Shkrimi i pastër i gjuhës shqipe

Une ne librin e Gjuhes Shqipe ,e kam pare me syte e mi:p qe shkruhet Mire se erdhe!


Edhe une e kam pare . S'e di c'te te them per kete gje. Ose ata qe e kane shkruajtur s'e njohin gramatiken mire, ose gramatika ka bere ndryshime , qe s'i dime .
 
Kam hapur nje teme tek mjeksia me titull : "Djegiet" i cili u ndryshua dhe u be "djeg'jet"..
Personalisht me vret syte sa here e shikoj te shkruajtur ashtu..
Gjths doja te dija mendimin tuaj, fjala djegiet si shkruhet , "djegiet" apo "djegjet" apo "djeg'jet" ?

Me sa mbaj mend nga shkolla une, germa "j" e paraprire nga "g" apo "n" (kur nuk kemi te bejme me "gj" dhe "nj") shkruhet "i"..
 
Redaktimi i fundit:
Kam hapur nje teme tek mjeksia me titull : "Djegiet" i cili u ndryshua dhe u be "djeg'jet"..
Personalisht me vret syte sa here e shikoj te shkruajtur ashtu..
Gjths doja te dija mendimin tuaj, fjala djegiet si shkruhet , "djegiet" apo "djegjet" apo "djeg'jet" ?

Me sa mbaj mend nga shkolla une, germa "j" e paraprire nga "g" apo "n" (kur nuk kemi te bejme me "gj" dhe "nj") shkruhet "i"..

Shkruhet djegjet, por nuk e lexon dot. Ne shqiptim mund te lexosh g-ne pas j-se, pa tingelluar gj, por nuk do me pelqente qe te mesohej gabim, nuk ka rregull qe j-ja pas g-se, behet i. Por edhe me i une te pakten mendoj qe nuk shkruhet.
 
Mirë se erdhe apo Mirë se vini është e sakta ;), por nuk gabon edhe nëse e shkruan Mirësevini!
 
Kete teme e hap me shume per mesim per ne qe e kemi nevoje. Nese hasni ne veshtiresi me shkrimin e disa fjaleve mund t'i postoni ne kete teme dhe jam e bindur qe anetaret do te na ndihmojne mesa mundesi kane.

Fjala me te cilen kam une problem eshte kur i uron tjetrit ardhejn. A shkruhet:-

Mireseardhe, Mireseerdhe, Mire se erdhe, Mireserdhe?

Cili eshte shkrimi i sakte?

shkrimi i saktë >>>Mirë se erdhe

pastaj përsa i përket kuptimit kjo fjalë e merr kuptimin edhe nëse shkruhet e gjitha ngjitur por për ta shkruajtur në mënyrë letrare duhet të shkruhet e ndarë.
 
Redaktimi i fundit:
Prandaj lind e domosdoshme qe gjuhataret te mblidhen njehere ne kaq vjet dhe te shikojne tendencat ndryshuese qe vihen re ne gjuhen e folur dhe ti paraqesin me ane te regullave te reja ne standartin gjuhesor.Jane treversione:
1.Mire se erdhe.Ku "se" del pa kuptim.
2.Mireseerdhe.Vendosja e dy "ee" nuk eshte tabu.
3.Po te marim parasysh dial.geg. Mire do te ishte per mua vendosja "Mireseardhe".
Une jam per vendosjen e trete.
b."shkroi" dhe shkruajti".Mund te perdoren te dyja.Tabu nuk eshte te perdoren dy forma me te njeten kuptim.Gjuhetaret pa nivelin e duhur nuk e mendojne keshtu.
c."Fillim" dhe "fidhim" ne kodiket e gjuhes shqipe kane te njeten kuptim.Mendoj se "ll" eshte me lehte ne tingellim dhe me afer kuptimit kodik."dh" ka qene ne shqipen e vjeter.Veshtersie qendron ne aftesite e kordave te tua zanore si dhe te aparatit oralo akustik(goja me gjithe elementet brenda saj si:qiellza,gjuha,dhembet,pjesa e mbrampme e paretit dhome te gojes).
 
Kam hapur nje teme tek mjeksia me titull : "Djegiet" i cili u ndryshua dhe u be "djeg'jet"..
Personalisht me vret syte sa here e shikoj te shkruajtur ashtu..
Gjths doja te dija mendimin tuaj, fjala djegiet si shkruhet , "djegiet" apo "djegjet" apo "djeg'jet" ?

Me sa mbaj mend nga shkolla une, germa "j" e paraprire nga "g" apo "n" (kur nuk kemi te bejme me "gj" dhe "nj") shkruhet "i"..

Shkruhet djegiet. Nuk di kush ka marre mundimin te ta korrigjoje, por nje ndarje me apostrof ne kete rast eshte krejt e gabuar. Djeg'ja, djeg'jet.. nga e nxorret kete rregullen e apostrofit??
 
Kam hapur nje teme tek mjeksia me titull : "Djegiet" i cili u ndryshua dhe u be "djeg'jet"..
Personalisht me vret syte sa here e shikoj te shkruajtur ashtu..
Gjths doja te dija mendimin tuaj, fjala djegiet si shkruhet , "djegiet" apo "djegjet" apo "djeg'jet" ?

Me sa mbaj mend nga shkolla une, germa "j" e paraprire nga "g" apo "n" (kur nuk kemi te bejme me "gj" dhe "nj") shkruhet "i"..


Nëpër fjalore të ndryshëm e kam hasur edhe me "gj" edhe me "gi" dhe nuk e di cila është më e sakta, por me apostrof s'më ka qëlluar ta shoh diku.

p.sh. i kam nja dy shembuj:
1.djegja elektrike;
2.djegie nga dielli.
 
E sakte shte "djegja""djegje"."j" eshte gjysem zanore reshqitese."i" eshte zanore e plote dhe stopon shqiptimin ne keto dy raste,e ngadalson ate.
 
