Sëmundjet e dhëmbëve rrezik për zemrën

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sëmundjet e dhëmbëve rrezik për zemrën
Semundjet_e_dhembeve_rrezik_per_zemren.jpg
Higjiena e keqe e dhëmbëve mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, kanë treguar rezultatet e shkencëtarëve irlandezë.

Në zgavrën e gojës në gjendje normale gjenden afër 700 lloje të ndryshme bakteresh. Këto mikroorganizma nuk janë të dëmshëm nëse nuk kalojnë në qarkullimin e gjakut ku lidhen me pllakëzat e gjakut dhe shkaktojnë koagulime, të cilat janë të rrezikshëm për të shkaktuar infarkt.

Nëse dhëmbët nuk pastrohen rregullisht, vjen deri te gjakderdhjet e gingivës (mishit të dhëmbëve) me ç’rast mundësohet depërtimi i baktereve të ndryshme në qarkullim. Mjeksia.net
 
Kalciumi dhe sëmundjet e zemrës
Kalciumi_dhe_semundjet_e_zemres.jpg
Kalcifikimi i artereve koronare është tregues i rrezikut të shtuar për sëmundje të zemrës, ndërsa mund të llogaritet me një CT speciale.

Një studim i mëparshëm i shkencëtarëve nga Zelanda e Re ka treguar se kalciumi në formë të preparateve (nga 1.000 mg/ditë) rrit rrezikun për sulm në zemër.

Megjithatë, ky është i vetmi studim që ka pohuar një gjë të tillë, derisa rezultatet nga studimet e tjera kanë treguar se kalciumi nuk e rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, ai madje mund të veprojë si parandalues.

Përqendrimi i kalciumit në gjak është i kontrolluar në mënyrë shumë të saktë, ndërsa kalciumi i cili arrin në gjak nuk deponohet vetvetiu në muret e enëve të gjakut për të shkaktuar kalcifikim, por kjo ndodh si pasojë e ndonjë çrregullimi paraprak.

Për këtë arsye shkencëtarët rekomandojnë që nëse keni arsye për të marrë preparate të kalciumit, atëherë vazhdoni pa asnjë frikë.
 
Sëmundjet e zemrës e dëmtojnë trurin
Semundjet_e_zemres_e_demtojne_trurin.jpg
Një studim i ri ka bërë lidhjen ndërmjet sëmundjeve të zemrës dhe funksionimit të dobët mendor.

Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 10.000 të punësuar në shërbimin shtetëror në Londër dhe është përcjellë gjendja shëndetësore e tyre për një periudhë kohore njëzetvjeçare.

Participantët të cilët në anamnezën e tyre kanë pasur sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut kanë treguar rezultate shumë më të këqija në testet e vokabularit dhe kujtesës afatshkurtër.

Në bazë të kësaj autorët e këtij studimi kanë ardhur në përfundim se shprehitë e këqija ushqyese, jo-aktiviteti trupor dhe pirja e duhanit, përveçse e dëmtojnë zemrën, ato e dëmtojnë edhe trurin./Telegrafi/
 
Ultrazëri parashikon sëmundjet e zemrës
Ultrazeri_parashikon_semundjet_e_zemres.jpg
Ultrazëri mund të shfrytëzohet për parashikimin e rrezikut nga infarkti i zemrës, njofton HealthDay.

Ultrazëri ofron një mënyrë joinvazive të identifikimit të pllakave dhe rrit saktësinë e terapisë.

Sipas një studimi të ri, një ekzaminim me anë të ultrazërit mund të jetë një mënyrë e thjeshte por shumë e rëndësishme për të vlerësuar rrezikun për infarkt të zemrës ose ndonjë sëmundje tjetër kardiovaskulare.

Autorët e studimit kanë vërejtur se pllakat e ndjeshme në arteriet karotide tregojnë jo vetëm për rrezikun nga goditja në tru, por edhe janë në lidhshmëri me progresin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Për këtë arsye diagnostikimi i mëhershëm me anë të ultrazërit mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të këtyre pllakave të rrezikshme.
 
Grupi i vitaminave B dhe sëmundjet e zemrës
Grupi_i_vitaminave_B_dhe_semundjet_e_zemres.jpg
Shkencëtarët norvegjezë kanë zbuluar se preparatet me vitamina të grupit B nuk e zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në zemër dhe infarkti në tru te pacientët me sëmundje kardiovaskulare.

Në studim janë analizuar ndikimet e acidit folik në kombinim me vitaminën B12 dhe vitaminënB6, ose vetëm acid folik dhe B12, dhe është përcjellë ndikimi i tyre në zvogëlimin e numrit të sëmurëve me sëmundje kardiovaskulare.

Rezultatet kanë qenë të kundërta me ato të mëparshmet (të cilat pohonin për një ndikim pozitiv të vitaminave të grupit B në sëmundjet kardiovaskulare) me ç’rast është treguar se ky grup vitaminash nuk parandalon zhvillim e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.
 
Ultrazëri parashikon sëmundjet e zemrës
Ultrazeri_parashikon_semundjet_e_zemres.jpg
Ultrazëri mund të shfrytëzohet për parashikimin e rrezikut nga infarkti i zemrës, njofton HealthDay.

Ultrazëri ofron një mënyrë joinvazive të identifikimit të pllakave dhe rrit saktësinë e terapisë.

Sipas një studimi të ri, një ekzaminim me anë të ultrazërit mund të jetë një mënyrë e thjeshte por shumë e rëndësishme për të vlerësuar rrezikun për infarkt të zemrës ose ndonjë sëmundje tjetër kardiovaskulare.

Autorët e studimit kanë vërejtur se pllakat e ndjeshme në arteriet karotide tregojnë jo vetëm për rrezikun nga goditja në tru, por edhe janë në lidhshmëri me progresin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Për këtë arsye diagnostikimi i mëhershëm me anë të ultrazërit mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të këtyre pllakave të rrezikshme.
ultrasound nuk parashikon semundjet e zemres. Diagnostikon semundje te ndryshme te zemres, sidomos valvulopatite. per sa i perket infarktit nuk vlereson abstolutisht jo rrezikun per tu semure me kete semundje.
kush eshte ky idiot qe e ka shkruar kete gje?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top