Shqipëria e vitit 1000

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shkruar nga Luan Rama

luan-rama-5.jpg
Cila ishte Shqipëria 1000 vjet më parë, në kohën e dyndjes së normandëve dhe fillimit të kryqëzatave, pikërisht në fillimet e mijëvjeçarit të dytë? Si ishin shqiptarët dhe cila ishte jeta e tyre, zakonet, veshjet, shteti i tyre, që siç tregojnë librat e historisë ishte formuar që në vitet 800? Si jehonë e asaj kohe kanë mbetur dëshmitë arkeologjike, kështjella të rrënuara e të ndërtuara sërrish dhe përsëri të rrënuara nga ushtritë që vinin nga Perëndimi e Lindja.
Librat e vjetër tregojnë për kohra luftrash, tërmetesh e epidemish dhe pak për jetën qytetare apo fshatare, dhe ja pse imazhet tona janë të mjegullta dhe të paqarta për atë kohë. Tablotë pikturale të skribëve të vjetër në kodikët dhe librat e shenjtë nuk ekzistojnë përveç Kodikëve të Beratit, “Beratinus 1” dhe “Beratinus 2”, që s’janë tjetër veçse përmbledhje të ungjillorëve, por nga më të vjetrit e botës. Dhe kjo për faktin se Shqipëria e Mesjetës ishte gjithnjë një vënd shesh-betejash, një kryqëzim luftrash, ku gjithçka e shkruar u dogj, dhe kështjellat u rrënuan. Sidoqoftë, një gjë është e qartë: Shqipëria e vitit 1000, ishte një nga nyjet më nevralgjike të Evropës, pasi ajo ishte në bregun mesdhetar nga ku rrugët e botës latine shkonin drejt Konstantinopojës, Bizancit. Kronikanët anonimë të kryqëzatave të para, si ata të Gesta…, Le Geste de Robert Guiscard, i shkruar nga Guillaume de Pouille, e në veçanti Aleksiada e Anne Comnene (Ana Komnena), vajzës së perandorit të Konstantinopojës Aleksi I, na japin mundësinë të zbulojmë ngjarje që lidhen më Shqipërinë, që gjatë fillimit të mijëvjeçarit të dytë, me luftrat e normandëve në brigjet shqiptare e gjer në fundin e Kryqëzatës së parë që përfundon me Traktatin e Paqes në Devoll midis perandorit Aleksi I dhe heroit më të madh të kryqtarëve kristianë, Bohemondi. Historitë janë interesante, betejat të mëdha, Durrësi dhe Vlora janë vënde që kanë përjetuar kohra të mëdha.

