Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varfrit

Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Ajo qe me shqeton mua jan pasojat qe kjo krijon tek hallexhinjt , ata qe presin rradheve te gjata ne doganat dhe zyrat greke apo dhe kthehen mbrapsht .Puna eshte se nuk kemi force te matemi me Greqin te pakten momentalisht ,prandaj duhet te ulim koken dhe te rrim urte se nuk ben dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjet . Se kuptova pse fute Berishen ketu se ai eshte ne pensjon tani dhe llafe don lol . Jam i bindur qe Rama nuk i hap kot keto polemika dhe natyrisht qe nje qellim kan , madje ndoshta dhe eshte keshilluar nga me te medhenjt per kete qe ben . Uroj te jen frutdhense .

Je pergjigjur si ai kryepeshkopi grek...
...mut si puna jote nuk i duhen Shqiperise.

[video=youtube;cYC4gx-YRMs]https://www.youtube.com/watch?v=cYC4gx-YRMs[/video]
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Po nese do e shohim veten ne dhi e zgjebosur..cpret ti te na shohin te tjeret?
Ath mos u ankoni per padrejtesise qe ju behen....kshu thua Hartin?
Mahhh .....personalisht nuk jam dhi e zgjebosur....por dhi krenare per veten dhe per arritjet e mia!
 
Mahhh .....personalisht nuk jam dhi e zgjebosur....por dhi krenare per veten dhe per arritjet e mia![/QUOTE
Po mire qe se paske zgjeben ti , me vjen mire , por kujdes se eshte teper ngjitse , meqe e degjenerove muhabetin , por te jesh e sigurt qe skemi potencjal ti ngrejm koke as Maqedonis e Malit te zi dhe je me Greqis .
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

S'di pse,por nje mendje me thote qe e gjithe kjo e Rames,eshte per shkak votash se,avash avash po i afrohemi zgjedhjeve,dhe ... kjo deklerat e kryeministrit,eshte vetem per te terhequr vemendjen e shqipetareve (ndoshta)
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Hartin nuk degjenerova gje...por varet si i lexon
Tani une fjalet e tua shkeputa ose i permblodha.
Ti thua si mbyllim gojen askujt sepse ke frike? Sepse mendon se jemi dhi? Jemi te vegjel? Cfare?
Personalisht me behet qejfi qe kushdo te ishte ska rendesi emri i pervecem qe ate qe ne themi nen ze e thote me ze te larte...dhe ka potencen te degjohet.
Ti sjelle ne bisede hallexhinjte....
Ku qendron degjenerimi im ktu?
Kur flas per arritjet e mia e kam ne kontekstin e asaj qe fatmiresisht nuk me eshte dashur te jem pjese e ndonje minoriteti jashte trojeve te mia.
Por nuk eshte kjo tema bisedes sepse nese do e shtronim te tille te jesh i bindur se do isha dakort te largohesha nga ketu.
Hartin jam shume objektive ...i njoh kushtet e vendit tim...njoh politikat me te cilat po administrohet ky vend...dhe frike kam qe nuk do behet asnjehere
Por po flasim per nje ceshtje tjeter....pra mos i ngaterrojme situatat!
Kur flitet per histori ....flitet per dinjitet kombetare
E kur flasim per mireqenie....ath ka te tjera biseda!
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Po nese do e shohim veten ne dhi e zgjebosur..cpret ti te na shohin te tjeret?
Ath mos u ankoni per padrejtesise qe ju behen....kshu thua Hartin?
Mahhh .....personalisht nuk jam dhi e zgjebosur....por dhi krenare per veten dhe per arritjet e mia!

Abis une jam e majte....por te betohem qe kete here vota ime do mungoj!
Nuk i jap voten rames pse ngre zerin per nje tematike te caktuar ..e vleresoj po!
Qe Rama apo kushdo qofte duhet te me bindin se po krijojne vertet nje shtet ku une te ndihem e sigurt dhe ekonomi te shendosh....e asnjeren nga keto se kam, jo nga shteti im te pakten.... :)
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Po c'do thone "komunistat"?...atehere ishte Parti "e punes", tani e perkthejne ne "PD" (Parti e Dembelizmit)!

Ky reagim i disave ketu ne FV me ngjan si histeria e asaj turme qe i shkon nga pas lideri te Kores Veriut duke cilesuar ate hero te vendit te tij.

Komunist i vertete eshte Edi Rama i Shqiperise, qe edhe pse nuk e ka idene se si funksionon shteti dhe ekonomia e po i ben shqiptaret qe te marrin rruget e emigracionit si ne 1991, ai sulmon Maqedonine per te mos e votuar ne Nato, ai i "shpall lufte patriotike" Greqise...etj!

