Shkrime të ndryshme...

Happyheart

Antarë i Respektuar
Jam tuj mësue mos me reagu për gjithçka që më shqetëson.
Jam tuj mësue se nuk kam nevojë me lëndu këdo që më ban keq.
Nganjëherë asht shenjë e madhe pjekuniet,
me u largue prej çkado që më provokon shqetësim dhe më prishë qetësinë e mrendshme.

Jam tuj mësue se energjia që harxhoj për të gjitha gjanat që insistoj,
më lodhë dhe më pengon me përqendru energjitë në gjana ma të dobishme për mue.
Jam tuj mësue që nuk mundem me ju pëlqy të gjithëve,
e kjo asht krejt në rregull.
Jam tuj mësue se mos me reagu nuk don me thanë me pranue, por me shmangë diskutime të panevojshme.

Jam tuj mësue me i kuptue mësimet e jetës,
po mësoj prej atyne që janë të ndryshëm prej meje.
Jam tuj zgjedhë me kenë ma e mirë.
Jam tuj zgjedhë qetësinë teme,
sepse asht ajo çka kam ma së shumti nevojë.

Nuk due ma drama.
Nuk kam nevojë për askënd që më ban me u ndje sikur nuk i mjaftoj.
Jam tuj mësue më zgjedhë nëse due grindje apo diskutime.
Shkoj përtej, nuk jam.

Jam tuj mësue se shpeshherë mos më thanë kurgja, i thotë të gjitha.
Jam tuj mësue se me ju përgjigjë provokimeve, më ban keq,
dhe i jep pushtet një tjetër personi mbi emocionet e mia.
Nuk mundem me kontrollu çka të tjerët thonë,
por mundem me vendosë si me reagu ose si me menaxhu e zgjedhë
nëse kanë apo jo randësi për mue.​

Jam tuj mësu se në shumicën e rasteve këto situata nuk kanë lidhje me mue,
por ma shumë me të tjerët.
Jam tuj mësue thjeshtë me u dashtë
dhe jo me u shkatërru.
Nganjëherë asht ma mirë me heqë dorë dhe me i lanë njerëzit me shkue,
sidomos nëse këto marëdhanie nuk kanë mundësi me ekzistu pa shumë shpjegime.

Jam tuj mësue se jeta bahet ma e thjeshtë kur nuk përqendrohem tek ajo çka ndodhë rreth meje
por ma së shumti mbi veten teme.

Me punue me veten dhe për paqen teme të mbrendshme
më ban me kuptue që mos me reagu për çdo gja të vogël që më shqetëson,
asht hapi i parë për me jetue një jetë të shndetshme dhe të lumtun.

Deborah Doca
 
Jam tuj mësue mos me reagu për gjithçka që më shqetëson.
Jam tuj mësue se nuk kam nevojë me lëndu këdo që më ban keq.
Nganjëherë asht shenjë e madhe pjekuniet,
me u largue prej çkado që më provokon shqetësim dhe më prishë qetësinë e mrendshme.

Jam tuj mësue se energjia që harxhoj për të gjitha gjanat që insistoj,
më lodhë dhe më pengon me përqendru energjitë në gjana ma të dobishme për mue.
Jam tuj mësue që nuk mundem me ju pëlqy të gjithëve,
e kjo asht krejt në rregull.
Jam tuj mësue se mos me reagu nuk don me thanë me pranue, por me shmangë diskutime të panevojshme.

Jam tuj mësue me i kuptue mësimet e jetës,
po mësoj prej atyne që janë të ndryshëm prej meje.
Jam tuj zgjedhë me kenë ma e mirë.
Jam tuj zgjedhë qetësinë teme,
sepse asht ajo çka kam ma së shumti nevojë.

Nuk due ma drama.
Nuk kam nevojë për askënd që më ban me u ndje sikur nuk i mjaftoj.
Jam tuj mësue më zgjedhë nëse due grindje apo diskutime.
Shkoj përtej, nuk jam.

