Shuhet vokalisti i "Djemve të Detit", Gent Demaliaj

KissShpirtoo

Anëtar Aktiv
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Gent Demaliaj.

10943743_10204734882266306_7236926614110350334_n.jpg





Vokalisti i grupit të famshëm të viteve 90-të, "Djemtë e Detit", prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe edhe pse prej kohësh e luftonte atë, nuk arriti të fitonte betejen me vdekjen.

Demaliaj në vitin 1989 krijoi ne qyetin e tij të lindjes, Lezhe, bashkë me shokët e tij, grupin e grupin e rrokut qe do te futej ne historine e muzikes shqiptare. Grupi ka qenë pjesemarres ne shume festivale brenda dhe jashtë vendit. “Baladë për Jakup Ferri”, “ثndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos Qaj”, janë disa prej këngëve të grupit “Djemtë e Detit”.

Demaliaj është cilësuar si një ndër vokalistët më të mirë të rrokut në Shqipëri dhe zëri i tij ka spikatur ne cdo interpretim. Në vitin 2012 në turneun veror “Summer Fest” në qytetin e tij të lindjes Lezhë ai ka intrepretuar disa prej hiteve me të sukseshme. Ai ishte i martuar dhe ka një vajzë.

Homazhet për nder të Demaliajt do të mbahen të mërkurën në mesditë në ambientet e Televizionit Shqiptar. / Top Channel
 
Titulli: Shuhet vokalisti i "Djemve të Detit", Gent Demaliaj

:( ngushellime ....
 
Titulli: Shuhet vokalisti i "Djemve të Detit", Gent Demaliaj

Ngushullime, shume i ri ka qen.
 
Titulli: Shuhet vokalisti i "Djemve të Detit", Gent Demaliaj

RIP.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Shuhet vokalisti i "Djemve të Detit", Gent Demaliaj

RIP.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


kete po degjoja aktualisht......kjo kenge gjithnje me ka prekur shume. pffffffffff
 
Titulli: Shuhet vokalisti i "Djemve të Detit", Gent Demaliaj

Jo mos qaj ti o njeri i vetmuar
Se jeta doren ty nuk ta dha...

requiescat in pace
 
Titulli: Shuhet vokalisti i "Djemve të Detit", Gent Demaliaj

Ngushllime familjes, miqve dhe fansave te tij.

Shume i ri.
 
Titulli: Shuhet vokalisti i "Djemve të Detit", Gent Demaliaj

Vdekja s'te fal asnjehere ...

Ngeshellime familjes .
 
Titulli: Shuhet vokalisti i "Djemve të Detit", Gent Demaliaj

Ngushellime!

Ka prodhuar muzike hit...
Mua mu kujtuan vargje nga poezia qe i ka kushtuar grupit:

Fillimi i shekullit te ri
Kur klithmat shponin dhe rete
Kur ish viti 91 atehere linden bijt ne det
.........
Ne gur do skalitet
Ne kte dhe ne ate jete
Emri i keshtjelles time
Djemte e te madhit det!
...........
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shuhet vokalisti i "Djemve të Detit", Gent Demaliaj

Izolimi vdes
Ka ikur dhe njëri nga Djemtë e Detit, Gent Demaliaj. Nuk është thjesht ikja e një njeriu që më pikëllon. ثshtë ikja thuajse në heshtje e çdo gjëje që ka qenë e shtrenjtë për ne dikur, në një shoqëri të sëmurë e në një komb të tallavaizuar. Bashkë me Demaliajn ikën një pjesë e viteve ’90, vite kur ne mund të ishim ngjitur pak më lart si komb, por nuk mundëm. Më kujtohet energjia pozitive e atyre viteve, artistë që luftonin për të qenë artistë derisa vizioni tribal i shtetit i detyroi të zgjidhnin ikjen. Ata që mbetën, mbetën ishuj të izoluar edhe pse Djemtë e Detit krijuan një album të tërë me titull “Izolimi Vdes”. E kam akoma në shtëpi CD-në, një përpjekje për të bërë art aty ku të tërë duan të bëjnë para e të zënë dashnore. E kam dëgjuar shpesh atë album. Sot, kur Demaliaj nuk jeton më, jam i qartë që izolimi nuk vdes. Izolimi na ka zënë për fyti të tërëve nën fytyrën e atyre njerëzve që patën në dorë të ndryshojnë këtë vend për mirë dhe nuk e bënë, sepse u ra më për kollaj ta zhysnin në pleh e të mbretëronin majë plehut.

Ngrysu, ngrysu prej dëshpërimit
Shoh tani në retrospektivë përpjekjet e Djemve të Detit si dhe grupeve të tjera të rrokut për të qëndruar në skenë, të spostuar nga shija e keqe e atyre që kanë uzurpuar skenën muzikore dhe nga politika e marketingut të shalëve e prostitutave me “projekt të ri muzikor veror”. Një roker i vjetër që sot merret me menaxhim lokalesh në vend që të shkruajë muzikë, më pati thënë që rroku ka vdekur. Në fakt, nuk është rroku, është populli i rrokut që ka vdekur. Dallimi ndërmjet rrokut e tallavasë është i thjeshtë: I pari prodhon rebelë, e dyta prodhon belly dancer. Ne jemi këtu ku jemi, sepse na kanë shndërruar në ahengxhinj e qejflinj bel-dredhjeje, pa asnjë gjen rebelizmi brenda. Me një ngulmim mediokër, privatët por dhe shteti, institucionet e të cilit kanë për detyrë të ndihmojnë kategoritë e rrezikuara kulturore dhe minorancat, kanë injoruar çdo përpjekje kulturore jashtë konjukturave, klientelave, miqve e dashnoreve. Mediokriteti i promovuar ndër vite në çdo instancë vendimmarrëse (agro)kulturore na ka çuar këtu: kur askush nuk ka më shpresë që të jetojë me art.

Lamtumirë
Megjithatë, edhe pas heshtjes së Djemve të Detit e të shumë muzikantëve të tjerë që nuk kanë shalë për të treguar nëpër klipe, dhe nuk vjedhin sampla muzikore për të prodhuar nga 3 këngë në javë, diçka mbetet. Ka akoma që nuk dorëzohen. Nëpër skutat e Tiranës ka akoma djem të trotuareve që sfidojnë shtetin dhe shalo-festivalet, që këndojnë nëpër lokale të vogla underground. Ndoshta, e vetmja që merr kuptim është lirika eseniniane, preveriane, e këngës “Lamtumirë”, nga Izolimi Vdes: “Ti jo, mos u ngrys prej dëshpërimit, dhe nëse çasti ty të gënjen. Pra hesht ti nën dritën e këtij mundimi, se nesër patjetër ty gazi të vjen…”. Sado e kotë të duket, i vetmi respekt që mund t’i bëhet artit të Gent Demaliajt është ta mbajmë gjallë, qoftë dhe nëpër skuta përkundrejt mos-dashamirësisë së shtetit, pa u dorëzuar. Pa u ngrysur para dëshpërimit.


"Dita"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top