Te lumte shoku Rama! Ne komunistat vetem tek ty dhe tek Enver Hoxha i Korese se Veriut i kemi shpresat!

Akoma nuk e keni kuptuar qe Edvin Rama eshte nje dordolec i klases shqiptare intelektuale, si nivel them, nje krrabe bariu per te trembur delet(popullin) apo nje rrase guri per varre politikanesh pa politike dhe pa kohe te papritura.

hajduti
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

E degjenerove se e ktheve ne personale dhe me imagjinaten tende me bere tifoz te Berishes dhe veten pa zgjebe , kur shprehja qe perdora ishte figurative dhe nenkuptonte dicka tjeter , qe ske sesi i ngre koke Greqis qe te mban te pakten 1 miljon shqiptar .
 
Mire ok....here tjeter sdo e personalizoj

Kurse kjo puna kokes....jo vlla ata mbajne veten se po i pastrojne ato halet atyre grekerve e po ju del shpirti
E nese eshte kshu si thua ti....ath te njejten te thote greku per ata grekerit qe jerojne ne amerike e mbare boten

Nuk jemi ne te vetmit emigrant ne bote.

Nejseee
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

kjo kohe s'ka marr fund fatkeqesisht...perderisa ngelesh i varfer,do jesh edhe i varur...dhe nuk merr fund duke e thene me fjale ,por duke vepruar ne drejtim te kesaj .
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

500 vjet turku ju ka fut friken aq sa edhe ne hale nuk shkoni pa lejen e tij...

Ne 3500 vendemertime ne Shqiperi, 1000 i ke turqisht, 1000 i ke greqisht, 1000 i ke serbisht, 500 vetem SHQIP...

Emrat, veshjet, fjalet dhe fete, po nuk ngjasojne me turqishte, greqishte, serbishte, ndjehet me krenar evgjiti ne Shqiperi se sa shqiptari...

Nje te vertete u mundua te mbroje Edi Rama dhe gjysmes se popullit i mori purtha shalet...

C'te besh, e flet bukur gjuhen Shqipe turku, greku dhe serbi kohet e fundit si Ser-ber-isha...
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Je pergjigjur si ai kryepeshkopi grek...
...mut si puna jote nuk i duhen Shqiperise.

[video=youtube;cYC4gx-YRMs]https://www.youtube.com/watch?v=cYC4gx-YRMs[/video]

E cuditeshme, sa bukur E QEPIN GOJEN...
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Patriotizmi dhe Nacionalizmi nuk jane e njejta gje. Patriotizmi eshte i biri i dashurise. Nacionalizmi eshte i biri i krenarise. Te jesh patriot do te thote te sakrifikosh nga jeta jote per te miren e shoqerise dhe njerezimit. Te jesh nacionalist do te thote te besosh se identiteti yt etnik eshte me i larte se identiteti i popujve te tjere. Patriotizmi eshte ndjenje e ushqyer ne menyre natyrale ne familje. Nacionalizmi eshte ideologji e importuar nga jashte ne nje shoqeri. Patrioti nuk pret shperblim apo mirenjohje per sakrificat qe ben. Nacionalisti mburret e mbahet me fjale qe nxisin urrejtje dhe lufte. Patriotet jane paqedashes. Nacionalistet jane luftenxites. Patriotet punojne per te zhvilluar e perparuar shoqerine e tyre. Nacionalistet punojne per te mbajtur gjalle frymen e urrejtjes nder-etnike, si nje menyre per te perligjur ekzistencen e tyre. Tema duhet te ishte: "Nacionalizmi eshte streha e fundit e nje intelektuali te deshtuar si Kryeministri yne i Dashur"

Kush eshte patriot mes shqiptareve?

Ai shqiptari qe jeton me pune te ndershme, duke u dhene shembullin e duhur femijeve te tij, ne nje vend ku te jesh njeri i ndershem te marrin per budalla.
Ai shqiptari qe eshte i dhene pas te vertetes dhe te drejtes dhe kerkon te shohi drejtesi ne shoqerine e tij.
Ai emigranti qe braktisi vendin e tij ne kerkim te nje jete me te mire per femijet e tij.
Ai emigranti qe punon dy pune ne menyre qe t'iu siguroje femijeve te tij kushtet per tu shkolluar e integruar ne vendin ku jetojne.
Ai shqiptar femijet e te cilit marrin nje profesion (doktor, inxhinier, mesues ...) e japin nje kontribut ne shoqerine shqiptare.

