Qëndrimi para televizorit shkakton epilepsi te fëmijët

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Besarda Basha

- Prindër kujdes! Tani nuk duhet t’i lini fëmijët me orë të tejzgjatura para televizorit apo kompjuterit. Mungesa e gjumit apo teprimi me lojërat elektronike mund të çojë fëmijën tuaj në krizë epileptike. Në Ditën Evropiane të Epilepsisë, mjekët neurologë dhanë shifra alarmante të personave që prekur nga epilepsia. Në vitin 2012 në Shqipëri u shënuan 5821 raste të të sëmurëve kronikë të Sistemit Nervor Qendror. Ndër ta, fëmijët nën tre vjeç rezultuan të ishin personat më të prekur nga kjo sëmundje. Në bazë të një studimi, 1.5 për qind e popullsisë shqiptare vuan nga epilepsia, apo siç e quajmë ndryshe në gjuhën e popullit, sëmundja e Tokës. Sipas mjekëve neurologë, niveli i ulët socio-ekonomik në vend ka bërë që të ketë dyfishim të numrit të të sëmurëve epileptikë, e krahasuar kjo me vendet e industrializuara.

timthumb.php


Prof. Dr Jera Kruja, shefe e Shërbimit Universitar të Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” saktësoi se trashëgimia nuk është shkaku i vetëm epilepsisë. “Faktori gjenetik nuk është faktori përfundimtar dhe i vetëm i shfaqjes së epilepsisë. Truri i çdo personi ka vetinë që të prodhojë kriza në kushte të caktuara. Shumë individë e lidhin krizën me disa ngjarje relativisht të parëndësishme siç mund të jetë përshembull çrregullimet emocionale. Megjithëse ky faktor nuk mund të përjashtohet tërësisht, në këto raste mundtë merret në konsideratë predispozita familjare.” Neurologia Kruja informon se sëmundja e epilepsisë është një sëmundje që mund të kurohet në rast se kapet që në foshnjëri dhe kurohet gjatë gjithë kohës. Kjo, me qëllim që të mos shfaqet në format e saj më të rënda, në të cilën jemi mësuar ta shohim shpesh. Aida Bushati, mjeke neuropediatre në QSUT thotë se fëmijët nën 3 vjeç kanë mundësinë më të lartë për t’u prekur nga krizat epileptike. “Epilepsia tek fëmijët është një patologji e shpeshtë e cila ka një prezantim dramatik për prindërit, por që në të ardhmen mund të jetë i shërueshëm.”

Mjekja neuropediatre këshillon prindërit që në momentin e parë që fëmija i tyre shfaq shenja jo të zakonshme në sjellje, të drejtohen tek mjeku. Pjesa më e madhe e fëmijëve të sëmurë mund të shërohen në rast se kurohen në kohë. “Në këtë moshë sëmundja mund të jetë më e kontrollueshme, më e komandueshme dhe ndoshta e shërueshme. 75 për qind e epilepsive tek fëmijët kanë rezultuar me shërim të plotë.” Një rol të rëndësishëm në këtë aspekt kanë prindërit. Në momentin e parë që vërejnë një ç’rregullim në sjellje të fëmijës së tyre duhet të drejtohen tek neuropediatri, pasi çdo vonesë mund të ketë pasoja në shëndetin mendor të fëmijëve të tyre. “Në rast se nuk kurohen, sëmundja mund të përparojë duke shfaqur infeksione, keqformime të Sistemit Nervor Qendror, evente cerebrovaskulare, çrregullime metabolike, gabime metabolike të lindura etj.” Përveç trajtimit me medikamente, neuropediatrja Bushati këshillon një dietë ketogjenike që mund të ndiqet nga mjekët specialistë. Qëllimi i saj është kryerja e kontrollit të krizave duke ndërhyrë në dietë.

