Lauri
Anunnak
Shqipëria, shqiptarët dhe shqipja në kureshtinë dhe faktet e studiuesve të huaj
![shqipt1_zps2ifcrdny.jpg shqipt1_zps2ifcrdny.jpg](https://fv.al/data/attachments/122/122521-cb54e214624afb91abf1949acb707c62.jpg)
Për shkak të mungesës së të dhënave për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë një periudhe të mesjestës (shekulli VI deri XI), prejardhja e shqiptarëve, në studimet gjermane, u bë objekt i një debati të gjatë shkencor. Studimi i gjuhës shqipe për të arritur në përfundime mbi prejardhjen e saj e të shqiptarëve filloi qysh me filozofin dhe matematikanin gjerman Lajbnicin (Gottfried Wilhelm Lajbniz, 1646-1716) dhe me historianin suedez Tunman (Hans Erich Tunmann, 1746-1778; profesor në universitetin e Halles në Gjermani). Tunman është një nga albanologët e parë. Në veprën e tij Hulumtime për historinë e popujve të Evropës Lindore (1774) bëhen orvatjet për të shpjeguar prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sipas tij, bazuar në dokumentet e lashta greko-latine e bizantine, del se shqiptarët mesjetarë janë vazhdues autoktonë të ilirëve.
Studimi i parë gjerman, e njëkohësisht evropian, rreth prejardhjes së gjuhës shqipe e të shqiptarëve i takon filozofit më të madh të kohës së tij – Lajbnicit. Këtë përpjekje ia kishte kërkuar bibliotekari i Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, ku tanimë ishte themeluar Akademia e Shkencave e Prusisë. Për prejardhjen e gjuhës shqipe Lajbnici bën fjalë në tri letra që tanimë njihen si “Letra shqiptare” të cilat ai i dërgonte bibliotekarit të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit. Në letrën e dytë të datës 10 dhjetor 1709 Lajbnici e quan shqipen “gjuhë e ilirëve të lashtë”. Enciklopedisti i gjuhëve – Lajbnici – thotë se kishte shtënë në dorë një libër dhe një fjalor të gjuhës shqipe, të cilët dihet se janë “Doktrina e kërshtenë” (1618) e Pjetër Budit (1566-1622) dhe “Fjalori latinisht-shqip” (“Dictionarium latino-epiroticum”) (1635) i Frang Bardhit (1606-1643). Filozofi i madh, në etimologjizimet e fjalëve shqip operon me një koncept që do të formulohej shkencërisht rreth një shekull më vonë.
Shekulli XVIII është shekull i iluminizmit. Më 1774 u botua në Lajpcig libri i Tunmanit Kërkime për historinë e popujve të Evropës Lindore, kushtuar historisë dhe prejardhjes së shqiptarëve dhe të rumunëve. Tunmani del si eksploratori i parë i Evropës shkencore në historinë e shqiptarëve. Tunmani kishte vënë në dorë Fjalorin latiisht-shqip të F. Bardhit dhe përkthimin shqip të Katekizmit të Belarminit nga Pjetër Budi.
Koncepti i familjes gjuhësore indoevropiane në formën e tij embrionale u parashtrua së pari nga Uiliam Xhons rreth 80 vjet pas letrës së Lajbnicit. Gjuhëtari gjerman, një nga themeluesit e linguistikës si shkencë e pavarur Franc Bop (Franz Bopp, 1791-1867) është i pari që argumentoi se shqipja bën pjesë në trungun e gjuhëve indoevropiane. Filozofi dhe teoricieni i historisë së shekullit XVIII Johan Gotfrid Herder në veprën e tij “Ide për historinë e njerëzimit”, 1784-1791), bën fjalë edhe për popujt e sotëm të Evropës e të botës. Herder-i në këtë vepër thotë për shqiptarët: “Ata nuk janë aspak të huaj, por një popull i lashtë i familjes evropiane”. Kjo ide e Herderit pohon autoktoninë e popullit shqiptar. Për Herderin a) shqiptarët janë popull me histori të lashtë; dhe b) shqiptaërt rrjedhin prej ilirëve. Në vitin 1850 August Shlajheri vërtetoi karakterin indoevropian të shqipes. Studiuesi dhe albanologu gjerman Jozef Riter fon Ksilander (Josef Ritter Xylander,1794-1854) është autor i veprës Gjuha e shqiptarëve (Die Sprache der Albanesen oder Schkipëtaren,1835).
Në kohën kur është botuar vepra në fjalë e Herderit, për Evropën shkencore ishte bërë e njohur edhe pikëpamja që mohonte autoktoninë e shqiptarëve (rrjedhimisht edhe prejardhjen ilire të tyre) nëpërmjet autorëve bizantinë Halkokondilit dhe historianëve kishtarë Le-Quien dhe Assemani, që i bënin shqiptarët të ardhur gjatë mesjetës, i pari nga Alba e Italisë, kurse dy të tjerët Albania e Kaukazit.