Kush eshte nacionalist mes shqiptareve?

Ai qe i harxhon gjithe energjite e tij duke i mbushur mendjen vetes se sa te poshter jane fqinjet tane e sa te medhenj jane shqiptaret.
Ai qe u le trashegimi femijeve te tij te njejtin mentalitet te prapambetur ne te cilin ai vete u rrit.
Ai qe nuk e koncepton dot jeten dhe ekzistencen e tij pa "armiq te popullit" dhe pa lufte e urrejtje.

Qofshi mire,

Krishterimi eshte feja e Zotit...
Islami eshte feja e Zotit...
Budizmi eshte feja e Zotit...
...

Si perfundim, u krijuan fete qe njeriu mos t'i besoje ne te vertete Zotit!

Jo ve po kokove...
Jo patriotizem po nacionalizem, jo e majte po e djathte, jo veri po jug, jo fryn po pelcet...

-Ja ka friken historise ai qe s'i flet ne emer Shqiperise.
Dhe deri me tani vecse me dredha e shkoni muhabetin se nuk ja mblidhni dot grekut, turkut e serbit dhe i bini kokes ne mure (Edi Rames, ne rastin e ndodhur), vetem nese jeni vete greke, turq e serbe dhe ju vjen tharrte e na shkruani testamente se na qani hallin!

-Patriot = PA TROIOT = PAPA TROJET (AT-DHETARI) = BABA I TROJEVE (ZOT I VENDIT)
-Nacionalist = ETNACI ONALIST = ETNIKU DHONALIST = ETI (((ATE))) DHONA (((DHEU)))

===ATDHETARI===

...po "tradhetari" si quhet mo, "hallexhi" apo "qylaxhi" apo "hajdut"???
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Mediat greke, jehonë “incidenteve” në marrëdhëniet greko-shqiptare

RAMA.jpg

Buldozerët e Ramës po shembin shtëpitë greke në Himarë” titullohet artikulli, që gazeta “Ethnos” e së dielës i kushton tensioneve mes Athinës dhe Tiranës. Viti i incidenteve në marrëdhëniet greko-shqiptare e gjen kryeministrin Rama të lundrojë në detet e një revanshi antigrek, të cilat kanë arritur të “lagin” edhe Akropolin e Athinës, shkruan analisti i njohur Jorgos Sakafidha, që shton se 52-vjeçari socialist me një profil modern të dikurshëm, tashmë thotë çfarë i vjen për mbarë, mjafton të jetë anakronike, johistorike dhe me provokim nacionalist.

Artikullshkruesi thekson se, Tirana zyrtare investon në krijimin e armiqve imagjinarë të jashtëm, për të zyrtarizuar disa prej pretendimeve të çamëve, në mënyrë që të heqë vëmendjen e popullit nga problemet e brendshme, si korrupsioni, trafiku i drogës, taksat e larta, mungesa e demokracisë etj.

Ndërsa theksohet se ka muaj që vazhdon ky aksion i planifikuar për të rrëmbyer pasuritë e minoritarëve në zonat bregdetare, me justifikimin e planeve të zhvillimit, publikohen edhe disa dëshmi të banorëve të Himarës, në një prej të cilave thuhet: “Qëllimi i tyre është të dëbojnë elementët grekë nga Himara. Por ne do t’i mbrojmë pasuritë tona. Le të na vrasin”.

Me dy artikuj pasqyron zhvillimet me Tiranën edhe “Kathimerini” e së dielës. Në shkrimin e radhës, analisti i njohur Stavros Tzimas jep prapaskenën e të gjithë tensionit midis dy qeverive për Himarën, duke theksuar se mosdërgimi i buldozerëve, ndërsa afati i paralajmërimit ka mbaruar qysh të enjten, tregon një përpjekje për të ulur tonet, megjithëse kryebashkiaku Goro deklaron se ndërtesat e paligjshme do të shemben.

Ndërsa në artikullin e dytë theksohet se, Athina është tepër skeptike për nacionalizmin e vonuar mendësor shqiptar, që merr përmasa në një moment kur Tirana ka zgjedhur Greqinë si bosht të fushatës elektorale, ndërsa pret raportin e progresit të Komisionit Europian për fillimin e negociatave për anëtarësim. Këtu aludohet se, nëse gjykimi për Shqipërinë do të jetë pozitiv, Athina po analizon mundësinë e një vetoje, me justifikim shkeljen e të drejtave të minoritetit.

