Revolucioni i minifundit

eGo0sTyle

System Engineer
m-548023.jpg


Minifundi, historia e veshjes së adoleshenteve që ndryshoi botën. Konsiderohet si fillimi i një rebelimi kulturor mes brezave

Ishte 30 tetor i vitit 1965, kur në Melburn, Australi, modelja e famshme Jean Shrimpton shkoi në hipodromin Flemington Racecourse me rastin e “Victoria Derby”. Kishte veshur një fustan të shkurtër, që i linte zbuluar këmbët për disa dhjetëra centimetra dhe një orë burrash. Përveç kësaj, nuk kishte veshur çorape, as dorashka, as kapele (tre aksesorë të konsideruar detyrim për zonjat tradicionale). Komuniteti australian u skandalizua dhe u indinjua: fishkëllima admirimi nga ana e burrave dhe bërtitje nga gratë në shenjë mosaprovimi. Episodi, që u bë i famshëm si “The Miniskirt Affair” (“اështja e minifundit”), u pasqyrua nga gazetat dhe televizionet e së gjithë botës. Imazhi i modeles së rrethuar nga gra më të moshuara, që e shihnin me përçmim, vinte në pah kontrastin mes modës së vjetër dhe asaj të re. Mini u bë menjëherë simbol i prishjes së një brezi dhe lirisë së re të grave që fituan pas luftës. Ishte fillimi i një revolucioni kulturor, që e arriti kulmin në lëvizjet e vitit 1968.
Manifest identiteti

Minifundi sapo ishte prezantuar nga një stiliste angleze, Mary Quant, dhe po bëhej një prej simboleve të Londrës moderne. Në fakt, Londra ishte epiqendra e një revolucioni që preku të gjitha fushat: veshjet, zakonet seksuale, besimin, politikën, muzikën dhe artin. Dëshira e lirisë dhe e vetëvendosjes shpërtheu mes kulturës së të rinjve, ku gjithçka shprehej përmes manifestimeve. Në atë kohë nisën të krijoheshin grupe si “Beatles” dhe “Rolling Stones” që, përveç muzikës, themeluan edhe një stil gjuhësor dhe veshje inovative. “Muzika dhe moda ecin krah për krah”, thoshte Mary Quant, që jo rastësisht tregonte se kishte krijuar minifundet për t’u dhënë mundësi vajzave të kërcenin më mirë muzikën twist.
Edhe Jackie Kennedy

“Minifundi u bë në këtë mënyrë një mjet komunikimi: shprehte lirinë nga bindjet e veshjeve tradicionale femërore dhe idenë e informalitetit dhe komoditetit”, tregon Lia Fassari, docente e sociologjisë kulturore në universitetin “La Sapienza” në Romë. Jo më kot mjetet e informacionit e kuptuan menjëherë mesazhin që vinte nga ajo veshje e re. “Ishte simbol i një revolucioni kulturor, që kishte nisur në të gjitha fushat”, shpjegon Fassari. I veshur nga vajzat e reja, ishte një mënyrë për të thënë “unë jam e re, ndërsa ti e moshuar”, por edhe një sfidë ndaj vizionit të vjetër dhe maskilist të gruas. Shumë elegante, Jacqueline Kennedy u martua në vitin 1968 me armatorin grek Aristotele Onassis, e veshur me një minifustan, që mbante emrin e Valentinos. Po ashtu, televizioni shfaqte në vitin 1966 serialin fantastiko-shkencor “Star Trek”, që u bë një fenomen zakonor. Producenti Gene Roddenberry donte që protagonistet femra të vishnin minifunde: një lloj veshjeje që shihej me sy të keq nga shoqëria më konservatore, por që në të ardhmen do të përhapej kudo me shumë sukses. Revistat e modës, përmes fotografëve si David Bailey, Terence Donovan dhe Brian Duffy, prezantuan në nivel ndërkombëtar tendencën e momentit. Këta tre fotografë revolucionarizuan fotografinë e modës dhe rikrijuan raportin fotograf-modele. Aktore si Raquel Welch dhe Catherine Denevues dhe modele si Twiggy dhe Jean Shrimpton u bënë të famshme në të gjithë botën, falë përhapjes së gjerë të revistave, që u shndërruan në simbole që duheshin kopjuar.
E rrezikshme