Jam tuj mësue se shpeshherë mos më thanë kurgja, i thotë të gjitha.​

Jam tuj mësue se me ju përgjigjë provokimeve, më ban keq,​

dhe i jep pushtet një tjetër personi mbi emocionet e mia.​

Nuk mundem me kontrollu çka të tjerët thonë,​

por mundem me vendosë si me reagu ose si me menaxhu e zgjedhë​

nëse kanë apo jo randësi për mue.​

Jam tuj mësu se në shumicën e rasteve këto situata nuk kanë lidhje me mue,
por ma shumë me të tjerët.
Jam tuj mësue thjeshtë me u dashtë
dhe jo me u shkatërru.
Nganjëherë asht ma mirë me heqë dorë dhe me i lanë njerëzit me shkue,
sidomos nëse këto marëdhanie nuk kanë mundësi me ekzistu pa shumë shpjegime.

Jam tuj mësue se jeta bahet ma e thjeshtë kur nuk përqendrohem tek ajo çka ndodhë rreth meje
por ma së shumti mbi veten teme.

Me punue me veten dhe për paqen teme të mbrendshme
më ban me kuptue që mos me reagu për çdo gja të vogël që më shqetëson,
asht hapi i parë për me jetue një jetë të shndetshme dhe të lumtun.

Deborah Doca
Ah dialektet,me udhtoj,sikur mbi nje koder kur dielli i puth buzet,ahishtet fershellejne. kjo gjuhe e embel gegnisht krahinore ,te lmon shpirtin,te ngjall krejt qenien tende,mbi c`do mendim,deshire dhe rrahje zemre.
Mall per ikejt ,braktisjen e lendinave te mia,mall per te vjetren gjyshe qe me mbushte me histori,zanash apo oresh,krahine apo kalorsesh.
Mall per buzeqeshjet e grave tek kroni, zenin rradhen e kundendonin. :))
Ah femijeri e arte , shkruar ne shpirt,fiziku udhton, por shpirti ne ty prehet dhe qendron.

@Raniaa se njoh fare autoren e shkrimit,shkrimi i bukur,por ajo qe me mallengjej ishte dialekti i saj,Si nje mjalte geshtenjash biologjike.
flm qe e paske sjell.
 
Nuk të kam harruar!
E si do të mundja vallë!
Vetëm kam zgjedhur që të mos flas për ty, nuk të përmend më.
Të ruaj si thesarin më të shtrenjtë, të fshehur në zemrën time.
Harresa nuk të gjen atje. Deri atje vetëm unë e di rrugën.
Dhe se atje shkoj sa herë më merr malli për TY.

Charles Bukowski

8E16E1AA-E1EF-485D-AEEC-2A248E0F973A.jpeg
 
Aty në një copë truall plot humus e kërminj
Do desha t’a gërmoj gropën time thellë vetë,
Me nge të shtroja rradhë kockat e drobitura,
Të flija në harrim si peshkaqen në dallgë.

I urrej testamentet e varret plot shkëlqim;
E në vend të lotëve e vajeve në të gjallë,
Do doja të ftoja më mirë korbat e zeza sterrë
Të pinin gjakn’ e kërmës sime për të vjellë.

O krimba të dashur miq të mi pa sy e veshë,
Drejt jush po vjen një vdekës i lirë e hokatar;
Rrofshin manjaket mbi toke, bij bushtrash dhe kurvarë!

Turruni në kufomen time pa brengë e hiç mëshirë
E thomëni a ka mbetur vallë ende ndonjë torturë
Për trupn’ tim pa shpirt, vdekur mes të vdekursh’

"Vdekje e ëmbël"

Charles Baudelaire
 
Herekia

O hidhi, hidhi, karthia të thara fjalësh
oxhakut blozënxirrë të miqësisë.
Unë jam herekja (nënkuptimesh zorrëzbrazët)
ku ti shtrin lerushkun e zi të mërzisë.

