Bilderberg
Anëtar i ri
Rrëfimet tronditëse të Leon Trockit për dhunën dhe gjenocidin sllav kundër shqiptarëve 1912-1913
Raportimet e luftës të Leon Trockit, janë rrëfime realiste, të tmerrshme dhe të llahtarshme, të cilat përshkruajnë vrasjet mizore masakrimet dhe shfarosjen e shqiptarëve gjatë Luftërave Ballkanike, 1912-1913.
Leon Trocki
Leon Trocki ( 1879–1940) teorik i marksizmit dhe revolucionar, ka qenë i dërguar në Ballkan me qëllim për të raportuar për gazetën e majtë më të popullarizuar në Rusinë Jugore “Kijevskaja misl” ( Mendimi i Kijevës). Raportimet e tij nga vendi i luftimeve janë botuar në fletushkat e veprave të zgjedhura, të papërfunduara, në gjuhën ruse, mes viteve 1923–1927. Raportet e tij për Ballkanin dhe luftërat ballkanike janë përkthyer në gjuhen angleze në vitin 1980 dhe janë ribotuar mes viteve 1991–1993, në kohën e ripërsëritjes së luftërave ballkanike( në Kroaci e Bosnje).
Teksti në vazhdim flet për veprimet e shteteve ballkanike kundër popullatës myslimane në vitet 1912-1913 dhe për heshtjen e shtypit rus lidhur me krimet të cilat i kanë kryer aleatët e tyre në Ballkan.
Rrëfimet tronditëse të Leon Trockit
Kam pasur rastin, për fat apo fatkeqësi ta vizitoj Shkupin, disa ditë pas Betejës së Kumanovës. Qysh në fillim isha i irrituar nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen për qarkullim. Nga pengesat që m’i ka bërë Ministria e luftës, kam filluar të mendoj se njerëzit, të cilët e udhëhiqnin luftën nuk e kishin ndërgjegjen e pastër dhe që atje poshtë, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga sa paraqitej në shtypin zyrtar. Kjo përshtypje ose parandjenjë më është përforcuar me rastin e takimit me një oficer, i cili kishte qëndruar në Shkup me ushtarët të Shtabit të Përgjithshëm.
Ky oficer, të cilin e kam njohur për një kohë të gjatë, ishte njeri i ndershëm. Mirëpo, sapo ai e mori vesh se unë po shkoja për në Shkup, meqë realisht edhe e kisha marrë lejen për të shkuar atje, ai me një qëndrim të hapur armiqësor më tha se nuk duhet të shkoja atje dhe që Beogradi sipas tij nuk e kuptonte se çka po bënte kur i lejonte “të huajt” të shkonin në Shkup. Në Vrajë në kufirin me Serbinë, kur e kuptoi se nuk do ta ndërroja vendimin, oficeri serb e ndërroi zërin dhe filloi të më përgatitë për pamjet që do t’ i shikoja kur të arrija në Shkup. “Këto janë gjëra të pakëndshme, por fatkeqësisht janë të paevitueshme”. Krejt kjo më duhet të pranoj se më bënte edhe më shumë të dyshoja. Kjo do të thotë se veprat e liga, për të cilat ishte dëgjuar deri në Beograd, nuk ishin të rastësishme, nuk ishin raste të veçanta e të izoluara, përderisa një oficer i trajtonte si “nevoja të shtetit”.Dikush duhej të kishte të dhëna për këto. Kush? Ushtria? Apo Qeveria? Përgjigjen në këto pyetje e mësova sapo arrita në Shkup. Trishtimi filloi sapo e kaluam kufirin. Në orën 5 pas dite jemi afruar te Kumanova. Dielli po perëndonte dhe terri tashmë ishte lëshuar.
Sa më shumë që errësohej aq më tepër shiheshin flakët e zjarrit që shkonin përpjetë. Po digjej gjithçka përreth nesh. Të gjitha fshatrat shqiptare, të afërta dhe të largëta, ishin kthyer në shtylla zjarri, deri te hekurudha.