Nëse nga njëra anë, minifundi po përjetonte sukses të madh, nga ana tjetër shihej si një veshje me reputacion të keq nga një pjesë e opinionit publik që e dënonte. Shumë e shihnin si një objekt tërheqjeje seksuale. Në vende si Franca, policia deklaroi se favorizonte dhunën ndaj grave dhe ministri i Arsimit, Alain Peyrefitte, kërkoi rikthimin e uniformave shkollore me funde të gjata. Edhe Kisha mbajti pozicion kritik ndaj kësaj veshjeje simbol, që mendohej se e çnderonte gruan. Madje u ndalua hyrja në muzetë e Vatikanit dhe në Bazilikën e Shën Pjetrit e grave që vishnin funde sipër gjurit. U ndaluan edhe shumë reklama ku femrat dolën me këmbë të zbuluara. Edhe bota e shkencës u tregua e ashpër për përhapjen e minifundit mes grave: disa mjekë shpjegonin se kjo veshje mund të ishte shkaku i reumatizmave dhe problemeve të qarkullimit të gjakut. Minifundi vazhdonte të kishte sukses, sepse simbolizonte edhe lirinë e re femërore në krahasim me censurat dhe hipokrizitë. Heqja e bordurave kishte ndjekur momentet e emancipimit femëror në shekullin XX. Në vitet ‘50 nisën të përdoreshin fundet sipër gjurit, për shkak të nevojës të një veshjeje funksionale për brezin e ri të grave. Ndërsa në vitet ‘60, minifundi ishte një shenjë emancipimi dhe një “prishje drastike” me modën tradicionale.
Minifundi, shenjë e kohës

Jo më kot mishëroi dëshirën e emancipimit dhe rebelimit sidomos të të rinjve, pavarësisht dënimit të prindërve tradicionalë që e konsideronin veshje jo të denjë, të turpshme dhe shumë seksi. Gazetat dhe revistat kishin përshtatur termin vajzat “ye-ye” për të cilësuar të rinjtë rebelë, pa paragjykime në mënyrën e sjelljes dhe veshjes.
Modelja bukuroshe

Për vajzat, modeli ishte Lesley Hornby, një lloj bukurie e kundërt me modelin e gruas “së shëndetshme”, shumë e dobët dhe me një fizik perfekt, e cila u njoh me emrin Twiggy. Ajo kontribuoi për t’i dhënë më shumë famë minifundit, ndërsa edhe vetë u shndërrua në një mit: “Daliy Expres” e cilësoi si “Imazhi i vitit ‘66”. Vajzat kopjonin modelin e saj të flokëve dhe ashtu si ajo lyenin sytë me laps të zi dhe vendosnin qerpikë fals. Dhe jo vetëm. “Gjithë gratë e asaj epoke duhej të vishnin minifunde pavarësisht se si i kishin këmbët. Ishte vërtet një diktat”, tregon Pamela Gibson, docente në “London College of Fashion”.

G. Shqip
 
Pe: Revolucioni i minifundit

Mir disave qe ju shkon minifundi jane ok por kur e veshin disa qe sju shkon fare si dalin :D
 
Pe: Revolucioni i minifundit

E vertet master, te veshesh nje minifund duhet dhe te shkoje :)
Une personalisht i urrej...
 
Pe: Revolucioni i minifundit

Me pelqejne por nuk eshte se i perdor ne perditshmeri...Mund ti vesh ne ndonje vend te vecante por jo si dicka e veshjesh se perditshme....
 
Pe: Revolucioni i minifundit

un si perdor fare... dhe ne dollap kam vetem 2 minifund qe mi kan bo dhurat...
preferoj pantallonat shum te shkutrra qe mund te leviz rehat
 
Pe: Revolucioni i minifundit

Po kur veshin ca qe i kan kembet si te pates minifund po po po e dalin si kukumjacka te perdredhura fort :p
 
Pe: Revolucioni i minifundit

Epo kjo eshte dhe ''inteligjenca e veshjes'',te veshesh ca te shkon jo ca te pelqen.....
 
