Roberts dhe Hans fituesit më të popullarizuar të Oskarit

Erblinaa

Anëtar i ri
Roberts dhe Hans fituesit më të popullarizuar të Oskarit
Julia Robert, Tom Hanks dhe Angelina Jolie kanë dalë triumfues në një sondazh që kërkonte fituesit më të preferuar të çmimit Oskar.
Hanks ka dalë dy herë në skenë për të marrë dy trofe të ‘aktorit më të mirë’, në vitin 1993 për filmin “Philadelphia” dhe një vit më vonë për “Forrest Gump”.

Ai mposhti konkurrencën e Russell Crowe (“Gladiator”) dhe Paul Newman (“The Color of Money”) për t’u shpallur fituesi më i popullarizuar i Oskarit në kategorinë ‘aktori më i mirë’.

Morgan Freeman është më i votuari në kategorinë ‘aktori më i mirë dytësor’ për rolin në filmin “Million Dollar Baby”, duke mposhtur aktorët si Sean Connery (“The Untouchables”) dhe George Clooney (“Syriana”).

Roberts, e cila fitoi Oskar për filmin “”Erin Brockovich” në vitin 2000, ishte fituesja më e favorizuar e çmimit ‘aktorja më e mirë’, duke mposhtur Reese Witherspoon (“Walk The Line”) dhe Jodie Foster (“The Accused”).

Jolie u zgjodh si aktorja më e preferuar e cila kishte fituar në kategorinë ‘aktorja më e mirë në rol dytësor’ (në vitin 1999 për “Girl, Interrupted”), duke mposhtur konkurrencën e Renee Zellweger (“Cold Mountain”) dhe Whoopi Goldberg (“Ghost”) në sondazhin e magazinës Parade.

Filmi “Titanic” (1997) mbetet ‘filmi më i mirë’ më i preferuar para “The Godfather” dhe “The Lord of the Rings: The Return of the King”.
telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top