Shpërthen analisti: Mbulimi i Skënderbeut, akt i denjë taleban në kufijtë e terrorizm

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_Screenshot_11504278507.png
Analisti i njohur, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me mbulimin monumentit të Skënderbeut në Tiranë, gjatë faljes namazit të festës së Kurban Bajramit:



Sot në një ditë të shenjtë, siç është kjo e Bajramit, u konsumua një ngjarje në kufijtë e aktit terrorist ndaj Heroit tonë Kombëtar.

Nuk jam në gjendje ta ndaj, a ta quaj se kush, por organizatorët e faljes së Namazit në sheshin “Skënderbej”, mbuluan me perçe të zezë monumentin e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Një akt i denjë veç për talebanët e Afganistanit; një akt fyes i mbushur plot për plot me urrejtje; një akt i rrezikshëm për themelet e rendit Kushtetues. Guxim sfidues, guxim barbar; guxim njollosës në jetë të jetëve. Perç embuluesit sfiduan historinë; identitetin; heroin po e po, rreth të cilit ka mbi dy dekada që gjuajnë galmuça me baltë.

Sot hija e tij i bezdiste; kujtimi i tij më shumë; lufta ndaj otomanëve shumë më tepër, ndaj o burra ta mbulojmë. Skënderbeu është i të gjithëve. Pa të nuk do të ekzistonte as kombi e as shteti.

Te betejat e tij, Rilindja Kombëtare gjeti brumin për ideologjinë Kombëtare. Me qenë se Europa e njohu menjëherë për të vendit, e në nder të tij na e dha pavarësinë, e thënë ndryshe: ai qe shtiza ku u var flamuri kombëtar me shkabën e tij.

Pa të sot s’do të kishte shqiptarë; as katolikë, as ortodoksë dhe as myslimanë. Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, jo rastësisht plazmuan jo vetëm letërsinë, por edhe platformën e ringritjes shqiptare me kontributin e Gjergj Kastriotit në mbrojtje të qytetërimit europian me besë e shpresë që kontinenti në ato kohë të vështira do na e kthente atë. Dhe na e ktheu. Shumëkush tani i tjetërsuar e mërzit kjo gjë.

Dumbabizmisi si qelb i ndyrë shpërtheu venave të Shqipërisë.

اuditërisht ai u rishfaq bashkë me lirinë përsëri, edhe më i mbrapshtë në vitin 1991. Nuk mungoi syshkelja nga shteti i ri demokratik, i cili ishte votëbesuar për thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, por dërgatat e para i çoi në xheda dhe anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike duke kompromentuar natyrën laike të Republikës.

Mjekrat dhe çallmat otomane nuk e mundën dot në 25 vite luftë Gjergjin e Madh. Ndonjë stërnip i tyre që padrejtësisht e thërret veten shqiptar e ka gjetur formën e vet të hakmarrjes.

O të mjerë, Skënderbeu është i të gjithëve. Nuk është vetëm i të krishterëve. Kuptojeni këtë! Po shteti ku është? Hipokrit dhe i nënshtruar duke ua shkelur syrin për një votë më tepër klerikëve, është gati të bëjë koncesione të frikshme.

Pse kryetari i Bashkisë duhet ta japë sheshin “Skëndebej” për rite fetare?! Pse?! Ai është simbol edhe i laicizmit edhe i bashkëjetesës fetare.

Pse Veliaj nuk e pengoi aktin e turpshëm me policët e vet?! اfarë pret të ndodhë më shumë?! Kur vjen puna për të gjobitur ndonjë grua të varfër që shet qepë turren të gjithë me tërbim, ndërsa kur cenohet krenaria kombëtare as që u bën përshtypje.

Komuniteti Mysliman, sidomos krerët e tij, duhet të kërkojnë falje publike.

Ata sot e kanë fyer Shqipërinë. Ata sot kanë kompromentuar ëndrrën europiane, duke zbuluar nëpërmjet një detaji, diçka të frikshme që të trishton për të ardhmen e përbashkët. Ata që nuk e duan Skënderbeun nuk mund të jenë shqiptarë; nuk mund të aspirojnë Europën e Bashkuar.

Mbase duhet të zgjedhin një tjetër atdhe. Kadare me shqisat e tij të spikatura europianiste e kishte pikasur herët se sulmi ndaj Skënderbeut është sulm ndaj përkatësisë shqiptare dhe ndaj vetë mbërritjes së Europës në Shqipëri. Perçembuluesit sot arritën një sukses.

