Rama: Fitoret e sotme spektakolare, Saliu nuk e rrethon dot Tiranën

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
TIRANث- Kryesocialisti Rama në një konferencë për shtyp rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, i quajti spektakolare fitoret e sotme, shumica prej të cilave, sic tha Rama i janë marrë keqqeverisjes së të djathtës. Fitorja e Burrelit, Fushë Krujës apo edhe Divjakës ishin një gjerdan i vërtetë fitoresh.

“Fitoret e sotme spektakolare. Gjerdani i fitorefe është zgjatur dhe vazhdon të zgjatet. Falenderoj sot publikisht të gjithë fituesit. Fushë Kruja fotirja më e fundit me rezultat spektakolar, fitore e vështirë në Divjakë, Këlcyrën e Memaliajn që i marrim në dorëzim nga rivalët e dështuar të PD. Më tej me Gramshin, një bashki që deri në momentin që flasim është mbajtur pa sukses nga PD. Me Urën Vajgurore dhe Policianin. Rimarrim Ballshin, rikthehemi me entuziazëm dhe besim të madh se do bëjmë shumë për Tepelenën e marrë peng nga Saliu. Rikonfirmohemi në Ersekë, një mandat pas shumë vitesh në Krumë. Do mundohemi të nxjerrim nga agonia Sarandën. Rikthehemi në Përmet me një djalë të ri që do të shërbejë. Sigurisht i gëzohemi fitores së bujshme në Himarë. Pritet fitorja edhe në Kavajë. E vetmja rrugë po na bashkon edhe me ta. Mund ta qujmë të sigurtë dhe fitoren në Orikum, rikonfirmojmë besimin edhe për Pogradecin, një fitore të shkëlqyer edhe në Lushnje do marrim. Nuk diskutojmë Korcën, pavarësisht disa korcarëve të paudhë në krah të Saliut. Pas 20 vitesh ndastie na bashkuan edhe me Lacin arritëm të shtrinim ndikimin tonë”, tha Rama.

Kryetari PS Rama shprehu më tej edhe shqetësimin e numërimit me hapa të ngadaltë të votave në Tiranë e Durrës, fenomen ky i denoncuar edhe nga deputetët e PS. Sipas Ramës, kjo është një tjetër përpjekje e Saliut për të ndalur ritmin e lokomotivës së fitoreve, Tiranës.
“Rrethimi i Tiranës dhe Durrësit nga njerëz të dëshpëruar që synojnë të godasin në zemër të vendit, as më shumë e as më pak lokomotivën e fitores që është e do të mbetet Tirana. U bëj apel atyre që po i shkojnë pas rrethimit të pamundur të Saliut që ta ndihmojnë të ftillohet. Në 8 Maj mësoi se nuk mund ta tërheq prej hunde qytetarin”, u shpreh lideri i opozitës.

Në këtë konferencë për shtyp ai shoqërohej edhe nga kandidatja femër, për Bashkinë e Burrelit Adelina Farrici e cila, sipas Ramës është një shembull i shkëlqyer për të gjitha gratë, që ia ka dalë të mund të një kundërshtar burrë dhe të marrë mbështetjen që na ka kënaqur e befasuar.

Vetë Farrici fitoren e saj i dedikon bashkëqytetarëve të saj që e votëbesuan, ndërsa premtoi se nuk do t’i zhgënjejë ata.
“Unë vij këtu pas një muaji të lodhshëem por me besim. Unë iu sigurova qytetarëve të mij se vota e tyre nuk do të prekej dhe se ata do të votonin të lirë. Qyteti im i vogël tregoi që është qytet europian që beson tek vlerat e njerzve”, tha ajo.
(m.a/BalkanWeb)
 

Attachments

  • rama-adelina-2011.jpg
    rama-adelina-2011.jpg
    9.7 KB · Shikime: 18

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top