Titulli: Shqiptaret jane me origjine Arabe ?
@Ricky, Duhet ta dishe se ky artikull eshte anti shqiptar dhe jo anti arab. Nqs e lexove me kujdes thote qe shqiptaret kane origjine nga nje fis arab:
"...Mbi krijimin dhe prejardhjen e popullit shqiptar.” Sipas këtij versioni shqiptarët rrjedhin nga fisi arab Kurejsh, që banonte në Mekë, përkatësisht fisi i profetit Muhamed a.s. Në atë kohë ata kishin një prijës, Xhebel ul-Hama. Ky prijës, pa qëllim, ia nxori njërin sy një bujari arab. Bujari iu ankua Hazreti Umerit, përkatësisht halifit Umer Ibn al-Hattab (634-644). Halifi, në bazë të ligjit islam “sy për sy”, vendosi që prijësit Xhebel t’i nxirret syri. Mirëpo, nga frika, prijësi Xhebel mori atë natë tre mijë veta nga fisi i tij dhe shkoi deri në Antiohi te mbreti Harkil (Herakliu).
Sipas teje eshte anti arab apo anti shqiptar? Shqiptaret pasken prejardhjen nga Muhameti!?! Po kapem pak tek Elizabeta qe the ti me siper: Mqs Ajo qenka nga pasardhse e Muhametit, tani Ajo eshte e krishter!! C'beni at'here ju myslimanet qe besoni akoma ne islam lol pasi "gjaku" i Muhametit qenka konvertuar ne Krisht-er.
Mos u beni qesharake se me keto gjera qe flisni jeni ju vete anti-islamet dhe jo une!!
Po te kthehemi tek tema. Libri, fatkeqsisht kam vetem nje, i Evlia çelebi per mua eshte si Kurani per nje besimtar mysliman. Jua kam sjell si riference disa here neper postimet e mia, por eshte injoruar nga injorantet. dhe kur flas per islamin ne shqiperi, per jeten shoqale shqiptare, dhe shkatrrimet e P. Osmanene shqiperi etj etj, une i riferohem gjithmone shkrimeve te Evlia çelebi.
Po kush eshte ky, asnje nga ju se ka njohur kete person!! Emri i vertete i tije eshte Muhamet Dhil-li iban Dervishi, i lindur ne Stamboll. Ne kohen e Sulltan Muhametit IV ka qene misionari diplomatik turk ne Viene, ka qene ne Gjermani, Holande, Suedi, Poloni, Rusi etj. Ai ka mbajte shenime te cilat kane sherbyer per nje veper prej 10 vellime te rralla...! Keto vellime ndodhen ne bibloteken e Pertef Pashes, minister i mbrendshem ne kohen Sulltan Mahmutit II. (deshironi edhe dimensionet e vellimeve dhe sa faqe kane)
Ka disa shkrime te ndryshme qe i riferohen ditarit te keti personi qe udhtonte ne Shqiperi nga 1660-1700. Ai pasi mbaronte punet e tije si dipllomat i Sulltanit, shkruante cdo gje qe i zinte syri, qenga lartesia e maleve, qytete, katunde, lumej, liqene, ai ka matur me kujdes te gjitha kishat dhe xhamijat me gjurme te kembeve, keshtjellat me hapa. Ka vezhguar me kujdes jeten e shoqale, tradita, zakone, fene, veshjet etj etj...!Nuk e kzistojne dokumente me te detajuara se shenimet e keti personi gjate gjithe asaje perjudhe.
E. çelebei eshte cilsuar "turisti" mysliman me i madh i te gjithe mesjetes, duke ja kaluar edhe Meseudiut, Ibani Fadlanit, Idrisiut, Ibni Metutas..!
Ti kthehem temes. Autori i artikullit siper e ze emrin dhe shkrimin e tije duke thene qe Evlia flet per origjinen e popullit shqiptare. Mbase diku tjeter, por jo ne kete qe kam une qe thote tekstualisht: "
Kurveleshi, rrjedhe nga fjala Kurejsh, fis arap(b). Prej keti fisi, ne kohen e Khalif Ymerit, nje kriminel arratiset nga Hezhazi dhe vjen ne kete krahine. Nga emri Kurejsh i keti fisi, i mbeti emri Kurvelesh tere krahines.." me pshte " banoret e kesaj krahine jane kreshnike te rrepte e luftetar. Ne luften e Kandjes, ata kane lunftuar kunder nesh(P.O) ne rradhet e ushtrise se Venedikut duke u paguar nje flori ne dite. Megjithate, pretendojne qe jane mysliman. Shqiptaret jane trima te fuqishem, idhnake e besnik..."
Pra zotria i artikullit nuk e di pse deformon shkrimet e vjetra te tjerve dhe flet per origjinen e popullit shqiptare nga nje fis i shperngulur i teri me 3000 veta, kur ne fakt aty behet fjale vetem per nje person qe u vendos ne nje katund ku paska marre emrin e tije...