Mbi buzë të valëviten epshet
Dhe dhembet kllef i helmit te neperkes
Qe gjurmet di ti fshije.
Po e di: një mackë egoizmi sajuar me kleçka
tek shpellë e ndërgjegjes putron gjithë zhurmë.

Ah!... Si s’u nginj njëherë ajo mackë e zgjebosur
me krotha ndjenjash prej kazanit bloze shpirtit.
Oh qeshmë!... Jam ai pusi estetikisht i përsosur
gërryer nga urithet e frikës gjatë gjithë kohes.

web
 
Pse ikja tyre na e dobëson zemrën? Sa shumë iu kena dhanë atynve, udhëtarëve, meqë s’jena aq të zotë sa me mbijetue me aq sa i kena lanë zemrës n’trupat tanë, pra vetës n’radhë të parë.
E ajo a nuk na përket neve?
Pse u dashka me humb betejën për me ruejt diçka që tashmë ásht gjet e ‘asht pronë e jona?
Me i pa tuj ik e me ua pranu ikjen, me ik nëse liria jote asht n’shkuemje asht hapi i parë që hedhim për me dasht vetën. Me dasht atë që me tye ka me qëndru gjithmonë.




Amela Temja
 
M’fal Zot, që harroj se i sheh zemrat dhe i di nijetet e tánve. M’fal që përhupem edhe më mjafton nji ligshti e ksáj bote t’amshueshme për me iu dorëzue hidhnimit.
M’fal Zot që di me i shkel çdo rrugë tuj vrapue për me i ik tánve e nuk di me gjetë udhën për me ardhë me u takue me Ty.
Se di, edhe sa herë m’fal me thanë, marre m’vjen edhe ma shumë kur e menoj që pendimi jem n’Ty ásht mëshira ma e bukur që m’jep me e shijue.
Fuqia ásht e Jotja por due me këto duer me lëvrit fort tokën, me e shkundë me tána çka mban përmbi to’ Ty me t’kallxue që veç n’zemër të nji robit Tánd s’due e s’më vyn me u robërue. E unë prapë harroj, edhe tásh, si një mekatare e tokës që Ti ma sheh edhe timen zemër.
Ti je Falësi, e m’fal që sdi me kërkue prej Teje, edhe kur s’di me durue, e me prit ma t’mirën Tánde, edhe që hije t’ksáj bote më përqafojnë lehtë e më tërheqin fort me kërcye thue kurrë s’ka me mbarue, thue nji ditë tána s’kanë me u venitë e me duer që kërkojnë Mëshirën para Teje s’kanë me u drejtue.
M’fal që rrëzohem, e puthi tokën por prej mërzie, e harroj që m’duhet me e puthë veç Tye me t’u lutë! Që jam aq e pafuqishme vetën me e menue t’fortë mjaftueshëm sa me ta ndryshue robin Tánd.



Amela Temja
 
Ta kisha dhurue krejt dashninë që m’ke ba me e ndi,
por kam frikë që ti je tepër i dobt’ për me rrnu aty ku ke lanë gjurmët e tuja,
Ta kisha diftue çdo andërr që kam pas me ty,
po ti prej andrrave ik me vrap e ngutesh n’vete me i qelë sytë,
T’kisha qëndrue në krahë me t’kallxue që nuk t’la,
por ti nuk je msue me ndejt ku munden me t’dáshtë hala,
T’kisha shtrëngue fort, e me hallkat e shpirtit tem t’kisha mbajt mbyll,
po ti je msu me fluturu e mos me ndejt ku ka vend për dy.
T’kisha shkrue vargje për hatër, ti veç me krenarinë tande me u gzu,
po mos harro, unë për lumtuni kurrë fjalë n’letër s’kam rreshtu.