Nëse shteti nuk reagon, ata do të kenë të tjera suksese dhe shqiptarët si dikur motit në mesjetë, të pambrojtur, do të marrin arratinë. Ata mund t’i mbulojnë gratë e tyre, por jo gratë tona. Ata mund të ndërtojnë shpirt në monumentet e veta, por jo të mbulojnë monumentet tona shpirtërore. Kjo është liria. Ajo sot u vu në diskutim. Shteti nuk e mbrojti atë.

*Titulli i autorit “Guxuan të mbulojnë Skënderbeun me perçe”. syri net
 

Attachments

  • auto_Screenshot_11504278507.png
    auto_Screenshot_11504278507.png
    581.6 KB · Shikime: 0
Euuu cfare cmendurie.
E pabesueshme,po cfare kane me figurat Kombtare.
Cfare pengese u sjellte besimtarve!?
Turp tmerrsisht e turpshme.
 
Imami nga Tirana; Busti i Skenderbeut duhet të hiqet,ngaqe e ka prapanicen te kthyer nga kibla.

img_20170902_161031.jpg
Imam Armand Aliu
Shume potere per hiçgjë më detyroi edhe mua ti shkruaj dy rreshta me zero nga pas. Nuk mund te degjosh te flasin disa pseudo-nacionalistet te cilet jane te gatshem ta shesin atdheun e tyre per axhendat e Vatikanit, te Athines apo per te ringjallur nga varri Enver Hoxhën e te qendrosh heshtur.
Per disa vite rresht muslimanet e falnin Bajramin ne Bulevard ndersa Skënder Beut te gjithe sebashku i kthenin menderen. Disa mijera muslimane rregullisht dy here ne vit gjate festave te Bajramit i kane kthyer menderen bustit te heroit kombetar te Shqiperise e megjithate askush nuk ka reaguar e nuk eshte ndier keq nga pseudo-nacionalistet. Per kete fakt nuk kemi degjuar asnjehere Artan Lamen, as Agron Gjekmarkaj, as Vangjel Dulen, as Eduart Ndocajn, Bajram Peçin e as ndonje femër qe te flasin asnje gjysem llafi te vetem.
Tani qe muslimanet dolen ta falin Bajramin ne sheshin kryesor te Tiranes, keta pseudo-nacionalist qenkan irrituar sepse nje ekran i madh ishte vendosur para kalit te Skender Beut.
Ne rastin konkret keta pseudo-nacionalist te lobit greko-katolik ne Shqiperi duhet te ishin treguar te kenaqur dhe do ishte me e udhes qe te thoshin njesoj sic u tha ne Bajramin e Fitrit se muslimanet po i luteshin Skender Beut qe mos tu priste kokat apo diçka e ngjashme. Por ne vend te kesaj irritohen se Skenderit ju bllokua pamja e kalit. Kjo eshte idiotesia me e madhe qe kam degjuar.
Eshte e gabuar fetarisht qe muslimanet te falin namaz duke pasur perballe ne drejtimin e kibles nje idhull, bust apo pikture te diçkaje me shpirt qofte ajo e nje njeriu, shpendi apo kafshe. Madje edhe sikur profetit sal lAllahu alejhi ue sel lem ti ishte ndertuar ndonje bust aty, nuk do te lejohej qe te falej namazi. Falja e namazit aty eshte nje gabim trashanik i KMSH i cili nuk duhet te ndodhte. Por duke qene se akoma deri sot frenat dhe timonin e KMSH e kane ne dore gylenistet e FETO, nuk pritet ndonje miresi e madhe qe ti vije Islamit dhe muslimaneve. Madje une mendoj se shperngulja e vendit te faljes nga bulevardi per tek sheshi i Skender Beut ka qene e qellimshme per te treguar tolerancen dhe harmonine nderfetare qe per gylenistet eshte me paresore sesa Islami dhe besimi tek Allahu.
Dihet fare mire gjykimi islam mbi bustet e ndryshme. Profeti sal lAllahu alejhi ue sel lem kish urdheruar qe cdo bust ose varr i ngritur mbi siperfaqen e tokes te rrafshohej dhe shembej. Kjo ska te beje aspak me personat per te cilet jane ngritur bustet por me vete objektet. Pasi forma e pare e idhujtarise qe u shfaq ne toke ishte adhurimi i busteve qe u ngriten ne perkujtim te njerezve te mire e te devotshem qe kishin jetuar me pare. Nuk po zgjatem me argumentimin fetar te kesaj qe po them sepse nuk eshte ky vendi apo koha por do te qendroj edhe pak ne nje detaj tjeter.
Skender Beu a eshte heroi kombetar i shqipetareve apo kalores i krishterimit dhe heroi i Venedikut?
Shumices se shqipetareve ne raste te rralla ju bie fati te mbajne ne xhep per disa ore ndonje monedhe 5.000 lekshe me fytyren e heroit te Venedikut, Skender Beut, i cili edhe pse komandant i larte ne ushtrine osmane preferoi te behej khauarixh e te ngrinte shpaten kunder perandorise qe u kujdes deri sa arriti te behej Bej. Nuk i mjaftoi kjo por u be edhe heretik duke u kthyer nga musliman ne katolik dhe me pas luftoi per interes te Venedikut. Per shkak te tradhetise se tij e luftuan edhe te afermit e tij si rasti i Hamza Kastriotit. Ai nuk luftoi vetem per llogari te Venedikut por edhe per Mbreterine e Napolit madje sherbeu edhe si komandant i kryqezatave te Papa Piu i Dyte e per kete mund te lexosh direkt ne Wikipedia.
Piktura te Skender Beut me kapelen karakteristike te Venedikut i gjen te publikuara ne materiale te ndryshme historike te vendeve evropiane. Jo me kot edhe qeveria shqiptare e ka printuar edhe tek monedha 5.000 lekshe. Duke qene se u pagua dhe sponsorizua nga Venediku prandaj edhe ju dha titulli kalores i krishterimit. Per kete mund te lexoni shkrimet e Marin Barletit, Fan Nolit, Virgjil Kule, Aurel Plasari etj etj.
Shkurt muhabeti ai ka bere lufte sektare dhe kjo nuk perputhet me pretendimin e viteve te fundit se Shqiperia shquhet per tolerancen fetare. Ose do mburren shqiptaret me legjenden e Skender Beut ose me mitin e tolerances dhe harmonise fetare. Te dyja bashke nuk pertypen dot se te ngecin ne fyt. Mua personalisht me vjen rëndë qe te kem per hero nje mercenar qe luftonte per flori ne hesap te kryqezatave te krishtera. Jam musliman dhe kjo bie ndesh me besimin tim.
Edhe pse busti i Skender Beut sot shikon pothuajse ne drejtim te Fushe Krujes edhe pse ai ska pas lidhje me Fush Krujen por me Krujen. Megjithate drejtimi i bustit eshte ne mes te drejtimit te Krujes dhe Venedikut. Madje busti ka kthyer menderen ne drejtimin e kibles se muslimaneve dhe kjo eshte nje fyerje e rende per muslimanet.
اuditerisht nese do te shikosh harten satelitore do te gjesh se Shqiperia ndodhet ne vijen airore qe lidh Venedikun me Meken. Rastesi e çuditshme por qe ka vendin e saj ne kete histori.

