Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Lauri

Anunnak
SHQIPTARثT Nث BOTثN ARABE

(Recensim)

Ermal Bega

Dr. Muhamed Mufaku, një shqiptar me origjinë nga qyteti i Pejës, është një nga shkrimtarët më të njohur në botën shqiptare dhe arabe.

Ai ka lindur në Damask në vitin 1952; babai i tij ishte nga qyteti i Pejës, ndërsa nëna ishte nga fshati Vrellë, po nga Peja. Gjithashtu ai është edhe nipi i dijetarit të njohur musliman shqiptar nga Vrella e Pejës, Shejh Abdulkadër al-Arnaut.

Dr. Muhamed Mufaku shkollën 8-vjeçare dhe të mesme e kreu në Damask. Pastaj, studimet e larta i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, duke u kthyer në këtë mënyrë përsëri në vendin e prindërve të tij. Studimet i ka mbaruar me rezultate shumë të larta dhe ka mbrojtur dy tema doktorature, njërën në Fakultetin e Filologjisë për Gjuhë-Letërsi shqipe në vitin 1981, ndërsa të dytën në Fakultetin e Filozofisë – dega Histori në vitin 1986. Gjatë periudhës së studimeve në Prishtinë është marrë me shkrime dhe me studime në gjuhën shqipe dhe arabe, si dhe me shkrime të botuara në gazetat dhe revistat e kohës. Artikujt e tij kanë pasur të bëjnë më shumë me lidhjet e shqiptarëve me botën orientale në përgjithësi dhe me atë arabe në veçanti. Gjithashtu ai është autor dhe bashkautor i më shumë se 40 librave dhe enciklopedive, në gjuhën shqipe dhe arabe. Ai ka qenë edhe profesor i gjuhës arabe në degën e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Momentalisht ai është profesor i lëndës së historisë dhe Drejtor i Institutit të Studimeve Politike në Aman-Jordani.

Një ndër librat më të rëndësishëm të tij, që ka të bëjë me lidhjet e shqiptarëve me botën arabe, dhe të cilin po e marrim në shqyrtim në këtë artikull është libri me titull: “Shqiptarët në botën arabe”, i cili është botuar në vitin 1990 në Prishtinë nga shtëpia botuese “Rilindja”.

Autori në këtë libër bën fjalë, siç e ka përmendur edhe vetë në parathënien e librit, për praninë e shqiptarëve në botën arabe gjatë shekujve XVIII-XIX, dhe në fillim të shekullit XX. Por autori nuk është ndalur vetëm në këto periudha, ai ka prekur kalimthi edhe praninë e shqiptarëve gjatë shekujve XVI-XVII, sepse kjo periudhë lidhet me praninë e shqiptarëve në vendet arabe gjatë shekujve XVIII-XIX dhe fillimit të shekullit XX.

Të dhënat për përgatitjen e këtij libri janë shfrytëzuar nga burime të ndryshme, shumica e të cilave prezantohen për të parën herë në gjuhën shqipe. Autori përveç burimeve të dorës së parë ka shfrytëzuar edhe literaturën e pasur në gjuhë të ndryshme. Gjithashtu autorit i është dashur, dhe kjo është gjëja kryesore për përfundimin e kësaj vepre, që të bëjë hulumtime në shumë vende arabe gjatë një dekade (1974-1984). Për mbledhjen dhe përpunimin e burimeve ai ka qëndruar në disa vende, si në Siri (1974-1975), në Algjeri (1976), në Liban (1976), në Egjipt (1978), në Kuvajt (1981), në Tunizi (1983) etj.