Dyndjet normande

Dyndjet e para të normandëve, Shqipëria i pësoi në kohën e lavdisë së Robert Guiscard-it (Robert Zhiskarit), apo “Robert i Shkathti”, i cili kishte zbarkuar atje dhjetë vjet pas normandëve të parë të kryesuar nga Guillaume Bras de Fer (Gijomi Krahëhekuri), kohë kur Papa Nicolas II e kishte pagëzuar atë në Koncilin e Melfit si duk i Puljes, Kalabrisë dhe Siqelisë dhe tashmë shikonte për të pushtuar Konstantinopojën që të bëhej perandor i Perandorisë së Lindjes. Skizma midis Perëndimit dhe Lindjes, midis Konstantinopojës dhe Romës, kishte ndodhur në vitin 1054, kur Papa Leon IX, përmes një shkrese të dërguar me kardinalin Humbert në “Shën Sofi”, e kishte ç’kishëruar kryepeshkopin e Konstantinopojës, patriarkun Michel Cerulaire, meqë ai nuk i bindej. Roberti (i familjes Hauteville, normandëve që kishin zbritur drejt jugut të Italisë së dikurshme, Kalabrisë dhe Siqelisë dhe që më vonë nuk ishin kthyer më në atdheun e tyre), ishte i ri kur pushtoi gjithë ishullin e Siqelisë, ku ishin ende arabët, por ëndrra e tij ishte Konstantinopoja, dhe rruga për atje kalonte nga Durrësi dhe “Via Egnatia” e ndërtuar 8 shekuj më parë. Në fillim, Roberti kishte tentuar të afrohej me Konstantinopojën me anë të krushqisë siç ndodhte ato kohë e shekuj më pas në kohrat e mbretërive. Kur perandor ishte Michel VII Dukas, ai i kishte dhënë të bijën Olimpia (e cila në Kosntantinopojë mori emrin bizantinas Helena) për birin e tij, Constantin VII. Atëherë guvernator i Durrësit ishte George Paleologu. Por ndërkohë, ishte Nicefor Botaniates që e rrëzoi nga froni Michel-in, të cilin e internoi në një manastir. I revoltuar nga kjo dhe për të kthyer në fron krushkun e tij, Roberti u përgatit për luftë, duke nisur në fillim drejt bregut shqiptar të birin e tij Bohemund. Ishte viti 1081 dhe Bohemundi pushtoi së pari ishullin e Sazanit dhe Vlorën. Para se të nisej drejt bregut shqiptar të Ilirisë së jugut, pronat e tij, Kalabrinë dhe Siqelinë u a la vëllezërve të tij në përkujdesje, Roger-it dhe Roger Borsas. Por ngjarjet ndërkohë në Konstantinopojë ishin të turbullta. Botaniates ishte rrëzuar nga froni nga gjenerali i famshëm Aleksis I, i cili e shpalli veten perandor, por nuk pranoi të kthente në fron Michel Dukas. Atëherë Robert Guiscard-i marshoi vetë drejt Ilirisë. Ishte data 20 maj 1081. Kronistët mesjetarë flasin për një ushtri prej 30.000 ushtarësh, ndërsa të tjerë për 15.000, ngarkuar në 150 anije të mëdha. Aleksis e kuptoi se dundja normande ishte një rrezik i madh për perandorinë e tij dhe menjëherë bëri aleancë me Venedikun, Anglinë dhe Gjermaninë. Historiani francez Pierre Aubé, në librin e tij Perandoritë normande të Orientit, shkruan gjatë për luftrat e Robert Gusicard-it dhe Bohemund-it në tokat e ilirisë. Ai shkruan se “në derdhjen e Vjosës, një stuhi e tmerrshme i shpërndau anijet e tyre. Por megjithatë, një pjesë e anijeve mori rrugën drejt Dyrrahium-it, ku ushtria e Bohemund-it e kishte rrethuar tashmë. Veç autoktonëve shqiptarë, ishte dhe një garnizon venecian që mbronte qytetin. Ndërkohë flota veneciane në brigjet e Durrësit, nuk i linte rehat anijet dhe forcat e Guiscard-it. Kur Robert Guiscard-i mori anijet për t’iu drejtuar Durrësit, Aleksi I kërkoi ndihmën e venecianëve. Domenico Selvo i Venedikut ishte martuar atëherë me Theodora Dukas, motrën e perandorit Michel VII dhe nuk hezitoi asnjë sekondë t’i bënte luftë normandit të tmerrshëm me flotën e tij. Meqë detarët e Guiscard-it ishin pa përvojë në luftrat detare, një pjesë e ushtrisë normande u shpartallua, por me të zbarkuar në breg, Roberti iu drejtua Durrësit dhe filloi rrethimin e qytetit, i cili filloi më 17 qershor dhe që do të vazhdonte tetë muaj rresht. Pikërisht në këtë kohë është përdorur ndoshta për here të pare dhe emri “Albania”, kur normanët e quanin me këtë emër zonën midis Durrësit dhe Vlorës, me sa duket nga ndonjë familje princore shqiptare, edhe pse më parë Ptolemeu e kishte përdorur këtë fjalë në Gjeografia-n e tij. Kronistët shkruajnë se nga mesi i tetorit Aleksis në krye të një ushtrie të madhe ishte drejtuar drejt Durrësit që tashmë kishte rënë në duart e normandëve. Ai e dinte se në Dyrrahium luhej fati i vetë perandorisë së tij. Roberti përdori gjatë rrethimit të Durrësit disa mekanizma të mëdha prej druri, në sajë të të cilave mund të arriheshin bedenat e sipërme të kështjellës. Ato ishin të frikshme, dhe lëviznin duke u kallur tmerrin atyre që mbronin kështjellën. Por pas një qëndrese të gjatë, më në fund, i kërcënuar nga uria, Durrësi u dorëzua. Disa kronistë thonë se shkak u bë tradhëtia e një tregtari venecian që ishte në Durrës, i cili ishte i lidhur me një nga vajzat e Robert Guiscard-it, dhe ishte ai që bëri të mundur tu hapeshin portat e qytetit normandëve. “Pas rënies së Durrësit, - shkruan John Julius Norwich, në librin e tij Historia e Venedikut, - autoktonët i lanë rrugë përparimit të ushtrisë normande. Disa javë më vonë gjithë Iliria ra, dhe më pas edhe qyteti i rëndësishëm i Kastorias në qëndër të gadishullit ballkanik”.
 