Gjithe keta pseudo-intelektuale qe sot kane marr zjarr dhe jane te gatshem te behen heronj, muslimanet duhet tju thone: Ndal Bek se ka hendek.
Nuk na interesojne shume axhendat tuaja venedikase prandaj mos na u hiqni shume nacionalist dhe patriot te medhenj. Per nje cope gurri te gdhendur apo bronxi te derdhur mos na u hiqni sikur jeni te gatshem te beheni si Riçard Zemerluani. Beun tuaj nese e doni aq shume mund ta vendosni edhe mbi çatine e Bashkise apo Kullën e Sahatit ne menyre qe te dali edhe mbi nivelin e xhamise Hetem Beu. Nuk na behet shume vone. Por mos harroni se ne muslimanet e sotem ketu kemi lindur, kemi gjak shqiptari edhe ne, nuk jemi as turq e as arab, nuk punojme as per turkun e as arabin, jemi muslimane dhe adhurojme Allahun, vetem Atij i perulemi dhe vetem Atij i frikesohemi, Ai na e dha jeten dhe vetem Ai na e merr.
Lexova neper media se ka pasur kercenime edhe ne adrese te myftiut te Tiranes. Une personalish i vë pak faj edhe atij. Nese do kish vazhduar faljen ne bulevard nuk do ta kishin kercenuar. Meqenese morri persiper nje iniciative te tille te pastudiuar, tani duhet ti duroje edhe pasojat.
Nese ju jeni te gatshem te beheni heronj per te mbrojtur nje statuje bronxi kjo sdo te thote se mund te na e hypni ne qafe. Apo do ti shkelni edhe ligjet qe vete keni miratuar? Edhe kjo nuk me duket çudi pasi diçka te ngjashme e ka deklaruar ish ministri i jashtem Dhimiter Bushati para nja dy vitesh e kusur. Madje çudi si nuk i paska dal edhe ai ne mbrojtje Skender Beut.

