Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Salmonelë në Shqipëri - 7.8 ton mish pule e importuar në portin e Durrësit.

Një sasi prej 7.8 tonë mish pule e importuar nga Brazili ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore.Produkti mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit konfirmoi për Tv Klan se ka bllokuar 5.2 ton mish të mbetur tek importuesi, por 2.6 ton rezulton se janë shpërndarë në treg për konsumatorët shqiptarë. Produktet e shpërnada nuk janë lokalizuar ende duke u bërë një rrezik potencial për shëndetin publik.“Për këtë arsye të gjithë inspektorët e AKU kanë dalë në terren për të verifikuar subjektet tregtare”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.Por edhe pse inspektorët e AKU janë në terren për të kontrolluar subjektet tregtare dhe për të gjetur mishin e shpërndarë, deri më tani nuk kanë identifikuar asnjë rast konkret.Problemi, sipas AKU, thellohet më tej nga fakti se kompania importuese ka paraqitur fatura fiktive, duke penguar gjurmimin e saktë të produktit të kontaminuar në treg. Prandaj ajo është kallëzuar në prokurori.“Është inspektuar subjekti importues për të siguruar gjurmueshmërinë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale lidhur me elementët e veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.”Mishi i pulës i kontaminuar me salmonellë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin.Infeksioni i salmonelës mund të shkaktojë diarre të rëndë, ethe dhe dehidrim, simptoma që shfaqen brenda 8 deri në 72 orë pas konsumit të mishit të infektuar. Vetëm gatimi në temperaturë mbi 70°C mund të eliminojë rrezikun.

TvKlan
 
Mjerë ato prindër e njerëz që kemi atje, lutem Zotit çdo natë ti dëgjoj mirë ♥️
 
Shqiptaret kan imunitet se kan 35 vjet qe hajn salmonel, eshte bo pjese e menus
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back