alfonci
Veri investigatio
Martirët e Shkodrës?
Pese komunistë, të armatosun deri në dhambë, te ngjeshun shpinë-per-shpinë me njani-tjetrin, ngrihen në mes të Shkodrës me shikim të hutuem, larg vetvetes, sikur me u pasë tretë diçka. Vizituesit e Shkodres pozojne perpare pes heronjve ashtu si turistat në New York pozojne perpara Statujes se Lirise.
Pes Heronjt—Glorifikim i Vllavrasjes?
Per ata qe nuk e dinë historinë e Heronjve të Vigut, keta pes komunistë të ri, qe ka gjasë të kene qene të rrejtun poshtersisht prej propagandes jugosllave, e cila dominonte mendimet, perspektivat dhe veprimtarine e komunizmit shqiptar në ate kohe, nuk ranë në luftë kunder anmikut por kunder Shqiptarve. Ishte nji perplasje ideshë mbranda-per-mbrenda Shqipnise. Nji konfrontim në mes të shqiptareve qe besonin në ide të ndryshme, i cili u pat zgjidhë me armë. (welcome to Albania 1914-1997).
Pse glorifikohet lufta në mes të shqiptareve? Pse u ngrit në mes të Shkodrës kjo permendore e gjakderdhjes se shqiptarit-prej-shqiptarit? Apo nuk gjinden në historine e Shkodrës heronj qe kane deke per gjana mâ kuptimplote sesa vllavrasja dhe mâ humane sesa komunizmi?
Pse e gjith kjo madheshti komuniste në mes të Shkodrës? Pse keta pese komunistë e stiflojne Shkodren qe pat nxjerre aq shume vagona te mbushuna me krom e baker prej minierave te Spaçit, Batrrit, Bulqizes, e Qafes Barit dhe pat tha aq shum keneta nga Torovica e Lezhes deri në Maliq të Korçes? Perçka keta Martirë Komunistë në mes të Shkodrës “reaksionare, spiune e Amerikes, Anglise, Europes, e Vatikanit”? Shkodrës qe per 45 vjet iju pat mohue perfaqsimi në Byrone Politike, Ministritë Shqiptare dhe Kuvendin Popullor?
A nuk mundi Shkodra me i gjete "Pes Reaksionare” qe diqen prej ujet, drunit, e torturave nen regjimin stalinist të enverhoxhisteve shqiptare dhe me i zevendsue keta Pes Komunistë?
اka duem t’i Tregojme Botes me kete Permendore?
Pes Heronjt e Vigut të ngritun si superimazhi i Qytetit të Shkodrës të kujtojne perrallen e Sindirelles ku njerka mban vajzen e bukur të ndryme në bodrum dhe i tregon botes pjellen e sajë të shemtuet. Nënë Shqipëria mban të ngurosun Rozafatin nen peshen e mureve të Keshtjelles dhe i tregon botes pes djem të rrejtun prej propagandes anti-prendimore të sllaveve
Pse iju Imponuen Shkodrës keta Pes Komunistë?
Pes Heronjtë deshmojne pafuqine e Shkodrës me ngrite në mes të qytetit heronjte e sajë legjitime. Ata perfaqsojnë denimin e Shkodrës reaksionare dhe antikomuniste—denim per deshtimin e Shkodrës me perqafue cektesine e internacionalizmit proletar në vend të thellesise se sajë kulturore e historike.
Si akt hakmarrjeje ndaj Shkodrës “reaksionare”, komunistet e kane kthye zemren e Shkodrës në nji statuje pes-fish komuniste ku pes burra të armatosun qendrojne gati me vra ate tip intelektuali, liberali, pro-prendimori, dhe liridashesi Shkodran qe ishte tmerri i komunisteve—tip i cili tash 60 vjet gjindet ose në fund të ndonji kenete, i kalbun në ndonji bunker, ose nen mineralet e zhgalituna në tunelet e Bulqizes, Batrrit, Spaçit, e Qafes se Barit.
Imazhi mâ madheshtor komunist në mes të qytetit mâ anti-komunist. Pes vigjilues, si spiunet e dikurshem enverhoxhistë qe rrinin çuet dite e nate tue pergjue familjet e të persekutuemve se mos po peshperisnin ndonji gjâ e cila mund të interpretohej si anti-komuniste. Pes bolshevike-shqiptare të “ngrimë-akull” në mes të Shkodrës ashtu si perspektivat e disa shqiptareve të cilet mbajne të ngurtesuem në vetdijen (dhe pavetdijen) e tyne perspektivat enverhoxhiste.
Pes spiunë pergjojne se mos Hieja e Rozes zgjohet prej katakombeve të Keshtjelles dhe u kujton shkodraneve se qyteti i tyne i perket Rozafatit dhe jo komunisteve.
Shpresojmë qe kjo pabesi te jetë e fundit ne mardhanjen mijravjeçare ne mes te Shkodrës dhe Keshtjellës së Rozafatit.
//Malcia.org//