Rrefimi i Noçes se Big Brother 1

braziljania

Anëtar i Nderuar
Flet Najada (Noçja). Pendimi pse u fut në "Big Brother", lidhja e dështuar me Olsin dhe dëshira për të vazhduar Akademinë e Policisë. Shpjegon batutën: "Kur thashë që kam pasur 300 dashnorë, bëra shaka."

Lidhja me Olsin? I dhashë fund. Dua të bëhem police! Bjordi dhe Adela? اift pa lidhje!Për momentin është në qetësi. Zhurma e madhe pas daljes nga "Big Brother", tashmë nuk dëgjohet më. Lidhja me Olsin ka përfunduar dhe Najada Hamzaj (Noçja), tani pret të mbarojë studimet për pikturë. Më vonë?


Nuk i dihet, ndoshta do e shohim police. Kjo është dëshira e saj, të fillojë një fakultet të dytë për Akademinë e Rendit. ثshtë shumë përfolur për gjithçka që solli në një reality show, megjithëse karakterizohet nga moskokëçarja dhe dhënia fund e një lidhjeje, kur ajo nuk funksionon ashtu siç duhet. Kështu ka bërë edhe me Olsin. Para 4 muajsh, ajo pohon se i ka bërë të ditur atij se nuk mund të vazhdonte më me të.Vajza fierake, sot pohon se është vetëm dhe e qetë. Ka disa projekte afatgjata për vete, që kërkojnë kohë. Në një intervistë për Sh2-shin, ajo rrëfen jetën e momentit dhe planet për të ardhmen. Mendimin për banorët e rinj të "Big Brother"-it dhe marrëdhëniet me ta.

Me çfarë po merret Najada tani?

Sapo mbarova vitin e tretë të shkollës për pikturë. Duhet të diplomohesha këtë vit, po e për shkak të futjes në "Big Brother", e humba një vit, kështu që vitin tjetër e mbyll. Gjatë kësaj kohë kam qenë menaxhere në një lokal, por që tani e kam lënë edhe punën.

Të ndihmoi fama e momentit për t'u pranuar në një vend pune?

Po, sepse menaxherët tani i marrin më shumë për imazh, se sa ai mund të dijë ta bëjë atë punë.

Cili ishte ndryshimi në jetën tënde, pas "Big Brother"-it?

Mua, në fakt, dalja nga "Big Brother"-i më mori negativisht dhe jo në mënyrë pozitive. Një vit shkollë e humba, më parë punoja në një studio pikturash, isha shumë mirë para se të futesha aty. Pastaj, kur dola, punën nuk e kisha më. Për mua rezultoi thjesht një humbje kohe.

Shkolla e pikturës ka qenë një zgjedhje e juaja apo...?

Kam pas talent që e vogël. Pikturoja shumë, çdo gjë që shihja. Edhe në shkollë të mesme kam qenë në lice. Kjo degë nuk ka qenë e rastësishme për mua. Më pëlqejnë pikturat abstrakte dhe këtu përqendrohem më shumë kur pikturoj. Më pëlqen të punoj dhe të përcjell atë që të tjerët nuk e shohin në jetën e përditshme.Tani, si degë të dytë dua të vazhdoj Akademinë e Rendit. Më pëlqen uniforma e policisë dhe, pse jo, një ditë mund të jem pjesë e saj. Kam qejf punët që nuk janë monotone. Ajo nuk është monotone si punë, sepse njihesh më shumë njerëz dhe me histori të ndryshme.

Vazhdon lidhja juaj me Olsin?

Jo, u bë kohë që nuk jemi më bashkë, gati më shumë se 4 muaj. Jemi shfaqur bashkë në ekrane, por jo se kemi qenë të lidhur. Ne takohemi bashkë, kur na rastis, por qëllimisht jo, nuk ndodh. Ndenjëm sa ndenjëm dhe unë nuk e shtyja dot më atë lidhje. Nuk më pëlqente më, edhe kaq. Në pamje të parë duken shumë mirë, por në brendësi nuk janë ashtu si duken. Unë nuk kisha menduar fejesë apo martesë më të...

Kush e mori vendimin, ti apo ai?

Unë. Ai është tip neglizhent dhe njerëzit e tillë unë i kam bezdi. Ne morëm shtëpi dhe kur jeton me një njeri, dalin edhe defektet më të vogla pastaj.

Që kur i ke shkëputur lidhjet me Olsin, ka një person tjetër në jetën tuaj?

Jo, momentalisht jo. Njohje kalimtare, por asgjë konkrete. Kam vendosur që për një periudhë kohe të qëndroj vetëm.

اfarë duhet të ketë një mashkull që të jetë me ty?

Të jetë i bukur në gjeste, veprime dhe sa më i thjeshtë dhe jo me komplekse.

E ke ndjekur "BB2"-shin dhe historitë që dolën prej aty?