Ishte ky një shembull i një lufte të tmerrshme shkatërruese, që kam parë në zonat e luftimeve. Për një çast pasuria e atyre njerëzve e trashëguar nga gjyshërit e stërgjyshërit dhe e fituar me mund po kthehej në flakë. Kjo monotoni e zjarrit na ka përcjellë gjatë tërë rrugës deri në Shkup. Kam zbritur nga vagoni me të cilin kam udhëtuar. Tërë qyteti ishte i heshtur, në rrugë nuk shihje njeri të gjallë, Vetëm para stacionit të trenit ishte një grup ushtarësh, nga ku përhapeshin zëra të dehurish. Secili shkonte në rrugën e vet, ndërsa unë mbeta i vetmuar në stacion. Shkova te grupi i ushtarëve. Katër ushtarë mbanin bajonetat në gjendje gatishmërie. Në mesin e grupit të ushtarëve qëndronin dy të rinj shqiptarë, me plisa të bardhë. Një ushtar, çetnik i dehur, mbante në dorë thikën, ndërsa në dorën tjetër shishen e rakisë. اetniku urdhëroi shqiptarët të binin për tokë. Ata gjysmë të vdekur nga frika ulën në gjunjë. Pas urdhrit tjetër ata ngihen. Këtë ai e përsërit disa herë....
Pastaj çetniku duke sharë dhe duke i kërcënuar u drejtoi majën e thikës edhe viktimave të tjera. I detyron të pinë raki, pastaj... i puth. I dehur nga forca nga rakia dhe gjaku ai argëtohej, duke luajtur me ta ashtu si macja e egër me minjtë. Të njëjtat veprime, e njëjta psikologji. Të tre ushtarët e tjerë të dehur qëndronin duke ruajtur mos shqiptarët po iknin ose do të kundërshtonin, derisa çetniku po argëtohej. “Këta janë arnautë” më thotë një ushtar “tash do t’ i therë”.
Prej frikës u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim të mundohesha t’i mbroja shqiptarët. Ata mund të shpëtonin nga këta ushtarë vetëm me një forcë të armatosur … Krejt kjo skenë po luhej në stacionin e trenit kur sapo erdhi treni. Ika për të mos dëgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjen e tyre për ndihmë...
Në qytet, nëpër rrugë ishte aq qetësi, sa dukej shkret. Të gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjashtë pas dite. Me të rënë nata, çetnikët fillojnë punët e tyre. Futen dhunshëm në shtëpitë e shqiptarëve dhe turqve dhe kryejnë veprat e tyre të vrasjes dhe plaçkitjes. Shkupi kishte 60 mijë banorë nga të cilët gjysma ishin shqiptarë e turq. Disa nga ata sigurisht që kishin ikur, por shumica kishte mbetur. Dhe tash, gjatë natës kundër tyre kryhen krime.
Dy ditë pas arritjes sime në Shkup, e para gjë që do të shihej në mëngjes ishte grumbulli e kufomave të shqiptarëve me koka të thyera nën Urën e Vardarit, mu në qendër të qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarë, të cilët ishin mbytur nga çetnikët, të tjerët thoshin se ata i kishte sjellë uji i lumit. Vetëm një gjë dihej se ata njerëz nuk ishin vrarë në luftime....
Shkupi ishte kthyer në një kamp të rëndomtë ushtarak. Popullata, sidomos myslimanët fshiheshin nëpër rrugë për të mos u parë nga ushtarët serbë. Në mesin e masës së ushtarëve dallohen edhe fshatarë serbë, të cilët kanë ardhur këtu nga vende të ndryshme të Serbisë. Duke rrëfyer se kanë ardhur për të gjetur bijtë dhe vëllezërit e tyre, ata kalojnë nëpër Kosovë duke plaçkitur. Kam biseduar me tre prej këtyre “torbarëve”. Më i riu prej tyre, një burrë i shkurtë i sojit të “trimave” lavdërohet sesi me pushkën e tij ka vrarë dy shqiptarë, por dy të tjerë i kishin ikur. Bashkudhëtarët e tij, fshatarë të moshuar e vërtetonin rrëfimin e tij.
