Rrezultatet e para

WxP

Staf në FV.AL
Elbasan, Sejdini 297 vota para
Procesi i numërimit nisi rreth orës 00:33. Në orën 01:15 është numëruar vetëm një kuti e qendrës nr. 2304, në shkollën "Qamil Guranjaku". 191 vota për Sejdinin dhe 186 për Hushin e LSI-së. Ora 2:18 mbaron numërimi i 2301, lagjja "Kala" plus 18 vota Sejdini, ku kjo qendër njihet si bastion i PD-së. Në orën 2:50 votohet kutia 2300 179 PS - 203 PD, kutia 2301 janë 235 PS dhe 215 PD, kutia 2301 janë 404 vota PS dhe 257 vota PD, kutia numër 2304, 368 PS dhe 217 PD, ndërsa kutia 2305 191 PS dhe 186 PD.

Korçë, numërohen dy kutitë e para në Devoll
Kanë mbërritur të gjitha kutitë, por procesi i numërimit ka nisur në orën 2:33. Në KZAZ e Devollit janë numëruar dy kuti. Kutia e parë ka 86 vota për PS-në dhe 64 PD, kutia e dytë 164 me 185 për PD-në. Ora 2:30 policia ndërhyn për nxjerrjen e të gjithë vëzhguesve pasi janë pa autorizim. Të gjithë vëzhguesit nxirren me forcë. Në orën 2:35 u shënua një incident mes këshilltarit të Bodes dhe nënkryetarit të bashkisë së Korccës. Elvi Fundo qëlloi me pëllëmbë pas debatit nënkryetarin Sotiraq Pilo.
Vlorë
Në 00:00 u mbyll kutia e fundit, e zonës së spitalit. Numërimi nisi në orën 01:38 të mëngjesit. U hapën gjashtë kutitë e para. Pati një incident Ilir Metajt të PS-së dhe Shkëlqim Selamit të LSI-së. Shkak u cilësua pengimi nga Selami i procesit të numërimit

Kukës, PD përpara
Në komunën Golaj të Hasit procesi i numërimit u mbyll rreth orës 00:30. PD-ja rezultoi të ishte rreth 200 vota para.

Gjirokastër
Në orën 12:05 numëruesit nisën trajnimin. Numërimi pritet të nisë rreth orës 2:00. Në Tepelenë numërimi nisi në orën 1:00, Përmeti pritet

Kuçovë, kryeson kandidati socialist
Në orën 2:13 dolën rezultatet për dy kutitë në Kuçovë ku kandidati socialist Bardhyl Gjyzeli kryesonte me 387 vota përkundrejt 333 votave të kandidatit të PD-së, Kapllani.

Berat, numërohen tre kutitë e para
Në Berat numërimi nisi në orën 1:30, ndërsa në 1:35 nisi numërimi në rrethin e Skraparit. Tre kuti të hapura në Berat, kandidati Aleanca për Qytetarin ka marrë 431 vota kundrejt kandidatit 328 vota, Fadil Nasufi.

Durrës
Nuk ka filluar numërimi deri në orën 02:00. Në KZAZ-në nr.9 është bllokuar numërimi për shkak se mungon transmetimi online.

Shkodër
Deri në orën 1:41 nuk kishte nisur procesi i numërimit.

Fier
Numërimi ka nisur rreth orës 1:20. Pas kutisë së parë, Baftjar Zeqo kryesonte me vetëm 10 vota kundrejt kandidatit të "Aleancës për Qytetarin" Ilir Bele.

Lushnjë
Flitet për një përparësi të lehtë të kandidatit Fatos Tushe përkundrejt kandidatit Albert Sanxhaku në kutitë e para të numëruara.
 

Attachments

  • 6690219kutit4.jpg
    6690219kutit4.jpg
    74 KB · Shikime: 19
Pe: Rrezultatet e para

Ka nisur procesi i numërimit në disa KZAZ në të gjithë vendin.
Kështu sipas raportimeve, në Elbasan, kur janë numëruar 6 kuti vihet re një diferencë për 421 vota në favor të kryetarit aktual dhe kandidatit të Partisë Socialiste, Qazim Sejdini. Edhe në Fier vijon procesi i numërimit, ku sërish kandidati socialist, Baftjar Zeqaj ndodhet në avantazh kundrejt rivalit të tij, Ilir Bejle. Në Lushnje kryetari aktual kryeson përballë ndaj rivalit Sanxhaku. Në Vlorë kur është numëruar vetëm kutia e parë, Shpëtim Gjika kryeson me 415 vota kundrejt 310 të rivalit demokrat, Ardian Kollozi.

Ndërkohë në Berat, kandidati demokrat udhëheq me 635 kundrejt rivalit socialist me 437.

Në Korcë ka rinisur numërimi, pas një ndërprerje për shkak se kryetari komisionit kërkoi largimin e të gjithë të pranishmëve të paautorizuar në sallën e numërimit.

Numërimi ka nisur edhe në Lezhë, ku përpara ndodhet kandidati i LSI-së mbështetur nga “Aleanca për Qytetarin”.

Ndërkohë, në një pjesë të konsiderueshme të KZAZ-ve është vendosur që numërimi të nisë në orën 07:00 të ditës së sotme.

Top-Channel
 
Pe: Rrezultatet e para

UPDATE- Lajmifundit-- Berati (7 nga 74 kuti) 995 vota PD, 714 PS/
Elbasani (11 nga 96 kuti) 3346 vota PS, 2342 vota LSI-PD
Fieri (12 nga 83 kuti) 2098 vota PS, 1588 vota PD
Korça (6 nga 62 kuti) 1322 vota PS, 1097 vota PD
Lezha (11 nga 24 kuti) 2023 vota PS, 2333 vota PD
Lushnja 1859 vota PS, LSI 1343 vota
Saranda (10 nga 29 kuti) 2183 vota PS, 1635 vota PD
Vlora (4 nga 84 kuti) 1621 vota PS, 1177 vota PD

lajmifundit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top