohur grek, gjithmonë i referuar si “babai i mjekësisë”, në shkrimet e tij herë pas here përshkruante simptomat e gripit, por deri më atëherë nuk ishte shfaqur ndonjë epidemi gripi. Rasti i parë i dokumentuar njihet në vitin 1580 gjatë mbretërimit të King Philip II në Spanjë. Shkencëtarët besojnë se ushtria e mbretit Philip II ishte shumë e përgjegjshme për përhapjen e virusit të gripit në pjesën tjetër të Evropës.

2
Në vitin 1700, bota u përfshi nga një tjetër virus epidemik gripi, si një nga epidemitë më të vështira. Edhe pse doktorët përpiqeshin të bënin të pamundurën për të shpëtuar pacientët e tyre, pasi pjesa më e madhe e tyre ishin të shtruar në spitalet e ndërtuara në shekullin e 18-të, ata nuk arrin të kuptonin avancimin e gripit. Për disa kohë u mendua se ky virus përhapej edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, çka mund të justifikonte vështirësinë që ky lloj gripi të kurohej me medikamentet e deriatëhershme.

3
Përhapja e viruseve vazhdoi edhe përgjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, si pasojë e zhvillimit të mëtejshëm të qyteteve dhe lëvizjeve të popullatës brenda një shteti apo edhe nga një vend në tjetrin. Një epidemi e shpërthyer në vitin 1837, ishte kaq e rëndë saqë preku në tërësi foshnjat dhe moshat e thyera, dhe si pasojë lindjet në Berlin shënuan rënie, dhe të gjitha bizneset publike në Barcelonë u bllokuan. Për të përballuar situatën u ndërtuan spitale me tenda në vitin 1890, sidomos gjatë epidemisë gripale në Rusi, e cila u mëndua se erdhi nga Kina Jugperëndimore në Evrope dhe më pas nga Rusia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

4
Në vitin 1918 pjesa më e madhe e botës u prek nga një epidemi e madhe gripale, e cila njihet se epidemia më shkatërruese gripale në historinë e njerëzimit. Në të gjithë botën e vu në rrezik jeta e 50 milionë njerëzve, nga ku 8 milionë prej tyre vetëm në Spanjë, një shifër kjo që bëri që kësaj epidemie t’i referoheshin si gripi “spanjoll”. Sa për krahasim, 19 milionë njerëz vdiqën gjatë gjithë Luftës së Parë Botërore. I njohur në këtë periudhë u bë spitali pranë Fort Riley, në Kanada, ku virusi u vëzhgua për herë të parë.

5
Policia e Seattle, në SHBA, u pajis me maska mbrojtëse në fytyrë, përgjatë gjithë epidemisë gripale të vitit 1918.

6
Pavarësisht nga këto shkatërrime, gripi “spanjoll” u shkatërrua duke lënë pas sigurisht kujtime të dhimbshme dhe vështirësi ekonomike, mbase edhe pse erdhi fill pas Luftës së Parë Botërore. Si çdo gjë që lë gjurmë në historinë e njerëzimit, edhe kjo situatë u përfshi në krijimet letrare të asaj kohë, di dhe të kartonët e animuara, siç ishin vizatimet e Charles Dana Gibson.

7
Më kalimin e kohës, shkencëtarët mësuan shumë më tepër rreth viruseve gripale, mënyrës së përhapjes dhe luftimin e tyre. Kështu u kryen zbulime të ndryshme sesi këto viruse të izoloheshin dhe të kultivoheshin në laboratorë, për të prodhuar më pas vaksinat. Por disa porcione të realizuara nuk ishin ende efektive për të luftuar viruset e gripit. Në vitin 1941 një shkollë infermieresh në Buckinghamshire, Angli, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u larguan në mënyrë që të shmangnin përhapjen e viruseve gripale.

8
Shkencëtarët përdoren një teknikë me anë të së cilës zhvillonin viruse aziatike si viruse gripi të vezët e pulës. Më vonë, ky virus i dobësuar do të injektohej te njerëzit si vaksinë. Në vitin 2004, revista “Shkenca” publikoi një artikull ku tregonte se ky kërkim do të bazohej edhe në krahasimin e viruseve të dy epidemive më të njohura asaj spanjolle, ku virusi ishte marrë nga mushkëritë, e një gruaje që vdiq si pasojë e tij, dhe mostrave të virusit të marrë ushtarët amerikanë gjatë Luftës së Parë Botërore, që vdiqën gjatë epidemisë. Pasi u analizuan këto gjene virale, u gjykua mënyra sesi sëmundja arrinte të përhapej aq shpejt dhe në mënyrë shkatërruese, dhe përdorën virusin e dobësuar për të prodhuar vaksina të reja.

9
Vitin 1957 njihet si mësymja e epidemisë gripale aziatike. Gjatë përhapjes së këtij virusi, shkencëtarët e quajtën atë si lehtësisht të identifikueshëm, zyrtarët në fushën e shëndetësisë ishin në gjendje të përgjigjeshin shpejt dhe të prodhonin sasinë e nevojshme të vaksinave të dobishme. Por përsëri, shifra globale e personave që gjetën vdekjen nga ky virus shënoi 2 milionë. Në Danimarkë, pacientët e prekur nga epidemia u vendosën përkohësisht në palestra të modifikuara si spitale për arsye të situatës emergjente.