Titulli: Shqipëria e vitit 1000

Kjo ishte një nga periudhat më të vështira që përjetoi ky qytet historik. Vetë Aleksi, në krye të ushtrisë bizantine, që zbriti drejt Durrësit, u bëri luftë normandëve, edhe pse Georges Paleologu e kishte këshilluar që të mos hynte në ndeshje direkte e frontale me Robertin, por ta ngacmonte herë pas here me inkursione të shpejta. Por ai nuk e dëgjoi duke vendosur si avangardë truprojën e tij të përbërë nga legjioni i Varangues. Aleksis e vendosi shtabin e tij pranë kishës Shën Nikolla (Saint Nicolas) në hyrje të Durrësit dhe sulmoi në datën 18 tetor. Në fillim normandët u tërhoqën, por kronistët thonë se “ishte pikërisht gruaja e Robertit, Sichelgaite, e cila e veshur me një pazmore, iu drejtua atyre që iknin me fjalët e Homerit: “Deri kur do t’ju a mbathni? Qëndroni si burra!” - dhe me një heshtë të gjatë ajo i ishte drejtuar ushtarëve”. Eshtë Ana Komnena që e tregon këtë spektakël në hryje të Durrësit. “Duke e parë këtë skenë, ata i thirrën vetes dhe morën zemër”, - shkruan ajo. Mirëpo në ushtrinë e Aleksis kishte shumë rekrutë të rinj dhe shpejt ushtria e tij u thye. “Një shpartallim i tmershëm”, - shkruajnë kronistët. Shumë nga ushtarët bizantinë iu drejtuan bregut që të arrinin anijet veneciane në det që të mund të shpëtonin. I shpartalluar keqas, I gjëndur I vetmuar, duke braktisur tendën e tij, emblemat, armët e gjithçka, Aleksis u tërhoq me shpejtësi.”Kur e pa se nuk po i vinte në ndikim askush dhe perandori i ktheu kurrizin kampit të armikut”, - shkruan Komnena. “Dhe kjo ndodhi sepse Guiscard-i, me ta marrë vesh lajmin e afrimit të ushtrisë bizantinase, i kishte djegur anijet e tij, duke u bërë të qartë luftëtarëve normandë se nuk kishte rrugë kthimi, por veç qëndresë dhe fitore. Dhe ata ishin hodhur si egërsirat”, - shkruan një tjetër kronist. Pra shumë shpejt Aleksis e braktisi betejën, por një grup normandësh e ndoqi atë nga një mal në tjetrin, gjersa Aleksis u rrethua dhe u plagos, por në momentin që ata do ta kapnin të gjallë, kali i tij (“I ngjashëm si një lloj Pegasi”, shkruan një kronist) ishte hedhur dhe kishte care, duke tërhequr zvarrë me vete dhe trupin e perandorit. Dy ditë më vonë, disa ushtarë bizantinas, të kthyer të mundur, e kishin gjetur “bazileusin” e tyre të plagosur në zonën e Ohrit dhe sëbashku u kthyen drejt Konstantinopojës.

