Shpërthen transformatori, në flakë Uzina e Petëzimit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Elbasan- Ka shpërthyer në flakë transformator në afërsi të Uzinës të Petëzimit që administrohet nga Kurum, në Elbasan.

Bardha Nergjoni
Wed, 06 Aug 2008 10:39:00



Elbasan- Ka shpërthyer në flakë transformator në afërsi të Uzinës të Petëzimit që administrohet nga Kurum, në Elbasan. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, pas shpërthimit flakët kanë përfshirë të gjithë godinën ku ndodhet administrata dhe repartin e punëtorëve të uzinës.

Flakët janë dukur që në largësi, ndërkohë që retë e zeza të tymit kanë pushtuar qytetin. Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit të transformatorit, ndërkohë që dyshimet e para janë për një mbingarkesë.

Megjithatë për të dhënë detaje do të duhet të pritet ekspertiza në vendin e ngjarjes, por për këtë do të duhet që më parë të punohet për normalizimin e situatës.

“Ende vazhdojnë flakët, ndërkohë që nuk bëhet asgjë e ditur nëse ka të lënduar mes punëtorëve apo jo”- thonë burimet nga vendi i ngjarjes.

Në vend kanë mbërritur 5 automjete të zjarrfikëses, por puna për shuarjen e flakëve është shumë e vështirë, pasi mësohet se transformatori punonte me vaj. Për shuarjen e tyre duhen mjete speciale si dhe duhet përdorur shkuma e jo uji.
gazeta shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top