10
Kur shkenca krijoi mundësinë e vaksinimit, e gjithë bota duhej t’i nënshtrohej asaj për të mos krijuar rrezik për ndonjë epidemi tjetër. Kështu në vitin 1963 balerinat e teatrit Windmill në Londër, u publikuan gjatë vaksinimit si reklamim për vaksinimin e popullatës.
 
11
Në vitin 1969, gripi që përfshiu Hong Kongun, u regjistrua si rekordi më i fundit i epidemive gripale, që vrau rreth 34 mijë persona. Londra për të zotëruar situatën, trajnoi infermiere vullnetare për të rritur numrin e personave që do të kujdeseshin për të sëmurët nga virusi i gripit. Pothuajse të gjithë zyrtarët dhe punonjësit përdornin maska mbrojtëse për të shmangur viruset që qarkullonin.

12
Gripi i derrit i përhapur nga ushtarët e Fort Dix, në New York, në vitin 1976, shkaktoi një të vdekur. Zyrtarët e shëndetësisë u alarmuan nga kjo pasi mund të shoqërohej nga raste të tjera, sepse u duk si një rishfaqje e gripit spanjoll. Por virusi qarkulloi tek derrat Amerikanë, dhe u mund të zhvillohej një vaksinë e re ku një e katërta e popullsisë amerikane iu nënshtrua. Rreth 25 persona gjetën vdekjen si pasojë e komplikacioneve nga vaksina, por ishte një personi që vdiq nga virusi i gripit të derrit.

13
Një tjetër kapitull të epidemive gripale përbën përhapja e virusit H5N1 të njohur si gripi i shpendëve. Ky virus fillimisht u cilësua i tillë pasi rrallë herë mund të prekte njerëzit. Por në vitin 1997 u shënua rekordi i thyerjes së këtij mendimi kur gripi i shpendëve vrau 19 njerëz, një pjesë e të cilëve ishin në kontakt direkt me shpendët e infektuara.

14
Në vitin 2003, virusi i gripit të shpendëve u identifikua në fermat e Koresë së Jugut. Qeveria e vendit e mori në mënyrë aspak serioze shfarosjen e miliona zogjve, pulave dhe rosave si pasojë e përhapjes së virusit në të gjithë vendin. Ushtarët e vendit dhe personeli i veterinerëve groposën më miliona shpendë të ngordhur për të shfarosur virusin.

15
Rreth 400 raste të infeksioneve të gripit të shpendëve u raportuan në vitin 2003. Vietnami ishte fillimisht vendi ku u regjistruan rastet më të larta. Secila nga 64 provincat raportoi rastet e shfaqura gjatë vitit 2004, dhe miliona shpendë të ngordhura si pasojë e virusit. Përgjithësisht në vendet aziatike, gripi i shpendëve ishte po aq i frikshëm sa HIV/AIDS, dhe shumë njerëz refuzojnë mishin e shpendëve apo kontaktin me to.

Si të luftojmë viruset në stinën e teshtimave

Dimri është stina që na bën më të predispozuar për t‘u sëmurur. Qytetet si Tirana, me dendësi të madhe të popullsisë, janë vendi ideal për zhvillimin e viruseve gripalë që hidhen sa nga një kontinent në tjetrin në kërkim të të ftohtit dhe viktimave të radhës. Një person i rritur zakonisht mund të marrë 2 deri në 5 të ftohura në vit, ndërsa ata që vuajnë më shumë janë fëmijët që shkojnë në shkollë, të cilët jo rrallë mund të sëmuren nga gjendje të ndryshme gripale edhe 10 herë brenda vitit.
Kjo kategori njerëzish, për shkak të moshës, ka një sistem imunitar të lëkundur dhe ende të brishtë, duke u shndërruar kështu në një rezervuar të madh infeksioni. Pjesa më e madhe e gjendjeve virale transmetohen në shtëpi, ose nëpër shkolla dhe të rriturit që janë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët janë më në rrezik.

Puthja “ok”, por lani duart

Me kalimin e moshës, çdokush mëson se si të marrë masa mbrojtëse ndaj të ftohtit, apo viruseve të ndryshme gripale të stinës. Një nga këto masa mbrojtëse është larja e vazhdueshme dhe e shpeshtë e duarve dhe mbi të gjitha mosprekja e hundës, sidomos në publik. Kjo, sepse gishtat mund të ndoten lehtësisht nga viruset dhe t‘i transmetojnë ato po lehtësisht nga një person te tjetri. Kur sapo ke marrë në duar ndonjë virus dhe prek hundën, atëherë nis infektimi që kalon shumë shpejt edhe në zonën e syve. Larja e herëpashershme e duarve mund të shmangë deri në një shkallë të caktuar përhapjen e viruseve brenda familjes. Shpesh mendojmë që në raste të tilla nuk mund t‘i puthim njerëzit e dashur. Në fakt të puthësh nuk ka asgjë të keqe, vetëm se menjëherë më pas duhen larë duart. Virusi "udhëton" në rrugët e frymëmarrjes dhe vendoset në fund të grykës. Vetëm nëse keni një kollë të keqe dhe mukoza atëherë mund të ekzistojë rreziku i transmetimit të virusit përmes puthjes. Viruset e të ftohtit përhapen shumë edhe përmes teshtimave, ndaj kujdes edhe me to.

