Martirët e Shkodrës? (5 Herojnte)

alfonci

Veri investigatio
Martirët e Shkodrës?

Pese komunistë, të armatosun deri në dhambë, te ngjeshun shpinë-per-shpinë me njani-tjetrin, ngrihen në mes të Shkodrës me shikim të hutuem, larg vetvetes, sikur me u pasë tretë diçka. Vizituesit e Shkodres pozojne perpare pes heronjve ashtu si turistat në New York pozojne perpara Statujes se Lirise.
Pes Heronjt—Glorifikim i Vllavrasjes?

Per ata qe nuk e dinë historinë e Heronjve të Vigut, keta pes komunistë të ri, qe ka gjasë të kene qene të rrejtun poshtersisht prej propagandes jugosllave, e cila dominonte mendimet, perspektivat dhe veprimtarine e komunizmit shqiptar në ate kohe, nuk ranë në luftë kunder anmikut por kunder Shqiptarve. Ishte nji perplasje ideshë mbranda-per-mbrenda Shqipnise. Nji konfrontim në mes të shqiptareve qe besonin në ide të ndryshme, i cili u pat zgjidhë me armë. (welcome to Albania 1914-1997).

Pse glorifikohet lufta në mes të shqiptareve? Pse u ngrit në mes të Shkodrës kjo permendore e gjakderdhjes se shqiptarit-prej-shqiptarit? Apo nuk gjinden në historine e Shkodrës heronj qe kane deke per gjana mâ kuptimplote sesa vllavrasja dhe mâ humane sesa komunizmi?

Pse e gjith kjo madheshti komuniste në mes të Shkodrës? Pse keta pese komunistë e stiflojne Shkodren qe pat nxjerre aq shume vagona te mbushuna me krom e baker prej minierave te Spaçit, Batrrit, Bulqizes, e Qafes Barit dhe pat tha aq shum keneta nga Torovica e Lezhes deri në Maliq të Korçes? Perçka keta Martirë Komunistë në mes të Shkodrës “reaksionare, spiune e Amerikes, Anglise, Europes, e Vatikanit”? Shkodrës qe per 45 vjet iju pat mohue perfaqsimi në Byrone Politike, Ministritë Shqiptare dhe Kuvendin Popullor?

A nuk mundi Shkodra me i gjete "Pes Reaksionare” qe diqen prej ujet, drunit, e torturave nen regjimin stalinist të enverhoxhisteve shqiptare dhe me i zevendsue keta Pes Komunistë?
اka duem t’i Tregojme Botes me kete Permendore?

Pes Heronjt e Vigut të ngritun si superimazhi i Qytetit të Shkodrës të kujtojne perrallen e Sindirelles ku njerka mban vajzen e bukur të ndryme në bodrum dhe i tregon botes pjellen e sajë të shemtuet. Nënë Shqipëria mban të ngurosun Rozafatin nen peshen e mureve të Keshtjelles dhe i tregon botes pes djem të rrejtun prej propagandes anti-prendimore të sllaveve
Pse iju Imponuen Shkodrës keta Pes Komunistë?

Pes Heronjtë deshmojne pafuqine e Shkodrës me ngrite në mes të qytetit heronjte e sajë legjitime. Ata perfaqsojnë denimin e Shkodrës reaksionare dhe antikomuniste—denim per deshtimin e Shkodrës me perqafue cektesine e internacionalizmit proletar në vend të thellesise se sajë kulturore e historike.

Si akt hakmarrjeje ndaj Shkodrës “reaksionare”, komunistet e kane kthye zemren e Shkodrës në nji statuje pes-fish komuniste ku pes burra të armatosun qendrojne gati me vra ate tip intelektuali, liberali, pro-prendimori, dhe liridashesi Shkodran qe ishte tmerri i komunisteve—tip i cili tash 60 vjet gjindet ose në fund të ndonji kenete, i kalbun në ndonji bunker, ose nen mineralet e zhgalituna në tunelet e Bulqizes, Batrrit, Spaçit, e Qafes se Barit.