Në kaptinën e parë të librit, me titull “Lidhjet shqiptare-arabe nëpër histori”, autori na jep një pasqyrë të përgjithshme se si kanë nisur marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe arabëve. Ai na tregon qysh në fillim se në mesin e arabëve dhe të shqiptarëve ekziston një traditë e pasur për prejardhjen e shqiptarëve nga vendet arabe, përkatësisht nga Siria. Në bazë të kësaj tradite, që u zhvillua me kohë, gjejmë të dhëna të ndryshme edhe në burimet e shkruara të kohës. Kështu, të dhëna të tilla paraqiten së pari në një histori arabe me titull “Tuarih Tuhaf”, në të cilën shpjegohet gjerë e gjatë se shqiptarët kanë origjinë arabe.[1] Më vonë këto elemente kalojnë në burimet osmane. Kështu, në kronikat e vjetra osmane që i ka botuar turkologu i famshëm Franz Babinger për shqiptarët, thuhet se “disa kanë qenë nga Jemeni, të tjerët nga Sa’id”, në Egjipt.[2]

Këto të dhëna paraqiten gjatë shek. XVII, në version më të gjerë, në veprën e udhëpërshkruesit të njohur osman Evlija اelebi. Në pjesën e kësaj vepre të E. اelebiut që ka të bëjë me viset shqiptare, gjejmë një kaptinë të posaçme me titull “Mbi krijimin dhe prejardhjen e popullit shqiptar.” Sipas këtij versioni shqiptarët rrjedhin nga fisi arab Kurejsh, që banonte në Mekë, përkatësisht fisi i profetit Muhamed a.s. Në atë kohë ata kishin një prijës, Xhebel ul-Hama. Ky prijës, pa qëllim, ia nxori njërin sy një bujari arab. Bujari iu ankua Hazreti Umerit, përkatësisht halifit Umer Ibn al-Hattab (634-644). Halifi, në bazë të ligjit islam “sy për sy”, vendosi që prijësit Xhebel t’i nxirret syri. Mirëpo, nga frika, prijësi Xhebel mori atë natë tre mijë veta nga fisi i tij dhe shkoi deri në Antiohi te mbreti Harkil (Herakliu).

اështë e vërteta, ky version i Evlija اelebiut është ndërtuar mbi baza të ngjarjeve historike, por ka disa lëshime. Kështu, në histori fjala është për prijësin e fisit Gassan e jo Kurejsh, Xhabla Ibn al-Ajham, e jo Xhebel ul-Hama. Fisi Gassan, me prejardhje nga Jemeni, u vendos në veri të Arabisë, përkatësisht në jug të Sirisë, në fillim të erës së re kurse në shek. IV pranoi krishterimin. Nga prijësit ose mbretërit e këtij fisi që shquhen në burimet arabe njihen vetëm pesë të fundit, ndër të cilët është edhe Harith Ibn Xhablan (rreth vitit 529-569), të cilin perandori i Bizantit, Justiniani, e emëroi prijës të të gjitha fiseve arabe me titullin patrik. Prijësi ose mbreti i fundit i këtij fisi ishte Xhabla Ibn al-Ajham, i cili u bë musliman. Gjatë qëndrimit të tij në Mekë për haxhillëk në kohën e halifit Umer Ibn al-Hattab (634-644) një beduin i thjeshtë ia shkeli xhyben, për ç’arsye prijësi Xhabla i dha një shuplakë. Beduini iu ankua halifit Umer, i cili vendosi, në bazë të ligjit islam, që beduini t’ia kthente prijësit Xhabla atë shuplakë. Mirëpo për shkak të autoritetit, prijësi Xhabla iku gjatë natës me disa njerëz të vet nga Meka dhe shkoi në Bizant, prej nga nuk u kthye më.[3]

Prej gjysmës së dytë të kreut të parë e deri në fund të tij autori na tregon për lidhjet e përgjithshme dhe të veçanta mes shqiptarëve dhe arabëve gjatë sundimit të perandorisë osmane në vendet arabe.