Titulli: Revolucioni i minifundit

S'eshte gje revulucioni i minifundit kur sheh revulucionin dhe evulucionin e brekusheve (brekeve):lol: dikur duhej hjequr apo shqyer breket te shihje diq e tash ....:lol:
 

Attachments

  • garderoba.jpg
    garderoba.jpg
    41.1 KB · Shikime: 15
Pe: Revolucioni i minifundit

Duhet ta kesh trupin e bukur per ta veshur,jo si disa qe te neverisin kur i shikon ne rruge.
 
Pe: Revolucioni i minifundit

E vertet master, te veshesh nje minifund duhet dhe te shkoje :)
Une personalisht i urrej...

çdo gjo esht me mosh ,, mos u merzit ,

e per ket ,, fajin ta ka xhaxhi . te bote synet ta çoje neper men , jo mo te qisje shalët.
 
Pe: Revolucioni i minifundit

Ne fakt ne kohen e xhaxhit tgjithe minifunde vishnin po he...s'ishin shume te shkurter ama deri ne nje pellembe mbi gjure po..Nuk ke pare filma shqiptar?
 
Pe: Revolucioni i minifundit

Kam nje si ai minifundi tek fotoja, por e kam me temina ngjyre sermi :D
Minifundet rralle here i vesh ne dimer me geta te trasha. Ne vere, ktej nga mua s'ka vere kshu qe vetem kur iki ne ndonje vend te ngrohte i vesh.
 
Pe: Revolucioni i minifundit

Obobobo pika ime dobet .. i gjen a si gjen 1 pale pandallona ne gardaropen time..Minifundet dhe fundet deri te gjuri me pelqejne shume dhe i vesh dhe ne dimer dhe behar ..
Pandallonat asnjehere!
 
Pe: Revolucioni i minifundit

çdo gjo esht me mosh ,, mos u merzit ,

e per ket ,, fajin ta ka xhaxhi . te bote synet ta çoje neper men , jo mo te qisje shalët.


Edhe ne kohen e xhaxhit jan vesh fundet sjan ekspozuar kaq shum si ne kohen e sotme por ka pas femra qe i vishnin :D

Sa i perket temes normal qe minifundi ka bukurin e vet tek nje femer por varet se kush i vesh .. ne shqiperi esht ber mod minifundi e veshin lloj-lloj mjafton qe te nxjerrin pak shalne jasht pak rendsi ka se ju shkon apo jo.......
 
Pe: Revolucioni i minifundit

varet per çfar minifuni po flasim ,

un flas per ate qe veshin sot , 4 gisht posht vegles , sa per te mulu breket dhe qe veshin vajzat e mbare ne trotuaret e europes , reno. sa mir qe e njihkeni kohen e xhaxhit , per tu habit . pastaj ti soli , çin film paske pa me ket lloj minifuni qe them un ta morim vesh ?

tani minifuni i jep tjeter paraqitje femres , kuptohet . por ka dhe nga ata femra qe vdesin per pak gossip popullor , e ne menyr tendencioze rrugeve te tirones nuk do te habiteshim te shofim noi femer me rroba te tejdukshme ,, esht normale per to. siç i thon amerikonet "new entry" , eh.
 
Pe: Revolucioni i minifundit

Edhe ne kohen e xhaxhit jan vesh fundet sjan ekspozuar kaq shum si ne kohen e sotme por ka pas femra qe i vishnin :D

Sa i perket temes normal qe minifundi ka bukurin e vet tek nje femer por varet se kush i vesh .. ne shqiperi esht ber mod minifundi e veshin lloj-lloj mjafton qe te nxjerrin pak shalne jasht pak rendsi ka se ju shkon apo jo.......

Ne ate kohe,ste ka lene kush ti veshesh...Edhe sikur ti vishje cik me te shkurter se sa ishte ''koha'',ato femra u etiketoheshin....Ka pase femra qe i vishnin po xhaxhi te ka leshuar dhe nje flete rrufe...

Mini eshte bere sot perditshmeri,me shume nje menyre dukje por fatkeqesisht natyra ska perkedhel te gjitha femrat qe tja jape bukurine ne dukje kur vesh nje mini...Mini do te kesh trup te bukur,kembe te bukura e te drejta dhe pak vithe te mbushura...Sot vishet si perditshmeri,ne pazar,ne kafe,ne takim,ne dasem...Mjafton ta kesh deshiren per dukje dhe je ok...
 