A sinqerisht po e beni gjithe kete zhurme per te mbrojtur nje statuje qe askush nuk e cënoi apo mos valle po pregatisni ndonje skenar per te arrestuar disa besimtare te tjere dhe ti akuzoni per organizim aktesh terroriste? Tani jemi mesuar edhe ne, cdo vit arrestohen hoxhallare e besimtare qe akuzohen dhe denohen pa fakte.
Nje pjese prej jush i eshte trashur shume zverku apo barku me rrogat e majme qe merrni nga taksat tona prandaj ikni shikoni punet tuaja e mos provokoni ndjenjat tona. Po ju kujtoj nenin 265 te Kodit Penal te cilin ju pretendoni se eshte i shenjte dhe i bindeni dhe e respektoni, flet per nxitjen e urrejtjes dhe grindjeve fetare etnike dhe racore. E dijmë mirë se ai nen e shtrin efektin dhe zbatohet vetem mbi besimtaret muslimane por gjithsesi po jua kujtoj.illyropian.
 

Attachments

  • img_20170902_161031.jpg
    img_20170902_161031.jpg
    78.8 KB · Shikime: 0
  • img_20170902_161031.jpg
    img_20170902_161031.jpg
    78.8 KB · Shikime: 0
Imami nga Tirana; Busti i Skenderbeut duhet të hiqet,ngaqe e ka prapanicen te kthyer nga kibla.

Sa keq. Na u ofendoka ky dhe myslimanet e tjere, une them meqe nuk i pelqen e pasmja, ti kthejme te perparshmen atehere. Nje statuje gjigante kokëshpulla perpara portes, si edhe shtepise te ketij budallait.
 
Euuu cfare cmendurie.
E pabesueshme,po cfare kane me figurat Kombtare.
Cfare pengese u sjellte besimtarve!?
Turp tmerrsisht e turpshme.

Per tipa si ky dhe keta qe kane mbuluar Statujen e Skenderbeut shteti duhet te jete diktatorial.
 
Per tipa si ky dhe keta qe kane mbuluar Statujen e Skenderbeut shteti duhet te jete diktatorial.

Sinqerisht nuk arrije te kuptoj kete qyrravitje te Bashkise per te qene draper e njerit apo tjetrit sekt per hire te nje sasie votash.
Vendi jone eshte vend cudirash.
 
Ca eshte kibla?

drejtimi ku duhet te kthehen muslimanet gjate faljes/ lutjes 5 her ne dite.

Ai guri / katrori me mbules zi ne Meke - asaj i thone Kibla
 
drejtimi ku duhet te kthehen muslimanet gjate faljes/ lutjes 5 her ne dite.

Ai guri / katrori me mbules zi ne Meke - asaj i thone Kibla

Po cpune iu prish juve nje statuje?
Sot mund te jete nje statuje neser mund te jete nje shatervan
 
Po cpune iu prish juve nje statuje?
Sot mund te jete nje statuje neser mund te jete nje shatervan

ej nuk di cte them... sjam teologe. Keshtu e kan vendosur te parët mepare/ ateher...

e di, mepare jan falur besimtaret ne nje drejtim tjeter, dhe me vone e kan ndryshuar drejtimin... dhe nga ateher ashtu duhet te falen.
 
ej nuk di cte them... sjam teologe. Keshtu e kan vendosur te parët mepare/ ateher...

e di, mepare jan falur besimtaret ne nje drejtim tjeter, dhe me vone e kan ndryshuar drejtimin... dhe nga ateher ashtu duhet te falen.

Po majr majr por ka dhe vende te tjera per lutje.
Perpos kesaj Shqypja eshte shtet laik ndaj keto gjera sduhet as te diskutohen.

Qofte kishe xhami teqe etj
 
Po majr majr por ka dhe vende te tjera per lutje.
Perpos kesaj Shqypja eshte shtet laik ndaj keto gjera sduhet as te diskutohen.

Qofte kishe xhami teqe etj

shihe keto jane ceshtje besimi, dhe besimi eshte ceshtje individuale (private)...... ndaj cka ndjek shumica, pakica apo nje person, nuk mund e shpjegoj une, porse ashtu eshte ceshtje besimi edhe ajo gjë.
 
shihe keto jane ceshtje besimi, dhe besimi eshte ceshtje individuale (private)...... ndaj cka ndjek shumica, pakica apo nje person, nuk mund e shpjegoj une, porse ashtu eshte ceshtje besimi edhe ajo gjë.

Mua me duket se me radikalet vetem ne forume , SIKUR PUNA JOTE, dhe ne portale rrine.
Se realisht sbesoj se i qethet shume.