Viruset e të ftohtit janë të vështirë që të transmetohen

Viruset e të ftohtit nuk janë shumë ngjitës. Në eksperimentet që janë bërë në kushte laboratorike me individë të shëndetshëm, që i janë nënshtruar një ambienti të infektuar, është vënë re se nuk është edhe aq e lehtë të transmetosh një virus nga një person te një tjetër. Një person është i ndjeshëm dhe i gatshëm për të marrë virusin kur i shfaqen teshtimat e para, rrjedhja e hundëve, apo kolla. Virusi shumëfishohet në qelizat e mukozës së hundës dhe del jashtë përmes teshtimave, apo të folurës.

Disa persona janë më të ndjeshëm se të tjerët ndaj viruseve

Të gjithë njohim njerëz të cilët sëmuren shumë rrallë, ose asnjëherë, që e kalojnë stinën e ftohtë pa pasur problemet që ka zakonisht pjesa më e madhe e popullatës. Këta njerëz nuk është se nuk e marrin infeksionin, por çështja është se nuk i kanë simptomat e njohura. Këta persona përbëjnë një rast shumë interesant studimi. Në sistemin tonë imunitar ka shumë të panjohura dhe ndër to mund të jenë edhe ato që kanë të bëjnë me aftësinë e disave për të mos u sëmurur, sikurse edhe me gatishmërinë e të tjerëve për të pritur me krahë hapur çdo infeksion. Një pjesë e madhe e infeksioneve virale nuk prodhon sëmundje. Ky quhet edhe koncepti ajsberg i infeksionit. Ato nuk shfaqin simptoma dhe kalojnë pa u vënë re. Zbulimi i shkaqeve të reagimeve të ndryshme ndaj infeksioneve është një fushë shumë interesante e gjenetikës që po lëvrohet dhe ende nuk ka përgjigje për shumë pika të mbetura enigmë.
 
Burrat dhe gratë, reagime të ndryshme ndaj të ftohtit?

Në fakt, nuk ka ndonjë provë konkrete dhe të saktë që të nxjerrë në pah ndonjë ndryshueshmëri të madhe mes sekseve në mënyrën e marrjes së viruseve, ose për sa i përket reagimit ndaj infeksioneve. Por është fakt se sistemet imune janë të ndryshme. Ai i grave është më i fortë, sepse një gruaje i duhet mbështetje shtesë për të përballuar shtatzëninë, pra rritjen e një krijese të vogël brenda saj. Kjo mund t‘i bëjë sistemet imunitare të femrave më tolerante.

Stresi mund të të shkaktojë gjendje gripale

Presioni i jetës së përditshme mund të të bëjë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Eksperimente të kryer te vullnetarë të ndryshëm tregojnë se ata që kanë pasur probleme në shtëpi, ose zyrë, apo në jetën e tyre janë më të prirur që të sëmuren me viroza të ndryshme gjatë stinës së ftohtë. Stresi lidhet shumë me rezistencën e përgjithshme trupore ndaj infeksionit. Sigurisht që nuk dihet ende mekanizmi që e shkakton këtë gjë, por mendohet se ka një rritje të hormonit të kortikosteroideve, që njihen për ulje të rezistencës. Shtimi i stresit në jetën moderne mund të jetë një nga shkaqet kryesore të uljes së rezistencës dhe përhapjes së kollajtë të infeksioneve virale e gripale në qytetet me popullatë të dendur.

Gripi është më i shpeshtë në dimër

Sapo moti ftohet vijnë edhe shenjat e para të gjendjeve gripale. Ne vishemi trashë për të mbrojtur trupin nga temperaturat e ulëta, por nuk mund të arrijmë të mbrojmë temperaturën brenda hundës. Hunda thahet në temperatura të ulëta, apo në ajrin e kondicionuar dhe në këto rrethana viruset nisin të riprodhohen me shpejtësi. Sipas një studimi të fundit, del se individët që qëndrojnë për një kohë më të gjatë në të ftohtë janë shumë më të prirur të sëmuren se ata që e shmangin një qëndrim të tillë. Gjatë këtyre ditëve duhet të përdorim shallet që të na mbulojnë gojën dhe hundën për të krijuar një mikroklimë të ngrohtë.

Ekzistojnë 200 viruse që shkaktojnë të ftohtët

Kur mendoni që po ia hidhni gripit mos u gëzoni shumë, sepse një tjetër mund t‘ju godasë sakaq. Shkaku për këtë është lloji i virusit. Antitrupat që zhvillon organizmi kundër të ftohtit të parë nuk mund të të mbrojnë nga një virus i një lloji tjetër. Gjatë dimrit qarkullojnë shumë lloje virusesh, mjaftueshëm për të të mbajtur mbërthyer të gjitha ditët e vitit. E ndërsa ata janë të llojeve të ndryshme simptomat i kanë thuajse të njëjta dhe ne shpesh kujtojmë se na është rikthyer të ftohtët e jo se kemi marrë një virus tjetër

Të ftohtët dhe humbja e oreksit

Zakonisht, çdo lloj sëmundjeje shoqërohet me ikje të oreksit. Pjesa më e madhe e gjendjeve gripale nuk shoqërohen me ethe. Humbjen e oreksit e nxit prodhimi i disa hormoneve nga qelizat e bardha të gjakut, të quajtura Cytokines që luftojnë infeksionin dhe shkaktojnë ethe, lodhje dhe humbje oreksi. Në përgjithësi, viruset e zakonshme të të ftohtit nuk shkaktojnë një kundërpërgjigje nga qelizat e bardha, por infeksionet e rënda mund ta bëjnë, si për shembull gripi dhe kjo shkakton edhe humbje të oreksit.