Po të vazhdonte me këtë vrull, në verën tjetër Roberti me siguri do të gjëndej në Konstantinopojë, por një ngjarje e madhe e bëri që të merrte anijen në bregun shqiptar dhe të kthehej me shpejtësi drejt Romës, duke ia lënë ushtrinë birit të tij Bohemond. I sulmuar nga trupat gjermane që ishin bashkuar me bizantinët, Papa ishte mbyllur në kështjellën e tij “Sent d’Angelo”, por Roberti e çliroi atë. Ky ishte “annus mirabilis”. Pikërisht atëherë, Roberti u betua se nuk do të lahej dhe nuk do të rruhej gjersa të bashkohej me pjesën tjetër që kishte lënë në Kastoria. Por kur u kthye në vjeshtë, ai konstatoi se gjëndja e ushtrisë ishte jo e mirë. Por edhe pse Durrësi kishte rënë, venedikasit përsëri e ruanin zotërimin e Adriatikut. Në pranverën e vitit 1082, venedikasit dhe bizantinët e shpartalluan flotën normande Por Bohemundi vazhdonte të përparonte drejt Kastorias dhe gjer në Larisa. Tashmë Aleksis u nis përsëri kundër normandëve, por kësaj rradhe duke bërë inkursione të hskurtra në krahë. Pak nga pak ai e shtyu Bohemundin të zmbrapsej. Madje normandët ai i futi në kurth në një vënd të quajtur “Gryka e ujkut”, dhe meqë normandët ishin të lodhur nga kjo luftë e gjatë, ata pranuan ta pushojnë luftën. Siç shkruan Ana Komnena, kontët normandë i propozuan Aleksis-it që të vendosnin dy flamurë: njërin para Kishës së Shën Gjergjit në shenjë të bashkimit me Perandorinë bizantine, dhe tjetrin në rrugën që të çonte drejt Vlorës, pra që i lidhte më Guiscard-in. Ndërkohë që më parë, Bohemundi ishte nisur drejt Vlorës. Më pas, një flotë veneciane kishte pushtuar Durrësin dhe Korfuzin. Roberti atë kohë ishte 68 vjeçar e megjithatë ai u përgatit sërrish për ta ripushtuar bregun shqiptar të jugut dhe Korfuzin, duke mbledhur gjithë normandët që kishin mbetur nëpër trevat e Epirit. Ishte viti 1084. Por deri në nëntor, deti ishte i keq dhe anijet e tjera të tij u vonuan. Por edhe kur ato erdhën, flota veneciane dhe ajo bizantine nga Greqia e penguan sulmin e tij dhe ai u detyrua të tërhiqet. Një luftë e madhe u bë 60 kilometra në jug të Butrintit. Venecianët kishin kujtuar se e kishin mundur, por Roberti mblodhi anijet dhe dinak siç ishte, ai i sulmoi ata në befasi, duke i dëmtuar rëndë. Ana Komnena shkruan gjatë për këtë betejë në jugun shqiptar dhe detrat e Jonit, ku u vranë 13 mijë ushtarë dhe shumë të tjerë u kapën robër. Tashmë nga 9 galerat e mëdha veneciane, 2 ishin në duart e normandëve dhe 7 ishin fundosur. Por disa muaj më vonë, kur nga Salerno, Roberti ishte nisur pranë të birit Roger, që ishte në Qefalloni, me të zbarkuar atje, atë e zunë ethet e epidemisë së tifos dhe pas pak ditësh vdiq. Ishte korriku i vitit 1085. Vdekja e Roberti shkaktoi një panik të pa imagjnueshëm në rradhët e normandëve. Trupi i tij u dërgua në Kalabri, ku dhe u varros në një kishë të thjeshtë. Normandët tashmë e kishin braktisur Ilirinë e jugut, Durrësin dhe Vlorën, ku princat shqiptarë, ishin aleatë të “basileusit” Aleksis I.
 
Titulli: Shqipëria e vitit 1000

Bregu shqiptar dhe fillimi i kryqëzatës

Lajmi i fillimit të kryqëzatës kristiane për çlirimin e varrit të Krishtit, në vitin 1096, ishte ngjarja më e madhe që përjetonte Evropa mesjetare. Idea e çlirimit të Varrit të Shenjtë kishte entusiazmuar jo vetëm princat e Francës, Flandrës, të Danimarkës, Spanjës, vëndeve gjermanike apo të Italisë mesjetare, por edhe popullin e thjeshtë, të cilët morën rrugën drejt Jeruzalemit. Dhe një nga rrugët e njohura ishte perms “Via Egnatia”, duke kaluar nga bregu Italian në Durrës dhe duke ndjekur këtë rrugë antike. Perandori Aleksis i priste kryqtarët që do të vinin nga Italia. Madje ai dërgoi rezerva ushqimore në Durrës dhe në qytezat gjatë rrugës. Atëherë, ai kishte vendosur nipin e tij Jani Komnena (Jean Comnene) si guvernator në Durrës, i cili kishte marrë urdhër që t’i priste me ngrohtësi prijësit e Kryqëzatës dhe pastaj t’i niste ushtritë latine nën kontrollin e policisë ushtarake bizantine, siç na pohon dhe studjuesi i njohur anglez Steven Runciman në librin e tij Histoires des Croisades. Madje dhe admirali bizantinas Nikolaos Mavro Katalou, dërgoi një flotilje gjer në ujrat e Adriatikut për të mbikqyrur ardhjen e anijeve të para transportuese të Frankëve. Por Perandori qëndroi në Konstantinopojë, meqë ai e dinte se Papa i Romës e kishte fiksuar tashmë datën e fillimit të Kryqëzatës në 15 gusht 1096, edhe pse një kasnec i kishte ardhur dhe e kishte njoftuar se ushtria e parë franke kishte kapërcyer Hungarinë dhe kishte hyrë në tokat e Perandorisë përmss Beogradit.