Autori më vonë (duke filluar prej kaptinës së dytë) na jep argumente dhe të dhëna të rëndësishme, të arritura nëpërmjet studimeve të tij, rreth ardhjes së shqiptarëve në vendet arabe, jetën e tyre, përfshirjen e tyre në jetën politike, kulturore, fetare dhe sociale të kësaj shoqërie. Ai fillon me Sirinë, e cila është edhe vendlindja e tij, duke vazhduar më tej me Libanin, Palestinën, Irakun, Arabinë Saudite, Jemenin, Egjiptin, Sudanin, Libinë dhe në fund me Algjerinë. Ai flet për personalitetet e ndryshme shqiptare të cilët lanë gjurmë të thella në këto vende, gjurmë të cilat kanë mbetur edhe sot e kësaj dite në ato vende. Bëhet fjalë për personalitetet shqiptare në fushën e politikës, atë ushtarake, të diturive fetare islame, të letërsisë, të çështjes kombëtare etj. Një kre të veçantë ai ia ka kushtuar dinastisë shqiptare të Egjiptit e cila nisi me Mehmet Aliun, që njihet edhe si themeluesi i Egjiptit të ri dhe vazhdoi me nipat e tij, dinasti e cila sundoi për më shumë se një shekull.

Kjo vepër e rëndësishme e këtij autori shqiptar i cili jeton dhe vepron në Siri dhe Jordani është vetëm një fillim i “shkurtër” për jetën, veprat dhe lidhjet e shqiptarëve me botën arabe. Shpresojmë se kjo vepër do të jetë një “start” për studime të mëtejshme të studiuesve tanë të kësaj fushe e cila është shumë e rëndësishme për çështjen tonë kombëtare dhe atë kulturore-fetare.

Marrë nga revista “PERLA”, Viti IX, 2004, Nr. 4 (35), f. 147-150.

* Ermal Bega është Drejtori Ekzekutiv i “Qendra Shqiptare për Studime Orientale” në Tiranë.
[1] Hasan Kaleshi, Një legjendë orientale mbi prejardhjen e shqiptarëve, “Flaka e Vllaznimit”, Shkup, 2.IV.1956, f. 11.
[2] Po aty.
[3] Po aty.
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

wow , interesante. Perher kemi lexuar se gjith bota e ka prejardhjen nga Shqipria, :p, hera pare qe degjojme se ne vinkemi nga nje vend tjeter :shqip:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Opss....ju largova shume nga trojet tona me origjinen tuaj. Ku jane te tjeret.... "filozofet e historise" te keti forumi, mos valle ky artikull nuk po jua ben qefin? Pse stukeni si miu neper vrima..;)

ps. Komplimenti Soulmind, je vetmja qe kishe kurajo te beje nje koment ketu...:)
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

haha.. Aman sa i forte qe je dhe ti ... E pse c'ka per kurajo ktu, vij per lufte ne forum une apo si? Apo kam ardh per te dhene mendte e mia tjerve e te ngelem pa gje fare vet :p. haha...

Po mua smu duk ndonje artikull per turp qe te detyroj dikend te struket ne fakt. Sa studime e hipoteza hidhen ne bote, e cfare pastaj? Sikur para ca kohesh dikush kish shkruar qe nene tereza kishte lidhje me sllavet, (se spo mkujtohet mire)e ca pastaj? ne shqiptaret prekemi per gjera qe sduhet, prandaj s'bejme para. Bota shkruan e stershkruan po askush nuk preket , sidomos kur perdoren referenca apo fakte qe dikush mendon se qendrojne. Mund dhe te thoshte kemi prejardhje nga Azia. Madje sic e thash ne shpesh i nxjerrim t'gjith njerezit me origjin shqiptare, por hera pare qe lexova se ne mund te kemi prejardhje te lasht nga nje vend tjeter :D... Mu duk sh fakt interesant edhe pse mund te mos qendroj, se mos jam historiane une si ju te tjeret edhe i di te gjitha.. :D
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Jo e dashur. Ketu nuk behet fjale per prejardhjen e nje personi(shembulli yt per Nen Terezen) por per nje komb..;) Artikulli ka ca riferenca qe une i njoh shume mire, por jane te shtreberuara..:) Prandaj desha debatim mbi kete, argumentet une i perdor pak e nga pak me nje debatues eventual qe mund te dale..:)

ps. as une nuk jam historian!! Jam vetem nje qytetar i thjeshte shqiptar qe do te dije sa me shume per vendin e tije, qe nje i huaj te mes me tregojne mua se kush jam....! Por une ti them atij se kush eshte ai..:)
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