Shkaku i simptomave të të ftohtit

Në hundët e njerëzve ka disa sekrecione hundore që shkaktohen nga të ftohtët. Simptomat e të ftohtit: teshtitjet, kolla, rrjedhja e hundës, apo bllokimi i saj shkaktohen nga një kompleks kimikatesh që vihen në punë nga sistemi ynë imunitar, të cilat veprojnë në enët e gjakut, gjëndrat dhe receptorët nervorë. Ato janë pjesë e kundërpërgjigjes inflamatore ndaj infeksionit. Brandykina, një peptid, është një nga këto kimikate dhe është propozuar që të luajë një rol dominant në situatat e të ftohtit.

Gripi i derrit, si të mbrohemi

Ashtu si njerëzit, edhe derrat mund të sëmuren me virusin e gripit ( ose “swine flu”-ang), por këto viruse nuk janë të njëjtë me viruset humane(që prekin njerëzit). Viruset që shkaktojnë gripin e derrit zakonisht nuk infektojnë njerëzit, por vetëm në raste të rralla ato prekin njerëzit që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me derrat . Por shpërthimi i tanishëm i kësaj epidemie është i ndryshëm sepse shkaktohet nga një virus i cili përhapet nga njeriu tek njeriu – dhe po prek njerëz të cilët s’kanë pasur asnjë kontakt me derrat.
 
Cilat janë simptomat

Simptomat e gripit të derrit janë të ngjashme me ato të një gripi të rregullt dhe përfshijnë temperaturë, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje trupi, të dridhura dhe lodhje. Disa njerëz kanë raportuar diarre dhe të vjella. Këto simptoma shkaktohen edhe nga shumë sëmundje të tjera prandaj nuk mund ta dimë me siguri nëse jemi të infektuar me këtë virus . Duhet bërë një test laboratorik për të konfirmuar nëse keni gripin e derrave apo ndonjë sëmundje tjetër.

Kur duhet të vizitohem

Këtë vlerësim do t'ju duhet ta bëni nëse mendoni që keni grip. Por nëse shfaqni simptomat e gripit, dhe ndërkohë keni qenë në një zonë me rrezik të lartë si Meksika, atëherë zyrtarët e “Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve”(CDC –ang), ju rekomandojmë që të bëni një vizitë mjekësore. Por mjeku nuk mund të jetë aftë i aftë të përcaktojë nëse keni apo jo gripin e derrave, por mjeku mund të marrë një mostër dhe ta nisi atë në laborator për analiza të mëtejshme.

Si përhapet ky virus

Mesa duket virusi i gripit të derrit përhapet po ashtu si një virus normal që shkakton gripin. Njerëzit mund të infektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga personat e infektuar, apo nga prekja e sendeve që personat e infektuar kanë prekur më herët dhe më pas duke prekur sytë, gojën apo hundën. Prandaj është zakon që të lahen duart edhe pse nuk jeni sëmurë. Sipas “Qendrës të Kontrollit të Sëmundjeve” (CDC-ang) viruset fillojnë të përhapen që një ditë para shfaqjes së simptomave dhe deri në një javë pas sëmurjes.

A mund të mjekohet

Virusi gripit të derrit është i ndjeshëm ndaj antiviralëve Tamiflu dhe Relenza. CDC rekomandon këto mjekime për të parandaluar apo trajtuar gripin e derrave. Këto ilaçe japin efekt më të mirë kur merren brenda 48 orëve që nga shfaqja e simptomave të sëmundjes. Por këto mjekime nuk janë të domosdoshme, sepse shumica e të prekurve të parë, të konfirmuar nga analizat laboratorike, u shëruan pa marrë ndonjë mjekim.

A është prodhuar një vaksinë

Akoma nuk është prodhuar një vaksinë, por hapat e parë po ndërmerren nga CDC ( Qendra e Kontrollit te Sëmundjeve) dhe ثHO ( Organizata botërore e shëndetësisë). Ky është një proces që mund të zgjasë me muaj. Vaksinat e prodhuara enkas këtë vit për parandalimin e gripit nuk e përfshijnë këtë virus. Këto lloj vaksinash mund të ju mbrojnë nga viruse të ndryshme humane por jo nga ky tip i ri virusi, i cili tashmë përbën një problem më vete

Sa i rëndë mund të jetë ky grip

Shkalla e ashpërsisë së rasteve të shfaqura, me prekje nga ky virus varion shumë. Në Meksikë ka pasur raste të rënda dhe vdekjeprurëse. Rastet e para të shfaqura në Amerikë kanë qenë të lehta. Por kjo gjë mund të ndryshojë. Vetë virusi mund të pësojë ndryshime, duke u bërë më shumë ose më pak i rrezikshëm se më parë. Shkencëtarët po vëzhgojnë me vëmendje rrugën të cilën po ndjek ky virus. Por ekspertët e mjekësisë thonë se është thuajse e pamundur që të parashikohet si dhe tek ndryshon një virus i gripit.

Si ta parandalojmë

اdo ditë në media e broshura të ndryshme jepen këshilla e rekomandime për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit të derrave A/H1N1. Qendra për Kontroll të sëmundjeve rekomandon disa veprime të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë: 1. Të lani duart rregullisht me sapun dhe ujë,veçanërisht nëse teshtini apo kolliteni. Ose mund të përdorni një facoletë me alkool. 2. Shmangni kontaktet me njerëzit e sëmurë 3. Mos prekni gojën, hundën apo sytë.
 