Amela Temja
 
Ndonjëherë as nuk është në dorën tonë, ajo ndjenja e humbjes, e zbrazëtisë dhe e plogështisë që të kaplon menjëherë sa hap sytë. Kush do dëshironte të zgjohej i humbur, i paplotësuar, njëlloj si të nisesh në luftë i plagosur e lufta është dita e re, si të thuash kam plagë por nuk më dalin, jepi jetë m’i hap edhe disa të tjera.
Nuk është në dorën tonë të zgjohemi plot mall për krahët që s’na kanë përqafuar as për sytë që na kanë munguar, ta hajë dreqi kush do ta rëndojë zemrën e vet me copa malli që peshojnë sa malet. Si të thuash, zemra ime ç’kas ka mbajtur, jepi jetë se veç shpirtin sa sma ke hapur.
E as nuk është e drejtë, të më dhëmb diçka pa emër që gjatë kohës që flija për të harruar më vjen e më mbyllet në zemër. Tani, kur dielli vendos të m’i hapë sytë, ajo ndjenjë pa emër fillon të levrit, më gulfon bashkë me të rrahurat në anën e majtë, thuani ju do ma nxjerrë të tërën jashtë. Është pa formë pa aromë, më ngjan me përbindëshin e metamorfozës, rri e heshtur dhe vetëm frymon. Por përbindëshat e vërtetë jemi ne, që i frikësohemi ditës së re në mungesë të çdo gjëje që na bën të ndihemi të gjallë, në mungesë edhe të forcës për të parë vetën në pasqyrë edhe kësaj radhë.

Shkup

Amela Temja
 
Zhurmat e kësaj bote t’zgjojnë sërish, janë ngatërrue ant, e sdi cilës mujsh me i than realitet. Sdi as nëse zgjimi âsht si me u pas bekue sërish a je mallkue me çel sytë, e prapë me u gjend n’njejtin krevat që natën e mâparshme t’hajke deri sa ike.
E bukura e ksâj âsht se trupi i vogël njerëzor, që rri n’jetë veç pse ajo copë mishi hala rreh, do me u shpërblye për zgjimin e tij. E dëshirat e âmla të kësaj bote t’rrejshme e ushqejnë tuj e shtye me dëshiru për me u prek nga t’mirât e ksâj ane. Mekatet kjofshin t’mdhâja a t’vogla, lumtunia kjoftë e gatë a e shkurtë nuk janë përtej Fuqisë t’madhe që na ka krijue e na s’mujna me ekzistue prej hiçit për âsgja. Nashti andërr âsht edhe ky zgjim i t’sotshmes, nji ditë makth nji ditë gzim. E kur flejmë ândrrat e kësaj ane si i kallxojna?

Amela Temja
 
Mu kujtua që njëherë m’pate than sa bukur skenare shkruaja. Sa bukur luaja me fjalët edhe sesi përzieja lloj lloj historie t’paqënë brenda kokës time. E çuditshme por jo diçka e re për mu , që koha aq vrazhdë dhe pashpirt m’përplas me shpulla në fytyrë vargjet që dikur kam shkru.
Një dënim nga lart , që çka të gjen vetë e ke kërku.
T’kam pa tuj hyp n’skenë, veshur aq stil me delikatesë . Parfum plot krenari , këmishën në ngjyrë vendoshmëri , xhaketë e përberë me forcë , këpucë kafe shije hollë , kravatë të shtrënguar plot pushtet edhe një shikim , shikim therës plot harresë, shikim që t’vret pa besë.
Jam ul në rreshtin e parë të ftuarve specialë , si mund ta humbisja atë skenar. Egoja jote ftesë më kishte çu. “Hajde dhe admiroje “më tha , përsonazhin tënd në çfarë” t’huaji “asht shndërru. Jam ul , mes arrsinës që teatri kishte kriju e zanin e frymës teme jam mundu me e shujt.
Unë , zonjë e veprës teme një shikuese e thjeshtë , ti muza e vargjeve një aktor në skenë. Kam pa frymëzimin tem tuj ndrru jetë , e lotët e tua të rrema , të rrema , të rrema . Një pas një ne ato vargje të nëmuna , të nëmuna , të nëmuma lotë tuj lag plagët e mia shpirtit.
E në fund të shfaqjes n’kamb jam ngrit , skam lan sekondë pa të duartrokit. N’dhomën e provave t’kam than mem prit ,mbi tavolinë e ke një shënim. Dhimbje , vuajtje , tradhëti , lot , frikë ,ankth ,shpresë ,andrra sa mirë I kishe përgatit sot !
E kështu vepra ime dashtun ndërkohë që letrën lexon le t’ngrejmë dolli, por amanet e ke vetën në skenë mos kërko ta shohësh me sytë e tu ti , do trembëshe , aty nuk qëndron një njëri.