JEM KETU KUR NUK KISH NJERI AS FQINJERI, JEM KETU KUR MALI ZI ME DELMACI ISH ILIRI, JEM KETU KUR ZOTI VETE E BERI FUSHE, MALE DHE DETE !!
Shqiptaret ne Arberi, arabet ne Arabi!!

arber_zpsd9d770e0.jpg
 
Attachments

  • arber_zpsd9d770e0.jpg
    arber_zpsd9d770e0.jpg
    108 KB · Shikime: 0
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Sincerisht as qe e lexova artikullin se nuk me pelqen ti ngatrroj gjerat as me pak nga ti.... Vetem titullin kur e lexova hyra nga kurrejshtja me pa....Mundemi te themi cfare te duam, mundesh te sjellesh cfardo artikulli ose ku e di une...Por zoteri, une jam muslimane, me kombesi shqipetare.:shqip:..Feja edhe kombi per mua jane njejte... Nuk me lodh fakti se prej nga e kemi prejardhjen se sa me lodh, se ku na qon kjo lufte urrejtjeje ne mes... Ne jemi gjithe shqiptare don apo sdon, dalllimi eshte feja, ti respekto fen tende ne te jonen... por nuk mbeti dite ose teme qe nuk e ke prek dhe mos mundohesh te ofendosh ose te shkruajsh pa lidhje... Ke respektet e mija shoko, per kohen qe harxhon per fen tone...se ndoshta ma shume se une po lexon...:kapele:
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Se kuptoj qellimin e ketij postimit...
Tani te merresh me cdo deklarat greke/serbe/turke ndoshta do dalim kineza apo indian.. :D
Ky historiani turk me shume mundesi ka mbledhur gojedhanat qe qarkullonin edhe ka mundesi se ne si shqiptar vdesim te mburremi cikez e gjetem nje lidhje me fisin e Kurejshve. :)
Po edhe 3000 veta te vendoseshin ne Shqiperin do beheshim te gjithe arab kshu??
Nqs je i interesuar rreth kesaj ceshtje mund te shikosh nje studim nga nje universitet amerikan duke u mbeshtetur mbi permbajten gjenetike.

In a University of California, Davis study in July 2012 regarding the geography of recent genetic ancestry across Europe the genomic data of 2,257 Europeans (including 9 samples from Albania and 15 from Kosovo),were analysed.[92] The results of the study suggest that a "reasonable proportion of the ancestors of modern-day Albanian speakers are drawn from a relatively small, cohesive population that has persisted for at least the last 1,500 years", as the samples of the Albanian speakers exhibited the highest levels of IBD sharing. The levels of common ancestry with neighbouring groups suggest the existence of a small group rather than an isolated one. Also the "Greek samples (and to a lesser degree, the Macedonian ones) share much higher numbers of common ancestors with Albanian speakers than with other neighbors, possibly due to smaller effects of the Slavic expansion in these populations" and that the "Italians share more common ancestors with Albanian speakers than with other populations". However, the common ancestry between Albanian- and Italian speakers may reflect more recent migrations as common ancestors of the groups are found in the last 1600 years. As for the origin of the Albanian population the results of the study are consistent with the view that the Albanians "descend in large part from the Illyrians (Wilkes, 1996) who populated the eastern side of the Adriatic sea and part of modern-day Salento (Italy) during Roman times".