Edhe une ashtu e di Mia. :)

DJEGIE
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DJEG, DIGJEM. Djegie e shpejtë (e ngadaltë). Djegia e gjetheve (e të lashtave). Djegia e druve. Djegia e qymyrit (e gëlqeres). Djegia e motorit. Djegia e llambave. Djegia e fondeve. Dhoma e djegies. Gjatë djegies.

Ne fjalor e mora une kete.:)
 
E sakte ne gjuhen letrare eshte Djegie, Kurse ne dialektin Gege, eshte Djegje, dhe Shqiptohet Djeg'je. si shume fjale te tjera si , p,s Gjuha, Shqiptohet , G'juha, Gjate = G'jate, Gjuri, G'juri,
 
E sakte ne gjuhen letrare eshte Djegie, Kurse ne dialektin Gege, eshte Djegje, dhe Shqiptohet Djeg'je. si shume fjale te tjera si , p,s Gjuha, Shqiptohet , G'juha, Gjate = G'jate, Gjuri, G'juri,

Flm Beni. :kiss
 
Gjuha letrare e bere nga ata qe u ka rene dhembet,konsumuar gjuha qe rri ne goje,hequr bajamet e ndoshta shkulur dhe gjysma e trurit e ka Gabim."Djegie" eshte gabim trashanik fonetik.
Sa per apostrofat,eshte me teper se gabim fonetik eshte lajthitje e thelle.
Gegenshtja nuk ka "gj" dhe "q" dhe kuptohet qe duhet te gjeje shqiptimin e saj,si shqiptohet dhe ate ta hedhi me simbolet shkronja qe fatemiresisht kemi me shume se sa duhet ,kam une idene.Nese shqiptimi asht "xh"per gj",ajo duhet te te vendoset.Nese eshte "ç" per "q',ashtu duhet te vendoset.
Ne fjalorin e ri te gjuhes shqipe duhet te marrin pjese te gjitha format si ato me "gj" si ato me "xh" e me "ç".
Problemi eshte te mos vazhdojne lajthitjen e prishseve,pasardhesit e tyre.
A dini ju ndonje gjuhe qe ka apostrof ne mes te fjales?Cfare,do kthehemi para 5000 vjetesh?
Atehere i shkruanin te gjitha resht njera pas tjetres.Tani mos duhet ti veme nga nje apostrof pas cdo rrokje.A e kane idene keta qe bejne fjaloret,te kocpetit e "njesise gjuhesore"."Mireseardhe" mund te kete qene vec pra 1500 vjetesh.Tani ajo perdoret e ngjizur si bashkimi dy paranjesive elementare.Ajo tani shqiptohet me nje fryme "Mireseardhe" dhe jo "mire"......."se"........"ardhe".Keto jane ndryshime qe gjuhes i ndodhin sepse e ka vetin e saj ndryshimin,keshtu ka ndodhur ne mijera vjete nga njesite me te thjeshta e me duke u bashkuar formoheshin konceptet e gjuhes se folur ne lidhje me nje ide te caktuar.Ne nuk do vemi prapa ne kohe te shqiptojme :"m....i...r...e...".Dhe e fundit njesia gjuhesore nuk keputet me apostrof?Dhe ne ndonje gjuhe qe e bejne shume,shume ralle e kane gabim.
 
Redaktimi i fundit:
Epo shyqyr qe fole njehere sakte! :cheer:
 
Problemi i moskuptimit tend qendron se ti flet per ate qe duhet te jete duke u bazuar mbi ate qe ka qene..ne flasim per ate qe eshte ne gjuhen e sotme..:)

Dhe sinqerisht mua me intereson me shume ajo se si eshte gjuha sot (e rregullt, e drejte) dhe jo si ka qene apo duhet te jete..ajo si ka qene ndoshta me intereson per info personale, ajo si mund(apo duhet) te jete sme intereson..

PS: mendimi im ky, ndoshta disa nga ju mund te me quajne te prapambetur apo te me fusin ne grupin e atyre qe i pelqen hija (erresira) mgjth per mua primare eshte njohja e gjuhes sot, vetem keshtu mund te kuptohet ndonje gje nga gjuha qe ka qene, apo ajo qe do vije..:D
 
Redaktimi i fundit:
Dija eshte unicitet i te kaluares e te tashmes.Ne baze qendron llogjika krijuese e saj.Po nuk e di se si eshte formuar ,po nuk e njohe thelle ate ne perebresit e saj,nuk di se si ta ndertosh ,se si ta percaktosh,sesi ta perdoresh.Pra nuk di asgje.Ti munnd te mesosh nje vjersh permend ne rusisht,por kjo s'do te thote se ti di rusisht.
 
Redaktimi i fundit:
Si shkruhet ''Lagjja'' apo ''Lagja" ose nese eshte ndonje menyre tjeter me ndihmoni se me kete kam problem
 
Taulant ke kapur nje moment kyc te alfabetit te Shqipes.Alfabeti ka nje gabim konstant tek keto simbole:
gj,th,dh,sh,zh,ll.
Mendoj se rasti i "gj" eshte ekstrem.Ai duhet ripare per mundesine e gjetjes se nje simboli tjeter i cili te perfaqesoje "gj" dhe te jene vec e vec sic jane sot "g" dhe "j"-ja.
 
Keshtu shkruan ne nje fjalor, :ciaoo:shpresoj te mos kene gabuar :lexim:


LAGJE f. sh.
1. Pjesa e një qyteti ose e një fshati që merret
edhe si ndarje administrative brenda qytetit a
fshatit; njerëzit që banojnë në këtë pjesë. Lagje e
madhe (e vogël).
Lagjja kryesore. Lagjja e sipërme (e poshtme).
Lagjet e jashtme. Lagjja numër nëntë. Lagje e
qytetit (e fshatit). Banorët e lagjes. Këshilli i
lagjes. Doli tërë lagjja.
2. Grup njerëzish; grumbull i madh, sasi e madhe,
tufë. Një lagje njerëz.
Dy lagje krushq. Një lagje me zogj.
3. bised. Anë, palë, kamp. Lagjja e shkencëtarëve.
Ishte me lagjen tonë. U ndanë në lagje të
ndryshme. U takuan të dy lagjet.
 