Imazhi mâ madheshtor komunist në mes të qytetit mâ anti-komunist. Pes vigjilues, si spiunet e dikurshem enverhoxhistë qe rrinin çuet dite e nate tue pergjue familjet e të persekutuemve se mos po peshperisnin ndonji gjâ e cila mund të interpretohej si anti-komuniste. Pes bolshevike-shqiptare të “ngrimë-akull” në mes të Shkodrës ashtu si perspektivat e disa shqiptareve të cilet mbajne të ngurtesuem në vetdijen (dhe pavetdijen) e tyne perspektivat enverhoxhiste.

Pes spiunë pergjojne se mos Hieja e Rozes zgjohet prej katakombeve të Keshtjelles dhe u kujton shkodraneve se qyteti i tyne i perket Rozafatit dhe jo komunisteve.

Shpresojmë qe kjo pabesi te jetë e fundit ne mardhanjen mijravjeçare ne mes te Shkodrës dhe Keshtjellës së Rozafatit.

//Malcia.org//
 
Mos ua lëkundni eshtrat të vdekurve

I dashur "alfonci", besoj për këtë rast do të shkonte më së miri fjala e urtë daneze, të cilën e kam vënë si "signaturë" ( lexoje në fund). Unë e cmoj shumë qytetin e shkodrës, si qytet i kulturë dhe i burrërisë, andaj njerëzit e kulturuar janë edhe të mencur.
Harroje këtë punë. Kjo i takon kohës së shkuar. Sjkodra dhe e gjithë Shqipëria të ecin përpara.
ثshtë e natryshme që secili rend shoqëror ta shajë rendin shoqëror të kaluar.
Besoj ta kesh lexuar poemën e Kolë Jakovës "Herojt e Vigut". Besoj të kesh lexuar edhe atë që ka thënë Dritëroi i madh për Kolë Jakovën, kur ky i fundit u pendua për atë që kishte shkruar duke e mohuar veprën e vet dhe Dritëroi thotë: "Biografia nuk korrigjohet".
Me këtë desha të them se edhe 5 herojt janë pjesë e historisë dhe se historia nuk është dicka që fshihet me gomë: këtë e dua- këtë jo!
Pra, nuk jam për atë të merremi me të kaluarën e mbi të gjitha të mos ua lëkundim eshtrat të vdekurve, sepse ai që merret me të vdekurit e që i shërben vdekjes krijon vepra të vdekura, jeton i vdekur derisa t'i vie koha e stërvdekjes.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Mos ua lëkundni eshtrat të vdekurve

Duke qene i bindur se kjo eshte pjese e historise une me se miri jam munduar qe ta shpreh me vendosjen e kesaj teme tek nenforumi i historise. Pavarsisht qendrimit tim nese kjo eshte pjese e historise per te cilen duhet pare me simpati apo me koke ulur kjo eshte pjese e jona, por asesi zgjedhje e jona.

Duke qene se kjo nuk ishte zgjedhje e jona, vendosja e ketij monumenti sic tregohet qarte edhe ne postimin e pare-teme, ishte i imponuar gje qe me drejton tek sensibilizimi i vendosjes se drejtesise ne vend me ane te heqjes se ketij monumenti nga qendra e qytetit.
 
Titulli: Mos ua lëkundni eshtrat të vdekurve

Duke qene se kjo nuk ishte zgjedhje e jona, vendosja e ketij monumenti sic tregohet qarte edhe ne postimin e pare-teme, ishte i imponuar gje qe me drejton tek sensibilizimi i vendosjes se drejtesise ne vend me ane te heqjes se ketij monumenti nga qendra e qytetit.

Me te njejten sensbilizim hoqem uzinat fabrikat etj etj....Ne Shqiptaret po bejme dicka gabim nuk po krijojme histori por po mundohemi ta korigjojme sipas qefit te cdo pushtetari dhe kjo gje duhet te na sensibilizoje jo nje monument qe fundja fundja nuk i ''prishi'' pune askujt....por si gjithmone ne Shqiptaret i dime te gjitha gjithmone kemi konkluzionin e sakte te historise kemi dijen te fshijme te korigjojme apo dhe te ndryshojme historin nuk me cudisin me keto gjera, per nje 10 vjecar akoma pres te dalin shume e shume ''dijetare'' dhe te hedhin poshte shume pjese nga historia jone thjesht sepse duhet bere nje rifreskim i historise ose eshte pjese e nje plani me te gjere shfaroses koha do e tregoje...por besoj se nuk e kemi mire keshtu....
 