Link per ta shkarkur kete kerkim (nqs ke nge ta lexosh te gjithe) http://arxiv.org/pdf/1207.3815v1.pdf

Perfundimisht qe vijme nga Arabia vijme..shiko foton poshte :D
2000px-Spreading_homo_sapiens.svg.png
 
Attachments

  • 2000px-Spreading_homo_sapiens.svg.png
    2000px-Spreading_homo_sapiens.svg.png
    312.3 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Sincerisht as qe e lexova artikullin se nuk me pelqen ti ngatrroj gjerat as me pak nga ti.... Vetem titullin kur e lexova hyra nga kurrejshtja me pa....Mundemi te themi cfare te duam, mundesh te sjellesh cfardo artikulli ose ku e di une...Por zoteri, une jam muslimane, me kombesi shqipetare.:shqip:..Feja edhe kombi per mua jane njejte... Nuk me lodh fakti se prej nga e kemi prejardhjen se sa me lodh, se ku na qon kjo lufte urrejtjeje ne mes... Ne jemi gjithe shqiptare don apo sdon, dalllimi eshte feja, ti respekto fen tende ne te jonen... por nuk mbeti dite ose teme qe nuk e ke prek dhe mos mundohesh te ofendosh ose te shkruajsh pa lidhje... Ke respektet e mija shoko, per kohen qe harxhon per fen tone...se ndoshta ma shume se une po lexon...:kapele:

Shume keq Princesha, nuk mund te gjykosh pa lexuar me pare temen. Nuk po flet njeri per fe..!!!!!! Por per origjine te nje kombi,shqiptar! lexo me pare zonje..:)

@flowmaster, je shume perpara ne kohe me argumentet qe po sjell ti. Autori ne tema sjell qe kombi shqiptar lindi nga fisi arab n ekoehn e perhapjes islame, pra rreth 500 pas krishtit..;) Eshte turp te imagjinohet nje gje e tille nga nje i huaj, jo me te shkruhet nga nje shqiptar..!

Po bini me kembet tuaja mbrenda ne absurditet. Ne baze te fotos Arabia kishte vetem shkretetire, pa njerez. Ngjituni pak ne kohe.:)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

O Laur, po sjemi be femije te luajm kukafsheht, une ska nevoj ta lexoj temen, se e di qellimin tend, boll kam lexuar neper tema tjera... ather ...Arabet kan Islamin fe, d.m.th. une jam tamam si duhet shqipetare muslimane ...ATHER MU PLOTSUA EDHE NJE ENDERR, TE KEM PREARDHJEN NGA ARABIA....
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

At'here te them ik e mos u fut ne debat kot per te na humbur kohe. Del ne pah vetem injorance kur komenton pa lexuar fare. Asnje nuk po flet per cfare po debaton ti, fene mbaje per vete, ketu po diskutohet per origjinen e shqiptarve.
SHKRIME TE NXJERR NGA ISLAMIKET TUAJ, DHE JO NGA LAURI...;)
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

blla blla bllla
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Shume keq Princesha, nuk mund te gjykosh pa lexuar me pare temen. Nuk po flet njeri per fe..!!!!!! Por per origjine te nje kombi,shqiptar! lexo me pare zonje..:)

@flowmaster, je shume perpara ne kohe me argumentet qe po sjell ti. Autori ne tema sjell qe kombi shqiptar lindi nga fisi arab n ekoehn e perhapjes islame, pra rreth 500 pas krishtit..;) Eshte turp te imagjinohet nje gje e tille nga nje i huaj, jo me te shkruhet nga nje shqiptar..!

Po bini me kembet tuaja mbrenda ne absurditet. Ne baze te fotos Arabia kishte vetem shkretetire, pa njerez. Ngjituni pak ne kohe
.:)

haha.. sa e forte... Po cka thene Flow?? pikerisht qe artikull koti dhe qe s'ja vlen te harxhojme kohe me cdo shkrim, sa veta pretendojne dicka sdo te thote qe qendron apo te revoltohemi.
Ai e ka shpjeguar sh qarte ne komentsi paragrafi shqip si ai anglisht, ne fund ka futur ate foto thjesht per t'na ngacmuar qe si origjine te larget andej e kemi te gjithe, se adami e havaja(eva) ishin njerezit e pare te krijuar. :p...
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Duhet te lexohet libri per ta kuptuar sakt ca ka desht te thot sakt autori sepse ne kete shkrim tregohet pak.

