Protagonistë të veprës teatrale të Shekspirit, “Romeo dhe Xhulieta”, u bënë dy të rinj, por për fat të keq, ata ishin protagonistë në jetën reale.
Dy të rinjtë e dashuruar vendosën t’i japin fund jetës, duke u vetëvrarë, pasi konflikti i krijuar nga sistemi politik, nuk i lejonte të ishin bashkë.
Shumë herë, jeta e kopjon artin, pasi fund tragjik kishte kjo histori dashurie në Iran.
Nahal Sahabi dhe Benam Ganzi vranë veten me diferencë kohe katër javësh.
“ثshtë një histori e dy të rinjve që nuk merreshin me politikë. Ishin dashuruar me njëri-tjetrin dhe thjesht donin t’i gëzoheshin jetës, por papritur përfunduan në burg”, tha për britaniken “Times”, Amiri, një mik i përbashkët i çiftit.
“اdo njëri mund të gjejë diçka të vetën tek ata të dy. Të gjithë ndjejnë se mund t’u kishte ndodhur edhe atyre. Pra, askush nuk është i sigurt”.
Nahal ishte edukatore në një kopsht, ndërsa Benam studionte për Shkenca të Aplikuara në universitetin e Teheranit.
Ai jetonte në një shtëpi me shokun e tij të ngushtë 26-vjeçar Kuhuar Gundarzi, i cili ishte arrestuar gjatë protestave që tronditën Teheranin, kur do të rizgjidhej Ahmadinejad në vitin 2009.
Ai kaloi një vit në burg dhe pasi u la i lirë, iu ndalua të rikthehej në universitet, ndaj vazhdoi veprimtarinë e tij aktiviste.
Natë e 31 korrikut, policët mësynë në banesën e tyre dhe i arrestuan dy të rinjtë, të cilët i dërguan në burgun famëkeq Evin. Pak më vonë arrestuan edhe Nahal, si dhe nënën e 26-vjeçarit Gundarzi.
Benam u mbajt 8 ditë, pjesën më të madhe të tyre në izolim. Askush nuk e di çfarë ndodhi saktësisht atë periudhë. Disa thonë se gjatë atyre ditëve dy shokët u torturuan dhe përdhunuan barbarisht.
Pasi u la i lirë, Benam nuk të kujtonte aspak të riun optimist të pak ditëve më parë. Vuante nga depresioni, nuk donte të dilte më me miqtë e tij si më parë dhe natën e 1 shtatorit vendosi t’i japë fund vetes duke marrë mbidozë ilaçesh.
E dashura e tij, Nahal, u mbajt në burg për tre ditë. Sipas dëshmisë së Amir, hetuesit e kërcënonin vazhdimisht. Por vetëvrasja e të dashurit të saj e shkatërroi krejt.
Blogu i saj u bë akoma më i zymtë dhe i trishtë: “Ah Benam! اfarë mallkimi! اfarë duhet të bëj unë pa ty? Nëse e kupton që dikush të do kaq shumë, kthehu nga vdekja”.
Si përfundim, të enjten e shkuar ajo i dha fund vetes, duke u vetëvrarë në dhomën e saj, në shtëpinë e prindërve të saj në Teherani.
Mori edhe ajo mbidozë ilaçesh.
“Përsëri e enjte. Eja Benam. Le të kërcejmë edhe njëherë së bashku”, ishin fjalët e saj të fundit që shkroi në blogun e saj…//Facebook.com