“Puzzle”-in e tensioneve dhe deklaratave nga të dy palët e plotëson edhe përgjigjja që dha orët e fundit në Parlament ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, pas pyetjes së 12 deputetëve konservatorë se, përse nuk po përparojnë ndërtimet për varrezat e ushtarëve grekë. Sipas tij, fajin për këtë e ka pala shqiptare, që vonon dhe pengon marrëveshjen e nënshkruar, ndërsa 15 ditë më parë është zhvilluar mbledhja e dytë e Komisionit të përbashkët të Specialistëve, që ka përcaktuar veprimet e nevojshme për të përshpejtuar fillimin e punës.
g.shqip
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Fjalet e Rames nuk duhen marre asnjehere seriozisht se dihet qe ai ka nje histori te gjate e te dokumentuar te foluri kodra pas bregut.

Greket meritojne nje vend ne krye te qoshese sepse ne 20 vitet e fundit shpetuan nga uria mbi 500 mije shqiptare.
Kur euforia e feste te kaloje dhe rakia, hashashi e sheqeri i tortes te kene dale nga sistemi do te kuptojme se jemi po ata qe ishim perpara festes prandaj nuk ka vend per armiqesira te kota me fqinjet.

hajduti
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Hajdut,Grekut nuk i ashu hic per shqipetarin,a ngordh per buke apo ca.thjeshte fare,i perdoren shqipetaret per te bere punet e rendomta qe nuk mund t'i benin vete.
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Fjalet e Rames nuk duhen marre asnjehere seriozisht se dihet qe ai ka nje histori te gjate e te dokumentuar te foluri kodra pas bregut.

Greket meritojne nje vend ne krye te qoshese sepse ne 20 vitet e fundit shpetuan nga uria mbi 500 mije shqiptare.
Kur euforia e feste te kaloje dhe rakia, hashashi e sheqeri i tortes te kene dale nga sistemi do te kuptojme se jemi po ata qe ishim perpara festes prandaj nuk ka vend per armiqesira te kota me fqinjet.

hajduti

Avash o burre se na bere edhe delirant...per cfare feste e torte po flet qe te fusin lugen ne brez? Vetem ajo e pavaresise mos jete.
Tani aeriozisht askush nuk po merr kot....thjesht na vjen mire qe dikush ti tregoj vendin kujdo qe nderhyn ne punet tona...e thjeshte fare!
Pastaj se kush rana dhe backgroundi i tij....ceshtje kendveshtrimi mbetet
 
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Fjalet e Rames nuk duhen marre asnjehere seriozisht se dihet qe ai ka nje histori te gjate e te dokumentuar te foluri kodra pas bregut.

Greket meritojne nje vend ne krye te qoshese sepse ne 20 vitet e fundit shpetuan nga uria mbi 500 mije shqiptare.
Kur euforia e feste te kaloje dhe rakia, hashashi e sheqeri i tortes te kene dale nga sistemi do te kuptojme se jemi po ata qe ishim perpara festes prandaj nuk ka vend per armiqesira te kota me fqinjet.

hajduti

Nje here e fitoi Shqiperia ne futboll Greqine (kur Greqia kishte mare kupen e Europes) dhe shqiptaret qe dolen ta festonin ne Athine nje nga ata u vra ne vend...
Kjo qenka "ne krye te qoshes"???

Po qe ti qenke kopilaqi grekaqi kjo eshte tjeter pune...

Shqiptaret vinin ne Greqi dhe kishin frik te flisnin Shqip sepse greku e ndalonte, tashme me refugjatet e Lindjes se Mesme cka greku qe e ka qep gojen mo dhe sikur s'i ndaloka te flasin gjuhen e tyre???

Po qe emrin "shqiptar" greku e ze ne goje vetem per keq, kjo eshte kryeja e qoshes mo???
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varf

Dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë arrestuar sot (14/11/16) në Greqi, pasi akuzohen se transportonin libra shqip.

Dy shoferët, Altin Tafa dhe Agim Asllani, siç transmeton Syri, janë ndaluar nga policia dhe pas kontrollit atyre u janë gjetur abetare dhe libra shqip.

Ndalimi i tyre është bërë në Janinë, ku edhe janë shoqëruar në komisariatin e këtij qyteti.

Media greke thotë se dy shoferët kishin me vete edhe harta të Shqipërisë së Madhe.

Arrestimi i dy shoferëve të Ministrisë së Jashtme pritet që të tensionojë më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë.

Policia greke i akuzon dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për transportim të materialeve propagandistike dhe për cenim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

marre nga gazeta koha.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top