Shqipëria turistike, vetëm me 36 hotele të licencuar

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Në vend funksionojnë 627 hotele, nga të cilët, të licencuar për këtë aktivitet janë vetëm 36 sosh.

Pavarësisht mungesës së infrastrukturës, ndërtimeve vend e pa vend dhe një problematikë të agravuar në vite, turizmi po kthehet në sektorin bazë të eksporteve shqiptare. Specialistët e ekonomisë e vlerësojnë si shpresa e së ardhmes për një vend në të cilin borxhet me jashtë po rriten me një shpejtësi të frikshme, në një kohë që të ardhurat nga emigrantët për të parin vit (2007) ranë me 5 për qind. Në këtë rritje të potencialeve turistike të vendit nuk mund të thuhet se kanë ndikuar investimet publike, pasi këto të fundit mbeten të pakta dhe jo më shumë se një vit më parë, në piku e sezonit nuk kishim as energji elektrike. Por problematika e turizmit shqiptar fillon që me akomodimin. Thuajse mungon tërësisht një infrastrukturë e mirëfilltë turistike, ku turistëve të huaj dhe pushuesve vendës t’u sqarohen çmimet dhe kushtet në të cilat ata mund të pushojnë.

Hotelet e klasifikuar

Të gjithë ata që kanë udhëtuar jashtë kufijve për pushime, momenti i parë me njohjen e ofertës bën edhe një prezantim të kushteve dhe çmimeve të hoteleve. Që në ofertën turistike të përcaktohen qartazi kushtet e hotelit sipas një sistemi yjesh, ku sa më lart të ngjitesh, aq më shumë duhet të paguash dhe njëkohësisht të përfitosh. Por çfarë mund t’i ofrohet një turisti të huaj, apo vendës, në këtë drejtim. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Turizmit, kemi gjithsej 28 hotele të klasifikuara, në të gjithë vendin, të cilët kryesisht janë në Tiranë. Një situatë e tillë mbetet e pandryshuar në vite dhe topi hidhet nga një dikaster tek tjetri, pa i dhënë asnjë zgjidhje situatës. Numri i shtretërve që ofrojnë këto 627 hotele në të gjithë vendin, është 22 743.

Dhoma plazhi

Sipas të dhënave nga Agjencia e Turizmit, dhomat që ofrohen nga njësitë e tjera akomoduese (përjashto hotelet), janë më të shumta në numër. Kështu, në gjithë vendin llogariten 908 njësi të tjera akomoduese, me një numër shtretërish që në total shkon 33 943. Nga të dhënat zyrtare, por edhe nga një vëzhgim i realizuar në këtë fushë nga gazeta, del se pjesa më e madhe e pushuesve akomodohen në njësi johoteliere.

Turizmi regjistron 138 mijë të punësuar

Shifra bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare, duke treguar për një sektor në zhvillim në të cilin investimet publike mbeten të pakta. Në vend operojnë rreth 116 agjenci turistike, por që kanë aktivitet kryesor të tyrin turizmin e shqiptarëve jashtë atdheut. Ndërsa turizmi në vend, realizohet përgjithësisht me prenotime të drejtpërdrejta midis pushuesve dhe njësive akomoduese.


Shekulli
 
Epo hotelet skan dhe aq pune e kshu nuk humbin koh e lek te rregjitrohen :D
Ato qe kan shum pune ,por smund te rregjistrohen jan MOTELET :D ke me shum studente sesa ne universitet :banane:
 
Epo hotelet skan dhe aq pune e kshu nuk humbin koh e lek te rregjitrohen :D
Ato qe kan shum pune ,por smund te rregjistrohen jan MOTELET :D ke me shum studente sesa ne universitet :banane:


Student te vyeshem madje,s'mbetet kush pa e kalu provimin ahahhaah
 
U pa puna do hyj tek tatimoret per nje muaj do behem bos!
 
Student te vyeshem madje,s'mbetet kush pa e kalu provimin ahahhaah

Normal qe sdo mbetet njeri pa e kaluar jane ajka e studenteve ato!Student si ato nuk gjen shpesh!:dong::dong:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top