Në fakt, nga bregu Italian, i pari nga kryqtarët që u nis ishte Hugues, konti Vermandois. Para nisjes ai i dërgoi një mesazh Konstantinopojës, duke i kërkuar perandorit që ta presë në nivelin e një princi me gjak mbretëror. Me të u bashkua dhe Drogon de Nesle, Clérambault de Verneuil, Guillaume de Melun dhe kalorës të tjerë me emër. Ata kapërcyen Romën, iu drejtuan Barit, pastaj u ngjitën drejt Italisë qëndrore, ku piktakuan plot kryqtarë që po përgatiteshin për kryqëzatën e madhe. Bashkë me Hugues ishte dhe nipi i Bohemondit. Që para se të zbriste në Dyrrahium (Durrës), Hugues kishte dërguar si një lloj “ambasade” prej 24 kalorësish me në krye Guillaume de Melun për tu takuar me guvernatorin e qytetit. Kur Hugues donte të zbarkonte në Durrës, një stuhi e madhe ia shpërndau anijet. Anijen e kontit de Vermandois, deti e hodhi në Bishtin e Pallës (Cap Palli), disa kilometra në veri të Durrësit, siç shkruajnë kronikat. Atje ata i gjeti i dërguari i guvernatorit, i cili i çoi në Dyrrahium, ku qëndruan deri sa një funksionar i lartë i dërguar nga Konstantinopoja, Manuel Butumites, erdhi në emër të Perandorit për t’i shoqëruar deri në selinë e Perandorisë. Meqë “Via Egnatia” kishte atë kohë shumë pelerinë latinë që ishin nisur drejt Jeruzalemit, ai e kishte porositur që të kalonin nga Filipolis dhe pastaj të merrnin udhën drejt Konstantinopojës, ku ai do t’i priste plot lëvdime dhe dhurata. Perandori donte t’i joshte kryqtarët që të luftonin nën flamurin e tij dhe tokat e Orientit të bëheshin pjesë e Perandorisë së tij.

