Rregullat e reja për marrjen e patentës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Leja e drejtimit të automjeteve tashmë kushton 45 mijë lekë dhe zgjat 1 vit. Sipas ndryshimeve të reja të Kodit Rrugor, kursi i teorisë dhe kursi i praktikës, ndryshe nga e kaluara, nuk kryhen më bashkë. Pa marrë provimin e teorisë, kursanti nuk mund të kalojë në kursin e praktikës. Ndërkohë, nëse një kursant provimin e teorisë nuk e merr, ka të drejt mbas 15 ditësh të rifutet në provim. Provimi mund të jepet pesë herë brenda një viti.
Leja e drejtimit
Tashmë kursi i teorisë e kursi i patentës nuk kryhen më bashkë. Sipas ndryshimeve të Kodit Rrugor, kursi i patentës është konceptuar në dy faza dhe zgjat rreth 1 vit. Fillimisht bëhet kursi i teorisë. Kursanti pa marr provimin e teorisë nuk mund të kaloj në kursin e praktikës. Personit të interesuar për t’u regjistruar në kursin e teorisë i nevojiten 8 dokumente. Nëse kursanti nuk e merr provimin e teorisë, ai ka të drejtë që mbas 15 ditëve të rifutet në provim. Provimin e teorisë mund ta japësh deri në 5 herë brenda një viti. Vetëm pas marrjes së provimit të teorisë mund të kalohet në kursin e praktikës. Ndërkohë për të marr pjesë në këtë kurs nevojiten 5 dokumente. Gjithashtu mundësia për të dhënë këtë provim është 5 herë brenda një viti. Komisioni i marrjes në provë për njohuritë teorike dhe aftësitë drejtuese është i përbërë nga 2 anëtarë. Drejtuesi teknik i autoshkollës mund të marr pjesë në provim, por pa të drejtë vote. Ndërkohë modeli i testeve ndryshon vazhdimisht.
Tarifat
Marrja e patentës tashme kushton 45 mijë lekë. Kursi teorisë kushton 15 mijë lekë. Kursi i dhënies së automjetit përbëhet nga 20 seanca dhe do të kushtojë rreth 20 mijë lekë. Ndërkohë kostoja e kartonit është 10 mijë lekë. Pra minimalisht i gjithë kursi për marrjen e lejes së drejtimit kushton 450 mijë lekë. Nëse kursanti kërkon më shumë orë seance, atëherë kursi do të kushtojë më shumë.

Personi i interesuar për të hyrë në prova për leje-drejtimi të mjetit paraqet nëpërmjet drejtuesit teknik të autoshkollës në sektorin përkatës të DRSHTRR-së dokumentacionin e nevojshëm, që përmban:
Për provën e kontrollit të njohurive teorike
a. Kërkesën për të marrë pjesë në provë, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja
b. 4 fotografi, me ngjyra, me përmasa 4x5 cm
c. Dokumentin e identifikimit
ç. Vërtetimin e banimit
d. Certifikatën mjekësore, jo më përpara se tri muaj nga data e paraqitjes së kërkesës, për të marrë pjesë në prova
dh. Dokumentin e përcaktimit të grupit të gjakut dhe rehzusin;
e. Leje-drejtimin e automjetit të kategorisë së mëparshme (në qoftë se ka)
ë. Mandatpagesën, për çdo dalje në provë të kontrollit të njohurive teorike, sipas tarifave në fuqi.
Për provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes
a. Kërkesën për të marrë pjesë në këtë provë, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR -ja
b. Autorizimin e ushtrimit të drejtimit të mjetit, përcaktuar sipas udhëzimit të ministrit, që mbulon veprimtarinë përkatëse, të lëshuar nga DRSHTRR -ja dhe të plotësuar nga autoshkolla
c. Mandatpagesën, për çdo dalje, në provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes
ç. Mandatpagesën për leje-drejtimi, e cila caktohet në bazë të tarifave në fuqi, plus taksën e pajisjes me leje-drejtimi, në varësi të kategorisë së leje-drejtimit.

