Sekretet e thesarit dhe renditja botërore

*deliza*

VIP
V.I.P
Sekretet e thesarit dhe renditja botërore

Shqipëria renditet në pozicionin e 92-të në klasifikimin botëror të rezervave të arit. Cila është historia e metalit të çmuar në vendin tonë, prej themelimit të Bankës Kombëtare Shqiptare e deri më sot. Si u tkurrën në vite rezervat e arit dhe legjenda e minierave që eksplorohen sot...
Shqipëria ka në total një rezervë prej 1.6 tonë ari në thesarin e shtetit, çka e rendit të 92-ën në botë për sa i përket etniteteve që kanë rezerva ari dhe të 87-n për sa u përket shteteve. Të dhënat e përvitshme të grumbulluara dhe të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dy javë më parë tregojnë se vendi ynë ka rreth 1600 kilogramë, me një vleftë prej përafërsisht 100 milionë dollarësh.

Shqipëria

Shqipëria renditet në pozicionin e 92-të në klasifikimin botëror të rezervave të arit, ku nuk marrin pjesë vetëm shtetet, por të gjitha ato etnitete që kanë rezerva ari, përfshi këtu Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Qendrore Evropiane etj. Vendi ynë është direkt pas Trinidad e Tobagos, vend i Karaibeve, ku ari ekziston në sasi të konsiderueshme dhe mbi Jemenin.
Ndër vendet e rajonit, Turqia dhe Greqia kryesojnë për nga rezervat e arit. Kështu, Turqia gjendet në vendin e 29-të me rreth 126 tonë e pasuar direkt nga Greqia që është në vendin e 30-të me më shumë se 111 tonë ar rezervë. Shtetet e tjera me rezerva të larta në Ballkan janë Rumania me 103.7 tonë ar rezervë dhe Bullgaria me 39.9 tonë arë rezervë.
Pas tyre renditen Serbia, që është në vendin e 59 me 13.1 tonë rezerva ar, Maqedonia e 72-ta me 6.8 tonë ar rezervë dhe Sllovenia e 72-ta me 3.2 tonë ar. Ndërkaq, Kroacia edhe Bosnjë-Hercegovina nuk ka raportuar sasi ari në rezervat e saj shtetërore.

Klasifikimi

Qartësisht, rezervat më të shumta të arit në botë janë të mbledhura në Nju Jork, në Rezervën Federale Amerikane, ku në total janë të depozituara jo pak, por më shumë se 8 mijë tonë ar. Nëse kjo do të përkthehej në dollarë, atëherë shuma totale e arit amerikan shkon në më shumë se 500 biliardë dollarë amerikanë, thënë ndryshe buxheti vjetor i thuajse 500 vjetëve të SHBA-ve.
E dyta, në distancë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditet Gjermania, e cila ka një rezervë prej 3401 tonë ari, duke lënë pas Fondin Monetar Ndërkombëtar që gjendet në vend të tretë me rreth 2800 tonë. Pesëshen e parë të fuqive të mëdha në botë për sa u përket rezervave të arit e mbyllin Italia me Francën që kanë më shumë se 2400 tonë secila.
Ndër fuqitë e mëdha të ekonomisë botërore, Kina është në vendin e gjashtë me thuajse 1 mijë e 500 tonë rezervë në ar, ndërsa Rusia në vend të tetë me “vetëm” 830 tonë ari. Zvicra, qendra botërore e sistemit financiar, është ndërmjet tyre me 1040 tonë ar. Japonia dhe Holanda janë përkatësisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë me nga 765 dhe 612 tonë ar rezervë.
Kanadaja, ndonëse është një shtet i fuqishëm dhe një tregtuese e madhe e lëndëve të para, sidomos në tregun ushqimor, për sa i përket rezervave të arit çalon. Në thesarin kanadez ka vetëm 3.8 tonë ar, pra vetëm dyfishin e rezervave të vendit tonë, duke e renditur atë në vendin e 78-të. “Nëna” ekonomike e saj, Mbretëria e Bashkuar, ndodhet në vend të 17-të me 310.3 tonë ar rezervë.
Në Bashkimin Evropian, vetë Banka Qendrore Evropiane ka 520100 kilogramë ar që e ka të depozituar si rezervë valutore, ndërsa vendet me më pak rezerva që janë pjesë e Bashkimit Evropian janë Malta dhe Estonia me vetëm 200 kilogramë rezervë ari secila.
Në fund të klasifikimit botëror, të shteteve që kanë për rezervë valutore edhe rezerva ari gjenden Haiti, Burundi, Fixhi, Omani, Komoros dhe Kenia, që ndonëse kanë ar në rezervat e tyre, sasia e kësaj rezerve nuk është më shumë se 50 kilogramë.

