Rrefimi i Sami Kallmit

Зngjεll

___________
Dashuria per familjen me dha forcen te ndaloj drogen
Nje djale i ri,emigrant shqipetar ne Greqi , tregon historine e tij te dhimbshme

Hallet dhe problemet i çojne te rinjte tek lendet narkotike , si zgjedhje me te lehte per t'i harruar , por qe ne te vertete nuk eshte zgjidhje ,por shkaterrim

Si perfundim muzika eshte kudo dhe pikerisht ne tekstin e nje kenge te kenduar nga Sami Kallmi , shprehet shume qarte ngjarja e ketij djali :
Sa keq me vjen per veten qe s'po mbaj
Kapricot e moshes mua me lane pas
E para ish alkoli,cigarja
Droga me detyroi veten ta "vras"

Nje djale shqipetar gjen fuqine brenda forces qe ka familja , te kthehet serisht ne jete normale mbaq dy vitesh te perdorimit te pijes vdekjeprurese. Ai tregon per shkaqet qe e cuan afer perqafimit te vdekjes , cfare ngjarjesh perjetoi dhe si e kuptoi gabimin e rende ..
" Ne Greqi jam me familjen .Kam ardhur i vogel, 14-vjec dhe kur mbarova shkollen qe vazhdoja ketu,u ngaterrova me nje shoqeri te keqe.Isha 18-vjec atehere.
E gjitha filloi nga nje cigare ...dhe ajo shtynte tjetren .. "Hajde -thoshim-pime nga nje cigare se s'ka gje" . Cfare bente shoqeria , beja dhe une.Njeri nuk me detyronte .
Ne fillim kalonte shume kokaine ne duart e mia . Punoja me ato gjera. Shisja . Me pas fillova dhe ta pi. Pinim dhe per ate moment se c'na dukej vetja ! Na ngrinte psikologjine dhe na dukej sikur ishim ne dhe nuk kishte te tjere ! Kishte raste qe pinim tere naten...
Kur me thoshin ndonje gje njerzit ,nuk e pranoja. Nuk pranoja qe merrja droge ose genjeja qe nuk kisha marre me .Por une dukesha!
Kisha rene ne kile . Nga 80 kg vajta 65 kg. Kisha humbur 15 kile. Nuk isha me ai djali qe stervitej ,merrej me sport,punonte dhe shkonte ne shkolle.
Me pelqente paraja dhe ne kete menyre e fitoja lehte. Keshtu qe kisha shume leke atehere . Mirpo ato leke une nuk i shikoja . Kam harxhuar aq shume sa nuk e imagjinoj dot as vete . Kaloja me shoqerine ...
Kam bere aq shume per "shoket" sa me dukeshin sikur te gjithe shoket me donin ! Ata shoke qe une qerasja,kur ngela pa leke me lane vetem...
Dhe nje dite thashe :Nuk behet me kjo pune,se me ndodhi dhe nje problem . Kisha nje gjyq nga e njejta histori , prej te cilit si perfundim dola i pafajshem.
Nuk arrita kurre ne ate pike qe nuk kontrolloja dot veten .Megjithate kur arriti puna qe shoqeria vazhdonte me lende narkotike me te rrezikshme , mblodha fuqite dhe kundershtova. Mendova babane ,nenen,vellain . I mendoja gjithmone por nuk kisha aq forca sa te ngrihesha ne kembe !
Kete radhe i thashe vetes : Ku vete ? Babane e ke te semure , e ke me halle , mamaja punon qe nuk duhet te punoje , ti cfare ben ?
I mendoja te gjitha .Prinderit e mi i kisha merzitur aq shume sa nuk vente me !
Nena ime ka hequr shume ....
Kur me flisnin prinderit une nuk i degjoja , me dukej sikur me thoshin per keq . Me dukej shoqeria sikur ata ishin shoket e mi, vellezerit e mi . Zihesha ne shtepi , nevrikosesha,me dukej sikur me ishin kthyer ata mua kunder. Por une s'e kuptoja.
Me vone kuptova cila ishte shoqeria dhe kush prinderit e mi !
Ata me keshillojne dhe tani e di ku besoj!
Me thone te zgjedh shoqerine dhe ti bej hyzmetin punes. E gjitha eshte ne tru , nuk ka asgje qe nuk e ndalon.Vendosa qe nuk do shoqerohem me me ata shoke qe kisha .Do ndaj shoqerine , do zgjedh shoqerine e mire dhe ashtu bera.Tani i kam ndare shoket .
Humba shume gjera dhe shume kohe nga e gjithe kjo, por besoj se nga hallet njeriu behet me i mire dhe me i forte.
Nese para 6 muajsh qe nuk kisha lene drogen kisha vene shoqerine ne radhe te pare , tani familja merr perseri vendin e vete.
Familja ne radhe te pare dhe une ai njeri qe isha dikur...
Nje mesazh per te gjitha moshat e reja :
Te mos genjeheni nga shoqeria!
Aty ku shikoni gjera te cuditshme te largohenisa me pare dhe mos degjoni dhe beni cfare ju thone shoket e cfare bejne ata . Larg gjerave te tilla! "
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top