Po fjala tungjatjeta apo jungjatjeta si shkruhet?

tu ngjat jeta; tu zgjat jeta; ju ngjat jeta; ju zgjat jeta

apo ?
 
Pershendetje Keter. Tungjatjeta shkruhet, pra bashke dhe formohet nga tu+ zgjate+ jeta, ne shkrim letrar.
 
Tu-njat-jeta vjen nga gengnishtja e vjeter qe do te thote te 'uroj jete te gjate'

'tunjatjeta juaj burra' perdoret edhe sot ne shqiperine e veriut .

mendoj se eshte pershendetja me cmuar dhe kuptimplote ne gjith boten,
 
Të flasim Shqip me fjalë Shqipe dhe Italisht me ato Italiane

date.png
June 11th, 2009
user.png
Granit Doshlaku


Të gjitha gjuhët kanë fjalë të huaja në fjalorët e tyre, mirëpo në gjuhën Shqipe ato janë shumë të tepruara sidomos me fjalët Italiane apo Turke. Kjo për arsye se ne nuk kemi patur studiues të mirëfilltë dhe të mjaftueshëm të terminologjisë as në Shqipërinë zyrtare e as në atë jozyrtare ( Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi ). Ata pak që kanë qënë kanë punuar nën regjime jo të përshtatëshme ku nuk ka patur konkurencë ose ekonomi tregu. Ata kanë marë një rrogë bazë kështu që puna e tepërt për ta nuk kishte kuptim. Për këtë arsye ndihet një boshllëk i madh në gjuhën shqipe për dhënien e kuptimit fjalëve në shqip ose përkthimin e tyre në shqip apo shpikjen ose zhvillimin e terminologjisë me fjalë të reja, gjë që në gjuhët e pasura është parësore për mbajtjen gjallë të gjuhës në konkurencë me gjuhët e tjera. Një faktor i rëndësishëm për këtë është edhe zhvillimi ekonomik i shtetit dhe shpikja e pajisjeve të reja të panjohura. Psh gjuha angleze kohët e fundit është pasuruar në mënyrë maramëndëse për shkak të shpikjes së kompjuterit dhe shpikjeve të tjera nga amerikanët dhe se termat janë shpërndarë për herë të parë nga ata dhe nga përvoja shohim se ato përdoren po ashtu në pothuajse të tëra gjuhët. ثshtë i dukshëm fakti se shqipja ka qënë një gjuhë konkuruese dhe e pasur për sa kohë që kemi patur nivel gati të njëjtë ekonomik me vëndet fqinjë, psh ne kemi fjalë krejtësisht shqipe si psh shpatë, shtizë, ushtë, rrugë, udhë, ylber, yll, urë, det, lumë, gjah, gjahtar, kishë, këshill, kuvënd, qerre, barkë, plak etj. Siç e shohim të parët tanë kanë mundur ta mbajnë gjuhën tonë gjallë dhe konkuruese derisa filloj zhvillimi i shpejtë dhe “bumi” i shpikjeve të këtij shekulli psh fjala kamion, makinë, avion, veturë, autostradë, manjetofon, radio, inçizim, regjistrim, propozim, komunikim, komunë, legal, ilegal, biblotekë, kompjutër, kasetë, cd, idiot etj.. Shkak i prapambetjes ka qënë pushtimi si dhe feja. Psh myslimanët përdornin padashje fjalët që ata i dëgjonin nga hoxhallarët shpesh të ardhur nga Turqia për arsye se ata mbaheshin si njërës të mënçur ose për arsye se ata familjarizoheshin me ato fjalë, psh xhuma = e premte, hiç = asgjë, dyqan = shitore, kasap, kazan etj, si dhe tek emrat psh. ortodoksët dhe myslimanët shqipëtarë vendosin emra grek dhe turq ose arab pasi mendojnë se ato kanë lidhje me fenë ose mendojnë se vetëm ato janë të lejuara nga feja përkatëse. Kjo është krejtësisht ndryshe pasi këto emra janë përdorur në këto vënde para lindjes së Krishtit apo Allaut dhe s’kanë aspak lidhje me fenë, psh. Stavri (o stavros) = kryq, Kosma (o Kosmos) = gjithësi, Vasil (o Voasileas) = mbret, Irini = paqe, Andrea (andras) = burrë, Zoi = jetë, Polizoi = jetgjatë, asllan = luan, etj. Shkak për për këtë ka qënë drejtimi i kishës ortodokse dhe xhamisë nga grek dhe turq apo arab. Dhe kështu që emrat këshilloheshin nga ata pasi “kështu është më mirë për zotin”. Prandaj për ata që nuk e kanë kuptuar akoma rrezikshmërinë e kryepriftit “kryeantishqiptarit” Janullatos kanë kohë akoma që të kthejnë mendje. Në kishën katolike Shqiptare që është drejtuar më së shumti nga priftërinj shqiptarë nuk i ndesh këto veçori. Katolikët shqiptarë janë katolik dhe ata kanë emrat e tyre shqiptarë. Psh Gjergj, Gjin, Ded, Gjon, Llesh, Gjonllesha, Gjonluli, Nik, Prel, Nikprela, Gjok, Lek, Pal, Palush, Gjika etj, emra të cilët nuk përdoren në asnjë vend tjetër (përveç variantit Gjergj që italisht kthehet në Georgo dhe greqisht Jorgo)
Shpesh ka njërëz që diskutojnë me orë të tëra për gjëra që nuk ia dinë kuptimin e saktë ose që i ngatërojnë me diçka tjetër (sigurisht pasi nuk janë fjalë shqipe dhe paraqiten fillimisht nga “dikush” që do të tërheqë vëmendjen) dhe kjo gjë për fat të keq ka ndodhur edhe në Kuvendin e Shqipërisë ku janë miratuar ligje të pakuptimta dhe shumë ngatërues si dhe në kundërshtim me përmbajtjen ose thelbin e çështjes, të cilat kur lexohen nga ndonjë profesor i gjuhësisë që flet gjuhët e huaja nga të cilat janë huazuar fjalët, del se këta “parlamentarët” tanë kanë bërë një mish-mash që se zgjidh dot as Ainshtajni.