Vlera e rezervave

Por për çfarë shërben rezerva e arit? Në thelb, sot shërben vetëm për transaksione ndërkombëtare, teksa gjysmë shekulli më parë, shërbehej në thelb për gjithçka, për çdo transaksion ekonomik që ndërmerrej si brenda vendit ashtu edhe jashtë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, “rezerva valutore e një vendi mbahet nga autoriteti monetar dhe përfshin rezervat e arit, arkën e monedhave dhe kartëmonedhave në valutë, depozitat në bankat e huaja, letra të ndryshme me vlerë si edhe pozicionin valutor në FMN. Mbajtja e rezervës valutore përgjithësisht ka për qëllim përballimin e situatave të papritura, të shkaktuara nga mungesat e likuiditetit në tregjet ndërkombëtare”.
Nga ana tjetër e medaljes është kostoja oportune që ato mbartin nëse këto para do të investoheshin në një formë tjetër. “Niveli dhe mjaftueshmëria e rezervës valutore kanë qenë vazhdimisht çështje mjaft të debatuara midis analistëve e studiuesve. Shpeshherë vende të ndryshme janë akuzuar për mbajtjen e niveleve të larta të rezervës. Në kuadrin e globalizimit, niveli i lartë i rezervave valutore është arsyetuar si një lloj siguracioni ndaj luhatshmërisë së madhe në lëvizjen e kapitalit”, - përshkruan Banka e Shqipërisë vlerën e këtyre rezervave.
Rezervat në ar janë në fakt rezervat e para që janë krijuar nga shtetet, kur ky metal i çmuar përdorej për të mundësuar zhvillimin ekonomik të shteteve, që në lashtësi. Me lindjen e sistemeve bankare dhe sidomos të bankave qendrore, që luanin edhe rolin e hartuesit të politikës monetare, kanë qenë pikërisht këto banka që kanë administruar arin.

Fillimet e rezervave të arit dhe konfiskimi

Që në fillimin e krijimit të Bankës së Shqipërisë, rezervat e arit kaluan në administrimin e saj. Në vitin 1925 Banka Kombëtare e Shqipërisë zbatoi standardin e arit të cunguar ose standardin e arit dhe të devizës, që nënkuptonte se kartëmonedhat kthehen në ar dhe në valuta të huaja të forta në dollar, në lira, në sterlina etj.
Shqipëria do të krijonte kështu një rezerve ari të konsiderueshme për kohën, që kishte një vlerë prej 8.062.826,90 frangash ari shqiptare, të cilat pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe shkrirjes de fakto të Bankës Kombëtare Shqiptare do të kalonin në Romë.
“2574 kilogramë ar ishte rezerva e monedhës në qarkullim të ish-Bankës Kombëtare Shqiptare, që në kundërshtim me statutin e saj, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, u transferua dhe u depozitua në Romë, prej nga u grabit nga forcat naziste të Gjermanisë pas pushtimit nazist”, - thotë ish-diplomati shqiptar e studiues i çështjes së arit, z. Kseonofon Krisafi, në librin e tij “Negociatat me Anglinë në ‘85 për arin e grabitur”.

Bllokimi i arit në Luftën e Dytë Botërore

Pas përfundimit të luftës, komisioni i posaçëm i ngritur nga vendet aleate, vendosën t’i akordonin Shqipërisë vetëm 1 ton ar, i cili në atë kohë ndodhej në Londër të Britanisë së Madhe, pasi ishte konfiskuar nga Berlini. Menjëherë, Italia kërkoi që ky ar t’i shkonte asaj, teksa pretendonte se kalimi i arit shqiptar në Itali kishte ndodhur si pasojë e një “kalimi të vullnetshëm” pas “bashkimit të kurorës shqiptare me atë italiane”, pa pranuar se Shqipëria ishte pushtuar. Për më tepër deklaronte se Banka Kombëtare Shqiptare, e cila ishte pronarja de fakto e arit, kishte për pronar kryesor, Bankën e Barit, që dispononte 51 për qind të aksioneve.
Ky pretendim u hodh poshtë nga ana e aleatëve, por çështja do të mbeste sërish pezull, teksa Shqipëria do të humbiste në Gjykatën e Hagës çështjen e kanalit të Korfuzit, e cila u fitua nga Britania e Madhe. Duke qenë se Shqipëria nuk pranoi ta njihte vendimin dhe të dëmshpërblinte shtetin britanik, Londra zyrtare e bllokoi arin shqiptar deri në gjetjen e zgjidhjes, e cila do të vononte thuajse gjysmë shekulli.