sidoqoft ndoshta eshte e vertete :D vetem nje gje i them laurit qe mos te kete frike sepse ti je grek :D
 
Librin e Evlia çelebi-t kam ne dore, dhe sa per dieni mund ta kam lexuar 50 here sa e kam mesuar permendesh...;) Mesoni te hyni ne debat me Laurin se do mesoni shume gjera edhe nga feja juaj( ndonse nuk eshte teme feje kjo)
E fillove shume mire komentin, por e prishe ne fund, si gjithmone faktikisht nuk pres tjeter nga ju perveç se. kaurr, anti-islam, bla bla bla. Ky eshte kapaciteti qe keni..;)
Duket niveli i dobet i stafit te keti forumi qe ju le liri te perdhosni te gjitha temat me postime boshe dhe pa vlera..
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

@Lauri... E lexon se ca shkruaj para se te pergjigjesh?
Akuzon t tjeret kur si lexon per vete. Ajo foto eshte emigrimi I homo sapiens gjate kohrave (me t kuqe). Pra nje kunje se gjasme vijme nga fiset arabe para 1400 vjetesh.
Artikulli anglisht eshte pikerisht nje prove qe jemi autokton e kemi shume ngjashmeri gjenetike me fqinjet.
Shoku ty te gjithe t duken se jane kundra..
Zbrit nga kali Don Kishot :D

Ps:mqs lexon fjalin e fundit e jo ca shkruaj..shkrimi im ka qene kundra deklaratave te pabaza te Celebiut. :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

haha.. sa e forte... Po cka thene Flow?? pikerisht qe artikull koti dhe qe s'ja vlen te harxhojme kohe me cdo shkrim, sa veta pretendojne dicka sdo te thote qe qendron apo te revoltohemi.
Ai e ka shpjeguar sh qarte ne komentsi paragrafi shqip si ai anglisht, ne fund ka futur ate foto thjesht per t'na ngacmuar qe si origjine te larget andej e kemi te gjithe, se adami e havaja(eva) ishin njerezit e pare te krijuar. :p...

Eshte komplet e kundert origjina e njeriut qe del nga ekuadori afrikan qe e konfermon DNA-ja e njeriut qe shkon ne 150'000 vjet me pare, me ate qe prezanton Genesi per Even & Adamin qe ke fillesen nga perendimi i Irakut te sotem sipas Sumerve pak mijra vjet..
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Tani me sa marre vesh une nga hartat, nga ajo qe solli Floow apo Soul, ne edhe paskemi prejardhjen prej Madagaskar-it. :kali::kali:

Tani kur analizojme se cfare na thoshte zysha se Europa dikur ishte akull ( o sa qef o sa qef me rrshit si thiu ne akull), se Saharaja ishte dikur fushe me lule, se gjuha jone ka prejardhje Indo-Europiane (dmth. baze e gjuheve boterore) logjikisht rrjedh logjika se prejardhja yne, si e krejt mileteve duhet me qene diku nga Afrika. Te vetmin dyshim kam une se pse dreqin u zbardhuam e nuk ngelem te zinje meq shpirtin dhe zemren e kemi korb fare ::cool::::cool:::poezi:

Dyshimi i dyte eshte se ku dreqin do shkojme pas nja 200 mije vjetesh :fluturbardhe::(
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

une mendova qe ke zbulu ndonje kontinent te ri o lauri se keto gjera njezit i kane dijtur qe sa kohe.

e din ti kush eshte njeriu i pare dhe ku ka jetu ai. nese e din kete e din edhe njerzimi prej nga e ka prejardhjen e jo veq shqiptaret.
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Tema eshte mjaft e qarte, jeni ju qe nuk dini ti rrini siper dhe silleni lart e poshte. Shqiptaret sipas "mikut" jane arab te ardhur 1500 vjet me pare. Ju me dijet qe keni konfermoni ose kundershtoni. Kaq!!
Per muhabete koti shkoni ne temat e lojrave..;)
/nderime
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

as lojrat nuk jane ma muhabet koti se ky postimi juaj qe keni sjell.

te thash edhe me lart. ku ka jetu ademi a.s.(adami) ju e dini?

kush jane pasardhesit e tij po kete e dini?

atehere ne nga kush na del se e kemi prejardhjen, kete tani e e kuptoni?
 