Mos m’fajëso koha sapo më goditi përsëri.
 
Kisha kohë pa u rahatue mirë në nji shkrim, e pa u nâl n’dialekt a shtjellim teme me pika veç i lashë fjalt me fol. Sidoqoftë këto fjalë le t’iu vijnë n’mend gjith atyne që përhupen tuj mendu sesi duhen dâsht njerëzit, se unë…


“Unë veç munem me t’dâsht njashtu siç je”


Unë veç mujkam me i dâsht njashtu siç janë dhe çdo herë fjala asht sesi unë munem me dhan dâshni e jo me marr. Gropa e thellë e mendimeve shpesh m’tërhjek rândë fort për me ra e me mendu që unë nuk di me dâsht, ma shumë a ma pak ça ka rândsi. Ma me vlerë asht me ia ba t’ditun vetës që jam tu dâsht gabim.
Çdo gja asht kaq relative, por sdi nëse kjo asht pasqyrë e nji realiteti apo mnyra sesi unë përpiqem me e ngushëllu vedin me menimet që kanë lshu rranjë në mendjen teme. Përndryshe ça ka ma t’ransishme sesa një ndërgjegjie e pastër e njëriut, një gjumë i rahatshëm aty ka mesi i natës që unë i desha por nuk më kuptunen? Ai lamsh i grumbullum në fyt që gabimi mund të fillojnë prej te dashnia jote asht pesha e rândë e shpirtit të njëriut që quhet ndërgjegjie. S’munesh me e majt n’krahë e lene me e përtyp.
Mbas ksaj ore e mbrapa çdo dromcë dashnie që vuloset në zemër e merr udhat me hy n’zemrat e tjera m’duket krim. E krimin ma t’madh hiç pa e pas menen ia baj vedit, se nuk mjaftohem me aq sa jap edhe i ndjej t’pangopun ata karshi, a ndoshta ngopja e tynve asht nji frikë gllabëruese se me iu dhan edhe shpirtin, etja e njëriut për dashni nuk shuhet.
E thotë nji mik i jemi që; mnyra sesi na i dojna tjerët na ban kto që jena. E pikërisht kjo pikënisje që na hala s’ia kena pranu vetës, shpesh na ban me u ndi fajtorë kur nuk rahatohena me dashninë e marrun dhe t’dhanun. Ky këmbim ndjenjash që duhet me u kân reciprok t’shpie në skaje të egoizmit thue ti se veç tuj dasht na i lëndojmë ata. A në fakt, lëndimi merr jetë në pritshmëritë tona, n’kafazet ku kena fut mnyrën sesi duhet me na dâsht ata. Tuj harru se pesë gishtat e dorës s’janë njëlloj e lene dâshnia e robit.
Po edhe nëse japim ma shumë nuk asht faj, s’duhet me rându kaq shumë, edhe nëse na ua pranojmë tana, ashtu siç janë e ata jo, prapë nuk duhet me na rându kaq shumë. Se me dâsht, nuk i përket veç nji udhe të drejtë e t’ngusht, po ka shumë pikënisje t’cilat mrrijnë veç në fund e ajo asht zemra, vendi ma i gjânë. N’dashni të pastër mes njerëzve ska si me pas gjurmë superioriteti, se nëse dashkeni me mat me forcë, i fortë asht veç aj që di me dâsht. E me dâsht nuk do naj filozofi t’madhe, veç nji derë zemre e hapun dhe pranim. E kjo asht âshti i forcës tuj pra, me na dâsht njashtu siç jena.