ثshtë i papranueshëm dhe prapambetje që mediat, parlamentarët, profesorat e universitetit (përveç atyre të gjuhësitë dhe letërsisë) njerëzit që mendojnë se dinë shumë ose se mendojnë se bëjnë përshtypje duke folur “fjalë të mëdhaja” por që në të vërtetë ata flasin shqip me fjalë jo shqipe dhe nga padija përdorin fjalë që s’kanë lidhje me fjalimin e tyre. Ata që e flasin në mënyrë të mjaftueshme gjuhën e huaj arijnë të bëjnë ndarjen e kuptimit të fjalës dhe e krahasojnë në mënyrë të mrekullueshme me një fjalë shqipe dhe kështu që arijnë ta zëvendësojnë atë. Psh shumë vetë përdorin fjalën italiane prezantoj që në shqip nuk do të thotë asgjë tjetër veçse paraqes psh. prezantoj një plan të ri = paraqes një plan të ri, ose prezantoj këngëtarin = paraqes këngëtarin ose prezantoj shokun apo shoqen = paraqes shokun apo shoqen. Megjithatë shumë njërëz përdorin fjalën prezantoj pasi mendojnë se nuk ekziston në shqip ose për faktin se ashtu e kanë dëgjuar nga të tjerët ose ngase u duken më të bukura. Ata që përdorin fjalë të huaja nuk bëjnë gjë tjetër veçse flasin shqip me fjalë jo shqipe. ثshtë njëlloj si të flasësh italisht me fjalë kinezçe, ruse gjermane etj.
E metë tjetër e gjuhës shqipe është edhe mungesa e shumësit, e kohëve apo të vetave të ndryshme ose të larmishme të fjalëve, psh marim fjalën Ski. Kemi Ski por për të treguar se çfarë bëhet me ski ne duhet ta përshkruajmë me disa fjalë dhe që prap nuk janë të sakta psh bëj ski. Kjo mund të kuptohet edhe si prodhoj ski ose fabrikojë ski. Fjala bëj nuk ka lidhje me ecjen, udhëtimin apo lëvizjen. Do ishte njëlloj sikur në vënd të fjalës udhëtoj me makinë të thoshim bëj makinë. Në lidhje me shumësin marrim fjalën vjehër ose vjehrë (babai ose nëna e nuses apo djalit) të cilat janë në numrin njëjës. Këtyre fjalëve në gjuhën zyrtare u mungon shumësi. Këto fjalë mund të kthehen në shumës vetëm në variantin prindërit e nuses apo prindërit e djalit ndërsa varianti i vërtetë mungon. Ne nuk mund të themi vjehrit apo vjehrat pasi kjo mungon në librin zyrtar të gjuhës shqipe. Shumë njërëz do të thoshin “këto janë vogëlsira dhe të panevojshme pasi ne e kuptojmë se çfarë do të thotë ai që flet”, mirëpo kjo sjell mos shprehjen e saktë, por të përafërt, si dhe përkufizimin e gjuhës dhe si rrjedhojë pas disa shekujsh gjuha do të ketë boshllëqe serioze dhe nuk do të jetë më e përdorshme (ato kthehen në të papërdorshme) dhe kështu që do të zhduket. Nga historia dimë se mijra gjuhë janë tretur ndër shekuj dhe janë holluar aq shumë saqë tani disa terma aty këtu i mbahen mënd ose janë zhdukur plotësishtë dhe fakte ka me mijra. Psh për një garazhist shqiptar gjuha shqipe nuk është e domosdoshme pasi të gjitha pjesët e makinës thuhen italisht (pedal, sendile, marsh, indjetro, motor, buzhi, fren, makinë, tapiceri, sotokart, balestra, garazhd, garazhist … etj) ndërsa në Kosovë thuhen sërbisht me përjashtim të makinës vetë që atje quhet kërr.
Dje ishin pjesët e makinës, ndërsa sotë ato të kompjuterit dhe nesër të atyre që s’janë shpikur akoma dhe nga përllogaritë del se në rast se ecet kështu pas tre shekujsh, shqip do të flitet vetëm brënda në shtëpi me prindërit dhe gjyshërit (me anë të disa foljeve bazë si punë, ha, pi, iki, vijë, shikoj, fle, ujë, dëgjoj, bëj … etj) pasi jashtë sajë në punë do të jenë fjalët e huaja të nevojshme dhe të domosdoshme.
Profesorët e gjuhëve të tjera i kapin që në fillim këto probleme dhe e pasurojnë terminologjinë e gjuhëve të tyre me fjalë të reja që në fillim, kështu që ato pranohen me shpejtësi nga populli. Ato publikohen gjithashtu në mënyra të ndryshme shumë shpejtë me anë të librave, cd-room, gazetave, broshurave, internetit etj me çmime të arsyeshëm. Dalin gjithashtu rregullisht libra të Gjuhës Zyrtare dhe çdo institucion shtetëror është i detyruar të shkruajë gjuhën zyrtare nëpër të gjitha shkresat, ndryshe ajo merret si paaftësi e punonjësit zyrtar. Ndërsa në Shqipëri kemi vetëm Fjalorin Drejtshkrimor Të Gjuhës Shqipe që prej vitit 1974 (një libër simbolik, me fjalë jo të mjaftueshme në krahasim me nevojat) i cili nuk është përmirësuar asnjëherë që prej ‘74-ës. Në Shqipëri dokumentat zyrtare shkruhen në mënyrë të tmershme si të shkruajtura nga pjanecë apo pjanece. Aty përfshihen certifikata lindje, dëshmi të ndryshme, shkresa ministrie, bashkie, noterësh, ato të prokurorisë, gjykatës etj, gjë e cila është e pamundur të vihet re në vëndet e zhvilluara ku dhe tek një nënpunës i thjeshtë pularie nuk mund të gjesh gabime drejtëshkrimore apo të shkruajtura pa edukatë, pisë, të pakuptueshme, të parregullt, me vula e firma atje ku nuk duhet etj.
Për ato që ne jemi të zotë ne kemi dhe fjalor të pasur dhe mund të shprehemi lirisht dhe saktë si dhe në variante të ndryshme. Kjo në sajë të vet popullit dhe jo të “studiuesve të akademisë së tiranës”. Psh për të sharë dhe mallkuar në shqip mund të shprehesh aq mirë sa në pothuajse asnjë gjuhë tjetër në botë. Rusët kanë një libër sharjesh dhe mënyrash sharjesh prej rreth njëqin faqesh, mirëpo aty janë përafësisht të njëjtat sharje por në variante të ndryshme. Në shqip mund të shkruhet një libër i tillë tre ose katër herë më i madh nëse shkruhet në të njëjtin variant. Kush di italisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht etj nëse do ti duhej të përkthente një mallkim ose sharje shqip qoftë ky dhe përkthyes me diploma pafund, nuk do mund ta përkthente saktë atë. Për arsye se kemi një bazë të mirë në këtë lëmi fjalët e reja që dalin nga vetë populli janë të pranueshme dhe mjaft të përdorëshme në krahina të caktuara. Psh në Berat përdoren fjalë të reja si: llogaçe = njeri i ulët ose fundërinë (si llogaçja), legen dhe lamash = njeri jo i fjalës i ulët dhe dredharak.
Sajmir Xhardo
Të flasim Shqip me fjalë Shqipe dhe Italisht me ato Italiane | Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe

#
 
Kur shterret gjuha

date.png
May 23rd, 2009
user.png
Granit Doshlaku

Londër, 1984. Bota është ndarë në tri shtete të mëdha, dy prej të cilave janë në luftë me njëri-tjetrin. Oqeania është shoqëria utopike, e qeverisur sipas parimeve të Socanglit, domethënë nga ideologjia e komunizmit anglez, e cila bazohet mbi autoritetin e pakundërshtueshëm të kreut karizmatik, Vëllai i Madh, që di gjithçka dhe është gjithkund. Sytë e tij janë telekamera që përgjojnë nëpër banesa, krahu i tij është psikopolicia, që ndërhyn sapo i lëvrin krimbi i dyshimit për ndonjë psikokrim. Ndërgjegjja e tij mbërrin të futet tek ajo e njerëzve të thjeshtë e u shkakton atyre ndjenja faji a tmerri sapo t’ua përshkojë mendjen ndonjë herez?. Gjithçka lejohet: të mendosh, kuptohet, nëse pajtohesh me mendimin e Socanglit; të dashurosh, nëse e bën në emër të vazhdimësisë së shoqërisë së përkryer; të dëfrehesh, nëse ndjek programet televizive të propagandës së Partisë.

Winston-i, “i fundmi njeri në Evropë”, dhe shoqja e tij përpiqen të mos humbasin dinjitetin si qenie njerëzore. Të fundosur tanimë në ideologjinë e Vëllait të Madh, ata përpiqen ta luftojnë atë nga brenda Partisë, por çdo rebelim kundrejt atij që ia del të kontrollojë vetëdijet, përfundon me disfatë.

“1984”, vepra tronditëse që Orwell-i shkroi mbi utopinë negative, përshkruan dhe merret gjerë e gjatë me ARMثN Mث Tث FUQISHME që Vëllai i Madh ka dhe përdor për të vepruar mbi vetëdijet e për t’i dhunuar ato me dogmat ideologjike – me gjuhën a më saktë me gjuhën e sotme që Orwell-it i pëlqen ta quajë NEOGJUHث.

NEOGJUHA (Newspeak) është një sistem gjuhësor i përpunuar arbitrarisht nga teknikët e Partisë, në të cilën çdo term mëveshët VETثM me domethënien që i shkon më për shtat parimeve ideologjike të diktaturës së Socanglit. Në themel të komunikimit nuk qëndron më një parim i miratuar nga të gjithë folësit.

Porse funksioni i gjuhës nuk është thjesht komunikimi me të tjerët e me vetveten; sikurse pohojnë teoricienët e relativitetit gjuhësor (Sapir, Whorf, etj.,) ajo (gjuha) u lejon “të mbruajnë konceptimin e botës mbarë”.

“Sistemi gjuhësor bazë i secilës gjuhë, – shkruan Whorf-i, – nuk është vetëm mjet riprodhues i ideve, por ai u jep formë ideve, është, si të thuash, prijësi i veprimtarisë mendore të individit”. Bota ngjan me një kaleidoskop të çrregullt mbresash që duhen renditur e sistemuar nga mendja, dhe në një masë të madhe këtë funksion e përmbush sistemi gjuhësor i mendjes sonë.

Shndërrimet gjuhësore që kryen apriori një utopist apo diktator, zbulojnë sesi ai dëshiron dhe dikton të kryhet interpretimi i realitetit. Ky vëzhgim që sapo bëmë na kujton thënien e njohur të Wittgenstein-it: “Caqet e gjuhës sime janë dhe caqet e botës sime” .

Kështu pra, roli parësor i NEOGJUHثS është “të thjeshtojë deri në palcë mundësitë e mendimit”, në mënyrë që t’u presë rrugën parimeve dhe vlerave që nuk përputhen me ato të diktuara nga Partia; dhe “… kur të mbërrihet në fund, krimi i mendimit, apo psikokrimi do të jetë krejt i pamundur, ngaqë s’do të ekzistojnë më fjalët për ta ngjizur atë”. Në këtë mënyrë e paraqesin objektivin e tyre të punës gjuhëtarët që ka zgjedhur Partia për HARTIMIN E NEOGJUHثS. Ky objektiv gërshetohet me sloganin: “Revolucioni do të marrë fund vetëm kur NEOGJUHA të jetë e përkryer”.