Titulli: Pe: Revolucioni i minifundit

çdo gjo esht me mosh ,, mos u merzit ,

e per ket ,, fajin ta ka xhaxhi . te bote synet ta çoje neper men , jo mo te qisje shalët.

Kaq kohe e eger ka qene athere ??? Une dhe neper foto qe shikoj dhe ne per xhirimet e viteve athere nuk ishin gjerat kaq ekstreme im at ka mbajtur dhe floke te gjata dhe mustaqet dhe as synet se bene as e internuan ne ndonje xhep mali nuk mbizotronte ekstremiteti i sotem 200 kile mikja me vesh mini po ce do me ce do ty si me mini si pa ste duket gje nga dhjami LOL
 
Pe: Revolucioni i minifundit

Nuk shoh asgje te keqe, kuptohet qe ç'do gje me moderim dhe minifundi zakonisht vishet per te theksuar kembet...keshtu duhet te jesh e rezervuar me dekolte ndryshe sikur teprohet.

Ama, ka lezetin e vet ;)
 
Pe: Revolucioni i minifundit

mas 90 mund ti ket pas floket e gjata yt tate , si çdo shqiptar i lodhun me shpirt rebeli . per tbo diç ndryshe, nuk e di a te ka kap ajo koha qe kur te shkoje ne shkoll te kishin qeth si çeço , e te boje prov ta kishe jaken e palame . fjongon me fal...por mos ti hym ktij muhabeti .

shife pershembull ,,

ajo qe o 200 kile ska nevoj te vesh mini ,, se e din qe si pa te si me te per ibret osht . kupton? nuk e mer mundimin me e vesh fare , ja len qeflieve 35 kilshe si puna Akullit ne dor , ket muhabet . ajo qe me ben perstypje mu , psh noten e vitit ri pashe shum femra me minifune ,

ndoshta esht moda , sa i prapambet me duket vetja noiher.
 
Titulli: Pe: Revolucioni i minifundit

mas 90 mund ti ket pas floket e gjata yt tate , si çdo shqiptar i lodhun me shpirt rebeli . per tbo diç ndryshe, nuk e di a te ka kap ajo koha qe kur te shkoje ne shkoll te kishin qeth si çeço , e te boje prov ta kishe jaken e palame . fjongon me fal...por mos ti hym ktij muhabeti .

shife pershembull ,,

ajo qe o 200 kile ska nevoj te vesh mini ,, se e din qe si pa te si me te per ibret osht . kupton? nuk e mer mundimin me e vesh fare , ja len qeflieve 35 kilshe si puna Akullit ne dor , ket muhabet . ajo qe me ben perstypje mu , psh noten e vitit ri pashe shum femra me minifune ,

ndoshta esht moda , sa i prapambet me duket vetja noiher.

Zakonisht nuk flas ne ajer dhe pa fakte po te them dicka qe e kam pare ne foto dhe me kane treguar te tjeret per ato kohe rebelizmin im at e la pas pasi u beme vend ''demokrat'' .... Qe kur rregullat per higjenen publike hyjne ne diktature mo zhigolo .....

Minifundi eshte nje veshje qe do kembe dhe vithe po si pate veshtire ti shkoje femres
 
Titulli: Revolucioni i minifundit

Me pelqejne shume minifundat por zakonisht i perdor ne vere...kurse tani jam fiksu pas ktij lloji ,me geta zakonisht (spo gjeja foto te pershtatshme po gati si lloji ktyre)


291809_307728672574819_164670060214015_1535323_1090363659_n.jpg


198751_265335756814111_164670060214015_1343520_5552720_n.jpg


254501_238772506137103_164670060214015_1237229_6593172_n.jpg
 
Pe: Revolucioni i minifundit

mas 90 mund ti ket pas floket e gjata yt tate , si çdo shqiptar i lodhun me shpirt rebeli . per tbo diç ndryshe, nuk e di a te ka kap ajo koha qe kur te shkoje ne shkoll te kishin qeth si çeço , e te boje prov ta kishe jaken e palame . fjongon me fal...por mos ti hym ktij muhabeti .

shife pershembull ,,

ajo qe o 200 kile ska nevoj te vesh mini ,, se e din qe si pa te si me te per ibret osht . kupton? nuk e mer mundimin me e vesh fare , ja len qeflieve 35 kilshe si puna Akullit ne dor , ket muhabet . ajo qe me ben perstypje mu , psh noten e vitit ri pashe shum femra me minifune ,

ndoshta esht moda , sa i prapambet me duket vetja noiher.