Pak kohë më vonë, po nga Bari u nis dhe Bohemondi. Tokat që kishte, ai i la nën kujdesin e të vëllait. Me vete kishte marrë dhe nipin e tij, Tancrede dhe kushërinjtë Raul de Samerne, Robert d’Anse, si dhe peshkopin e qytetit antik të Orange, në jug të Francës. Por rruga e tij shkonte drejt Alpeve, veriut të Italisë dhe zbriste pastaj në gjirin e Trisetes, duke vazhduar në bregun dalmatn gjersa më së fundi ata mbërritën në Shkodër. Ata menduan se në Shkodër do të blenin plot ushqime, por meqë nuk gjetën ndonjë gjë të madhe, vazhduan rrugën përgjatë bregut të detit. Të uritur, në fillim të shkurtit të vitit 1097, ata mbërritën në veri të Durrësit, ku u pritën me ngrohtësi nga guvernatori Komnena. Funksionarët bizantinë që erdhën, i shoqëruan ata me një eskortë të Petchenègues, drejt “Via Egnatia”, por duke u drejtuar nga Vlora dhe Kastoria. Kronikat shkruajnë se në Vlorë, ata kishin festuar Krishtlindjet. Pas Bohemondit, ishte Robert de Flandre që do t’i drejtohej me det Epirit dhe që andej do të zbarkonte në Durrës, sipas udhëzimeve imperiale, ndërkohë që nga Brindizi ishin nisur dhe kryqtarë të tjerë me në krye Robert de Normandie dhe Etienne de Blois. Anija e tyre e parë u mbyt, por pas një aventure të rrezikshme nëpër det, ata më së fundi mbërritën në Dyrrahium, ku u pritën plot kortezi dhe menjëherë, si dhe të tjerët, me një eskortë bizantine u nisën nga “Via Egnatia” drejt Konstantinopojës. Veçse rrugës, në një nga qafat e Pindit, nga moti i vështirë shumë kryqtarë humbën jetën. Pasi mbërritën në Selanik, ata iu drejtuan Konstantinopojës. Nga normandët e Siqelisë ishin dhe Robert de Sourdeval dhe Boel de Chartres që në krye kryqtarësh ishin nisur drejt Konstantinopojës, me një ushtri të pajisur mirë dhe të përgatitur për beteja të vështira. Ata zbarkuan në Epir, në disa pika midis Durrësit dhe Vlorës dhe ushtria u mblodh në një fushë të quajtur nga kronistët Dropoli (vallë Dropulli?) por ata e vendosin gjeografikisht në luginën e Vjosës. Kështu, toka shqiptare priste e përcillte kryqtarët e Evropës së perëndimit që shkonin të çlironin Varrin e Shenjtë të pushtuar disa shekuj më parë nga arabët.
Një nga takimet më interesante në Konstantinopojë, ishte ai i Aleksit me Bohemundin. Perandori ia kishte frikën forcës dhe inteligjencës së normandit, pasi ata ishin njohur bashkë që në luftrat e mëparshme, një decade më parë, kur Bohemondi udhëhiqte normandët bashkë me të atin, Robert Guiscard-in. Madje Bohemundi ishte shumë impresionues me fizikun e tij, për çka shkruan dhe Anne Comnene në veprën e saj madhore Aleksiada, duke e përshkruar atë si një bjond shtatlartë me flokë të gjata, shpatulla të gjëra dhe në një moshë 40 vjeçare. Kur mbërriti në Konstantinopojë, në fillim Perandori e priti atë vetëm për vetëm, pasi donte ta merrte me të mirë dhe ta bënte për vete. “Ai ishte shtatlartë, - shkruante Ana Komnena, - i hollë dhe trupi i tij i kalonte një llërë të tjerët… Kishte duar të forta dhe mbështetej fuqishëm në këmbët e tij. Lëkura e tij ishte tepër e bardhë, por në atë fytyrë të bardhë, pleksej dhe ngjyra e kuqe. Sytë e tij blu shprehnin njëherësh kurajo e dinjitet.” Pastaj në një takim tjetër u bashkuan dhe Godefroi me të vëllain Bauduin (pikërisht ata do çlironin më pas Jeruzalemin), të cilët kishin kohë që prisnin në pallatin perandorak. Raymond de Toulouse, një nga figurat e shquara të kryqtarëve të kryëzatës së parë, erdhi më vonë në Konstantinopojë. Që në takimin e famshëm të Clérmond, ku peshkopi lexoi thirrjen e Papës për të bërë kryqëzatë dhe mori Kryqin për fillimin e marshimit drejt Jeruzalemit. Raymond u nis më vonë se të tjerët pasi i duhej të hiqte dorë nga principata dhe pronat e tij. Ai abdikoi si princ se mendoi se nuk do të kthehej më në tokën e frankëve dhe se do të jetonte në jeruzalem. Me të ishin bashkuar dhe konti i Orange-s, Raimbaud dhe kalorësit e dëgjuar Gaston de Bearn, Gerard de Rousillon, Palamede de Montolien, Eusebe de Béziers, Guillaume de Montpellier, Adhemar de Puy me vëllezërit e tij. Por kur ky u prit nga perandori dhe ai i kërkoi që të luftonte për llogari të tij dhe nën flamurin e Perandorisë, Raymond-i nuk pranoi dhe kryeneç siç ishte, ky “kalorës i Krishtit” siç u quajtën më pas, u nis me pasuesit e tij menjëherë drejt Orientit dhe thellësive të Turqisë.
 