Përmes manipulimit të gjuhës u zhdukërka, pra, çdo mundësi për të mbrujtur një mendim të kundërt me ideologjinë në fuqi, pasi zhdukja fillon që në rrënjë, pra që te mundësia për të menduar.

Dhe në fakt, Sapir-i shkruan: “Pyetjes nëse mund të mendohet pa ndihmën e gjuhës, shumica e njerëzve do t’i përgjigjej po (…); përshtypja që shumë kanë se mund të mendojnë e madje edhe të arësyetojnë pa ia patur nevojën gjuhës, është thjesht iluzion (…). Në të vërtetë, sapo rrekemi të vendosim një lidhje të vetëdijshme mes dy figurave, e ndjejmë së po rrëshqasim në një rrjedhë të heshtur fjalësh”.

Ky formulim i Sapir-it tashmë është vërtetuar tej e tej. Etnolinguistika ka dëftuar sa e pabazë është përshtypja se gjuha s’na qenka veçse një stol? e mendimit dhe se ky i fundit është kaq i pavarur nga gjuha, saqë nuk shndërrohet aspak me shndërrimin e saj. Etnolinguistët me studimet e tyre dëftojnë se ligjet e logjikës janë ngushtësisht të lidhura me ligjet e gjuhës. Gjuha, ndërkohë që na mundëson të komunikojmë një mesazh, është duke krijuar vetë përmbajtjen e tij. Nën dritën e këtij pohimi të fundit, le t’i kthehemi edhe një herë asaj që Orwell-i thotë në apendiksin e “1984”:

“Qëllimi i NEOGJUHثS nuk ishte vetëm të krijonte një mjet shprehës për konceptimin e botës dhe për shprehitë mendore të ithtarëve të Socanglit, por sidomos, qëllimi i saj qe zhbërja e çdo forme tjetër mendimi” . NEOGJUHA është e lidhur ngushtë me ideologjinë që i duhet të shprehë. Socangli bazohet te autoriteti i padiskutueshëm i Vëllait të Madh; çfarëdolloj mendimi në kundërshtim me ideologjinë ishte herez?, ndaj dhe jo vetëm dëbohej, por asgjësohej qëkurse nxirrte krye, e gjuha kjo përmes një terrorizmi të mirëfilltë gjuhësor.

ARKEGJUHA (Oldspeak), është gjuha e përditshme e të gjithëve, ajo që përdorej para Socanglit, dhe fati i saj është të zëvendësohet thuajse krejt nga NEOGJUHA. Dhe në fakt lejohen të mbijetojnë vetëm ato fjalë apo shprehje që kanë kuptimin e pranueshëm nga anëtarët e Partisë, ndërkohë që gjithë ngjyresat e kuptimet e tjera përjashtohen, asgjësohen. Po japim veç një shembull:

“Fjalën I LIRث e gjenim sërish te NEOGJUHA, por mund të përdorej vetëm në fjali të tipit: KJO FUSHث ثSHTث E LIRث NGA BARثRAT E KثQIJA, apo tjetër, KY QEN ثSHTث I LIRث NGA PLESHTAT. Porse nuk mund të përdoret në kuptimin “antik” si “politikisht i lirë” apo “intelektualisht i lirë”, meqenëse liria intelektuale nuk ekzistonte më, as edhe si koncept”.

Shkurtimet në fjalor nuk prekin vetëm fjalët politike, por edhe ato që mendohen si të tepërta e të panevojshme, qëkurse ajo çka shprehin nuk ekziston më. Gjuhët në përgjithësi synojnë drejt ekonomisë së shprehjes, ndaj dhe shprehje që dalin jashtë gjuhës së përditshme, priren të bjerren, por në diktaturë kjo nuk ndodh në mënyrë të natyrshme, pasi ekonomia shprehëse e NEOGJUHثS mbikqyret e dhunohet.

Kërkesa të reja, vlera të reja, perspektiva të reja kanë dalë në pah nga shoqëria perfekte, ku Partia i ka caktuar gjithkujt e gjithçkaje një vlerë dhe një funksion, sikurse çdo fjale i ka caktuar një kuptim të vetëm, të cilin askujt s’i lejohet ta interpretojë. Aspekti politiko-ideologjik, pra, mbërrin kulmin tek Revolucioni Gjuhësor. Fjalët e NEOGJUHثS grupohen në tri klasa të veçanta: “Fjalori A , Fjalori B , Fjalori C”.
 
Fjalori A përmban fjalë të përdorimit të zakontë, ato që përdoren në bisedat e përditshme e që shërbejnë për të përshkruar veprime – shpreh? (vishem, eci, ha…). Të gjitha fjalët e Fjalorit A kanë një domethënie të vetme e lidhen me objekte konkrete apo veprime materiale; përdorimi i tyre në kontekste të tjera është i pamundur, pasi ato janë zhveshur nga ngjyresat semantike që mund t’i përfshinin edhe tjetërkund më gjerë, si fjala vjen në politikë apo në filozofi.

Fjalori B përmban fjalët të krijuara enkas dhe me vetëm për qëllime politike. Këto fjalë kanë jo vetëm kuptim politik, por kanë gjithashtu edhe funksionin politik të drejtojnë veprimtarinë mendore të atij që merr e i fut në bisedat e tij. Sikur të ishin një kod stenografie, me fjalët e fjalorit B mund të përmblidhet në ca rrokje një sistem i tërë mendimesh. Në sa më pak fjalë të përmblidhen, aq më të qarta e të padiskutueshme janë parimet ideologjike.