Këshilla për t’u mbrojtur nga gripi i derrave

- Shmangni kontaktin me persona të infektuar nga virusi i gripit të derrit.
- Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në shkollë, punë ose veprimtari publike, kur personi ka shenja të gripit.
- Gjatë kollitjes ose teshtitjes, gjithmonë duhet vendosur dora përpara gojës e hundës për parandalimin e përhapjes së mikrobit tek të tjerët.
- Larja e duarve ka shumë rëndësi, ashtu si edhe mos prekja e syve, gojës e hundës ose larja menjëherë e duarve.
- Edhe dieta e shëndetshme ushqimore luan rol, ashtu si gjumi i mjaftueshëm, ushtrimet fizike dhe marrja e lëngjeve.
- Ekspertët thonë se shmangja e kontakteve të panevojshme me derrat ka rëndësi, por ngrënia e mishit të derrit nuk përbën problem.
- Gjëja më e mirë është higjiena personale. Kjo ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe mund të jetë mjeti më efektiv që mund t’ju mbrojë ju dhe të tjerët nga infeksioni.
- Kur kolliteni apo teshtini kujtoni rregullat e higjienës.
- Përdorni shami të pastra për të mbuluar hundën dhe gojën dhe hidhini ato poshtë pas një përdorimi.
- Lani shpesh duart me ujë dhe sapun.
- Nga të dhënat shkencore është treguar se maskat e thjeshta nuk i mbrojnë njerëzit nga mundësia e infektimit.
- Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe ndalimin e përhapjes së virusit është përdorimi i shamisë dhe larja e duarve.

اfarë mund të bëni për mbrojtur veten tuaj?

Nuk mund të siguroni një mbrojtje të plotë me një veprim të vetëm, por duke marrë disa masa mund të reduktoni probabilitetin e infektimit nga gripi i derrit (ose nga shumë infeksione të tjera).

1. Lajini shpesh duart.
Gjëja më e mirë që mund të bëni, në veçanti në rastet kur do të dilni jashtë dhe do të keni kontakte e ndërveprim me njerëz të tjerë, është të lani për 20 sekonda duart me ujë dhe sapun. Mendohet që 80% e infeksioneve merren përmes rrugës së shtrëngimit të duave apo prekjes me dorë. Nëse nuk keni mundësi që ti lani rregullisht duart provoni kartopecetat e lagura që përmbajnë 60% alkool.

2. Shmanguni kontakteve të panevojshme me njerëz. Qëndroni larg nga turmat e njerëzve. Nëse mendoni që jeni të sëmurë apo jeni të infektuar nga virusi largohuni nga njerëzit. Këto që themi mund të mos jenë shumë të përshtatshme për ata që janë të detyruar të shkojnë në punë, por specialistët e shikojnë të vlefshme përsëritjen e këshillës. Izolimi ose largimi nga njerëzit ul probabilitetin e marrjes së infeksionit ose ngjitjen e infeksionit personave të tjerë. Kur jeni të detyruar të shkoni në një vend me shumë njerëz, mundohuni që të qëndroni sa më pak që të jetë e mundur dhe të qëndroni disa metra larg nga njerëzit që mund të jenë të infektuar. Vendosja e maskës mbrojtëse të frymëmarrjes mund t’ju mbrojë juve në disa raste, por nuk mund t’ju sigurojë një mbrojtje të plotë nga viruset.

3. Të jini vigjilentë. Simptomat e gripit të derrit ngjasojnë me ato të gripit të zakonshëm si: temperaturë, dhimbje të muskujve, dhimbje të grykëve, kollitje, rrjedhje të hundëve, vjellje, heqje barku dhe neveri. Nëse nuk ndjeheni mirë shkoni në një institucion shëndetësor. Duhet të dini një gjë që, ky grip i derrit mund të kurohet. 2 nga 4 nga ilaçet antivirale që përdoren për të luftuar gripin: Symmetrel dhe Flumadine tregojnë rezistencë ndaj virusit. Vetëm se antiviralet e reja Tamiflu dhe Relenza duket sikur do të jenë të dobishme.
 
Gripi dhe vaksina për ta luftuar

Kjo u rekomandohet të gjithëve, por në veçanti fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurët kronikë, pasi kanë sistem imunitar mjaft të dobët. Pavarësisht se ekziston mendimi se vaksinat mund të përmbajnë antikorpe të viruseve që kanë qenë më parë në qarkullim, mjekët rekomandojnë kryerjen e saj. Vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen komplikacionet. Por kur duhet bërë vaksina, çfarë efektesh ka dhe kur nuk rekomandohet kryerja e saj. Vaksinimet ndahen në dy kategori: të detyrueshme dhe të rekomanduara. Vaksina kundër gripit hyn në grupin e atyre të rekomandueshme. Gripi është një sëmundje që shkaktohet nga një virus, që në përgjithësi është i ndryshëm nga viti në vit dhe vaksinat janë të ndryshme. Megjithatë duhet kuptuar se vaksina arrin të mbrojë nga ndërlikimet që mund të shfaqen dhe të përballohet më lehtë gripi.