Shkup 2020

Amela Temja
 
"...ti veç qeshu fllanzë, aq sa e qeshuna jote t'dehin botën e t'bajnë gjynahin ma t'bukur tuj t'dasht ty."
🌹
 
Ai që lindi dhe erdhi në këtë botë për të njohur të vërtetën, nuk mund të ngulmojë në injorancë. Impulsi për të Vërtetën në të është i paepur dhe rebel. Ajo vuan jashtëzakonisht nën peshën dhe dominimin e gënjeshtrës, shpifjes, mashtrimit, vdekjes së vazhdueshme; ai është i etur për lirinë, drejtësinë, jetën reale dhe të vërtetën.
(Carl Gustav Jung) 👌
IMG_20221019_211718.jpg
By Lauri 👍

Ps. Bravo @Raniaa me këtë temë..🤗
Pasuroje se të mundësh me postime 🤗
 
Nuk dashurohet me zemër, dashurohet me një shpirt të zhytur në histori.
Nuk dashuroni nëse nuk vuani dhe nuk dashuroni nëse nuk keni frikë nga humbja.
Por kur dashuron jeton, ndoshta keq, ndoshta mirë, por jeton.
Pra, ti vdes kur ndalon së dashuruari, zhdukesh kur nuk je më i dashur.
Nëse dashuria ju lëndon, shëroni plagët tuaja dhe besoni, ju jeni gjallë.
Sepse ti jeton për ata që do dhe për ata që të duan.
(A-Marini)
 
Nuk dashurohet me zemër, dashurohet me një shpirt të zhytur në histori.
Nuk dashuroni nëse nuk vuani dhe nuk dashuroni nëse nuk keni frikë nga humbja.
Por kur dashuron jeton, ndoshta keq, ndoshta mirë, por jeton.
Pra, ti vdes kur ndalon së dashuruari, zhdukesh kur nuk je më i dashur.
Nëse dashuria ju lëndon, shëroni plagët tuaja dhe besoni, ju jeni gjallë.
Sepse ti jeton për ata që do dhe për ata që të duan.
(A-Marini)
a asht gjalla hala Alda
 
Nuk po të kërkoj të më puthësh.
Mos kërko falje kur mendoj se ke gabuar.
Nuk do të kërkoj as të më përqafosh kur të kem më shumë nevojë.
Nuk po te kërkoj të më thuash sa e bukur jam, edhe nëse është gënjeshtër, as të më shkruash ndonjë gjë të bukur.
Nuk do të kërkoj as të më telefonosh për të më treguar se si shkoi dita, as të më thuash që të marr malli per mua.
Nuk do të kërkoj të më falënderosh për gjithçka që bëj për ty, as që të shqetësohesh për mua kur shpirti im është në tokë dhe sigurisht, nuk do t'ju kërkoj të më mbështesni në vendimet e mia.
Unë as nuk do t'ju kërkoj të më dëgjoni kur kam një mijë histori për të të treguar.
Unë nuk do t'ju kërkoj të bëni asgjë, as që të jesh përgjithmonë pranë meje.
Sepse, nëse më duhet të të kërkoj këto gjëra, atëherë nuk i dua me.
IMG_20221026_182142.jpg
(Frida Kahlo ♡)
 
Kur e shikon në sy, dhe të duket vetja që je në shtëpi, do thotë që deri atëherë ke qënë vetëm një vagabond 😁
 