Pe: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Laur,

nëse e jep përgigjen e sakt se ky ka filluar njërëzimi
për së pari herë, do ta shikoj mundësinë për tu
përgjigjur se a kemi prejardhjen nga arabët,
apo e kundërta, ata nga ne!
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

lol sa qesharak qe beheni, te gjithe me dukeni njesoj. Ju mungon nje busull per orjentim, pasi ne shkretetiren mendore qe keni nuk duket lindje as perendim, jug as veri.
@Ricky, prejardhja jone eshte nga majmunat arab- ose arabet nga majmuni. Dhe me vone popolluan boten...!

Befshi qefe pasi ju gjeta prejadhjen..:)
 
po ju keni juve busull ore na knaqet na e ndritet ftyre ore, me keto gjera e di si po na e tregoni veten tuaj me sakte trurin tuaj vojvodine hesapi.
ju i nderuar mund ta konsideroni veten se e keni prejardhjen prej majmuni keni te drejte ne mendimin tuaj por njerzimi nuk e ka prejardhjen prej majmuni. ka ndodh nje here qe disa njerez jane shendrru ne majmun e ndoshta per ata mendojne qe njerzit ne pergjithesi jane majmun . gabim e keni i nderuar.
 
Pe: Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

lol sa qesharak qe beheni, te gjithe me dukeni njesoj. Ju mungon nje busull per orjentim, pasi ne shkretetiren mendore qe keni nuk duket lindje as perendim, jug as veri.
@Ricky, prejardhja jone eshte nga majmunat arab- ose arabet nga majmuni. Dhe me vone popolluan boten...!

Befshi qefe pasi ju gjeta prejadhjen..:)

Ore Lauri,

do të plakesh dhe kurr s'do të mbledhësh mend.
Edhe për mbretëreshën Elizabetë flitet se ka prejardhjen
nga arabët, edhe atë pasardhëse e Profetit Muhamed.

Burke?s Peerage: Queen Elizabeth II Descended from the Prophet Muhammad | Informed Comment
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Ju sygjeroj te shkoni te beni nje DNA-Test :)
Une para gjysem vjeti e bera... Origjina me doli: "Illyre"...
 
Titulli: Pe: Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Ore Lauri,

do të plakesh dhe kurr s'do të mbledhësh mend.
Edhe për mbretëreshën Elizabetë flitet se ka prejardhjen
nga arabët, edhe atë pasardhëse e Profetit Muhamed.

Burke?s Peerage: Queen Elizabeth II Descended from the Prophet Muhammad | Informed Comment

LOL kush ja paska perdhunuar nenen Mbretereshes, ndonje arab LOL
Edhe Hitleri ishte Ebre, pasi gjyshen e tije ja kishte perdhunuar nje pronar fabrike sapuni..:)
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

LOL kush ja paska perdhunuar nenen Mbretereshes, ndonje arab LOL
Edhe Hitleri ishte Ebre, pasi gjyshen e tije ja kishte perdhunuar nje pronar fabrike sapuni..:)

I fortë je për komik. Tema e ka vendin te lojrat apo humori.
Më tha, të thash!
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Une hap teme per origjinen e shqiptarve sipas keti fodull autori te shkrimit, ti me sjell origjinen gjenetike te anglezve.
Ke diçka mbi temen ne fjale??

Temen e nisa persembari une, po ju keni qefe per lojra dhe po rri ne loje deri diku... te qeshurat bejne mire:)
 
Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?

Po kjo gje eshte e ditur. T'gjithe kemi prejardhjen nga andej, jo vetem shqiptaret. Por c'ti bejme majmunave qe s'kuptojne shqip, e duhet t'ju flasim me gjuhen e kafsheve. Ka dikush ketu ne forum qe din gjuhen e shtazeve ? :plazh:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top