Titulli: Martirët e Shkodrës? (5 Herojnte)

Komunistet kur erdhen ne pushtet nuk lane gje te Mbretit Zog pa prishur
nderruan emra sheshesh dhe rrugesh, shkollash, e plot marrezira.
,moren ato qe deshen, Parlamentin, Pallatin e Mbretit (sot-Pallat i brigadave) te gjitha istitucionet qe populli me ne krye vizionarin e madh zogollian .
prishen Sarajet e Zogollit ne Mat dhe shtat kalaja madheshtore kater prej te cilave mbroheshin me ligj nderkombetar.
mbreti Zog ne cdo rreth ne shqiperi krijoj nga nje kryeqender ku sot jan qytete dhe i dha hijeshijen e nje shteti modern shqiperise.

sot komunistet ju hiqen statujat e bashke-krimineleve dhe i fryne turijt se gjoja po shkaterrojme shqiperine.

shqiperine e shkaterruan komunistet dhe e fukaradisen dhe i ulen krenarine kombit.

prandaj shporruni me gjith statuja e mbeturina nga ky vend.
lol
 
Titulli: Martirët e Shkodrës? (5 Herojnte)

Burrel, shume qesharak ai shembulli yt. Sipas asaj logjike shkaterruam gjithcka qe me aq mund e djerse kishte ndertuar sistemi komunist...?

Si thua te prishim edhe Hidrocentralet, elektrifikimin, urat, shkollat, spitalet etj etj...

Kjo nuk tregon gje tjeter vecse injorance dhe dukshem injorantet po na drejtojne, po ato copeza komunizmi qe kane frike nga e kaluara e tyre. Heqja e 5 deshmoreve eshte nje turp kombetar.
 
Titulli: Martirët e Shkodrës? (5 Herojnte)

Hitleri desh pushtoi ter boten dhe per pak , vrau e preu me miliona njerez ...
E statuja e tij ndodhet akoma permes te nje qyteti gjerman :D
Ah dhe me e bukura esht se gjermanet sdegjohen kurre qe merren me te kaluaren apo me probleme te tilla , por kan ecur perpara dhe do ecin gjithmon ..
Pse valle shqiperia e ka kaq problem te shikoje perpara e ta ler historin ne punen e vet, sepse sic kemi mesuar , historia nuk ndryshohet , sidomos kjo duhet te vlej per ato ISH SHERBYES BESNIK TE KOMUNIZMIT qe tani drejtojn vendin si anti komuniste te lindur LOL LOL jan me verte qesharake
...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Martirët e Shkodrës? (5 Herojnte)

Burrel, shume qesharak ai shembulli yt. Sipas asaj logjike shkaterruam gjithcka qe me aq mund e djerse kishte ndertuar sistemi komunist...?

Si thua te prishim edhe Hidrocentralet, elektrifikimin, urat, shkollat, spitalet etj etj...

Kjo nuk tregon gje tjeter vecse injorance dhe dukshem injorantet po na drejtojne, po ato copeza komunizmi qe kane frike nga e kaluara e tyre. Heqja e 5 deshmoreve eshte nje turp kombetar.

-----------------------------------------------------------------
o Nostra nuk po them te shkaterrohen objektet e dobishme sepse ato nuk u ndertuan me djersen e Enver hoxhes por te popullit, nuk po themi te hiqen statujat e Skenderbeut,Abdyl Frasherit, Isa Boletinit etj.

por statujat komuniste duhet te hiqen, emrat e istitucioneve qe mbajne emra komunistesh duhet te hiqen.

pershembull pse Pallati i presidences sot ne shqiperi te quhet pallati i Brigadave (kur ai ishte Pallati i mbretit Zog)

pse ne mes te Tiranes aty te Opera dhe baleti te qendroje Mozaiku i komunisteve ?

pse ne mes te shkodres te rrijne ato qe i quajne heroj (Ku Vasil shanto ishte origjine sllav).