Përsëri një betejë në Durrës

Pasi shkroi faqe lavdie në tokat e Orientit, bashkë me Tancrede-in Bohemundi ishte vendosur në qytetin e vjetër të Antioche-s. Bohemundi e kuptoi se edhe pse ishte heroi më i lavdishëm i kësaj Kryqëzate, ai nuk kishte fituar ndonjë gjë të madhe dhe se e vetmja gjë që duhej të bënte ishte të përmbyste nga froni perandorin Aleksis. Kështu, ai ia la Antioche-n Tancrede-it dhe vetë u hipi anijeve dhe zbarkoi në Pulje, ku filloi të përgatitej për krijimin e një ushtrie të madhe. Dhe kështu, në tetor të vitit 1105, ai u hipi përsëri anijeve, duke iu drejtuar bregut shqiptar në Vlorë. Por ndërkohë, Aleksis i kishte marrë masat dhe e kishte përgatitur ushtrinë për një fushatë të tillë. Nga Vlora, Bohemundi u drejtua drejt Durrësit dhe e rrethoi përsëri atë. Muret e asaj kështjelle, Bohemundi i njihte mirë dhe e dinte se rrethimi do të ishte i gjatë. Por ai kishte shpresë se përballë asaj ushtrie, guvernatori dhe qytetarët do të dorëzoheshin. Pa marrë Durrësin, ai nuk mund të vazhdonte drejt Konstantinopojës, pasi donte të ishte i sigurtë nga ndonjë sulm i mundshëm pas shpine. Por kjo gjë nuk do të realizohej. Aleksis kishte mësuar shumë nga beteja e mëparshme në Durrës dhe ai arriti ta rrethonte Bohemundit, gjersa ai e pa se ishte fundi i tij dhe u detyrua të pranonte kushtet e perandorit.

Traktati i Paqes së Devollit

Viti 1108 ishte fundi i epopesë normande, nga e cila më pas do të lindin shumë legjenda dhe këngë të vjetra epike, si Këngët e Rolandit e këngë për heronjtë e tjerë mesjetarë, pa harruar këtu dhe romanin poetik mesjetar të Florimont-it të Amon de Varanes, (1180) që ngjarjet i lidh me qytetin e Durrësit. Pikërisht këtë vit, Bohemundi dhe Aleksis u gjëndën përballë në luginën e Devollit për të firmosur Traktatin e Paqes. Traktati u firmos nga vetë Alexis I i Konstantinopojës dhe Bohemundit. E habitëshme të imagjinosh sot dy nga personazhet më të mëdhenj të kohës që të takoheshin në trojet shqiptare për të firmosur paqen e madhe. I fyer dhe i lodhur nga lufta, Bohemundi u kthye më së fundi në Pulje ku vdiq më 1111. Por historitë e luftrave kundër Durrësit për ta pushtuar atë do të vazhdojnë dhe gjysëm shekulli më vonë. Pas vdekjes së Alexis Comnene, ishte biri i tij Joani që u shpall perandor. Por më 1143 ai u vra gabimisht nga një shigjetë gjatë një gjahu në pyll. Biri i tij, Manueli, atëherë ishte i vogël dhe u shpall bashkë-perandor me Andronic-un, i cili njihej nga historia për krimet e mëdha që kishte bërë për të hipur në pushtet. Manuelin duan ta vrasin por atë e shpëtoi një prift, i cili e çoi fshehurazi në Palermo të Italisë. Vite më vonë, kur Manueli u rrit, ai u përgatit për tu shpaguar dhe bashkë me normandët, u hipën anijeve të sulmojnë përsëri Durrësin, i cili atëherë mbrohej nga gjenerali i garnizonit, Jan Branas, të cilin normandët e kapën dhe e burgosën. Flota normande vazhdoi inkursionet e saj në brigjet e jugut, drejt Vlorës, Korfuzit, duke pushtuar më pas dhe ishujt e Zantes e Peloponezin. Nga Durrësi, ushtria normande u sul drejt maleve shqiptare, duke zbritur gjer ne muret e Selanikut ku kronikat e kohës tregojnë për një masakër të madhe. Më 1185, trupat normande mbërritën në Konstantinopojë. Andronic-u i tmerrshëm tashmë ishte plak. Me një dorë të prerë dhe një sy të nxjerrë, normandët e tërhoqën atë zvarrë nëpër rrugët e qytetit dhe e çuan drejt hipodromit që ta shihnin të gjithë dhe pikërisht atje ishte turma, ajo që do ta linçonte gjersa do t’i nxirrte dhe frymën e fundit. Por nuk do të kalonte shumë kohë dhe një gjeneral tjetër bizantinas doli në skenë: ky ishte Alexis Barnas, i cili do t’i sulmojë normandët me ushtrinë e tij dhe do t’i thyej përfundimisht. Të thyer, normandët që mbetën u tërhoqën drejt brigjeve të Ilirisë, në Durrës dhe Vlorë, ku menjëherë u hipën anijeve dhe u kthyen drejt Italisë. Durrësi i shkrumbuar disa herë gjatë një shekulli, do të rilindëte sërrish si një feniks. Me sa dukej, kësaj rradhe, epopeja e normandëve kishte marrë fund…
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top