Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
306438_293317430679685_141388129205950_1341230_1464245976_n.jpg

Protagonistë të veprës teatrale të Shekspirit, “Romeo dhe Xhulieta”, u bënë dy të rinj, por për fat të keq, ata ishin protagonistë në jetën reale.
Dy të rinjtë e dashuruar vendosën t’i japin fund jetës, duke u vetëvrarë, pasi konflikti i krijuar nga sistemi politik, nuk i lejonte të ishin bashkë.
Shumë herë, jeta e kopjon artin, pasi fund tragjik kishte kjo histori dashurie në Iran.
Nahal Sahabi dhe Benam Ganzi vranë veten me diferencë kohe katër javësh.
“ثshtë një histori e dy të rinjve që nuk merreshin me politikë. Ishin dashuruar me njëri-tjetrin dhe thjesht donin t’i gëzoheshin jetës, por papritur përfunduan në burg”, tha për britaniken “Times”, Amiri, një mik i përbashkët i çiftit.
“اdo njëri mund të gjejë diçka të vetën tek ata të dy. Të gjithë ndjejnë se mund t’u kishte ndodhur edhe atyre. Pra, askush nuk është i sigurt”.
Nahal ishte edukatore në një kopsht, ndërsa Benam studionte për Shkenca të Aplikuara në universitetin e Teheranit.
Ai jetonte në një shtëpi me shokun e tij të ngushtë 26-vjeçar Kuhuar Gundarzi, i cili ishte arrestuar gjatë protestave që tronditën Teheranin, kur do të rizgjidhej Ahmadinejad në vitin 2009.
Ai kaloi një vit në burg dhe pasi u la i lirë, iu ndalua të rikthehej në universitet, ndaj vazhdoi veprimtarinë e tij aktiviste.
Natë e 31 korrikut, policët mësynë në banesën e tyre dhe i arrestuan dy të rinjtë, të cilët i dërguan në burgun famëkeq Evin. Pak më vonë arrestuan edhe Nahal, si dhe nënën e 26-vjeçarit Gundarzi.
Benam u mbajt 8 ditë, pjesën më të madhe të tyre në izolim. Askush nuk e di çfarë ndodhi saktësisht atë periudhë. Disa thonë se gjatë atyre ditëve dy shokët u torturuan dhe përdhunuan barbarisht.
Pasi u la i lirë, Benam nuk të kujtonte aspak të riun optimist të pak ditëve më parë. Vuante nga depresioni, nuk donte të dilte më me miqtë e tij si më parë dhe natën e 1 shtatorit vendosi t’i japë fund vetes duke marrë mbidozë ilaçesh.
E dashura e tij, Nahal, u mbajt në burg për tre ditë. Sipas dëshmisë së Amir, hetuesit e kërcënonin vazhdimisht. Por vetëvrasja e të dashurit të saj e shkatërroi krejt.
Blogu i saj u bë akoma më i zymtë dhe i trishtë: “Ah Benam! اfarë mallkimi! اfarë duhet të bëj unë pa ty? Nëse e kupton që dikush të do kaq shumë, kthehu nga vdekja”.
Si përfundim, të enjten e shkuar ajo i dha fund vetes, duke u vetëvrarë në dhomën e saj, në shtëpinë e prindërve të saj në Teherani.
Mori edhe ajo mbidozë ilaçesh.
“Përsëri e enjte. Eja Benam. Le të kërcejmë edhe njëherë së bashku”, ishin fjalët e saj të fundit që shkroi në blogun e saj…//Facebook.com
 
Pe: Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar

Histori e dhimbshme dhe shume prekese.Fatkeqesisht nje dashuri e thyer ne mes nga faktore te tjere shume te forte qe kane lene shenja dhe plage ne trupin dhe shpirtin e dy te rinjve.Vetevrasjen personalisht e shoh si dobesi....por eshte shume e thjeshte te flasesh nga jashte realitetit qe kane perjetuar dy te rinjte, ndaj e pakta qe mund te them eshte;U prehshin ne paqe!
 
Pe: Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar

Citim :Shumë herë, jeta e kopjon artin,,..jo asnjehere arti kopjon jeten,!..
U prefshin ne paqe,gjithesesi jeta ne diktatur dhe e censuruar eshte vertet e tmerrshme,..por zgjidhja nuk eshte vdekja,..cilatdo qofshin arsyet,.qe munde te cojne drejt saj,..
Te jeshe gjalle eshte gjithomen nje premtim ndaj vetes qe neser do e fitoj gjdo lloj beteje,..ndersa kur ti i jep funde je dorzuar pa luftuar mjaftueshem.
Dhe mbi te gjitha ke presekutuar te drejten tende per te jetuar,..!
 
Titulli: Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar

Histori shum prekse me dhimbsen sa kan perfundu ne kete menyr si dy viktima te pa fajshme
 
Pe: Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar

Kto jan njerz te dobt sa pak jan sprovu direkt ja kan fut vedit,ma mire me than rini mehit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top