ndodhi ne Burrel ku qytetaret e Matit kerkuan qe busti i Skenderbeut te ndertohet mbi Kale ne sheshin Demokracia sepse sipas konstatimit te fundit nga historianet ai konsiderohet me origjine nga Mati dhe historikisht banoret e Matit e njohin Skenderbeun dhe familjen Kastrioti nga kjo zone,
dhe tek sheshi i Rilindjes se Matit(aty ku eshte nje statuje e vogel e skenderbeut) te ndertohet statuja e Mbretit Zog per arsyje se aty Mbreti Zog vendosi nje gur per ndertimin e ketij qyteti dhe qytetaret e konsiderojne figuren e Zogut me ate te Skenderbeut.

komunistet me vrap protestuan tek presidenti i repuplikes ( se gjoja po heqim bustin e Skenderbeut per te vene ate te Zogut).

qytetet e tjera te shikojne punen e tyre dhe sheshet e tyre, se Cfare ben Shkodra, Mati, apo Dibra me sheshet e tyre le te vendosin vete qytetaret .

qarte?
lol
 
Titulli: Martirët e Shkodrës? (5 Herojnte)

Epo te quash gje e sakte te vesh nje idiot qe vetquajti veten mbret dhe kerciti dhe iku kur ju shtrengua laku ne fyt dhe te shash ata qe dhane jeten e tyre kjo eshte apsturde prandaj jemi ketu ku jemi se i japim shkelqim funderinave dhe leme ne erresire njerez qe vertet dhane gjak......
 
Titulli: Martirët e Shkodrës? (5 Herojnte)

Nuk jam i sigurte sesa i legjitimuar eshte argumenti pergjithesues qe te tilla akte kane shoqeruar uzina, fabrika e kane sjellur deme te medha.

Une, por kam pershtypjen qe as autori bazuar ne ate qe ai shkruan, do te kishin sugjeruar qe akte te tilla te ishin marrur nga qytetaret shqipetare. Tek e fundit jo gjithcka qe komunizmi la pas eshte e keqe, perndryshe te gjithe shqipetare duhej te ishin asimiluar pasi ne nje fare menyre kane jetuar dhe jane produkt i komunizmit. Ketu behet fjale per tu ndare nga padrejtesite brenda kufijneve te caktuar. Heqja e ketij monumenti eshte proces shume demokratik persa i perket procedures juridike dhe e bere ne baze te ligjit. Keshilli bashkiak ka vendosur me shumce votash qe ta heqe, qe do te thote ka zbatuar rregulloren, ka patur shumicen e votave dhe patjeter qe ka patur kundershtime. Nga ana tjeter une nuk po them asesi se fakti qe procesi vendimarres ne kete rast ka qene demokratik e ben ate te drejte, por nese argumentohet se ai nuk ka qene i ligjshem kjo nuk ka baza.

Eshte normale qe shkodranet te jene mesuar me ate permendore qe pothuajse shume pak ja kane ditur ndonjeher kuptimin thjeshte kane jetuar ne paqe me te. Duhet patur parasysh se kur ai eshte vendosur nuk eshte votuar, nuk kane zgjedhur as perfaqesuesit politik ne keshillin bashkiak, as populli, por kreret e partise komuniste ne Tirane. Mbetet pak me shume sesa heroizmi i tyre per tu lavderuar pasi qellimi i luftes se tyre nuk i ka sherbyer interesave te shqipetareve plotesisht. Perkundrazi, "herojne" te tille kane qene vrases te herojneve te vertete si Prek Cali, kane qe vrases te elites shqipetare, kane qene maskaruesit dhe inisjatoret e 4 dekadave te nje percmimi, urrejtjeje dhe lufte te brendeshme midis shqipetaresh.
 