....me 23 Tetuer, ishte 151 vjetori i lindjes se Poetit tone Kombetar At Gjergj Fishta,(leu me 23 të Tetuerit 1871 në Fishtë)…edhe në këtë pervjetor vazhdoi me besnikeri tradita e shpërfilljes zyrtare të kujtimit të Poetit Kombetar…At Fishta vazhdon me qenë autor i ndaluem, thjesht i asht heqë anatemimi zyrtar nga pushteti bashke me anatemimin publik nga ana e shkrimtareve puthadorë të regjimit, si puna e Kadarese që e sulmoi deri në fund të sistemit monist…sulmi i fundit ishte parathanja e Malos në veprën “Ardhja e Migjenit në letersine shqipe”, botue në vjeshten e vitit 1989, ma pak se nji vit përpara se vetë Malua të “arratisnjej” me u ba shkrimtar “armik” si puna e “reaksionarit Fishta” - siç e quente At Fishten zevendesi i Nexhmije Hoxhes…Sot Kadare nuk e sulmon direkt, por e anatemon në menyre metaforike kur tallet diabolikisht duke thane “Ne kohen e diktatures e shaja dhe e sulmoja Fishten që të mos harrohej, sepse duke e sharë e permendja”…kaq i fellë asht honi i urrejtjes qe ka ne shpirt shkrimtari i perkedhelun i PPSH-së…dhe bashke me të edhe Regjimi diktatorial që kultivoi Malot ne inkubatoret e realizmit socialist…Normalisht që ai regjim diktatorial, sot i konvertuem në demokraci mbrenda nates, nuk ka si e vlereson poetin kombetar sepse si regjim antikombetar nuk ka asgja të perbashket me vlerat e At Fishtes, nuk qendron mbi asnjanen prej shtyllave te shqiptarizmes mbi te cilat ngrihet vepra e Homerit Shqiptar…Kushdo mundet me e pa se sa te fella janë rranjet e urrejtjes ndaj At Fishtes, rranjet që shtrihen te tallja perfide e poetit te “Rrënjëve të Partisë”, duke vazhdue me mungesën e nderimit meritor te At Fishtes ne Shkoder ku as sot e kesaj dite nuk e ka nji shtatore ne naltesine e emnit dhe veprës se tij…Sa diabolike jane komunistet dhe pinjojte e tyne, edhe kur u detyruen me ia ngrite nje shtatore At Fishtes ne Shkoder, shkuen e miratuen ngritjen para prefektures te nji vepre abstraksioniste!? Nuk kam asnji gja me autorin e kompleksit monumental para prefektures, por ajo veper futuriste nuk mund te ngrihej para shtatores klasike te Poetit Kombetar që ka vendin në Panteonin e Kombit…dhe kane pasë modele, mjeshtri skulptor nga Shkodra Ferid Kola prej vitesh ka pergatite nji bocet-realizim brilant te shtatores se At Fishtes, ku gjigandi ngrihet madhnisht me tana permasat që ka sepse skulptori e ka realizue edhe psikologjikisht, në plotëni. Por jo, per neokomunistet At Fishta edhe kur miratohet ngritja e shtatores mes sheshit, gjajne menyra me e shperfytyrue estetikisht bash si tallja e Malos…Emni i At Fishtes nuk naltohet ne Shkodren qe ai e naltoi aq shume, At Fishta dhe Shkodra qysh ne gjallje te poetit u paten shnderrue në simbiozë…dhe po te kishte qene e vertete demokracia ne Shqipni mbas vitit 1990, atehere Teatrit te Shkodres i duhej vendose emni “At Gjergj Fishta” si dramaturg i madh që ishte, dhe jo te vazhdonte me i mbetë emni i nji shkrimtari që kurrë nuk ka shkrue drama…njajte si iu vendos stadiumit te futbollit ne Shkoder emni “Loro Boriçi”, ashtu edhe duhej me iu vendose Teatrit emni “At Gjergj Fishta”…Por jo…nuk e naltojne At Fishten ata qe ia zhduken edhe eshtnat…
…Qendrimi ndaj poetit kombetar At Gjergj Fishta asht barometri social ma i saktë për me tregue mbarevajtjen ose mbrapshtvajtjen e puneve të Shqipnise, me diftue se ka po shkon shoqnia shqiptare…At Fishta asht si Ylli Polar që orienton mes terrnajës…nëse na si shoqni vazhdojme e deshtojmë ne gjetjen e atij ylli, atehere pbaromisht do endemi kuturu pa busull orientimi, siç jemi endë e përsjellë në keto 78 vjet mbas Luftes së Dytë Botnore…

nga miku im IS
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top