Ari në periudhën e komunizmit

Gjithsesi, shteti shqiptar do të gjente një rrugë tjetër të krijimit të një rezerve të re ari, këtë herë duke abuzuar mbi qytetarët e vet. Pa ardhur ende në pushtet, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar miraton ligjin nr. 20, datë 15.12.1944, i cili ndalon eksportimin e arit, të argjendit, të platinit dhe të gurëve të çmuar. Synon frenimin e inflacionit të mëtejshëm të frangut shqiptar, goditjen e kontrabandës së arit në tregun e brendshëm dhe moslejimin e daljes së tij jashtë kufijve të vendit.
Në Arkivin e Shtetit dokumentohet se nga fillimi i regjimit komunist deri në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të ekzistencës së tij janë konfiskuar në total 2.017 kilogramë ar, ndërsa sipas thesarit të shtetit janë 3.029 kilogramë, e sipas arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë 2509 kilogramë ar. Cilado qoftë shifra e saktë, e vërteta duket se rreth 2.5 tonë ar është konfiskuar nga regjimi komunist, ar ky që do të shpenzohej po prej tij, këtë herë për të blerë produkte ushqimore për shqiptarët e fillimviteve 1990.
Shitje për një copë bukë
Sipas ish ministrit të kohës, Niko Gjyzelit në fund të viteve ‘90 shteti shqiptar u detyrua të përdorte rezervën e shtetit. Në intervistën e dhënë prej tij, pak kohë më parë në “Standard”, ishin afërsisht 10 kuintalë ar, i përbërë nga shufra dhe monedha që në fshehtësi të plotë u ngarkua në një avion “اarter” në një ditë të pranverës së vitit 1990 për të fluturuar drejt Zvicrës.
Askush në aeroportin e Rinasit nuk mund ta merrte me mend se ato arka s’ishin gjë tjetër, veçse thesari i fundit i shtetit shqiptar i akumuluar për 50 vjet. Por ashtu, siç nuk mund të merrte kush me mend se ai ishte rezerva e fundit e shtetit nuk mund të mendonte dhe as ta dinte faktin më tragjik se populli po kalonte ditët më të zeza të ekonomisë së vet. Në depot e konsumit mungonin tashmë jo vetëm ushqimet, por edhe gruri për bukën e gojës, çka bëri regjimin që të shpenzonte edhe arin e shtetit.

Akti i fundit

Pesë vite më parë situata dukej kahkundërt, teksa qeveritarët prisnin rritjen e këtyre rezervave në Bankën e Shqipërisë. Kjo, pasi pas vdekjes së Enver Hoxhës, me shpresën e liberalizimit të Shqipërisë, Britania e Madhe kishte pranuar që të nisnin negociatat për çështjen e arit. اështje që do të zgjidhej vetëm në vitin 1992, kur Britania pranoi dhe riktheu arin e konfiskuar shqiptar, në rezervën e boshatisur të asaj kohe.
Akti i fundit në historinë e arit shqiptar, me zbrazjen e rimbushjen e rezervave të tij, do të luhej në vitin 2000, kur në Kërrabë, aty ku gjenden rezervat e Bankës së Shqipërisë, do të vidhej një sasi ende e papërcaktuar e arit shqiptar, nga disa fshatarë të zonës, sipas gjykatës.

Rinisja e kërkimeve

Po sot, ka apo nuk ka ar në Shqipëri? Dy kompani të huaja, njëra kanadeze dhe njëra turke, mendojnë se po, madje shpresojnë ta nxjerrin atë bashkë me bakrin në zonën e Mirditës.
Duket se kjo është pjesë e fushatës dhe etheve që kanë përfshirë të huajt në lidhje me pasuritë e nëntokës shqiptare deri më tani vetëm pjesërisht të njohura edhe nga ne vendasit.
Deri më dje, Shqipëria e pasur me ar apo me naftë ishte thjesht pjesë e “legjendës” urbane, por kërkimet e fundit të specializuara bënë që revista prestigjioze “Forbes” ta cilësonte Shqipërinë një “Gji Persik” të dytë sa u përket pasurive në naftë. Së fundmi duket se shqiptarët do të zhgënjehen pozitivisht edhe sa i përket legjendës së dytë atë të një vendi, banorët e të cilit kanë fjetur mbi ar, pa e ditur në të vërtetë këtë.
“Kompania “Tirex” ka kënaqësinë të njoftojë se ka filluar prodhimin në projektin e saj afatshkurtër në Mirditë të bakrit dhe floririt. “Tirex” ka firmosur një marrëveshje me turqit e “Ekin Maden” për të themeluar një kompani e cilësuar “OpCo”, në të cilin si “Tirex” dhe “Ekin Maden” kanë 50% secila”.
Në dukje, një pamje e disa punëtorëve tek gërmojnë me një sondë në një terren të thyer malor, ndërsa më tej, harta në të kuqe e Shqipërisë dhe “Mirdita district”, në të zezë theksohet krahina e Mirditës ku janë përqendruar fillimisht kërkimet e kanadezëve.