E kam ndjekur, jo me përkushtim të madh, por kur kam pas kohë e kam ndjekur. Më pëlqeu shumë që fitoi Qetsori, ia kam thënë edhe në sy, se e meritonte. Ndërsa për Bjordin dhe Adelën, më duken një çift pa lidhje fare.Ai si fëmijë i përkëdhelur, ajo si...

Tatuazhi i shqiponjës bie në sy. Të ngacmojnë, të hedhin batuta lidhur me të?

Po, gjithmonë kanë hedhur. Nuk pendohem, kam 7 tatuazhe. Shqiponjën e kam krijuar vetë dhe e kam bërë gjatë periudhës kur kam qenë në Itali. Kam jetuar 5 vjet atje. Por jam më shumë e fiksuar tek thonjtë, kujdesem shumë për ta.

Gjatë qëndrimit tuaj në "Big Brother", ka qarkulluar një batutë që, Noçja ka 300 të dashur. اfarë të vërtete ka këtu?

(Qesh). Unë e kam thënë atë për humor, pasi njëra nga vajzat thoshte se jam e virgjër, tjetra thoshte se kam pas një të dashur, ky është i dyti. Asnjëra nuk tregonte të vërtetën, ishin shumë të rezervuara kur flisnin.Edhe unë, tani, për të ngacmuar këto, i thashë: Epo mirë, ju keni pasur nga një nga dy, unë ka pasur 300 të dashur. Dhe ngeli kjo batutë, madje, më kujtohet që isha një javë në nominim, dhe më thonë këto gocat: bëjë gati, valixhet se do ikësh sot.U thashë: unë të bëjë gati valixhet, po sikur 300 dashnorët e mi të më votojnë, unë nuk dal nga shtëpia, e dini ju apo jo, ato rrinin shikonin njëra-tjetrën në sy. (Qesh). Edhe sikur të kisha 300, nuk më del koha, se unë 24 vjeç nuk i kam bërë ende.

Të bezdisin ende në rrugë për shkak të famës televizive?

Po, shumë. Siç e thashë, jam penduar, se në fund të fundit, përveçse acarim, nuk është se më dha diçka tjetër të qenit e njohur. Nuk guxoj dot të dal të blej bukë në dyqan, se fillojnë komshinjtë pastaj: ua, shiko si qenka veshur Noçja. Po edhe unë njeri jam.

Po pushimet ku do i kalosh?

Në Vlorë dhe në Turqi.

PYETثSORI I PRUSTIT

اfarë është lumturia absolute për Najadën?

Familja, shëndeti dhe ca lekë në xhep.

اfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Plani që kam në mendje për atë ditë.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Dje, kur isha tek parukieri.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Sinqeriteti.

Defekti juaj kryesor?

Jam shumë gjumashe.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerantë?

Ndaj atyre që bëhen pa vetëdije dhe që nuk përsëriten.

Hera e fundit që u përlotët?

U bë kohë, para 4 muajsh, mbase.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Me asnjë.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Mua më pëlqejnë shumë udhëtimet, ku do që të jetë, më mjafton të udhëtoj.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Daniel Still.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?

Sjelljen, humorin.

Tek një grua?

Sinqeritetin.

Kompozitori juaj i preferuar?

Më pëlqen muzika.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Atë që dëgjojë të parën.

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?

Të gjithë librat e Still.

Filmi që ju la mbresë të thellë?

"Gladiatori".

Piktori juaj i dashur?

Da Vinçi.

Ngjyra juaj e preferuar?

Blu.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Nuk e kam arritur ende atë sukses.

Pija juaj e preferuar?

Koktejlet.

اfarë është ajo, për të cilën pendoheni më shumë?

Nuk jam penduar për asgjë deri më tani, më vonë nuk e di.

اfarë urreni më shumë në këtë botë?

Djallëzinë dhe të mos qenit me edukatë.

Frika juaj më e madhe?

Plakja.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?


Kur nuk kam rrugë tjetër dhe më duhet me patjetër të gënjej.

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Po, disa herë.

Cila është motoja juaj?

Jeto momentin!

Si do të dëshironit të vdisnit?

Do të doja që vdekja të më vinte nga Zoti dhe të kisha pranë njerëzit që dua më shumë.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t'i thoshit?

Më prenoto një vend në parajsë, të lutem...

Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

E qetë, neutrale.

Gazeta Shekulli *
 
Sa njeri pa ekuiliber !
Nga shkolle pikture ne shkolle policie :eek:hh:
Nje police piktore, apo nje piktore police ? LOL LOL LOL LOL LOL
Kontrast i gjalle qenka nocja :D
 
Do ta kemi parasysh......
 
E kujt i inereson çfqrë thotë ky njeherë pffffff
 
Зngjεll;160465 said:
E kujt i inereson çfqrë thotë ky njeherë pffffff

Kjo kjo eshte femer....
 
Sa kot femer qe ka qene kjo....shume e shpifur :espuls:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top