“Dieta ketogjenike përmban shumë yndyrna, pak karbohidrate dhe proteina duke imituar dietën e urisë dhe duke ndryshuar mënyrën se si trupi e përdor energjinë e marrë nga ushqimi.” Shenjat e krizës epileptike tek fëmijët janë të njëjta me ato që shfaqen tek të rriturit, por që shfaqen me forma specifike. Mjekja Bushati përmend absencën, e cila shfaqet në moshën 5-6 vjeçare, spazmat infantile që përfshijnë moshën 4-8 muajshe, epilepsia juvenilie mioklonike dhe epilepsinë rolandike që mund të përfshijë moshën 4-10 vjeç. “Shkaqet më të shpeshta ne rastet me epilepsi tek fëmijët mund të përmendim displazitë kortikale që përfshijnë keqformime të kores së trurit, infeksionet ku mund të futen meningjiti, encefalitet, infeksionet parazitare apo ç’rregullime elektrolitike.” Rreziqet në rast të mos shërimit në kohë janë të mëdha. Mjekja përmend dëmtimin përfundimtar të kores së trurit apo rënie të funksioneve kognitive të trurit të fëmijës. Sipas mjekes të gjithëve u ka ndodhur të paktën një herë në jetë të kenë pësuar krizë epileptike. Por kjo nuk do të thotë që vuajmë nga epilepsia. “Vetëm në rast përsëritjeje më shumë se dy herë të krizave nervore, mund të kurohemi nga sëmundja. Kur fëmijët apo adoleshentët pësojnë një krizë të dytë nervore, rreziku i përsëritjes është 75 për qind më i madh.”


Epilepsia ka shërim

Ndryshe nga sëmundjet e tjera, për epilepsinë ekzistojnë disa paragjykime të cilat bëjnë që pacienti me epilepsi të trajtohet shpeshherë me njëfarë diferencimi nga të tjerët ose të tentojë fshehjen e së vërtetës. Sipas mjekes Kruja, kjo fshehje nuk bën gjë tjetër veçse rëndon gjendjen e të sëmurit me epilepsi. “ثshtë fakt që shumë persona që vuajnë nga kjo sëmundje preferojnë ta mbajnë të fshehtë këtë sëmundje. Kjo tregon që epilepsia gabimisht mbetet ende një tabu. Por kjo vetëm sa rëndon gjendjen e pacientit.” Neurologia Kruja pohon që ka shumë njerëz në botë, njerëz të njohur apo burra shteti që kanë vuajtur nga epilepsia. “Ka shumë gjasa që kombinimi i epilepsisë me disa veti jo të zakonshme të disa persona të njohur të ketë lidhje me disa veti jo të zakonshme te disa persona të njohur. Kjo mund të ketë lidhje me mundësinë që një sëmundje kaq e shpeshtë të përkojë më një talent të jashtëzakonshëm.”


Rastet

Epilepsia, meshkujt vuajnë më shumë nga se femrat


Meshkujt janë pak më të prekurit nga krizat epileptike. Nga një studim i kryer së fundmi, rezulton se 50 meshkuj në 100 mijë banorë janë të prekur nga sëmundja e epilepsisë. Ndërsa femra rezultojnë të jenë 46 për 100 mijë banorë. Jera Kruja, shefe e Shërbimit Universitar të Neurologjisë shpjegon se nga ky studimi ka dalë që më të prekurit nga sëmundja e epilepsisë, janë grupmosha e fëmijëve. “Epilepsia është më e shpeshtë në fëmijëri dhe adoleshencë, duke arritur në incidencë rreth dy herë më të lartë në krahasim me moshat e rritura.” Studimi tregon se grupmosha 20-40 vjeç janë më pak të prekur. Ndërsa gjatë moshës së tretë vihet re një rritje e numrit të rasteve që shfaqin për herë të parë kriza epileptike. Të dhënat tregojnë se ata që konsumojnë alkool janë më të prirur për t’u prekur nga krizat epileptike. “Pacientët me epilepsi duhet të jenë gjithnjë të kujdesshëm në efektin negativ të alkoolit, sidomos në format rezistente të sëmundjes. Nuk ka argumente në drejtim të provokimit direkt të një krize nga alkooli. Zakonisht ai është një faktor shtesë në shfaqjen e krizave epileptike. Mund të jetë për shembull i shoqëruar me traumë të kokës, infarkt të trurit etj. Ndryshimet metabolike që shkakton konsumi i alkoolit luajnë një rol të rëndësishëm tek krizat.” Doktoreshë Kruja pohon se ende nuk ka studime epidemiologjike bazë mbi prevalencën e epilepsisë ndërmjet alkoolistëve dhe alkoolizimit të pacientëve të sëmurë me epilepsi.