Une spo flas me ty si Jetese por si radikale besimtare se majtas djathtas jepni mend JU, POR pastaj terhiqeni.
Ne sdime.
Ne sjemi teolog.
Ne jo.
Ne keshtu.
Ne ashtu.

Por qe ta mbyll o Jetese , liria e besimit tend ( ketu lexo numri shumes si folje) sduhet te cenoje lirine time ( lexoje prap ne numrin shumes)

PRAAAAAAAA Jetesa, statuja, shatervani pallati etj sduhen hequr pse disa besimtar duan.
Eshte e drejte civile e njeriut.
Pikepamja ime si besimtare kjo eshte.
 
mir kur diqka ste intereson, mos pyet.

faleminderit supozimet tuaja jane te paqelluara.... teresisht. Ne jemi besimtare te fese islame dhe dijme per besimmin tone, por smund themi qe jemi teologe kur ne realitet nuk jemi (skemi studju me vite gjate ate gje), por per besimin tone kemi njohuri...sadopak.

(( Personalisht shum rralle e gjej kohen e lire per portale apo forum. //Porse edhe une mendoj se ti rrin shum ne forum, porse kjo gje nuk eshte pune e imja te tregoj ty se cben. ))
 
mir kur diqka ste intereson, mos pyet.

faleminderit supozimet tuaja jane te paqelluara.... teresisht. Ne jemi besimtare te fese islame dhe dijme per besimmin tone, por smund themi qe jemi teologe kur ne realitet nuk jemi (skemi studju me vite gjate ate gje), por per besimin tone kemi njohuri...sadopak.

(( Personalisht shum rralle e gjej kohen e lire per portale apo forum. //Porse edhe une mendoj se ti rrin shum ne forum, porse kjo gje nuk eshte pune e imja te tregoj ty se cben. ))

Pse sa here flas pa ironi pa ngjyra banale terhiqeni edhe dredhoni muhabet.
Oj ti shoqe spo flas pse rri ne forum. Spo gjykoj se si menaxhon kohen tende apo te dikujt tjeter.

Po them qe te drejtat civileeeee ne nje shtet laik svijne para kerkesat absurde te nje shumice apo pakice besimtaresh.

Aq se i konsumova nervat tashi. Nese se kap dhe aq do te pergjigjem ne gjuhen tende pastaj.
 
te kuptoj plotesisht ne gjuhen e shprehur... ndaj dhe te thash me plote mirkuptim

shihe keto jane ceshtje besimi, dhe besimi eshte ceshtje individuale (private)...... ndaj cka ndjek shumica, pakica apo nje person, nuk mund e shpjegoj une, porse ashtu eshte ceshtje besimi edhe ajo gjë.

Kalo bukur, te pershendes....
 
Megjithe respektin ndaj fese muslimane, kohet e fundit ne territoret Etnike te shqiperise po vihet re ose po percillet nje fryme antikombetare nga disa persona te ashtuquajtur imame apo cfare di une. Nuk jam kundra ushtrimit te fese nga cdo pale, por jam kundra mesazheve antikombetare qe ato percjellin.
Sic tha dikush ketu ne jeni shtet laik dhe deri diku model per respektimin e besimit fetar. Vehabistet dhe rryma te caktuara po perpiqen te radikalizojne fene duke sulmuar edhe krenarine tone kombetare. E PAFALSHME ... Ai quhet sheshi Skenderbe dhe dhunimi i atij monumenti eshte dhunim i te gjitheve ne aspektin laik dhe civil. Nqs nuk ju pelqen falja ne ate shesh mund te faleni kudo por jo te shkelni dhe thyeni te drejtat normat dhe historine e nje heroi jo vetem Shqiptar por mbarekombetar. Nje faj te madh ka edhe qeveria aktuale qe nuk reagon nga keto fenomene dhe nuk merr nje rol kontrollues dhe vezhgues ndaj ketyre fenomeneve.
Per ta mbyllur dhe rikujtuar mendjembyllurve. Skenderbeu na kujton shpirtin e sakrifices dhe vetmohimit per shpetimin e kombit nga nje perandori barbare sic ishte ajo Osmane, e cila si trashegimi na la xhami, ferexhe, prapambetje dhe 500 vjet roberi. Vepra e heroit tone kombetar e mbajti gjalle shpirtin e Shqipetarit keto 500 vjet te erreta dhe ishte pishtari qe perdoren rilindasit tane ne luftrat per clirim.Kete duhet te kujtojne te gjithe Shqiptaret pa dallim sepse "Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top