Efektet e vaksinës dhe ndërlikimet

Vaksina nuk shkakton ndërlikime te njerëzit e shëndoshë, përkundrazi vaksinimi mund të rekomandohet për personat që kanë sëmundje të rënda të zemrës, astmë kronike, sëmundje pulmonare, fibroza cistike, sëmundje reumatizmale. Rreziku më i madh për t’u sëmurur nga gripi janë muajt tetor-mars, muajt e ftohtë të vitit. Vaksina është e përbërë nga 3 lloj virusesh. Mbrojtja nga gripi shfaqet 2-3 javë pas injektimit të saj. Mbrojtja fillon në fund të dhjetëditëshit të parë dhe e arrin maksimumin në fundin e muajit të parë e në vazhdim. Mjekësia ende nuk ka mjete efikase për të luftuar pjesën më të madhe të viruseve përveç vaksinave. Pa vaksinë, organizmi duhet të pësojë një sëmundje për të mundur të krijojë antikorpet e nevojshme specifike, që do ta mbronin atë nga një infeksioni i tillë në të ardhmen. Veçse duhet kuptuar se vaksina nuk e parandalon gripin. Në qoftë se sëmundja ka filluar para bërjes së vaksinës, ose në qoftë se gripi është shkaktuar nga ndonjë virus tjetër. Veçse nëse vaksinohen të gjithë: fëmijët dhe të rriturit, ne pengojmë qarkullimin e sëmundjes dhe mbrojmë ata persona, që për arsye të ndryshme nuk janë vaksinuar.

Kush duhet të kryejë vaksinën

Fëmijët dhe personat e riskuar e kanë shumë të nevojshme marrjen e vaksinës. Veçse para injektimit të vaksinës është e rëndësishme që të bisedohet me mjekun ose farmacistin, për t’u informuar në detaje. Por, ka persona, fëmijë ose të rritur që nuk duhet ta bëjnë këtë vaksinë. Ky është rasti i personave që janë alergjikë, ose shumë të ndjeshëm nga substanca aktive, ose nga përbërësit e saj, si veza e pulës, proteinat e saj, neomicina, farmaldehyde ose actaxinol. Gjithashtu nuk rekomandohet te personat me temperaturë të lartë ose infeksione akute, fëmijët me mangësi të rëndë të aparatit imunitar (si pasojë e një sëmundjeje, ose ata që marrin mjekim që ulin fuqitë e tyre mbrojtëse). Po ashtu te fëmijët dhe të rriturit që marrin mjekime të zgjatura me kortizonikë. Në qoftë se doza e parë jep reaksion, nuk duhet të merret asnjëherë dozë tjetër. Duhet të lajmërohet doktori në qoftë se pacienti merr cito statik, (antitumoral) ose bën radioterapi. Po ashtu gratë shtatzëna ose nënat me fëmijë në gji, duhet të konsultohen patjetër me mjekun e familjes, përpara se të vaksinohen.

Përdorimi i vaksinës

Vaksina e gripit në vitin e parë aplikohet dy herë në interval 1-mujor, ndërsa për vitet e tjera aplikohet një dozë e vetme çdo vit. Nëse një epidemi ka shpërthyer, vaksinimi nuk garanton që personat të mos preken nga gripi. Në pjesën më të madhe të rasteve periudha e inkubacionit të sëmundjes është më e shkurtër se sa koha që i duhet një vaksine për të mbrojtur organizmin ndaj saj. Të rriturit dhe fëmijët deri në 36 muaj marrin një dozë prej 0.5 ml. Fëmijët nga 6 muaj-35 muaj marrin një dozë 0.25 ml. Nëse fëmija ose i rrituri vaksinohet për herë të parë, doza e dytë merret pas 4 javësh. Vaksina injektohet në muskulin e krahut, thellë nën lëkurë.

Efektet e padëshiruara të vaksinës

Rastet e infeksioneve të rënda nga vaksina janë shumë të rralla, shumë më të rralla se ndërlikimet e rënda nga sëmundja. Po kështu është e domosdoshme të dihet se, nëse vaksinojmë një fëmijë të vetme e mbrojmë nga rreziqet e infeksionit dhe njëkohësisht e ballafaqojnë atë me një rrezik shumë të vogël të ndonjë pasoje post-vaksinale. Ndër efektet anësore mund të radhisim: dhimbje koke, djersitje, dhimbje muskulore, atralgji (dhimbje e kyçeve), temperaturë, dobësi, reaksione lokale: skuqje, dhimbje, fortësim përreth vendit ku aplikohet vaksina. Këto efekte shfaqen zakonisht 1-2 ditë pas injektimit të vaksinës. Tepër rrallë mund të shkaktohen reaksione alergjike në lëkurë në pjesën e trungut, ose të gjithë trupin, urtikarie, prurit. Më të rralla janë dhe konvulsionet e shoqëruara me temperaturë, çrregullime neurologjike etj.

Përse duhet të vaksinohemi?

Vaksina është një preparat i aftë të nxisë prodhimin e mbrojtjes së organizmit ndaj baktereve apo viruseve përgjegjës për shkaktimin e një sëmundjeje. Kur vaksinohemi, në organizëm “ndizet” një mekanizëm i mbrojtjes specifike. Kur virusi sulmon organizmin, menjëherë sistemi imunitar fillon punë për të kundërshtuar aksionin e tyre, mëson dhe njeh agjentin kërcënues, ose siç quhen ndryshe ushtarët mbrojtës të organizmit.

Si bëhet vaksina?

Ka doza të ndryshme për fëmijët dhe të rriturit. Kështu për fëmijët nga 6 deri 35 muaj duhet të bëhet 0.25 ml. Ndërsa nga fëmijët 35 muajsh dhe të rriturit doza e vaksinës duhet të jetë 0.5 ml. Mënyra e injektimit është intramuskulare ose subkutane e thellë. Nëse nuk jeni të bindur në efikasitetin e dozës së parë, mund të bëhet një përsëritje e dozës, pas 4 javësh nga vaksina e parë. Ajo duhet të mbahet në frigorifer në temperaturë 2-8 gradë celsius, dhe në asnjë mënyrë në akull sepse shkatërrohet.