Shenjat

Mos ngatërroni gripin me alergjinë


Shenjat janë thuajse të njëjta, dhimbje koke, fyti dhe kollë. Gjatë dimrit shtohet mundësia e prekjes nga virozat gripale apo alergjitë e ndryshme. Por, këto të fundit nuk duhet të ngatërrohen me virozat gripale që prekin fëmijët zakonisht gjatë luhatjes së temperaturave. Një fenomen që po ndodh shpesh kohët e fundit është që shumë viroza gripale të stinës po i faturohen alergjive. Në fakt nuk janë të tilla. Mjekja alergologe për fëmijët, Melpomeni Bizhga sqaron shenjat e alergjive dhe si mund t’i dallojmë ato nga virozat gripale të stinës. “Alergjia me infeksionet gripale janë në sinergji. Ato kanë lidhje me njëra-tjetrën, por nuk duhet të ngatërrohen. Shenjat e virozës gripale mund të jenë dhimbje koke, dhimbje fyti apo temperaturë. Alergjitë kanë shenja më të rënda se infeksionet virale të stinës apo vjetore.” Edhe nëse simptomat shfaqen të njëjta me ato gripale, ato dallohen nga njëratjetra për nga shpeshtësia, shfaqja, zgjatja në kohë e shfaqjes së simptomave apo sëmundjes.

“Simptomat e gripit dhe të ftohjes mund të shfaqen në çdo kohë dhe zakonisht zgjasin nga dy deri në katërmbëdhjetë ditë. Ndryshe nga kjo situatë, simptomat e alergjisë sezonale shfaqen në të njëjtat periudha çdo vit dhe mund të zgjasin për muaj të tërë.” Sa i takon alergjive tek fëmijët, ato shfaqen të ndara në dy lloje. Kemi alergjitë që shfaqen gjatë gjithë vitit dhe alergjitë stinore të cilat nuk janë gjë tjetër veçse ngacmime nga poleni,pluhuri apo substanca të tjera ndaj të cilave reagon trupi i njeriut. Alergjitë stinore shfaqen më tepër tek fëmijët mbi 5 vjeç. Shenjat janë teshtima dhe kruarja e hundëve. Mjekja pediatre pohon se virozat më të shpeshta tek fëmijët janë ato të rrugëve respiratore që shfaqen nga një lloj virusi i quajtur virus respirator sincencial. Tek fëmijët e vegjël, kjo shkakton inflamacione të rrugëve respiratore, ndërsa tek bebet shkakton bronkiolit, që janë inflamacione të rrugëve të vogla ajrore.

Përveç virusit respirator tek fëmijët mund të shfaqen rinoviruset dhe adenoviruset, të cilat shkaktojnë patologji më të rënda respiratore. Përveç këtyre viruseve, pacientët e vegjël në dimër vuajnë edhe nga virusi i gripit ose i influencës. “Tani thuhet që qarkullojnë viruset H1N1 dhe H3N3. Janë dy viruse të cilat prekin rrugët e sipërme respiratore dhe trakenë. Rrallëherë japin pneumoni virale që është shkalla më e rëndë. Nga pesë pacientë të shtruar aktualisht, vetëm njëri është me grip. Të tjerët vuajnë nga alergji të lehta dhe ftohje.” Mjekja pediatre pohon që shumë gjëra iu vihen alergjisë, madje edhe mjekët e familjes e ngatërrojnë me infeksionin gripal. Testi i alergjisë është ai që vërteton diagnozën dhe trajnimin që pacienti duhet të ndjekë. “Kontributi i alergjisë në rastet gripale është më i vogël se infeksioni respirator. Në këtë periudhë virale në të cilën jemi, infeksionet virale i bëjnë rrugët aspiratore më të ndjeshme ndaj alergjenëve. Ndaj kemi acarim të astmave.”



Shenjat

1. Virozat shoqërohen gjithnjë me temperaturë, ndërsa alergjitë nuk shoqërohen me temperaturë te fëmijët

2. Virozat gripale shoqërohen edhe me dhimbje trupi, dhimbje muskujsh, ndërsa te alergjitë respiratore këto shenja mungojnë

3. Shenjat e dhimbjes së kokës, fytit dhe kolla në rastet e virozëve shfaqen menjëherë, ndërsa tek alergjitë fillojnë gradualisht

4. Alergjitë në formën e rrufës shoqërohen dhe me kruarje të hundës dhe qiellzës, gjë që tek viroza mungojnë

5. Tek virozat shenjat zgjasin jo më shumë se dhjetë ditë, ndërsa simptomat e alergjisë së frymëmarrjes zgjasin me javë

6. Alergjitë mund të përsëriten çdo vit në të njëjtën stinë, ndërsa virozat mund të lindin kurdo dhe jo gjithnjë në të njëjtën stinë të vitit

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 5 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 10.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 40.0%
Back
Top