Lista e shteteve për nga ari që kanë:

1 SHBA 8,133.5
2 Gjermani 3,401.0
3 Fondi Monetar Ndërkombëtar 2,814.0
4 Itali 2,451.8
5 Francë 2,435.4
6 Kina 1,054.1
7 Zvicër 1,040.1
8 Rusia 830.5
9 Japonia 765.2
10 Holanda 612.5
11 India 557.7
12 Banka Qendrore Evropiane 502.1
13 Tajvan 423.6
14 Portugali 382.5
15 Venezuela 365.8
16 Arabia Saudite 322.9
17 Mbretëria e Bashkuar 310.3
18 Liban 286.8
19 Spanjë 281.6
20 Austri 280.0
21 Belgjikë 227.5
22 Algjeria 173.6
23 Filipine 152.2
24 Libi 143.8
25 Singapor 127.4
26 Suedi 125.7
27 Afrika Jugore 125.0
28 Banka për Zgjidhje Ndërkombëtare 119.0
29 Turqi 116.1
30 Greqi 111.5
31 Tailandë 108.9
32 Meksikë 106.0
33 Rumania 103.7
34 Polonia 102.9
35 Australia 79.9
36 Kuvajt 79.0
37 Egjipt 75.6
38 Indonezia 73.1
39 Kazakistan 67.3
40 Danimarkë 66.5
41 Pakistan 64.4
42 Argjentina 54.7
43 Finlandë 49.1
44 Bullgaria 39.9
45 Bjellorusia 38.9
46 Bashkimi Ekonomik Monetar i Afrikës Perëndimore 36.5
47 Malajzia 36.4
48 Bolivia 35.3
49 Peru 34.7
50 Brazil 33.6
51 Sllovakia 31.8
52 Ukraina 27.7
53 Ekuador 26.3
54 Siria 25.8
55 Marok 22.0
56 Koreja 14.4
57 Qipro 13.9
58 Bangladesh 13.5
59 Serbia 13.1
60 Antilet Holandeze 13.1
61 Jordani 12.8
62 اeki 12.6
63 Kamboxhia 12.4
64 Katar 12.4
65 Sri Lanka 11.8
66 Laos 8.9
67 Letonia 7.7
68 El Salvador 7.3
69 Komuniteti Ekonomik dhe Monetar i Afrikës Qendrore 7.1
70 Guatemala 6.9
71 Kolumbia 6.9
72 Maqedonia 6.8
73 Tunizia 6.7
74 Irlandë 6.0
75 Lituania 5.8
76 Bahrejn 4.7
77 Mauritius 3.9
78 Kanada 3.4
79 Sllovenia 3.2
80 Aruba 3.1
81 Hungari 3.1
82 Taxhikistan 3.0
83 Kirgizistan 2.6
84 Mozambik 2.3
85 Luksemburg 2.2
86 Surinami 2.1
87 Hong Kong 2.1
88 Mongolia 2.0
89 Islandë 2.0
90 Papua – Guinea e Re 2.0
91 Trinidad dhe Tobago 1.9
92 Shqipëria 1.6
93 Jemen 1.6
94 Kamerun 0.9
95 Honduras 0.7
96 Paraguai 0.7
97 Republika Dominikane 0.6
98 Gabon 0.4
99 Malaui 0.4
100 Afrika Qendrore 0.3
101 اad 0.3
102 Kongo 0.3
103 Uruguai 0.3
104 Estonia 0.2
105 Kili 0.2
106 Malta 0.2
107 Kosta Rika 0.1
108 Haiti 0.0
109 Burundi 0.0
110 Fixhi 0.0
111 Oman 0.0
112 Komoros 0.0
113 Kenia 0.0

Gazeta Standard​
 
Pe: Sekretet e thesarit dhe renditja botërore

Po Ari qe grabiti Zogu sa ishte ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 57.1%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 42.9%
Back
Top