Ndër efektet anësore mund të radhisim:

- Dhimbje koke.
- Dhimbje muskujsh.
- Ethe.
- Djersitje.
- Reaksione lokale në vendin e infektimit.
- Ka dhe reaksione shumë të rralla të lidhura me dëmtimet nervore.

Si parandalohet gripi te të gjitha moshat

Temperatura e ulët dhe ndryshimi i shpeshtë i motit, kanë bërë që gjatë stinës së ftohtë të rritët ndjeshëm numri i të prekurve nga virusi i gripit. Por cilat janë simptomat e para të gripit dhe moshat më të prekura. Padyshim që janë fëmijët dhe pleqtë më të rrezikuarit nga kjo sëmundje, pasi janë me imunitet më të dobët se mosha mesatarë e njerëzve.

Simptomat

Virusi i gripit dallohet nga sëmundjet e tjera, pasi simptomat janë specifikë. Simptomat e para të gripit janë temperaturat e larta, dhimbje të muskujve, të kyçeve, kollë të fortë dhe të thatë. Por, në disa raste, gripi mund të ketë dhe shenja të tjera dalluese, siç është rasti ku një person ka dhimbje barku. Kjo është një nga rastet e veçanta të shfaqjes së virusit. Po kështu, një person i prekur nga gripi, mund të ketë shfaqje të disa shenjave apo pullave në lëkurë, si dhe mund të ndjejë dobësi fizikë.

Kurimi në kushtet e shtëpisë

Por, për ta kuruar në kushtet e shtëpisë duhet që në shfaqjen e simptomave të para të merret tableta antigrip, të pihen shumë lëngje të pasura me vitaminë C. ثshtë e domosdoshme që trupi të fuqizohet nëpërmjet vitaminës C. Mjekët rekomandojnë që në këto raste nuk duhet që të konsumohen çajrja, por preferohen lëngjet në temperaturë normale. Pasi çaji i nxehtë, ka veti që ta acarojë më tepër laringjitin e prekur nga virusi, me anë të nxehtësisë. Të prekurit nga virusi i gripit nuk duhet të përdorin antibiotikë pa rekomandimin e specialistit, duhet të vishën sa më lehtë dhe të konsumojnë sa më tepër supa.

TO
 
Titulli: Si ta parandalojmë gripin e derrit me kura popullore

Frikësoheni nga gripi derrit? Këshilla si të mbroheni

Mendoni se larja e duarve është diçka e thjesht? Jo edhe aq. Kështu nuk mendon Dr. Laurence Harris, i cili sjell disa këshilla se pse duart duhet të jenë të pastra.
Larja e duarve është gjëja më e thjeshtë në këtë sezonë të ftohjes dhe gripit dhe është një gjë që i parandalon këto dy sëmundje. Të ftohti dhe gripi më së shumti transmetohet nëpërmes duarve të juaja. Ne prekim një objekt që ka viruse që nuk shihen më sy dhe pastaj prekim sytë tonë, hundën apo gojën. Ky shkaktar paraqitet në 30 deri në 40 për qind të rasteve të infeksioneve. Të ftohtit dhe gripi mund të mbijetojnë jashtë organizmit të njeriut për një kohë të gjatë më shumë sesa virusët e të ftohtit dhe mund të jetojnë edhe në sipërfaqe pa pore të lëkurë – siç është druri, plastika apo metali – dhe në sipërfaqe të buta siç janë teshat apo letra. Sëmundjet bakteriale përfshin edhe bakteret salmonella, E. Coli dhe infeksionin e diarresë që mund të shpërndahet në mënyrë të njëjtë sikurse viruset.

Mukoza e membranës së syrit, hundës dhe gojës janë hyrjet në trup të këtyre organizmave. Një studim i fundit në Universitetin e Kalifornisë tregon që studentët që kanë prekur me duart e tyre sytë, hundën apo gojën kanë pasur ndikim negativ në shëndetin e tyre që është vërejtur 16 herë gjatë ditës. Larja e vazhdueshme e duarve është mënyra më e mirë që mos të sëmurem nga këto sëmundje. Kjo shprehi e thjesht mund të bëhet me sapun dhe ujë apo me alkool – një pastrues ku nuk e përdorim ujin. A i dini benifitët që i kemi nga higjiena dhe pastrimi i vazhdueshëm i duarve? Më poshtë do i japim edhe do informacione shtesë.

***

Pavarësisht benifitëve që kemi nga larja e duarve shumë njerëz nuk e praktikojnë këtë shprehi sa më shumë që munden – madje edhe kur lahen në banjo. Gjatë gjithë ditës organizmi akumulon baktere të ndryshme të cilat kapen në duart e juaja. Nëse ju nuk i pastroni duart shpesh ju mund të infektoni me këto mikrobe duke prekur sytë, hundën apo gojën. Mund të transmetoni sëmundjen e juaj tek të tjerët duke i prekur gjatë ditës gjëra të ndryshme si telefon, dyer dhe pajisje të tjera.

Përderisa shumica e njerëzve ftohen nga moti, gripi është një gjë më serioze. Tek të rinjtë dhe tek ata me probleme kronike mund të paraqitet pneumonia. Kombinimi i gripit dhe pneumonisë mund të shkaktoj vdekjen e një organizmi.