Sa per kto 200kile sic po thoni mos thuaj qe ske par ne tr femra te shndosha me mini fundet zhigolo , une kam par plot neper tiran qe kur i shef jan nje skanadl me vete dhev goca me kembt si big llastiku me taka qe ju shtremberohen kur hecin rruges edhe minin dy gisht posht byces..Kjo sesht mod kjo esht injoranc e disafemrave ne kohen e stome .....Mini i shkon asaj qeka nje trup te bukur kembet i ka te drejta dhe pak vithe asajt po mund ti thuash qe i ka lezet minifundi kur e shef ,,,, por jo kto te shtrmberuarat qe shofim neper tiran shofin nje qe e vesh opa dhe kto me vrap te veshim mini ...
 
Titulli: Revolucioni i minifundit

une vesh ndonjehere ,rralle...varet.
 
Pe: Revolucioni i minifundit

po per te diskutu jemi ktu apo jo ?

pastaj po nuk bom pak thashetheme nuk na shtyhet dita , edhe kafja te lezeto mo shum . ja pershembull mu do me pelqente te shikoja nje femer 200 killos , me mini se sa nje femer normale (si diçka qe nuk te bon pershtypje) , do kishte ven mo shum per diskutime dhe ora ne kafe, do kalote pa u ndier .

e sa per mjekren...e kemi pa tek Alain Deloin , jo tek bred peachy , mos i ngatarro gjonat ,, te lutmi :p
 
Pe: Revolucioni i minifundit

ajo qe o 200 kile ska nevoj te vesh mini ,, se e din qe si pa te si me te per ibret osht . kupton? nuk e mer mundimin me e vesh fare , ja len qeflieve 35 kilshe si puna Akullit ne dor , ket muhabet . ajo qe me ben perstypje mu , psh noten e vitit ri pashe shum femra me minifune ,


Mos me ofendo tani, se s'jam 35kilshe..i bie te jem si ato hardhit e fshatrave "te lodhur" qe s'kan uje e mezi rriten :D
 
Titulli: Revolucioni i minifundit

Te lehte ne veshje dhe zhveshje :p
 
Titulli: Revolucioni i minifundit

E kam pas babin shume fanatik... Kam nje foto kur kam qene 5 vjec, me nje fund te shkurter me buburreca, per te cilen mami me thote gjithmon qe ka bere "lufte" me babin tim qe te ma vishte se i pelqente shume. Megjithese babi nuk fliste me aq shume kur u rrita e u bera 16-17 vjec, me ka ngel fiksim tani dhe s'vesh minifunde. Fundet e mija deri tek gjuri me pelqejne shume, dhe kjo vetem kur dal (se ne pune jam e detyruar te ulem kembekryq me kalamajat dhe imagjino mua me fund ose me mini fare... LOL)
 
Pe: Revolucioni i minifundit

Varet,.personalishte perdore fundet ose fustanet pake siper gjurit,.
Mini varet se kuj i shkon,.dhe se si ndjehesh kur e veshe,.(personalishte nuk e veshe per te vetmen arsye se me jep siklet,,nuk ndjehem mire me veten as me veshjen me mini..)
diku ne i postim tjeter kam shkruar,,qe nuk ben te veshesh mini,.per te dale me ble domate,.pra eshte jashte llogjike per mendimin tim..
Ama besoj qe munde ta veshesh pa problem ,. kur del ne darke,,per jete nate si thone te rinjet,.:)..etj etj..,..
PS;jam dakorte me mendimin e disa cunave ketu,nuk i shkon mini nje femre qe ka barkun si me qen ne muje te 8 te shtatezanis,..dhe as nje femre siper te 40_ve,.:)
 
Titulli: Revolucioni i minifundit

Kane nja nje vit qe kan dal te perdoren shume minifundet te till, personalisht i perdore por akoma skam gjetur nje qe me pelqen. Gjithsesi ky me pelqen shume..
 
Titulli: Revolucioni i minifundit

ma keni mbush mendjen qe neser te vesh fund:p
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top