Sektori përkatës i DRSHTRR-së merr në provën e kontrollit teorik kursantët në rastet kur:
a. Ka kryer programin teorik për kategorinë e kërkuar dhe ka plotësuar afatet kohore nga data e regjistrimit në sektorin përkatës të DRSHTRR –së
b. dokumentacioni i paraqitur nga autoshkolla për provën e kontrollit të njohurive teorike të personit të interesuar është në përputhje me kërkesat, e Kodit Rrugor dhe të rregullores, në zbatim të tij. Kur dokumentacioni nuk është i plotë, i kthehet autoshkollës për të bërë plotësimet, brenda 5 ditëve
c. personi paraqitet brenda orarit të kontrollit të njohurive teorike dhe jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i kërkesës së autoshkollës.
d. Nëse kursanti fiton në provën e kontrollit të njohurive teorike, jo më vonë se 5 ditë nga dalja në provë, sektori përkatës i DRSHTRR-së e pajis atë me autorizimin e ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, me afat kohor një vit.
dh. Nëse personi i interesuar nuk e fiton provën, duhet të vazhdojë përgatitjen teorike dhe mund të rifutet në provë vetëm pas 15 ditëve, deri në pesë herë, por brenda afatit njëvjeçar të regjistrimit.
Sektori përkatës i DRSHTRR-së do të marrë në provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes kursantët kur:
a. kursanti kryer programin e ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore nga data e marrjes së autorizimit në sektorin përkatës të DRSHTRR-së
b. dokumentacioni i paraqitur nga autoshkolla për provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes së personit të interesuar është në përputhje me kërkesat e Kodit Rrugor dhe të rregullores, në zbatim të tij. Kur dokumentacioni nuk është i plotë, i kthehet autoshkollës për të bërë plotësimet, brenda 5 ditëve
c. personi paraqitet brenda orarit të provës së verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes dhe jo më vonë se 5 ditë nga data e dorëzimit të kërkesës së autoshkollës.
d. Nëse personi i interesuar fiton në provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes dhe dokumentacioni është i plotë, jo më vonë se 7 ditë nga dalja në provë, sektori përkatës i DRSHTRR-së e pajis atë me leje-drejtimi, për kategorinë e kërkuar.
dh. Nëse personi i interesuar nuk e fiton provën, duhet të vazhdojë përgatitjen e aftësive drejtuese dhe të sjelljes dhe mund të rifutet në provë vetëm pas 15 ditëve, deri në pesë herë, por brenda afatit njëvjeçar të autorizimit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.

Komisioni i marrjes në provë për kontrollin e njohurive teorike është i përbërë nga dy anëtarë.

Komisioni i marrjes në provë të verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes është i përbërë nga dy anëtarë.TO
 
Komisioni i marrjes në provë të verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes është i përbërë nga dy anëtarë
.TO
po citoj vetem keto dy te fundit ne teori me dy vet ne komision do behen budallalleqe sa te duash...ne praktike po ashtu
 
ehe cyber beheshin budalleqe me perpara e do behen dhe tani

edhe ketu ne Greqi behen ne praktike ne teori ke nje pc perpara dhe nuk ben dot gje...tani do futet dhe nje sistem ne praktike qe do jete me e veshtire per te dhene rryshfete....
 
Po eshte me se normale te japesh pyetjet ne pc, [edhe ketu mund tja hedhesh:p nqs njef] , edhe per praktiken te jet nje police i zgjedhur ne vend ose me hedhje ne sort, pa e ditur 3 jave perpara me ke do japesh....

Nqs duan kta te gjejne menyra kundra korupsionit ka....por sduan...
Dhe vene gjithe kto jete ne rrezik...se shumica e aksidenteve rrugore ndodhin per faj te shoferave qe sja kan idene e timonit [dhe jo vetem femrat! ka dhe meshkuj te tille!]
 
Ne Shqiperi mungon pergjegjsia ndaj njerzve te tjere se nje baba i duket vetja i zgjuar kur i jep femijes 13-17 vjec makinen dhe ai femije eshte kujton se ka kapur qiellin me dore....
 
edhe ketu ne Greqi behen ne praktike ne teori ke nje pc perpara dhe nuk ben dot gje...tani do futet dhe nje sistem ne praktike qe do jete me e veshtire per te dhene rryshfete....

ryshfetet skane per tu mbaruar asnjehere,eshte sporti me i vjeter dhe me i praktikuar nga te gjithe :D
 
Nuk kam ndonje pretendim te mbarjne Bledi por per teorine duhet te mbarojne se
30 pyetje jane
 
Epo aji babaj do e shikoj mire kur [large qoft!] femija i ben nje aksident me te ne anen e djathte, sa mire eshte te ngelesh i paralizuar ose te humbesh jeten....ose TE VRASESH NJEREZ TE PAFAJSHEM e te besh dhe burg per kete;)
 
nja 5 shoket tim ketu kane dhene nga 2000 euro se pertojne te lexojne tere librin:D
sa per praktiken se kane prob.
une kur dhashe mbarova i pari dhe skisha bere asnje gabim,e dyta mbaroi klodi(nusja) dhe ajo pa asnje gabim:D kush do lexon dhe se ka prob as teorine as praktiken.kur dhashe une ishte me fletushka dhe jo me komp.
 
po prandaj them se ne Shqiperi eshte nje fenomen i shpeshte e kam pare me syt e mi kete gje.....
 
nja 5 shoket tim ketu kane dhene nga 2000 euro se pertojne te lexojne tere librin:D
sa per praktiken se kane prob.
une kur dhashe mbarova i pari dhe skisha bere asnje gabim,e dyta mbaroi klodi(nusja) dhe ajo pa asnje gabim:D kush do lexon dhe se ka prob as teorine as praktiken.kur dhashe une ishte me fletushka dhe jo me komp.
he ore lavdrohu pak:p

Tani te japehs 2000 euro se perton te lexosh nje liber eshte kulmi.....
Une akoma se kam dhen patenten....por nqs praktiken e di...sduhet te dish dhe teorine? Se te dish teorine eshte me leht....por me praktiken eshte probl....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top