Titulli: Martirët e Shkodrës? (5 Herojnte)

Ata 25 vjet kan qe jan vu aty edhe ato skan ra per shkodren e boll mire kan ba qe i kan hek :)
 
Titulli: Martirët e Shkodrës? (5 Herojnte)

-----------------------------------------------------------------
o Nostra nuk po them te shkaterrohen objektet e dobishme sepse ato nuk u ndertuan me djersen e Enver hoxhes por te popullit, nuk po themi te hiqen statujat e Skenderbeut,Abdyl Frasherit, Isa Boletinit etj.

por statujat komuniste duhet te hiqen, emrat e istitucioneve qe mbajne emra komunistesh duhet te hiqen.

pershembull pse Pallati i presidences sot ne shqiperi te quhet pallati i Brigadave (kur ai ishte Pallati i mbretit Zog)

pse ne mes te Tiranes aty te Opera dhe baleti te qendroje Mozaiku i komunisteve ?

pse ne mes te shkodres te rrijne ato qe i quajne heroj (Ku Vasil shanto ishte origjine sllav).

ndodhi ne Burrel ku qytetaret e Matit kerkuan qe busti i Skenderbeut te ndertohet mbi Kale ne sheshin Demokracia sepse sipas konstatimit te fundit nga historianet ai konsiderohet me origjine nga Mati dhe historikisht banoret e Matit e njohin Skenderbeun dhe familjen Kastrioti nga kjo zone,
dhe tek sheshi i Rilindjes se Matit(aty ku eshte nje statuje e vogel e skenderbeut) te ndertohet statuja e Mbretit Zog per arsyje se aty Mbreti Zog vendosi nje gur per ndertimin e ketij qyteti dhe qytetaret e konsiderojne figuren e Zogut me ate te Skenderbeut.

komunistet me vrap protestuan tek presidenti i repuplikes ( se gjoja po heqim bustin e Skenderbeut per te vene ate te Zogut).

qytetet e tjera te shikojne punen e tyre dhe sheshet e tyre, se Cfare ben Shkodra, Mati, apo Dibra me sheshet e tyre le te vendosin vete qytetaret .

qarte?
lol

ku e gjeti Zogu pallatin e brigadave,ja solli geraldina nga hungaria apo e solli nga mati ai pallat eshte i popullit dhe I asnje tjeter,
 
Redaktimi i fundit:
Fragment poeme "Herojt e Vigut"

Baba i Ndocit duel në derë:
- ا'asht kjo zhurmë e kjo poterë?
Farë e fis ku janë drejtue
ditë e madhe s'ka qillue?!
- S'ka qillue, or medet
qindro Dedë e baj gajret
se na gjuejti moti rrfe
na e rrëxoi Ndocin dek' për dhe...

.....
.....
-More Ndoc, more zamak
kush ta lau trupin me gjak,
pa i pasun borxh as hak?
-Nuk më vrau borxh i shtëpisë,
por më ka vra pushkë e tradhtisë,
sepse i dola zot Shqipnisë! ....

Kolë Jakova

Fjalë e urtë: Bora është e bardhë, por e ndyjnë qentë.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Fragment poeme "Herojt e Vigut"

Baba i Ndocit duel në derë:
- ا'asht kjo zhurmë e kjo poterë?
Farë e fis ku janë drejtue
ditë e madhe s'ka qillue?!
- S'ka qillue, or medet
qindro Dedë e baj gajret
se na gjuejti moti rrfe
na e rrëxoi Ndocin dek' për dhe...

.....
.....
-More Ndoc, more zamak
kush ta lau trupin me gjak,
pa i pasun borxh as hak?
-Nuk më vrau borxh i shtëpisë,
por më ka vra pushkë e tradhtisë,
sepse i dola zot Shqipnisë! ....

Kolë Jakova

Fjalë e urtë: Bora është e bardhë, por e ndyjnë qentë.

Nje poezi nuk eshte e mjaftueshme qe nje monument i tyre te jete ne qender te nje
qyteti si shkodra. Shkodra ka patur me 100-1000 herojne qe nga krijimi i saj dhe te perfundoje
me "herojne" te komunizmit eshte vertete e papranueshme. Une e shikoj insistimin tuaj si nje
force te forte te drejtuar nje botekuptim i jashtem por qe sic duket ju dini shume pak vertete
per keta herojne, dini shum pak per ate qe shkodra ka hequr dhe simbolizimin e tyre ne kete qytet.

Ndoshta do ishte e arsyeshme t'iu pyesja se perse perfundoj ky mounment dhe u vendos vetem ne
vitet 1970 kur komunizmi kishte pushtuar vendin qe nga fundi i viteve 1950.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top