Higjiena joadekuate e duarve po ashtu shkakton edhe sëmundjet në ushqim, siç është salmonela dhe infeksionet e. Coli. Sipas Qendrës për Kontroll dhe parandalim të sëmundjeve më shumë se 76 milion amerikan sëmuren nga ushqimet e ndryshme për çdo vit. Nga këta, rreth 5000 e tyre vdesin nga këto sëmundje. Tek të tjerët paraqiten simptomat e sëmundjeve psikologjike, të vjella dhe diarre.

Teknikat e pastrimit të duarve

Teknika më e mirë e larjes së duarve është ajo me sapun apo përdorimi i alkoolit. Palomat antibakteriale apo letrat e tualetit janë po aq efektive sa larja me sapun por nuk është më i mirë së sa uji me përmbajtje të alkoolit. Sapunët antibakterial janë bërë shumë të popullarizuar kohëve të fundit. Megjithatë, këta sapunë nuk janë më efektiv në vrasjen e mikrobeve sa është sapuni i zakonshëm. Përdorimi i sapunëve antibakterial mund të shkaktoj rezistencë të bakteriale ndaj produkteve antibakteriale – duke e bërë edhe më të vështirë vrasjen e këtyre mikrobeve. Sapuni i zakonshëm është më i miri. Kombinimi i larjes me sapun i duarve dhe shpëlarja me ujë largon bakteret dhe largimi i tyre është shumë rëndësishëm. Uji i nxehtë është shumë me efektiv në largimin e këtyre organizmave nga trupi i juaj, më efektiv se uji i ftohtë.

Më poshtë po sjellim disa instruksione si ti pastrojmë duart me sapun dhe ujë:

Lagni duart me ujë dhe shkumojeni mirë sapunin e lëngshëm apo të ngurtë.
Fërkoni duart e juaj fuqishëm për 15 deri në 20 sekonda.
Lani të gjitha sipërfaqet, duke përfshirë pjesën e përparme të dorës dhe atë të brendshme, gishtat dhe hapësirat në mes të gishtave.
Shpërlani mirë.
Terni duart me një pastrues elektronik apo me peshqir të pastër.

Larja e duarve me alkool

Larja e duarve me alkool – në të cilin rast nuk ka nevojë për ujë – është një alternativë e shkëlqyeshme për larjen e duarve kryesisht kur nuk keni sapun apo ujë të mjaftueshëm. Aktualisht është më efektiv së sa sapuni dhe uji në vrasjen e baktereve dhe viruseve që shkaktojnë sëmundje. Organizmat nuk mund t’i rezistojnë alkoolit. Ka edhe alkool për ata që vuajnë nga lëkura e thatë. Përdorimi i këtij alkooli për personat me lëkurë të thatë shkakton neveri dhe i shmangen larjes së duarve.

Jo të gjithë pastruesit e duarve janë të njëjtë. Disa “janë më pak të lëngshëm” dhe kjo tregon se ata nuk kanë alkool të mjaftueshëm. Përdorni vetëm produktet që kanë alkool të mjaftueshëm. Mjeku familjar mund t’ua rekomandoi produktet që kanë deri në 60 për qind alkool.

Këshilla si të përdoret alkooli për larje të duarve:

1. Pastroni duart me një lugë e gjysmë të çajit dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
2. Fërkoni duart duke i pastruar të gjitha sipërfaqet e tyre gjersa ato të thahen.

Nëse duart e juaja duken të papastra atëherë bëjeni një pastrim me sapun dhe ujë sa më shumë që mundeni.

Kur duhet ti lani duar?

Edhe pse është e pamundshme që duart të lirohen nga mikrobet atëherë duhet të dini se tani për tani larja e duarve është detyrë për të luftuar bakteret, viruset dhe mikrobet e tjera.

12 herë në ditë lani duart

Larja e duarve në banje publike


Shumica e studimeve tregojnë që një përqindje kuptimplote e njerëzve, shumicën e herëve më shumë meshkujt se sa femrat nuk i lajnë duart kur përdorin banjat publike. Dorëzat e banjave publike kundërmojnë nga mikrobet. Kështu nëse ka një shportë mbeturinash është pikërisht kjo derë, andaj përdorni letrat higjienike edhe kur hapni derën dhe e mbyllni atë. Dhe pasi të dilni hidheni letrën në shportë. Nuk është mund i madh që të dilni dhe po ashtu ta përdorni sapunin e këtyre banjave për pastrim.

Kur vizitoni mjekun familjar

Shumë studime kanë treguar se përkujdesja për shëndetin në përgjithësi nuk është e nevojshme nëse mbajmë higjienë dhe lajmë duart tona. Një studim i fundit suedez ka zbuluar se më shumë se në 50 për qind të rasteve mjekët nuk janë të kujdesshëm në larjen e duarve. Në fakt, shumica e studimeve kanë treguar se rreth 40 deri në 60 për qind e doktorëve dhe motrave medicionale sëmuren për shkak se nuk lajnë duart pasi prekin pacientët. Andaj, kur vizitoni mjekun lani duart pasi të largoheni nga ambulanca. Madje pastrojeni edhe trupin, pasi që, pavarësisht higjienës në spitale, mikrobet janë gjithmonë në aksion. Shembull për këtë, thonë studimet, është se 12 për qind e doktorëve sëmuren nga pneumonia, infeksionet e stafit dhe infeksione të tjera bakteriale. Expresi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top