Veçoria kryesore e fjalëve të fjalorit B është këmbyeshmëria me sho-shoqen: çdo fjalë mund të zerë çfarëdolloj vendi në fjali, pra, mund të përdoret edhe si folje, edhe si emër, edhe si mbiemër. Nuk respektohet kurrfarë parimi morfologjik: në disa raste fjala as që eptohet, cilado qoftë natyra e saj, në disa të tjera merret rrënja e ndyshojnë vetëm sufiksat që i mballosen me radhë e sipas nevojave. Citojmë veprën:

“Thus, for example, speedful meant “rapid” and speedwise meant “quickly” (…) any adjectival meaning could be arrived at by adding -ful to a noun-verb. ”. اdo lloj kuptimësie mbiemërore, pra, mund të arrihej fare thjeshtë, mjaft t’i shtohej – shëm emrit foljor.

Po kështu veproi NEOGJUHA edhe me çiftet antonimike, ku mjaftonte t’i shtoje njërës gjymtyrë të çiftit parashtesën mohore, ta zemë “pa-” ose “mos-” (në origjinal “un-”), ndërsa shkallët e mbiemrave, sipërore dhe krahasore, u vendos të formoheshin me parashtesat “bisplus-” dhe “plus-” (në origjinal “doubleplus-“ dhe “plus-“ ). Zinxhiri zgjatet tej e më tej edhe me foljet, me shumësat e emrave e kështu me radhë.

Fakti që ndalemi në përshkrimin e imtësishëm të këtyre hollësive leksiko-gramatikore të NEOGJUHثS, nuk do marrë si akt hermetik pedantizmi nga ana jonë, por është i rëndësishëm për të kuptuar strukturën e shoqërisë në diktaturë. Nga ky përshkrim po ashtu vetëkuptohet edhe gjithë ai përthjeshtim i skajshëm që i bën gjuhës NEOGJUHA. Përthjeshtimi në fjalë nuk ka për qëllim t’u lehtësojë banorëve nën regjim përdorimin e gjuhës së re; roli i tij është veçse politik: racionalizmi i strukturave gjuhësore duhet t’i tregojë gjithkujt racionalizmin e strukturave ekonomike e politike të ngritura nga Partia. Në veçanti fjalët e fjalorit B formohen nga stisja e dy a më shumë termave, që në përgjithësi janë një emër dhe një folje. Shprehja “mirëmendon” (goodthink) do të thotë “ortodoksi”, ndërsa tjetra, “barkndjej” (bellyfeel) shpreh miratimin e gëzueshëm të ideologjisë. Shprehje të tilla, në fakt nuk shprehin aspak domethënie, por i shkatërrojnë, e bashkë me to shembin edhe vlerat e shoqërisë pararendëse. Kështu fjala “psikokrim”, të cilën e përmendëm qysh në krye të këtij shkrimi, përmbledh e flak fjalë si lir?, baraz?, drejtës?, moral, demokrac? , e bashkë me këto fjalë flak edhe konceptet që ato shenjojnë. Të gjithë “ftohen” të miratojnë parimet e Partisë; ata që hezitojnë, janë kontingjent psikokrimi, ndaj dhe, për t’i shpëtuar dënimit me vdekje, duhet t’i nënshtrohen një procesi riedukues që zë fill pikërisht nga gjuha e tyre.

Shumë fjalë të NEOGJUHثS janë eufemizma, po shpesh aq të tepruara sa kthehen në të kundërt të termit që zëvendësojnë, siç ndodh, ta zemë, kur Ministria e Luftës” emërtohet “Ministria e Paqes”, Ministria e Punëve të Brendshme si “Ministria e Dashurisë”, apo Kampi i Punës së Detyruar si “Kamp Dëfrimi” (në origjinal “joycamp ”).

Të gjitha emërtimet e institucioneve, organizatave, zyrave, ndërmarrjeve, shkurtohen dhe përdoren me iniciale. Orwell-i vëren:

“Prirja për të përdorur shkurtime me iniciale njihej kryesisht në Vendet me regjim totalitar, apo në organizatat totalitariste (Nazi, Gestapo, Komintern)”.

Shkurtimi i termit sjell me vete një tjetërsim gati të pakapshëm të kuptimit të tij, pasi ajo fjalë kthehet në simbol të një koncepti e vetëm të atij, duke iu shmangur kryekëput çdo interpretimi të mëtejshëm. Duke analizuar në këtë këndvështrim fjalën Komintern dhe duke e krahasuar me shprehjen e plotë “Internacionalja Komuniste”, vihet re menjëherë se e para i referohet diçkaje të cilën e përqasim menjëherë, sikur të kishim përpara një ikonë (një organizatë e dhënë, që ka një doktrinë të përcaktuar në themel të saj); shprehja e dytë ka një kuptimësi jo kaq të thjeshtëzuar, “e cila – thotë Orwell-i – të detyron të vonohesh paksa, qoftë edhe për pak çaste”. Fjalët e NEOGJUHثS ngjajnë me njëra – tjetrën si në zanim edhe në morfologji. Ato janë të ndërtuara në mënyrë mekanike, duke montuar pak rrokje, ndërsa tingujt e tyre janë monotonë, përsëritës e të ashpër. Veçori të tilla, aspak të rastësishme, përkojnë me një logjikë të ditur: ligjërata, sidomos ajo olitike, duhet të lindë në mënyrë automatike, pa ndihmën e një mejtimi paraprak“ si ndonjë breshëri plumbash mitralozi”; meqenëse gjuha shkrihet me frymën e ideologjisë, çdo arsyetim e mejtim mbi mundësitë fjalëpërzgjedhëse i bie të jetë krejt i kotë. Nëse fjala që duhet të shprehë një koncept ekziston, ai koncept është doemos i vlefshëm, pra në përputhje me ideologjinë; në të kundërt, kot sa kërkohet të gjendet shprehja më e përshtatshme për një koncept që s’ka si të ekzistojë, pasi është heretik e i bie ndesh kësaj ideologjie. NEOGJUHA përmban, pra, një numër fort të kufizuar fjalësh dhe filologët e Partisë përpiqen të heqin çdo fjalë që nuk u duket e domosdoshme: sa më të pakta mundësitë e zgjedhjes, aq më e mpakur edhe ngasja për t’i çelur shteg mendimit.