“Një gjë nuk është e mirë” ankohen ata. “Nuk kemi para me vete. Këtu mund të marrësh sa të duash qe dhe kuaj. Paga e ushtarit është dy dinarë (75 kopejkë). Ushtari shkon në fshatin e parë të shqiptarëve dhe e merr kalin e parë të cilin e gjen. Përmes ushtarëve mund të marrësh një pendë qe për 20 dinarë. Serbët nga rrethina e Vrajës, në mënyrë masive janë nisur drejt fshatrave shqiptare me qëllim për të rrëmbyer gjithçka të gjejnë. Gratë serbe kanë ngarkuar në shpinë edhe dyer e dritare që kanë marrë nëpër fshatrat shqiptare.
Ndërkohë erdhën dy ushtarë. Ata bëjnë pjesë në çetat të cilat i çarmatosin shqiptarët. Një ushtar pyet ku mund ta këmbejë një lirë. Kërkova të ma tregojë lirën meqë nuk kisha parë monedhë turke. Ushtari fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerrë dukatin nga qesja, duke rrëfyer se ka edhe të tjera, por nuk dëshiron të rrëfejë sasinë.
Një lirë turke këmbehet me 23 franga. Erdhën edhe ushtarë të tjerë. Po dëgjoja bisedat e tyre. “Nuk e di sa shqiptarë kam vrarë”, thotë njëri, “por te asnjëri prej tyre nuk kam gjetur diçka të vlefshme për të marrë. Dhe, kur ia kam hequr kokën një nuseje të re, te ajo kam gjetur 10 lira”. Për bëmat e tyre ata flasin krejt lirshëm. Kjo është e zakonshme për ta. Njerëzit nuk e kuptojnë se sa ndryshime të brendshme kanë sjellë vetëm disa ditë të luftës. Mund të shihet se deri në ç’ nivel njeriu varet nga rrethanat. Në kushte të organizmit barbar të luftës, njerëzit shpejt brutalizohen dhe këtë ndoshta edhe nuk e kuptojnë.
Një tog ushtarësh po marshonte rrugës kryesore të Shkupit. Një i dehur, sipas të gjitha gjasave, një turk i marrë, filloi t’i mallkonte. Ushtarët ndaluan. E mbështetën turkun për murin më të afërm dhe e pushkatuan në vend. Togu vazhdoi tutje ashtu sikur edhe popullata që ishte në rrugë.
Atë mbrëmje në një pijetore kam takuar një oficer të cilin e njihja. Njësia e tij ka qenë e stacionuar në Ferizaj në qendrën e shqiptarëve, “Serbia e vjetër”. Me njerëzit e tij rreshteri ka tërhequr një top të madh të rrezikshëm, gjatë defilimit nga Koçani deri në Shkup. Ky top to t’i dërgohet ushtrisë e cila e cila ka rrethuar Edrenen.
“اka po punon tani në Ferizaj mes shqiptarëve” e pyes. Po pjekim zogj dhe po vrasim arnautë. Jemi lodhur tashmë” thotë duke bërë grimasa dhe hapur gojën nga lodhja. “Ka shumë njerëz të pasur mes tyre.
Afër Ferizajt kemi hyrë në një fshat të pasur me shtëpi sikur kështjella. Pronari ishte një njeri i pasur, i cili kishte tre bij. Ishin katër veta dhe shumë gra. Të gjithë i kemi nxjerrë nga shtëpia i kemi radhitur gratë dhe ua kemi prerë burrat para syve të tyre. Gratë nuk kanë qarë. Na kanë lutur të futen në shtëpi dhe të marrin rrobat e tyre. I kemi lejuar. Ato pastaj na kanë dhënë nga një dhuratë. Pastaj ia kemi dhënë zjarrin tërë vendit...
“Si mund të veproni në mënyrë kaq brutale”, - e pyes i çmeritur me rrëfimin e tij. “Nuk e di as vetë-mësohet njeriu. Në një kohë tjetër, nuk do të kisha qenë në gjendje ta vrisja një plak apo një fëmijë të pafajshëm. Në kohë lufte, sikur e dini, komandanti iu urdhëron dhe ju duhet ta zbatoni urdhrin”.

![819trocky1.jpg 819trocky1.jpg](https://fv.al/data/attachments/58/58239-513abad636649c4f56701452e99b98ad.jpg)