Fjalori C është shtojcë e dy të parëve dhe përmban terminologjinë tekniko-shkencore. اdo punëtor i specializuar “mund t’i gjente aty të gjitha fjalët që i duheshin profilit të tij, por rrallë u hidhte edhe nga një vështrim rrëmbimthi listave me fjalë për profilet e tjera”. Specializimi, si rrjedhojë e zhvillimit të vrullshëm të teknologjisë, ndesh për së pari te gjuha. Gjuha e shkencës dhe e teknikës nuk ka si të përbëhet nga një fjalor i njëjtë e i përbashkët për të gjithë shkencëtarët dhe teknikët, dhe ky është një kusht i domosdoshëm për debatin dhe ecurinë shkencore. Në themel të pamundësisë së shkëmbim-bashkëpunimit intelektual qëndron po i njëjti parim që gjejmë edhe në pamundësinë e pluralizmit ideologjik e të tregut ekonomik: e vetmja shkencë, i vetmi organizim ekonomik, e vetmja ideologji është IDEOLOGJIA E Partisë.

Kështu pra, fshi të djeshmen e shpik të sotmen! Që te Platoni, në fakt, vëmë re këtë nevojë të ankthshme për të shkatërruar veprat e së kaluarës e për të ndërtuar Qytetin e Përkryer. Tek “Republika” filozofi shpall se telajo që paraqet karakterin dhe botën e brendshme të qytetarëve “do pastruar sa s’ka më”. Partia do që e kaluara të jenë vetëm fazat e ecurisë së saj. Vetëm kaq. Sloganet e Partisë janë fjali të rëndomta e kundërshtake, por janë dogma, ndaj është e ndaluar të ndalesh e të shquash në to mospërputhjen e dukshme mes kryefjalës e kallëzuesorit :

“LUFTA ثSHTث PAQE”

“LIRIA ثSHTث SKLLAVثRI”

“PADIJA ثSHTث FORCث”

Jo rastësisht, pra, në realitetin tonë shqiptar tingëlloi pa zor slogani:

“DIKTATURA E PROLETARIATIT – DEMOKRACI E VثRTETث”

Idetë e konceptet e njerëzve atrofizoheshin nëpërmjet këtij aksioni gjuhësor. Dhe sikur dikush të merrte zemër e të donte t’i hidhte poshtë, nuk do të gjente dot fjalët që i duheshin: fjalori i ri nuk i përmban më fjalë si demokraci, liri, njohje. NEOGJUHA është e fuqishme, ajo e sulmon mendimin dhe e shkatërron që sapo lind.

“Winston-i ndjente sikur i qe formuar një boshllëk, sikur i kishin hequr një pjesë truri (…). Ditën që ARKEGJUHA do të zëvendësohej njëherë e mirë nga NEOGJUHA, do të merrte fund edhe e fundmja lidhje me të kaluarën”.

Gjuha është baza e mendimit, ne mendojmë duke folur dhe të menduarit intim është një bashkëbisedim i vërtetë që në bëjmë me veten. Stuhia e totalitarizmit copëton strukturat e gjuhës ende para se t’ia nisë të veprojë mbi shoqërinë, pasi vetëm duke fshirë ç’mban mendja, duke bërë, pra, “tabula rasa”, e ka mëse të mundur mandej të regjistrojë një mënyrë të re mendimi, atë që dikton Vëllai i Madh.

E gjithë kjo analizë u krye jo dhe aq për të nxjerrë në pah vlerat e padiskutueshme të “1984” së Orwell-it, por me dashjen për të qartësuar disi (me anë krahasimesh) këtë situatë ngërçi në të cilën ndodhet shqipja (sidomos niveli i mesëm i regjistrave të saj). Harresa gjuhësore, dikur e diktuar (sikurse tek “84”) e sot pllakosëse gati si një refleks biologjik i kushtëzuar, është ajo që tani lodh e mundon mendimin e shqipfolësve, duke krijuar, sipas rastit herë vërshime huazimesh të panevojshme, herë anoreksi të mendim-shprehjes së tyre. Shqipja Standarde ka nevojë të marrë frymë lirshëm, ka nevojë të ndjejë e të përgjojë çdo formë ekonomike që ofrohet nga idiolektet e çlirëta që i gëlojnë përreth. Carpe diem -i i saj është tani, pikërisht në këtë Babel shtresash demografike e sociale, bashkë me kulturat gjuhësore që gjithsecila shtresë bart e pranëvë. Vullneti njerëzor, qoftë edhe prej gjuhëtar-gjeniu, është fort i vogël e i pamjaftë për t’iu ushtruar vullnetit të gjuhës – nuk do harruar se ajo është produkt social, ndaj dhe do të ndjekë rrjedhën më të thjeshtë e më të mirë që do të zgjedhë përdoruesja e saj, shoqëria. Mund të vendosen ex cathedra gjithfarësoj normash gjuhësore, po sa për mbarë do t’i vijnë ato përdorimit të përditshëm social? “Usus magister est optimus ” thoshte Ciceroni, dhe, pa dashur të rrëshqas në një sërenditje citimesh dhe emrash të shquar, po e mbyll më një vëzhgim mjaft të dobishëm të Noam Chomsky-t:

“Arritja më e madhe gjuhësore e shek. XX qe krijimi i bindjes, së paku ndër gjuhëtarë, se gjuhësia duhet të jetë përshkruese e jo normuese”.

* * *

“Dhe u rrek të përfytyronte si na ish flaka e një qiriu të shuar, por s’po i kujtohej ta kish parë ndonjëherë…” – (marrë nga “Liza në Botën e اudirave” ).

(Marrë nga tirana-lingua)


Kur shterret gjuha | Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe
#
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top